"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

G.B. PANDORA

Flisni pë letërsinë shqiptare, sillni krijimet tuaja dhe të autorëve që ju kanë lënë mbresa.

Moderator: bardus

Post Reply
GaniB
Member
Member
Posts: 25
Joined: Thu Jan 12, 2017 6:26 pm
Gender: Male

G.B. PANDORA

#1

Post by GaniB » Wed Jan 18, 2017 11:16 am

PANDORA

Mitet dhe legjendat, që u krijuan në kohërat e lashta të antikitetit, padyshim, paraqesin një thesar të jashtëzakonshëm dhe të pashtershëm, nga i cili, në vazhdimësi, u frymëzuan dhe volën krijuesit e mëvonshëm të fushave të ndryshme krijuese. Mitologjia në kuptimin e gjerë, edhe sot e gjithë ditën, mbetet një temë jashtëzakonisht intriguese dhe tërheqëse për studiues e krijues të fushave të ndryshme, por edhe për lexues kureshtarë.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, i cili, padyshim, është, apo së pakut do të duhej të ishte, kryelibri i të gjithë atyre që flasin dhe shkruajnë shqip, na shpjegon se miti është një “lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë".

Ky shpjegim, të cilin e gjejmë të pandryshuar edhe në Fjalorin e Mitologjisë, me gjasë, përmbledh mendimin e përgjithshëm për mitin, mitet dhe mitologjinë në kuptimin e gjerë, atë mendim që, me të drejtë a pa të drejtë, e përqafoi pjesa më e madhe e njerëzve, së pakut deri në daljen e këtyre librave. Dhe, kështu siç është, ky shpjegim nuk lë hapësirë për një mendim a interpretim tjetër. Por, shkenca nuk do të ishte shkencë po të mbetej vetëm në atë që është thënë një herë dhe të mos e verifikojë në vazhdimësi qëndrueshmërinë e asaj që është thënë dhe është besuar, andaj duhet shpresuar se shkenca do të bëjë përpara për të na dhuruar ndonjë shpjegim të ri, më të plotë dhe më të argumentuar, duke u mbështetur jo vetëm në formën e këtyre krijesave, sado që forma nuk është e parëndësishme, por edhe duke u thelluar në përmbajtjen e tyre.

Ka shumë të ngjarë që mitet të mos jenë thjeshtë trille, të mos jenë krijuar rastësisht, të mos kenë shërbyer vetëm për zbavitje e argëtim dhe, së fundi, të gjitha këto krijesa mitike të mos jenë produkt i fantazisë primitive dhe i paaftësisë së njeriut për t’i shpjeguar fenomenet shoqërore dhe ato të natyrës. Më shumë ka të ngjarë që të gjitha këto figura mitologjike, që u krijuan nëpër shekuj, të jenë produkt i mendimeve filozofike të sublimuara dhe të shprehura nëpërmjet figurash të ndryshme, gjetje shumë të rëndësishme në rrugën e zhvillimit dhe rregullatorë të jetës shoqërore të njerëzimit në kohën kur u krijuan, po edhe më vonë. Ka shumë të ngjarë që këto krijesa të koduara mitologjike të fshehin brenda vetes ligje, kanune, masa, pesha, procese, gjendje, situata, lidhje, zgjidhje, rregulla, norma, parime, obligime, detyrime, marrëveshje, besëlidhje, të arritura teknologjike, kategori filozofike, koncepte, karaktere të përgjithësuara..., që do të jenë të çdokohshme dhe të gjithkundshme. Dhe të gjitha këto, të racionalizuara dhe të renditura drejt, sipas ardhjes së tyre në jetë, tregojnë rrugën e zhvillimit të njerëzimit, gjuhëve, kulturave, traditave, shkencave, arteve dhe fushave tjera.

