"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

“Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”

#1

Post by Adriana » Tue Nov 03, 2015 12:12 pm

Libri i Roland Qafokut , “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali tek Edi Rama”


Në Shqipëri nuk është traditë nderimi i paraardhësit në politikë. Nuk ka qenë ndonjëherë dhe as është sot. Shkenca e historisë i ka shkuar pas kësaj tradite të mbrapshtë. Tekstet e saj, përveç Ahmet Zogut e Fan Nolit, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, vështirë se mund të përmendin ndonjë tjetër si kryeministër, për të mirë a për të keq. Mund të thuhet se pamja tërësore e jetës politike të Shqipërisë përmes kryeministrave të saj është ende e pa historizuar. Nëse do të bëhej një test jo me nxënës e studentë, por me profesorët e tyre, ndoshta as një të tretën e emrave të bashkështetasve të vet, që kanë kryesuar qeveritë shqiptare ndër kohëra, nuk do të gjenin. Libri i Roland Qafokut “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërsië, nga Ismail Qemali tek Edi Rama” është si një amzë me të dhëna themelore për jetët dhe punët e 33 etatistëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve krejt të harruar në analet e historisë e të kujtesës”

Shkruan studiuesi i njohur Profesor Doktor Shaban Sinani në parathënien e librit të gazetarit të njohur dhe drejtuesit të emisionit “Debati në Channel One” “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë. Nga Ismail Qemali te Edi Rama”. Libri i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” dhe promovohet nesër në një ceremoni në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar, vjen pas 11 vitesh punë dhe kërkime në arkiva e në botime të rralla.
Për herë të parë në Shqipëri vjen një renditje kronologjike e të gjithë kryeministrave të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me të dhëna dhe dëshmi ekskluzive, detaje, dokumente, shifra, fotografi dhe gjithçka që ka ndodhur dhe ata kanë bërë gjatë kohës që ishin në detyrë
Çfarë kanë bërë gjatë kohës që ishin kryeministra, çfarë vendimesh kanë marrë. Çfarë kanë thënë të tjerët për ata, dhe vetë kryeministrat për veten e tyre.

Autori ka zgjedhur një format pak a shumë të njësuar për profilet politike, ideologjike, shoqërore, kulturore, fetare, familjare të 33 kryeministrave shqiptarë.
Studiuesi Sinani vlerëson se përmes këtij formati kalon në një proces certifikimi thuajse gjithë historia politike e shtetit shqiptar prej themelimit deri më sot, me lavditë dhe gjëmat e saj, me mëkëmbjen, rënien dhe ringritjen e Shqipërisë vetë; me shtetbërjen dhe shtetrrëzimin; me luftërat dhe paqet e jashtme e të brendshme; me traktatet dhe aleancat e shpallura e të pashpallura, me ruajtjen dhe negociimin e interesit kombëtar.
“Dobia e librit të Roland Qafokut- vlerëson historiani i njohur Sinani – qëndron pikërisht tek informacioni i sistemuar prej tij për çdonjërin prej kryeministrave të Shqipërisë: prej të vetëshpallurve e të dëbuarve nga historia për prapësitë që i kanë sjellë vendit të tyre deri tek më jetëgjatët në krye të qeverive; prej dorëheqësve për hir të paqes sociale të shtetit deri tek ata që e ngritën karrierën e tyre duke qeverisur nën mbrojtjen e ushtrive të huaja.

Ka në këtë galeri tejet interesante pashallarë anadollakë që do të mjaftoheshin me një Shqipëri të bekuar myslimane, siç ka dhe një kryeministër-kryeepiskop; ka të tillë që kanë qeverisur një ditë të vetme dhe të tjerë që kanë qenë në krye një çerek shekulli; ka protagonistë e figurantë, bajraktaristë e liberalë, me kulturë europeiste e të tillë që të sjellin në vëmendje Anadollakun në mësallë. Fati i historisë së Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i lidhur me ta, pavarësisht se ku janë marrë vendimet: në kryeqendrat e Europës apo në një kryqëzor në mes të Adriatikut.”
Pyetja që i mbetet lexuesit në fund për ta është: jashtë dyshimit, të gjithë ata kanë dashur ta duan Shqipërinë, por a kanë ditur ta duan dhe kur kanë gabuar në këtë pikë çfarë dëmi i kanë sjellë vendit të tyre.
E kanë dashur Shqipërinë për një selishtë, siç shkruante Sejfulla Maleshova; për një çiflig, për një kurorë, për një trill, për inat të dikujt, apo e kanë dashur për ta bërë atë më të denjë, për ta lartësuar në familjen e kombeve, për t’i dhënë emër e nderim të merituar mes tyre.
Me sa duket, ky ka qenë problemi më i ndërlikuar i historisë politike të Shqipërisë vështruar përmes jetëve të 33 kryeministrave të saj: ta duash Shqipërinë deri tek burgu yt, siç pati shkruar një publicist i njohur dy dekada më parë, apo ta duash për aq sa ajo mban mbi trupin e saj të mpakur që nga viti 1913 parësinë tënde, super-egon.
Libri do t’u shërbejë më së shumti nxënësve e studentëve, por njëherësh do të nxisë interesa e vëmendje për anë të panjohura të personalitetit të 33 kryeministrave shqiptarë: prej kontributeve të heshtura deri tek lektisjet e flirtet, prej ambicjeve të parealizuara deri tek idetë që mund të evokohen në çdo kohë.
/Oranews.tv/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”