"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

LIBRI: Të korrigjojmë mashtrimet e historiografisë komuniste

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

LIBRI: Të korrigjojmë mashtrimet e historiografisë komuniste

#1

Post by Adriana » Thu Feb 18, 2016 7:14 am

“Të korrigjojmë mashtrimet e historiografisë komuniste” është titulli i librit të ri të prof. Teodor Karecos. Në kete interviste ai thotë se mashtrimin me numrin e dëshmorëve e nisi Enver Hoxha, ndërsa sipas tij, e gjithë “ushtria” partizane nuk shkonte në 28 mijë, ndaj nuk kanë si të jenë dëshmorë më shumë se partizanë.
Teodor Kareco: Jo 28 mijë dëshmorë partizanë, vetëm 3500
Intervista e plote:

Profesor, pse u morët me çështjen e dëshmorëve?

U përpoqa ta trajtoj këtë problem sepse e kam ndjerë gjithnjë veten shumë ngushtë si shqiptar, për krenarinë tonë. Pse duhet të gënjejmë kaq shumë?! E vërteta është që, mbas lufte, edhe grekët e jugosllavët, e më tej, bënë mashtrime lidhur me dëmet e luftës dhe me dëshmorët. Ne i frymë mbi dhjetë herë shifrat. Erdhi koha që t’i vëmë gishtin kokës e të themi sa janë. A kemi marrë përsipër si shoqëri demokratike që të shkruajmë një histori të vërtetë? Të saktë, të drejtë, të dokumentuar? Këtë i vura vetes qëllim me shkrimin e historisë. Në asnjë mënyrë nuk mohoj ato sakrifica që u bënë, rënien e dëshmorëve të vërtetë e realë, për çlirimin e këtij vendi, edhe pse çlirimi u përdor për marrjen e pushtetit. Për të marrë pushtetin edhe u bë sikur u luftua.

U luftua mes kujt?

U luftua sa u luftua, por pati edhe luftë vëllavrasëse.

Pra ju mendoni se pati luftë civile?

Patjetër! Të dhënat që mbështeten në dokumentacionin komunist që gjendet në Arkivin e Shtetit tregojnë se rreth 1000 dëshmorë janë vrarë nga gjermanët. Diferenca janë vrarë në luftën civile e një pjesë, kanë vdekur në kushtet të tjera të luftës.

Ndryshe nga ç’kemi mësuar në histori, ju ngulmoni që nuk janë 28 mijë dëshmorë por 3500. Ku e mbështesni?

Unë nuk kundërshtoj historianët e tjerë. Unë them një të vërtetë të mbështetur në dokumente.

Cilat janë këto dokumente?

Qeveria komuniste me Enver Hoxhën më 1945-ën vendosi që të vlerësoheshin dëmet e luftës sepse do kërkoheshin dëmshpërblimet. Në këtë kuadër, u krijua një komision shtetëror, i kryesuar nga nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Luftës Nacionalçlirimtare si Hasan Pulo, më pas Siri Çarçani. Në komision ishin figura të kohës. Në një komision ishte Beqir Balluku. Ato komisione mbështeteshin në dokumentet që kishin brigadat, dokumente që përpunoi Ministria e Mbrojtjes së kohës dhe dokumentet e rretheve. Mbi këto informacione vendosej për çdo dëshmor, sepse do shpërbleheshin familjet me franga. Ministri i Financave, për secilin dëshmor nxirrte një dekret të veçantë, pra ekziston dokumentacioni. Një pjesë edhe mungon, e për ta plotësuar unë kam përdorur të gjitha listat që kishte Ministria e Mbrojtjes, dhe i kam përpunuar dhe kam nxjerrë një listë, ku më dalin 3500 dëshmorë.

Ata libra që deri më tani na kanë mësuar se ka 28 mijë dëshmorë, mbi se janë bazuar?

Ajo është një fantazi e Enver Hoxhës, si të gjitha gënjeshtrat e mashtrimet. Dihet që Hoxha gënjeu, ai thoshte drejton fronti por drejtonte Partia Komuniste ose direkt jugosllavët. Hoxha ka mashtruar gjithnjë, e një ndër mashtrimet ishte kjo, që kemi 28 mijë dëshmorë. Në diskutimet që u bënë më 1946-ën në Kuvendin Popullor, kishte deputetë që u shprehën se ka 40 mijë dëshmorë. Duket se Hoxhës iu duk shumë kjo shifër dhe dha shenjë që të ‘pritej pak bishti i dhelprës’ dhe e bëri 28 mijë. Këtë e paraqiti edhe në Konferencën e Paqes, e këtë shifër mbrojti edhe në Kongresin e Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo shifër mbeti tabu dhe të gjithë historianët, duke më përfshirë edhe mua, s’mund të thoshim ndryshe, sepse kjo ishte shifra zyrtare.

Pra, edhe ju dikur keni thënë se kemi 28 mijë dëshmorë?

