"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

E konsideruar e humbur, biblioteka e Faik Konicës duket se po del në dritë.

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

E konsideruar e humbur, biblioteka e Faik Konicës duket se po del në dritë.

#1

Post by Sally » Fri Jan 15, 2016 10:53 am

Librat e humbur të Konicës, studiuesi Alibali i dhuron Bibliotekës Kombëtare 4 libra




Biblioteka e Faik Konicës, që ende konsiderohet e humbur, numëron rreth 2000 tituj, por vetëm 4 prej tyre rezultojnë deri tani të jenë gjetur. Studiuesi i njohur, Agron Alibali, rrëfen rrugëtimin e gjatë nga SHBA për të çuar në vend amanetin e Konicës dhe për t’ia dhuruar këto tituj Bibliotekës Kombëtare.

E konsideruar e humbur, biblioteka e Faik Konicës duket se po del në dritë.

Edhe pse e papërfillshme pas 15 viteve punë kërkimore studiuesi Agron Alibali ka pasuruar fondin e Bibliotekës Kombëtare me 4 libra të Faik Konicës, të cilat bartin etiketën e famshme “Ex Libris” dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë autorin.
Koleksionisti, Agron Alibali, rrëfen se këto libra i sjell në Tiranë në përgjigje të amanetit të vetë Konicës për t’ia besuar ato Bibliotekës Kombëtare.

Alibali: Ishte amaneti i Konicës. Dikush mund të mendojë se pse nuk i mbajta vetë, pse nuk bëra ndonjë ankand. Jo ishte e prerë fare, këto libra që ishin të Faik Konicës duhet të vinin në Bibliotekën Kombëtare.

Katër librat janë pjesë e 2000 titujve të Faik Konicës, të cilat deri më sot konsiderohen të humbur. Alibali tregon rrugëtimin e këtyre katër titujve që nga Bostoni, Uashingtoni e New Yorku.

Alibali: Fillimisht ishte Uashingtoni, atje qëndruan deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pastaj erdhën në Boston ku qëndruan për vite dhe unë e gjeta këtë libër në New York. Ky ishte libri i parë në italisht i studiuesit të njohur arbëresh Gaetano Petrotta dhe elementët e identifikimit ishin shumë të qartë

Katër librat e Faik Konicës fillimisht do ti nënshtrohen restaurimit për tu vendosur më pas në fondin e autorit në Bibliotekën Kombëtare.
Biblioteka ishte ruajtur në Uashington ku do të qëndronte aty deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas do të dërgoheshin në Shqipëri sipas dëshirës së vetë Faik Konicës. /ON/


***


Në një bisedë për mediet, studiuesi Alibali tregon sesi i ka lindur dëshira për t’u marrë me dorëshkrimet e vjetra të personaliteteve shqiptare, të cilat përveçse vlerave letrare, përmbajnë edhe vlera historike. Ndërsa për monografinë, që do të botojë së shpejti na tregon se, ky libër është për njerëzit, të cilët i drejtoheshin Konicës për t’i ndihmuar në dramat e tyre jetësore. Alibali ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Bostonit dhe Harvardit. Është specializuar në të drejtën ndërkombëtare të detit, sidomos në mosmarrëveshjet e delimitimit në ujërat që lagin gadishullin e Ballkanit qysh nga Trieste në Detin Adriatik e deri në Kostanca në Detin e Zi. Sot Alibali punon si avokat dhe bashkëpunëtor shkencor [Senior Fellow] në Universitetin e Massachusetts-it në Boston.


Intervista e plote nga InfoGlobi:
Zoti Anibali, një punë kërkimore prej 15 vjetësh, që po e finalizoni me sukses. Por si ju lindi dëshira për t’u marrë me dorëshkrimet e Faik Konicës?

