"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë

#1

Post by Adriana » Thu Dec 01, 2011 2:51 pm

”Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”.


Çdo krijues i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës për brezat e tashëm dhe brezat që vijnë për të dëshmuar vetëm të vërtetën, u tha me rastin e promovimit të librit të veprimtares Naxhije Doçi me titull ”Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”.Libri sjell fakte dhe dëshmi të gjallë të grave të përdhunuara shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se libri është një fakt i gjallë lidhur me dhunën dhe terrorin që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë. “Po ashtu, dua të shtoj me një guxim të plotë qytetarë dhe njerëzor, të gjitha viktimat dhe ato të përfshira në dhunimet të jenë dëshmitare të asaj historie dhe mbi të gjitha dëshmitare të një okupimi të plotë që në të ardhmen do të bëja ndaj shtetit dhe gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë, në këtë drejtim mundimi i tyre do të pasqyrohet drejtë dhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithmonë e përkushtuar që ato t`i ndihmojë dhe t`i pasqyrojë për ne dhe botën demokratike”, ka thënë Kuçi.Redaktori i librit, Sali Bashota, ka thënë se në këtë libër autorja paraqet të vërtetën për Kosovën dhe se libra të tillë duhet të botohen edhe në gjuhë të huaja. “Çdo krijues, i cili ulet e shkruan një libër për të vërtetat e Kosovës, ai vendos një gur të çmuar për ndriçimin e kujtesës sonë, për brezat që vijnë për brezat e tashëm për të dëshmuar vetëm të vërtetën dhe nga e vërteta regjimi i Serbisë është verbuar dhe sot nuk e sheh të vërtetën, prandaj librat e tillë duhet të shkruhen në gjuhën shqipe, duhet të botohen në gjuhen angleze dhe në gjuhët e mëdha të botës”, ka thënë ai.Autorja e librit, Naxhije Doçi, pasi ka falënderuar të gjithë kontribuuesit në botimin e librit, ka përmendur disa nga vështirësitë të cilat i ka përjetuar gjatë mbledhjes së fakteve. “Vështirësitë që kam hasur duke mbledhur material nga terreni janë të shumta dhe të natyrës së ndryshme, informatorët për arsye të ndryshme të dhembshme shpeshherë edhe hezitonin t`i jepnin të dhënat, sidomos kur ishte fjala për plagën e ndejshme të dhunimit, pastaj duke kaluar para dhe gjatë luftës nëpër breshëri plumbash ato ishin momente shumë të rënda dhe do t`i kisha veçuar disa që mezi kemi shpëtuar gjallë, mirëpo ne megjithatë shpëtuam, por edhe po të mos kishim shpëtuar do të ishte një kënaqësie e madhe, sepse të gjitha ata që kanë rënë për lirinë e Kosovës kanë bërë diçka kanë punuar kanë luftuar”, ka thënë Doçi.Autorja e këtij libri është veprimtare e shquar e çështjes kombëtare si dhe këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”