Page 1 of 1

Fjalor i muzikës klasike dhe popullore

Posted: Tue Jan 12, 2016 7:39 am
by Adriana
Botohet për herë të parë fjalori terminologjik i muzikës klasike dhe popullore

Përfshin 3000 zëra dhe 2 mijë vjet muzikë të shkruar në Europë dhe Shqipëri. Fjalori i parë terminologjik i muzikës klasike dhe popullore" mban firmën e Ilir Polenës dhe Vaso Toles. Në këtë botim janë të përfshirë rreth 3000 fjalë. Tole thotë se puna për këtë fjalor është nisur nga ky dorëshkrim i studiuesit të njohur Ilir Polena që 20 vite më parë dhe botimin e cilëson si amanet të përmbushur, pasi ai është ndarë nga jeta një vit më parë.

Që në kopertinë studiuesit preferojnë të japin mesazhin e gjithëpërfshirjes muzikore ilustruar me një foto të Marubit.

Si bazë për krijimin e këtij fjalori muzikologu thotë se i kanë shërbyer, literatura bazike e muzikës italiane, gjermane dhe franceze, për muzikën klasike.

Botimi i tanishëm merr përsipër paraqitjen e një pjese relativisht të kufizuar të termave të huaja, të shqipëruara në formë adeguate shqipe.

Përsa i përket fjalorit të muzikës popullore si dhe vetë muzikës popullore në një vështrim më të gjerë, deri më sot shpjegimi për to është bërë në mënyrë të pjesshme, ndërsa ky fjalor e paraqet të kompletuar.
Vepra i shërben muzikologëve, por ka një vlerë të madhe për shkollat, pasi shpesh tekstet aktuale muzikore sipas Toles janë të formuluar në terminologjinë e gabuar./BS/