Po, kam thënë 28 mijë. Kjo ishte e dhëna zyrtare e vetme, derisa gjatë punës për Historinë e Shqipërisë u ndesha me këto dokumente. Kur mora dokumentet e Arkivit të Shtetit, një dokument i Komitetit Qendror i vitit 1946, thoshte se dëshmorë ka 2512, duke i ndarë për gjithë prefekturat. Unë e dija që ishte gënjyer me shifrën, e dija që ishte mashtruar, sepse nuk të çon as logjika tek ajo shifër. 28 mijë nuk arrinte e gjithë ushtria partizane me gjithë manipulimet e bëra. Tani u vranë të gjithë partizanët?! Të 28 mijët që luftuan?! Kaq të paaftë ishim ne, që e heqim veten trima?! Preket krenaria e çdo shqiptari, nuk është ashtu. Kanë luftuar partizanët, një pjesë kanë rënë, po kaq sa kanë rënë. Ne kemi varrezat e të rënëve gjermanë ku janë të varrosur 2400 vetë. Atëherë, nga ne kanë rënë 28 mijë, nga ata 2.400, domethënë 10 partizanë për të vrarë një gjerman? Dhe kjo nuk pranohet.

Por, sipas shifrës që sillni ju, pra 2500, rezulton se partizanë shqiptarë u vranë 3500, ndërsa gjermanë 2400. Si është e mundur?

Gjermanët vranë 1500 partizanë, këta tanët vranë 2400 gjermanë, por një pjesë të tyre ranë rrugës nga avionët e anglo-amerikanëve. Është një përpjesëtim që pranohet. Po të shohësh më tej, në Varrezat e Dëshmorëve, nuk ka më shumë se 4 mijë dëshmorë, duke përfshirë edhe ata të pasluftës. Atëherë, nëse këtu kemi 4 mijë, 24 mijë të tjerët ku vanë?

Ju përmendët një dokument ku thuhej se dëshmorë janë 2500. Është mbajtur i fshehtë ky?

Në Arkivat e Komitetit Qendror nuk kishte akses të hynte njeri. Tani që u dorëzuan, gjendet kollaj.

Para jush, ka pasur zëra të tjerë që kanë thënë se nuk janë 28 mijë dëshmorë, por rreth 8-9 mijë. Nga del kjo shifër?

Ata janë zëra, janë shqiptarë që i ka vrarë ndërgjegjja e mendojnë se e gjithë ushtria partizane nuk është vrarë, e kjo është logjika e parë e kryesore. Vetë komunistët më 1975-wn, ndërsa u kërkuan gjermanëve reparacionet, i kërkuan dëmshpërblim për 28 mijë, pastaj e ulën shifrën dhe thanë 17 mijë. Kjo, ndërsa kërkonin rreth 17 miliardë dollarë nga gjermanët. Fantazi komuniste e papranueshme, që tani duhet ta pranojmë se e kemi gabim. Në fakt, ish-ministri Sokrat Plaka e ka pranuar se ishte çmenduri. Enciklopedia e jep shifrën tek 5 mijë, por të paargumentuar, ndërsa unë i jap me dokumente. Nuk kam asnjë interes, nuk dua të hedh poshtë askënd, dua të them të vërtetën. Edhe nëse gabohet, pra nëse dokumenti im nuk i thotë të gjitha, gabimi mund të shkojë deri në 500 dëshmorë, pra në total nuk shkojnë më shumë se 4 mijë. Nëse Gogoli te “Shpirtra të vdekur” tregon se çifligarët mbanin në lista jo vetëm bujkrobërit e gjallë, por edhe të vdekurit, për të treguar sa të fuqishëm ishim, këta “tanët” nuk kanë ekzistuar as si shpirtra të vdekur. Janë numra të shpikur. Thonë që jam i shitur se më kanë blerë amerikanët, por kush të pyet në Amerikë?!

A ka gjasa që libri juaj të mos merret seriozisht e ju të konsideroheni historian i djathtë?

Nëse ka njerëz seriozë, duhet ta marrin seriozisht, se mbështetet në dokumente. Nëse ka ndonjë më të aftë se unë, le të dalë me dokument e ta ndreqë shifrën. Unë jam i krahut të djathtë, kam shkruar për sistemin që drejtonte Partia e Punës. Unë shkruaj në mënyrë objektive sot, ndërsa në komunizëm ishim të detyruar të thoshim Partia-Enveri. Vetë komunistët e përmbysën atë rend se nuk ecte, nuk e përmbysa unë. Unë nuk isha antikomunist se isha në krye, njeri i shpërblyer dhe i shërbeja atij sistemi, si profesor në universitet, kam qenë sekretar i përgjithshëm i qeverisë së stabilitetit më 1991-shin kur ra regjimi. Këto nuk ndikojnë në punën time. E kam kërkuar rishkrimin e historisë që para 10 vitesh.

Bisedoi : Fatmira NIKOLLI
17/02/2016 nga LajmiShqip
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: LIBRI: Të korrigjojmë mashtrimet e historiografisë komuniste

#2

Post by Adriana » Fri Feb 19, 2016 7:34 am

Rreth dy vjet me pare se te publikohesh libri (Nentor 2014) autori publikoj nje artikull (permbledhje te shkurter) te ndare ne tre-pjese ku deshmon pasaktesin, c’rregullimet dhe manipulimet ne percaktimin e statusit te deshmorit te luftes partizane:

JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( I )

JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( II )

JO 28 000 DESHMORE PARTIZANE, VETEM 3500 –TE KORRIGJOJME MASHTRIMET E HISTORIOGRAFISE KOMUNISTE ( III )
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”