***
Ani se në studimet e deritashme nuk kemi një tezë të qëndrueshme se prej kur ka filluar ta rregullojë jetën e shqiptarëve Kanuni, i njohur si Kanuni i Lekës së Parë; Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Malcis; Kanuni i Maleve dhe Kanuja (në veri) dhe Kanuni i Adetit, Adeti, Kanuni i Papa Zhulit dhe Kanuni i Idriz Sullit (në jug), ajo që dihet me siguri është se ky kod i së drejtës zakonore, me këtë përmbajtje dhe me këto emërtime, mund të haset vetëm tek shqiptarët dhe në viset që ata i popullojnë. Dhe ky kanun, gjykuar nga të gjitha këto emërtime, duket se lidhet me tri figura shumë të rëndësishme politike e ushtarake, dy prej të cilave të njohura edhe historikisht: Lekë Dukagjinin, Aleksandrin e Madh dhe Lekë Paridin, sidomos me njërin prej tyre në veçanti. Njëri nga këta tre do të duhej të ishte LEKA I PARË (ligjvënësi), ai që e bëri kanunin ligj të zbatueshëm, mbreti i cili sundoi më gjatë dhe më fuqishëm, në kuptimin e sundimit të ligjeve të tij, se gjithë mbretërit tjerë ndër shqiptarët dhe i cili, edhe sot e kësaj dite, nuk shkëputet lehtë nga jeta e tyre.

Nëse tregimi i librit të shenjtë KUR’AN për Dhulkarnejnin-Kokëdybrirëshin vërtet i dedikohet Aleksandrit të Madh (Dhul-Zhul-Sull), siç janë disa pretendime, atëherë do të mundë të thuhej se ka arsye të besohet se edhe Kanuni filloi të zbatohet në kohën e sundimit të tij dhe mund të jetë pjellë e mendjes së tij. Një mbret si Aleksandri i Madh, që sundoi pjesën më të madhe të botës që njihej aso kohe, nuk mund të mos ishte i ngritur edhe në fushën e ligjvënies, aq më parë kur dihet fakti se ishte edukuar nën kujdesin e dijetarit të ndritur Aristotel. Nga ana tjetër, është i paanashkalueshëm dardani Lekë Paridi, princi i Trojës së famshme dhe shigjetari i patejkalueshëm, i cili ishte rritur në malin e preferuar për pushim e meditim të Zeusit, në malin IDA e i cili, sipas mitologjisë, është vdekatari i parë që kishte bërë gjyq dhe kishte ndarë drejtësi, madje në një kontest ndërmjet perëndive dhe i cili për shumë arsye do të duhej të ishte i pari në konkurrencë për të qenë LEKA I PARË. Duhet të ketë qenë shumë mendjendritur, përderisa Zeusi do t’ia besonte privilegjin për t’u ndarë drejtësi perëndive. Madje edhe vetë emri i tij sugjeron pikërisht këtë. Nuk është larg mendsh se Lekë Paridi është ai që i pari e futi edhe paranë, lekun, dynarin në treg, i cili mjet, bashkë me hilenë akeje, i dha zjarrin dhe e rrënoi ndrojën, sistemin ekzistues të këmbimit (ndërrimit) të mallrave. Mbase, paraja është mjeti më i thjeshtë për të ilustruar dhe dëshmuar dialektikën e gjërave.

Lekë Dukagjini, ky bir i madh i Dukagjinëve në kohën e Skënderbeut, i cili në beteja u printe trimave të tij me thirrmën EMBETHA (me besë), vështirë se mund të futet në garë me dy të parët për të qenë LEKA I PARË, ani se, nga sa dimë, nuk ishte më pak i ndritur, më pak trim dhe më pak i përkushtuar ndaj kanunit, njerëzve dhe vendit të tij. Në të vërtetë, me aq sa dihet, ky ishte Leka i fundit i njohur për rëndësinë e tij në ngjarjet dhe zhvillimet historike të vendit të tij. Pas tij nuk njihen Lekë të tjerë të rëndësishëm që ky të ishte para tyre, gjegjësisht të ishte I PARI.

