"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Libri “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut”

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Libri “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut”

#1

Post by Adriana » Sun Jul 27, 2014 7:19 pm

Një libër udhëtimit të Sh Palit titulluar “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut”

Shën Pali ka udhëtuar në trojet shqiptare. Prof.as.dr. Thanas Gjika mbron tezën se krishtërimi në Iliri është përhapur nga goja e vet apostujve të Krishtit. Historiani i ka kushtuar një libër udhëtimit të Sh Palit titulluar “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut” botuar nga Omsca-1.

Sipas tij, trojet shqiptare duhet të jenë patjetër në hartën që Vatikani dhe ai ka skicuar hartën e udhëtimit të apostullit Pal. Deri më sot kjo është përjashtuar por Gjika, sjell fakte të reja për jetën dhe veprën e Shën Palit.Të hartosh sot një vepër të re biografike për jetën dhe veprën e Shën Palit, duke mëtuar se sjell aspekte të reja për punën e tij misionare dhe për kohën e vendin e hartimit të letrave të tij, tingëllon si diçka e pabesueshme. Tingëllon e pabesueshme, sepse deri më sot janë shkruar shumë biografi për të dhe nuk janë gjetur dorëshkrime të reja autentike me të dhëna të panjohura më parë. Historiani Gjika ka mundur të nxjerrë të dhëna të reja për jetën e këtij misionari dhe për kohën e vendin e hartimit të letrave të tij përmes një leximi dhe interpretimi më të thelluar të shkrimeve të tij, të libritVeprat të Lukës, të letrave të Pjetrit, Jakovit dhe Judës, siç shprehet ai. “Një ndihmë e madhe ka qenë dhe vepra “Ilirikët e Shenjtë” Vol. VII(lat. Illyrici Sacrum Tomus VII) e studiuesit italian të shek. XVIII Daniel Farlati. Në këtë vepër ky autor solli të dhëna që të bindin se kisha e qytetit Dyrrah (Durrës) ishte krijuar prej Shën Palit gjatë udhëtimit të tij të tretë. Ne jemi ndihmuar edhe prej një dëshmie të historianit shqiptar të shek. XV-XVI Marin Barleti dhe prej disa gojëdhënave dhe toponimeve (emra vendesh) që ruan populli shqiptar për këtë shenjtor. Këto gojëdhëna e toponime, të vështruara veç e veç, duken si dukuri të rastit, por, të marra e të analizuara së bashku me të dhënat e tjera, fitojnë vlera faktike, marrin vlerat e gjurmëve të punës së këtij misionari të madh në trojet ilire, sot troje ku jetojnë shqiptarët, pasardhësit e ilirëve të lashtë”,- thotë autori i librit më të fundit që qëndron në vitrinat e librarive me titull “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut”. Studimi i prof. as. dr. Thanas Gjika është një biografi që mëton të shtrojë teza të reja e të sjellë të dhëna të reja faktike të nxjerra kryesisht prej tekstit biblik, duke përdorur një metodë të re studimi dhe analiza të thelluara. Akademik Jorgo Bulo shprehet se në këtë studim, që shquhet për frymën kritike e polemike, ndiqen hap pas hapi lëvizjet e Shën Palit dhe rrugëkalimi i shoqëruesve të tij si Luka, Timoteu, Marku, Apolloni, Sosteni, Sopatri, Onesimi, Dema etj.



Image




Fakte të reja

“Unë u linda më 1944 dhe u rrita në Shqipërinë komuniste. Edukata që na jepte nëna: mua, dy motrave e vëllait më të madh, ishte e ndryshme nga edukata që përpiqej të ngulte në mendjet e popullit shqiptar qeveria komuniste. Boshtin e edukatës që na jepte nëna në shtëpi, e përbente ndershmëria, detyrimet ndaj Zotit dhe dashuria ndaj njerëzve.”- thotë autori Gjika, i cili nga viti 1970-1996 ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë.

Në moshën 52-vjeçare, në vitin 1996, ai u largua drejt Amerikës bashkë me familjen. Pas disa vitesh qëndrimi në Amerikë, ai nisi kërkimet për të zbuluar fakte nëse kishte qëndruar vërtet në Iliri apo jo Apostulli Pal.

“Fillova të lexoja një biografi të apostullit Pal, me synimin që të gjeja ndonjë fakt për të vërtetuar traditën gojore shqiptare, sipas së cilës Shën Pali kishte predikuar fjalën e Zotit edhe midis ilirëve, pararendësve të shqiptarëve. Në vitet 2000-2005 arrita të grumbulloja mjaft të dhëna historike, tekstologjike dhe teologjike prej disa biografive të Shën Palit, prej disa komentarëve të Biblës, prej disa Biblash studimi e disa fjalorësh biblikë. Interpretimi i ri që u bëra këtyre të dhënave, më çoi në vitin 2007 në hartimin dhe botimin e studimit “Kur dhe ku u shkrua Dhiata e Re” (Meduar, Tiranë 2007). Në këtë vepër vatërzova më mirë vendin dhe kohën e hartimit të librave të Dhiata e Re. Zgjidhjet e reja që dhashë për këtë problem, u konsideruan një evolucion që duhet të çonte në pajisjen e Dhiatës së Re me shënime dhe harta të reja.

