Page 1 of 1

Tinypic ka mbyllur funksionimin e tij

Posted: Fri Oct 25, 2019 8:45 pm
by Hymniarber
Tinypic, ka qenë nje sherbim falas, per te bartur fotografi te ndryshme, ne serverin e tyre. Fatkeqesisht, ata e kane mbyllur kete sherbim. Forumi yne, ka pasur nje sasi te jashtezakonshme fotografish, te lidhura me kete server dhe te gjitha jane zhdukur. Kjo eshte nje humbje e madhe per punen tone, sidomos ne forume te tilla si fustanella, plisi etj, qe dokumentojne kulturen tone te hershme. Eshte per te ardhur keq, qe gjithe ajo pune ka humbur, por shpresoj, qe anetaret e spikatur te ketij forumi, ti kene ruajtur ato ne kompjuterat e tyre.