Suksesi është rrjedhojë e këmbënguljes dhe fatit. Kisha kohë që kisha krijuar një lloj dëshire, por njëkohësisht kisha parë në Bibliotekën e Harvardit revistën “Albania” dhe disa dorëshkrime, së bashku me dosjen personale të Faik Konicës, pastaj mësova se ai kishte lënë trashëgimi 2000 vëllime dhe një amanet, që këta libra pas vdekjes t’i dorëzoheshin Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri. Unë ndodhesha në Boston dhe isha afër vendit ku kishte ndodhur ngjarja. Prandaj nisa që të pyesja dhe të hulumtoja. Askush nuk më jepte një përgjigje të saktë se çfarë kishte ndodhur realisht. Dikush më thoshte se kishte rënë zjarr, dikush se mund të ishin djegur, dikush më orientonte në një adresë që nuk ishte e saktë etj. Për katër vjet nuk zgjidha asgjë. Më pas, rastësisht gjatë një vizite në zyrat e “Vatrës” në Nju Jork, duke parë bibliotekën edhe arkivin që kishin sjellë nga Boston-i, pashë se nuk kishte asnjë libër nga ata të Luftës së Parë Botërore. Nuk kishte asnjë libër të Faik Konicës, sepse ai kishte vdekur në vitin 1942. Ishte vetëm një libër i vitit 1932-’33, të cilin e mora dhe pashë se kishte shtampa FK, ishte “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, studiuesit arbëresh. Ky ishte libri i parë për të cilin i mora leje menjëherë kryetarit të “Vatrës”, duke i shpjeguar sesi ishte situata. Për dy vjet të tjera nuk ndodhi asgjë. Pyeta nëse në Tiranë kishte pasur dikush informacion, por asgjë.

Po me familjen Panariti si kontaktuat?

Profesor Nasho Jorgaqi më tha se mund të më ndihmonte Sara Panariti, gruaja e Qerim Panaritit, që kishte botuar “Kopshtin shkëmbor” të Faik Konicës, në vitin 1957. Në të ai kishte përmendur edhe librin e Gjergj Fishtës, ““Lahuta e Malcis”. U përpoqa që të lidhem me Sarën, e lamë edhe për t’u takuar, por pastaj ajo u nda nga jeta. Mesazhi ishte që: “Që gjërat duhen bërë në jetë sa jemi. E nesërmja nuk ekziston”. Atëherë u lidha me administratorët e serverit të Sarës, duke u interesuar nëse kishte ndonjë libër shqip. Ata më thanë të shkoja që t’i merrja. Aty gjeta edhe 3 libra të tjerë, të cilët u bënë katër tashmë. U interesova edhe në Kanada, te një koleksionist i njohur, nëse ai mund të kishte libra të Konicës, por nuk rezultoi asgjë. Në vitin 2009, në Harvard, pikërisht në shkollën ku ka studiuar Faik Konica ne realizuam një aktivitet. Për këtë na ndihmoi një studente, Ardeta Gjikola, me një sallë. Aty shpalosëm për herë të parë katër librat. Ishte një aktivitet interesant. At Arthur Liolini, kancelar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare të Amerikës më pyeti:“Agron çfarë do të bëni me këto botime?”. Përgjigjja ime ishte: “I nderuar at Artur, kam vetëm një qëllim, të përmbushet amaneti i Faik Konicës. Këta libra të jenë në Tiranë”.

Janë vetëm katër libra nga 2000 librat e bibliotekës së Konicës, por nëpërmjet tyre përcaktohen dhe ndjenja afektive. Intelektualët e kohës, jo vetëm ruanin komunikimin mes tyre, por ata e vlerësonin njëri-tjetrin. Këtë e tregon edhe “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës?

Pikërisht. Në këta katër libra janë bashkuar personalitete të shquar të kulturës, të letërsisë shqipe. Përveçse Gaetano Petrotës, i cili ishte një arbëresh dhe në një pjesë i drejtohej Konicës me shumë nderim. Aty gjeta edhe Gjergj Fishtën, në vitin 1938, një vit përpara se të pushtohej Shqipëria, kur Konica do të humbiste vendin e punës. Ai i drejtohej me fjalët më të çmuara në gjuhën latine, mandej edhe vetë botimi është shumë i rrallë. Gjithashtu ishte edhe “Psallme murgu” i Asdrenit, i këtij kolosi tjetër të gjuhës edhe letrave shqipe, autorit të Himnit të Flamurit, i cili ia dërgonte librin Konicës me një përkushtim shumë të bukur. Prandaj libri nuk është vetëm një mesazh që autori ja përcjellë publikut, por ka edhe një vlerë kulturore-historike të paçmuar. Libri i katërt është i Margaret M. Hasluck, e cila është përmendur atëherë, por dhe sot. Por nëse vini re është interesante, që shtampa që Faik Konica ka vendosur në brendësi të kapakut është shqitur. Pra mund të them se, librat e Faik Konicës nëse ekzistojnë kanë elemente të padyshimta në identifikim, e para është shtampa dhe e dyta është dedikimi i shkruar që mund të kenë.

Nga dedikimet që i kanë bërë në këta katër libra, çfarë do të veçonit?