Synimi im kryesor në këtë studim ishte që të forcoja karakterin shkencor të shënimeve sqaruese në Dhiatën e Re. Unë mendoja dhe mendoj se në shpjegimet e tekstit biblik mund të ketë interpretime me nuanca të ndryshme, por shënimet sqaruese për kohën dhe vendin e hartimit të veprave të Dhiatës së Re, si dhe hartat e udhëtimeve të Shën Palit duhet të jenë të njëjta në të gjitha botimet e Biblës. Të japësh data dhe vende të ndryshme për hartimin e një libri të Dhiatës së Re, shkencërisht është e papranueshme, sepse një vepër shkruhet në një vend dhe në një kohë të caktuar dhe jo në dy vende ose në dy kohë të ndryshme. Këtë studim e shoqërova me një përmbledhje anglisht prej 33 faqesh dhe në kapakun e pasmë krijova një hartë të re për udhëtimin e tretë dhe të katërt të apostullit Pal. Në këtë hartë skicova për të parën herë vajtjen e këtij misionari gjatë këtyre dy udhëtimeve në brigjet lindore të detit Adriatik.”

Akademik Jorgo Bulo: Problemi i vizitës së Shën Palit në trojet ilire ka qenë i njohur dhe i pranuar prej shumë historianësh dhe studiuesish të Biblës, mbasi vetë ky apostull ka shkruar se e predikoi Fjalën e Zotit deri në Ilirik. Mirëpo interpretimi i këtij pohimi paraqet mëdyshje, studiuesit nuk kanë dhënë një shpjegim të qartë se si dhe kur shkoi ai deri në Ilirik, në cilat vende ndaloi para se të arrinte atje, dhe në cilat qytete ndaloi kur u largua prej provincës së Ilirikut e mbërriti në Korint të Akesë (Greqisë). Përmes fakteve që paraqet, ky studiues ndërton skemën e tij për udhëtimin e tretë misionar të apostullit Pal, duke përvijuar kalimin e tij edhe në zonat fshatare të Tiranës, Mirditës, Zadrimës dhe në qytetet bregdetare të Adriatikut lindor, si Lezha (Lissus), Durrësi (Dyrrachium) e Nikopoli (Nikopolis). Në hartat e mëparshme që e pranonin vizitën e Shën Palit në trojet ilire, përvijohet vajtja e këtij apostulli në mënyra të ndryshme. Diku përvijohet vajtja e tij prej Thesalonikut deri afër Shkodrës dhe kthimi në Thesalonik e më tej në Korint; diku përvijohet kalimi nga Thesaloniku në Durrës, pastaj kalimi në Nikopol e më tej në Korint; diku përvijohet vajtja e tij nga Thesaloniku në Durrës e kthimi në Thesalonik e më tej në Korint. Lidhur me botën iliro-shqiptare, një risi tjetër e këtij studimi është dhe ndërtimi i udhëtimit të katërt misionar të Shën Palit, udhëtim që u krye pasi apostulli u lirua prej burgimit të parë të Romës. Ky aspekt është trajtuar pak në biografitë e mëparshme ose, sipas autorit, është trajtuar keq. Në këtë pjesë të studimit, Gjika ka provuar se Shën Pali nuk shkoi drejt Spanjës, siç hamendësohet pa argumente nga studiues të ndryshëm, por drejt Jerusalemit, sepse aty ishte vrarë drejtuesi i kishës, Shën Jakobi. Shën Pali kaloi nga Roma në Brindis, në Durrës, ku mori Apolonin; në Nikopol, ku mori Titin; në Kretë, ku la Titin për të ndrequr disa gabime në organizimin e kishave; në Cezarea të Judesë, ku i shkroi letrën Titit; në Milet, ku la Trofimin të sëmurë; në Nikopol, ku kaloi dimrin e viteve 62-63 mb.Kr. Kur u kthye nga ky udhëtim në Romë, apostullin Pal e riburgosën dhe mbas një viti e vranë bashkë me Shën Pjetrin e të krishterë të tjerë më 29 qershor të vitit 64 mb.Kr.

Hartat e udhëtimit të tretë e të katërt misionar të apostullit Pal në këtë studim paraqiten më të plota e më bindëse.

R. Dean Davis, prof. PhD. USA: Prof. Thanas Gjika, mbas shumë vitesh intensive studimi për Apostullin Pal, shkrimet, udhëtimet misionare si dhe kronologjinë e udhëtimeve dhe shkrimeve të tij, hartoi këtë vepër ku rishikon shumë prej mendimeve të studiuesve mbi keto tema. Autori ka lindur në Shqipëri dhe e njeh mirë historinë, gjeografinë dhe klimën e shumë vendeve ku punoi Pali gjatë udhëtimeve te tij. Gjika i ka kushtuar vëmendje të veçantë emrave që përmenden në Veprat e Apostujve të Lukës e në shkrimet e Palit të cilat ndikojnë në përcaktimin se ku dhe kur janë shkruar letrat e Palit dhe në cilat vende ky punoi. Ai gjithashtu ka hulumtuar referenca biblike që mund të kenë ndikim jo vetëm në kronologjinë e udhëtimeve të Palit, por dhe në datat kur librat kanonikë janë shkruar. Së bashku me studiues të tjerë, Gjika hulumton mundësinë se disa prej shkrimeve kanonikë të Palit janë shkrime të përbëra nga ana formale dhe se pjesë të ndryshme të shkrimeve janë hartuar në kohë e në vende të ndryshëm. Edhe nëse lexuesi mund të mos bjerë dakord me disa prej zgjidhjeve dhe propozimeve të autorit, kjo vepër duhet lexuar nga nxënës seriozë të Biblës për të kuptuar më tej logjikën dhe të rejat e paraqitura prej autorit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”