Por, pavarësisht se për cilin do të përcaktohen studiuesit të ketë qenë i PARI, emri i tyre i përbashkët, po edhe të përbashkëtat tjera, që nuk janë të pakta, të këtyre tri figurave, me arsye a pa arsye, provokojnë mendimin se emri i tyre nuk është një emër i zakonshëm si gjithë të tjerët që mund të mbante kushdo e kudo, por se ishte ofiq zyrtar e fetar, madje institucion me vazhdimësi e që meritohej me urti, dituri, trimëri, drejtësi dhe besnikëri e përkushtim. Në këtë kuptim, që të tre këta duket se kanë hisen e vet në zhvillimin dhe zbatimin e kësaj të drejte zakonore nëpër shekuj.

Padyshim, është fascinuese mënyra se si funksionoi ky kanun nëpër shekuj, por gjetja e cila e bënë fascinues këtë funksionim është një mekanizëm sa i thjeshtë dhe i lehtë po aq edhe i ndërlikuar dhe i rëndë e që është mekanizmi kryesor mbi të cilin është ndërtuar kjo e drejtë kanunore. Ky mekanizëm është quajtur BESË (në shumë raste emërtohet edhe “me ndore”) dhe është zembereku i sistemit, është gjithëpërfshirëse dhe e padiskutueshme. Është një mekanizëm i mbarë dhe i përkryer dhe mburojë e fuqishme e tërë sistemit kanunor. Është strehë e sigurt për individin dhe grupin, për të madhin dhe të voglin, për të fuqishmin dhe të pafuqishmin... Me një fjalë, ajo përfaqëson të ligjshmen, legalen, të pranueshmen dhe të njerëzishmen dhe si e tillë paraqet një vlerë universale.

Neni i dhjetë i Kanunit:
Tagri i Familjes
- Ka tager me marr më ndore kedo;

Neni i nëntëdhjeteshtatë:
Të premt e mikut.
ndora nuk lshohet“.

Po të rà ndore kush, edhè tuj t'a xânë vetem êmnin: "Jam miku i njatij" e edhè pa të pasë kênë kurr tê dera, po e ngau kush, të jét mik në derë e ftyra t'u vrugnue.

Shpjegimi i Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe:
Ndor/e,-ja vjet. Mbrojtja që i jepej dikujt, sipas Kanunit të Maleve, kur e kishte në rrezik jetën; njeriu që merrej në mbrojtje në një rast të tillë. I ra ndore dikujt i kërkoi mbrojtje; hyri në mbrojtjen e dikujt. Prishi ndoren e preu në besë atë që i kishte kërkuar mbrojtje. Nuk e dorëzoi ndoren.

Por Leka nuk do të ishte as i ndritur dhe as dialektik sikur të mos e dinte se nëse ka besë do të ketë edhe pabesë (mbase kjo gjendja pabesë do ta ketë lindur nevojën e besës) dhe këtë moment të mos e sanksiononte edhe në kanunin e tij. Atë gjendje pabesë, që do të thotë edhe pa mbrojtje e pa rregull, ku mungon e ligjshmja, legalja, e pranueshmja, e njerëzishmja dhe çdo e mirë tjetër, e cila me gjuhën e kanunit quhet pandore dhe, me gjithë atë që përfshinë në vete ajo, është e barasvlershme me atë gjendje a moment që quhet a-nark-i, ku, po ashtu, çdo gjë është pa mbrojtje, e pa sigurt dhe veresie. Dhe kjo gjendje, që është mbretëria e paligjshmërisë, e privon individin dhe grupin nga mundësia e të besuarit në diçka të qëndrueshme, në diçka të sigurt dhe u lë në dorë vetëm shpresën, për të cilën është thënë kur e kur se vdes e fundit.
Një varg i një kënge të hershme popullore, që këndohet edhe sot e kësaj dite nga rapsodë popullorë thotë:

Piqëm zot n’hasmin pa ndore

Koincidencë apo jo, PANDORA (greq. Pandora, lat. Pandora) - gruaja e titanit Epimetej, e cila në botë ka sjellë të keqen dhe mjerimin, nuk i shkon ndesh me asgjë gjendjes pa ndore të sanksionuar në Kanun, as në kuptimin etimologjik, pavarësisht përpjekjeve të deritashme që ajo të zbërthehet me mjete të, siç e quajnë, Greqishtes së vjetër πᾶν "të gjitha" dhe δῶρον "dhuratë" dhe as në kuptimin filozofik-konceptual e praktik dhe ka shumë të ngjarë që kjo krijesë mitike, në trajtën e një gruaje të pakujdesshme dhe kureshtare, kaq e përfolur në të gjitha kohërat si burim i të gjitha të këqijave njerëzore, fsheh, apo më mirë të thuhet tregon pikërisht këtë moment a gjendje, të cilës i druhet çdokush. Dhe, nëse kjo do të ishte e vërtetë, ndërsa që ka arsye të besohet se po, atëherë detyrimisht do duhej të kishim një qasje dhe një mendim të ri shkencor për mënyrën e krijimit dhe për rëndësinë e miteve dhe mitologjisë në kuptimin e gjerë në jetën dhe zhvillimin e njerëzimit. Do të duhej të kishim më pakë rezerva për mendimin filozofik të kohës së antikitetit dhe vlerave që u krijuan asokohe. Fundja, mendimi njerëzor gjatë historisë, për një arsye a për një tjetër, do të ketë pasur shkëputje në procesin e zhvillimit të tij, por ky mendim nuk do të zhvillohej deri këtu ku është sot pa rigjetjen dhe pa rilidhjen e fijeve të këputura. Dhe, çdo përpjekje në këtë drejtim, padyshim, është përpjekje për përplotësimin dhe fisnikërimin e mëtejmë të vetes njerëzore. E për përplotësimin dhe fisnikërimin e vetes në kuptimin më fisnik të fjalës, nuk ka dhe vështirë se do të ketë ndonjëherë individ a grup i cili nuk do të ndjejë nevojën e ndores apo mbrojtjes së plotë dhe të vazhdueshme.

Mundësia e mbrojtur e individit dhe grupit për të përplotësuar dhe fisnikëruar veten e tij, gjithnjë në kuptimin më fisnik të kësaj fjale do të duhej të ishte ajo që e quajmë Liri. Dhe për ta pasur atë që e quajmë liri apo mundësinë e mbrojtur të përplotësimit dhe fisnikërimit të vetes së individit dhe grupit, në fazën e zhvillimit të sotëm, patjetër duhet një atdhe me rregulla e ligje që reflektojnë këtë mbrojtje.

***
“S’ka fjalë më të dashur dhe më të ëmbël se fjala “atdhe”, ashtu si nuk ka për ne asgjë më të dashur se babai. Në qoftë se një djalë ka nderimin e duhur për babanë (kështu urdhëron ligji dhe natyra), do të nderojë edhe atdheun ashtu siç duhet. Sepse edhe babai është një copë e atdheut, po kështu është edhe babai i babait, gjyshërit e stërgjyshërit si edhe zotat e tyre, emrat e të cilëve mund t’i arrijmë duke u ngjitur nga një brez në tjetrin”.
Lukiani

Dhe, duke u ngjitur nga një brez në tjetrin, duke njohur dhe duke nderuar me korrektësi babanë, gjyshin e stërgjyshin, po edhe atdheun dhe perënditë e tyre, ashtu siç urdhëron ligji dhe natyra, lartësojmë dhe përplotësojmë veten dhe asaj që e quajmë Liri i japim kuptimin e duhur dhe shtojmë gjasat për të pasur ndoren e përhershme. Pa çka që në mesin e tyre do të ketë pasur njerëz nga më të ndryshmit: të urtë, të dijshëm, apoleqë, mentarë, trima të çartur, kapedanë, hoxhë, priftërinj, sejmenë, bujq, barinj, tredhës, nizamë, kumargji, kodoshë, hafije..., me fytyra të ashpra e plot rrudha, me vragë hanxharësh e të vrara lie..., me emra të shkurtër e të çuditshëm, Pal, Lekë, Bekë, Zekë, Tal, Nak, Zukë, Mujë, Cekë, Fekë, Bel, Çun, Metë, Col, Shyt, Xun, Malë, Dodë, Tunë...

