Page 1 of 1

Rreth mesazheve te merzitshem per tu bashkuar forumeve te tjere

Posted: Sat Oct 03, 2015 6:36 pm
by Hymniarber
U bene disa vite, qe individe te ndryshem, ju dergojne mesazhe private, anetareve te vlefshem te forumit tone, per te lene kete forum dhe per t'ju bashkuar, nje forumi tjeter, administratori i te cilit, i konsideron njerezit si plaçke. Te gjithe e dime emrin e atij forumi, sepse te gjithe kemi marre mesazhe te ketij lloji:

"Vella, bashkohu me forumin f-o-r-u-m.a-l"
"vella akoma nuk je bashkuar me forumin............."
" ne jemi ketu.............."
etj, etj

Se fundmi, administratori i forumit te siperpermendur, ka pajtuar misionare, qe per hir te inateve personale aspak realiste, te krijuar ne boten virtuale te internetit, bezdisin anetaret e forumit, me te njejtat ftesa te palyra.
Ju bejme thirrje, te gjithe anetareve me dinjitet, ti injorojne keto thirrje, sepse jo vetem ato vijne nga individe me integritet moral te dyshimte, por ato jane ofenduese per vete ju, sepse nderhyjne ne zgjedhjen tuaj te lire, te vendit te zgjedhur prej vete jush, te diskutimit te mendimit.
Nderkohe, ftesa jone per ju eshte: 'Le te jemi njerez te lire, jo vetem te mendimeve tona, por dhe te zgjedhjeve'.