Petrota shkruan:“Shkëlqesisë Faik Konica në shenjë nderimi!”. Më pikanti është nga At Gjergj Fishta, që është në latinisht edhe nuk dua që të shmangem prej origjinalit, derisa BK të ketë një përkthim të saktë. Por edhe i Asdrenit është: “Lëronjësit në ogarin e gjuhës edhe zhvillonjësit të palodhur të letërsisë shqipe, shkëlqesisë së tij zotit ministër, Faik Konica…”, shtator 1931, Asdreni.

Ju jeni duke realizuar edhe një monografi për Faik Konicën?

Jam duke e përfunduar një monografi për Faik Konicën. Jam përpjekur që të rindërtoj, duke gjurmuar punën e Konicës, duke gjurmuar dëshirat dhe interesat e tij. Jam munduar që të rindërtoj ato që ka pasur ai në bibliotekë.

Çfarë ju bënë që t’i kushtoni kaq shumë vëmendje Konicës, kur ju nuk i përkisni fushës së letërsisë. Nga rrjedh ky përkushtim?

Në fakt i përkas një fushe tjetër, edhe kjo është në interes si të themi, paralel ose anësor, sepse duke qenë se unë vazhdimisht jam i angazhuar në fushën time, ky projekt ka zgjatur kaq shumë. Duhet që ta kisha mbyllur më parë (qesh), por më dalin edhe probleme juridike, të kushtetutës, të delimitimit, të ujërave etj. Kur këto probleme nuk janë me ngutje gjej pak kohë dhe merrem me Konicën. Por merrem edhe me autor të tjerë.

Por monografia i dedikohet Konicës?

E vërtetë, sepse materialet që kam gjetur janë për Faik Konicën. Kemi gjetur bashkë me profesor Pëllumb Xhufin para disa kohësh dhe Arkivin Diplomatik të Konicës. Kur e sheh që ke diçka në dorë duhet të bësh diçka për atë që nuk njihet. Ka gjëra shumë interesante në atë arkiv që japin një këndvështrim shumë interesant të historisë së shtetit edhe të së drejtës së shtetit shqiptar gjatë kohës së Zogut, por ka edhe drama personale, të jashtëzakonshme.

Këto histori personale do të përfshihen në monografi?

Janë njerëz që me dramat e tyre, për hallet e tyre, i drejtoheshin Faik Konicës. Kjo monografi nuk është për Konicën, por është për shoqërinë shqiptare në atë kohë. Është një moment shumë tragjik, data 7 prill e vitit 1939. Kur Konica kishte humbur punën kishte marrë një letër nga një shqiptare, 16 vjeçe, e cila jetonte në një fshat të Massachusetts-it. Ajo i shkruante: “I nderuar zoti ministër jam e birësuar këtu në Amerikë. Nuk e di se kam njeri në këtë botë. Zbulova se kam një vëlla në Shqipëri. Vetëm ne të dy jemi, prandaj dua që të më ndihmoni, që vëllai im të vijë në Amerikë”. Ishte një letër tronditëse, që Konica i përgjigjet menjëherë. “Të lutem nuk kam çfarë të bëj, nuk di sesi mund të të ndihmoj”. Gjithsesi ai përpiqet që ta ndihmojë. Në këtë letër del sesi fatet njerëzore, përplaseshin tek ai. Arrita që ta gjej se ku ndodhet ajo në Massachusetts, por kishte vdekur. Mesa kuptova nuk ishte bashkuar me vëllanë.

Por ka edhe drama të tjera prekëse, që do të dalin në këtë monografi. Konicës i ka shkruar edhe një punonjës, më duket se ishte oficer i Zogut, punonte në xhandarmëri. Ai shkruante: “Ju lutem dua që të emigroj në Amerikë, më ndihmoni. Jam drejtuar në Shtëpinë e Bardhë. Unë punoj për familjen time, por këtu është shumë vështirë”. Nuk ka asnjë lloj reagimi. Por më vonë unë mësova se ky person ishte daja i një të njohurit tim. Ai mbeti në Shqipëri gjatë luftës edhe ra dëshmor i Luftës Nacional-Çlirimtare. Nuk mund të themi se ishte komunist, sepse ai luftoi kundër pushtuesve. Prandaj është shumë e çuditshme, që kur sheh këto në arkiva mëson se çfarë ka ndodhur realisht me njerëzit. Është një gjë shumë e çmuar, shumë e rrallë.

PicMonkey-Collage33-620x620.jpg
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”