Por, sido që të kenë qenë, ata të gjithë kishin një gjuhë të përbashkët me të cilën emërtuan çdo gjë në tokë e mbi tokë, në ujë e mbi ujë, e gjithë çka ka në qiell. Me këtë gjuhë i emërtuan dhe u dhanë kuptim edhe perëndive të tyre të thjeshta, aq të thjeshta sa është vetë peri i rendit, prandaj i quajtën PERENDI, aq të thjeshta sa është pesha e perit prandaj i quajtën PERËNDI. Dhe i quajtën kështu sepse nuk bëhej as një varg rruazash pa pasur një pe dhe nuk thurej as një pëlhurë në avlëmend pa peshat që drejtonin penjtë pa i këputur ata.

“Besohet se shërbenin edhe si pesha për rrjetat e peshkatarëve, mirëpo nuk ka dyshim se qëllimi kryesor ishte që të shërbenin në avlëmend për ngrehjen e fijeve”.

(A. Stipçeviq – Ilirët-Historia-Kultura-Simbolet e kultit)


Është fare e qartë se çdo proces, për të qenë i mbarë, duhet të ketë një pe nëpër të cilin do të zhvillohet dhe një masë a peshë optimale që do ta drejtojë. Ky duket se është parimi dhe kështu do të jenë krijuar Perënditë. Parim i thjeshtë, por i saktë dhe korrekt. Me një fjalë, Perënditë në kuptimin filozofik e praktik u dashka kuptuar si masa që drejtojnë çdo zhvillim të mbarë në univers.

Është e lehtë të merret me mend se ç’kuptim kanë peri dhe plumbçi për muratorin. Janë pra perënditë e mbarësisë së murimit dhe ndërtimit. Dhe le të ndërrojë sa të dojë teknologjia, por gjithmonë e gjithherë do të duhet një pe, qoftë i leshtë, i linjtë apo laserik, për ndërtim të mbarë dhe gjithmonë e gjithherë do të duhet drejtpeshimi për mbarëvajtjen e çdo procesi. Parimi do të mbetet gjithherë e gjithmonë i njëjtë.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: G.B. PANDORA

#2

Post by Zeus10 » Wed Jan 18, 2017 3:32 pm

Falemnderit per kete kendveshtrim interesant te gjerave. Une jam plotesisht dakort me ju, qe simbolika filozofike e perdorur ne lashtesi, jo detyrimisht eshte vetem fantazi dhe ajo mund te kete referenca, ne objekte dhe fenomene reale. Po ashtu jam plotesisht dakort, qe brezat modern, e kane humbur fillin e dijes dhe filozofise. Ndoshta ajo ju fshihet me qellim brezave te sotem, per ti mbajtur ne kufijte e padijes, per ti sunduar dhe manipuluar lehtesisht. Shembulli me i mire per kete jane shkollat e sotme ne Perendim, qe po jau heqin deshiren femijve per te studjuar dhe po ju percojne dije te panevojshme dhe nje trushplarje kolektive.
Persa i perket shpjegimit te fjales Pandora, une mendoj se ka pak gjasa qe copetimi i kesaj fjale, te jete i ndryshem nga pan-dora nderkohe qe pjesa e dyte 'ndore', qe ju propozoni si shpjegim te copezes se kesaj fjale, eshte nje perftim i shprehjes shqip: "në dorë", pas reduktimit te ë-se, gjate precesit te bashkengjitjes se dy gjymtyreve, ne nje fjale te vetme dhe duhet te jete nje zhvillim i vonet i shqipes. Si e tille, une nuk mendoj, qe sherben si mundesi per shpjegimin e pjesshem te emrit Pandora. Vete emri i Pandores, ndoshta nuk ka te beje me : "vazon e te keqijave" dhe ndoshta vertete mund te shpjegohet me empirizem ne gjuhen "greke": πᾶν "të gjitha" dhe δῶρον "dhuratë" pra ne shqip: "e gjithedhuruara". Problemi i vertete qendron ne shpjegimin e ketyre dy fjaleve vec e vec. Une jam i mendimit qe jo vetem fjala:

δῶρον <--------dhuroj

eshte nje skolastizim i fjales shqipe "dhuroj", qe nga ana e saj eshte ndertim tipik i nje folje shqipe me kuptim me kompleks, nga nje folje tjeter shqipe e tipit bashketingellore-zanore me kuptim primitiv, sipas skemes:

dhuroj derivon nga dho(jap) + roj(prapashtese akumulative)---> dhoroj--->dhuroj

ῶ-----> zanore e ndermjetme midis o-se dhe u-se, me prane kesaj te fundit

por dhe πᾶν eshte nje tjeter skolastizim i kuptimit shqip:

pa anë----->paanë----->pane(tjetersohet nje a gjate bashkengjitjes)------>pan(bie ë-ja ne fund)=πᾶν

Cdomethene "pa anë" ?

'Pa anë' do te thote qe nuk ka limite,pa skaje, pa anë, pa kufij.

ANË I f.
1. Pjesa e një sendi ose e një vendi, që gjendet më larg nga mesi i tij; skaj, buzë, pjesa ku mbaron sendi a vendi; pjesa e majtë a e djathtë e një sendi ose e një vendi, krah. Ana e djathtë (e majtë). Ana e arës (e lumit). Ana e pëlhurës (e lakrorit). Anët e një barazimi. mat. Në anën e rrugës (e tryezës.. .). Në (nga) të gjitha anët. Sa nga një anë në tjetrën. Kthehem nga ana tjetër. Marr anët qethem anash. U morën anët u morën krahët, i rrethuan. Nxjerr në anë. Anë për anë buzë me buzë. Me një anë mënjanë.
2. Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtim të caktuar, si edhe vetë ky drejtim. Në këtë anë të shtëpisë (të fshatit.. . ). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja. Ana e detit perëndimi. Me atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Nga të katër anët nga çdo vend, nga të gjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (e skaj, e cekë) anekënd.
3. Faqe e një trupi, njëra nga sipërfaqet kufizuese të një sendi. Ana e mbarë (e prapme, e pasme). Ana e sipërme (e poshtme). Anë mali. Ana e padukshme e Hënës. Anë më (për) anë tejpërtej, tejendanë.
4. Krahinë, vend. Në (nga) anët tona. Në ato anë. Banorët e atyre anëve. Është nga ana jonë.
5. Skaji me i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. Në anë të dheut (të botës). S'ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anë të anës shumë larg. Nga ana e anës nga vise shumë të largëta.

pra anë ka kuptimin skaj, fund, limit, keshtu qe "pa anë" do te thote "pafund", "paskaje", "palimite" ose me nje fjale: gjitheperfshirese=te gjitha

PAANË mb.
1. Që shtrihet shumë sa nuk i duken kufijtë, që është pa anë e pa fund; shumë i gjerë, i pakufi, i pafund. Det i paanë. Fushë e paanë. Pyje të paanë. Hapësirë e paanë. Qiell i paanë.
2. fig. Që është shumë i fuqishëm, i pakufishëm, i pafund. Dashuri e paanë.
3. I paanshëm. Njeri i paanë.]

Te dyja fjalet jane fjale shqip, greqishtja thjesht i ka futur ne leksikun e saj(dhe kjo nuk ka ndodhur ne shekullin e 14) dhe ne menyre te pamerituar, merita e ketyre fjaleve i njihet nje kombi tjeter te ndryshem nga shqiptaret. Une do te shkruaj nje artikull kur te kem kohe, per fjalen 'paanë' sepse nje fjale e vetme ne kete rast, eshte e mjaftueshme, per te shpjeguar qe gjuha greke, nuk ka nje ADN te vecante, fjale te hershme te saj, shpjegohen me gjuhen shqipe ne menyre eksplicite, duke e vendosur shqipen ne gjuhet e hershme, ne kete cep te botes.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

GaniB
Member
Member
Posts: 25
Joined: Thu Jan 12, 2017 6:26 pm
Gender: Male

Re: G.B. PANDORA

#3

Post by GaniB » Wed Jan 18, 2017 6:00 pm

Të faleminderit Zeus 10!
E para e punës, kam kënaqësinë të kuvendojmë bashkë, dhe të të shpreh mirënjohjen time për punën që ke bërë dhe po bënë.
E dyta, kam bërë një shkrim të tipit, nëse mund të quhet, eseistik duke mos pasur pretendimin t’i trajtoj gjërat në mënyrë shteruese. S’ka dyshim se këtë edhe e ke vërejtur. Natyrisht, e gjithë kjo nuk më bën më pak të bindur në atë çfarë kam shkruar, ani se nuk i jap vetes të drejt t’i vë pikë.
Unë mendoj se, emri Pandora është krijuar nga një togfjalësh, që në vetvete tregon një gjendje apo rrethanë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. Dhe, këtë rrethanë e gjejmë në gjuhën e “Pleqnarëve” – shkoqitësve të Kanunit si “Pandore”.
Pa-në-dorë
Pa-n’dorë
Pandorë

Pa –parafjalë mungesore
në – parafjalë e rasës kallëzore
dorë – emër

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: G.B. PANDORA

#4

Post by Zeus10 » Thu Jan 19, 2017 3:16 pm

GaniB wrote:Të faleminderit Zeus 10!
E para e punës, kam kënaqësinë të kuvendojmë bashkë, dhe të të shpreh mirënjohjen time për punën që ke bërë dhe po bënë.
E dyta, kam bërë një shkrim të tipit, nëse mund të quhet, eseistik duke mos pasur pretendimin t’i trajtoj gjërat në mënyrë shteruese. S’ka dyshim se këtë edhe e ke vërejtur. Natyrisht, e gjithë kjo nuk më bën më pak të bindur në atë çfarë kam shkruar, ani se nuk i jap vetes të drejt t’i vë pikë.
Unë mendoj se, emri Pandora është krijuar nga një togfjalësh, që në vetvete tregon një gjendje apo rrethanë shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. Dhe, këtë rrethanë e gjejmë në gjuhën e “Pleqnarëve” – shkoqitësve të Kanunit si “Pandore”.
Pa-në-dorë
Pa-n’dorë
Pandorë

Pa –parafjalë mungesore
në – parafjalë e rasës kallëzore
dorë – emër
Falemnderit GaniB. Shkrimet analize si ky i juaji, jane te domosdoshme per perpunimin e mendimit estetik ne mes intelektualeve shqiptare. Une jam i lumtur, qe perdite e me shume njerezit i perqendrojne energjite e tyre jashte politikes, qe te them te drejten, po sherben per percarjen e njerezve dhe permbushjes se egos individuale te personave narcizist, ne kurriz te gjithe te tjereve.
Ne kete moment, une jam i mendimit, qe duhet te zbulohet e verteta historike dhe sikur ajo te kete elemente, qe nuk perputhen me romantizmin nacionalist. E kam fjalen, per hipoteza te hedhura gjate dy shekujve te fundit, qe e gjejne origjinen e shqiptareve jashte ketyre trojeve:

I mean the Albanians a race of men who distinct from the Greeks were known to the ancients as a hardy ferocious and warlike people without however their being able to trace their origin with any degree of certainty They are now generally supposed to be Asiatics originally from Mount Caucasus Settled in Epirus from time immemorial they remained there confounded with the Illyrians and according to circumstances were at different times either the subjects or enemies of the kings of Macedon and from the summits of their mountains they contributed to the destruction of empires During the troubles to which the weakness of the Eastern emperors gave rise the name of Albania was common to the greatest part of Illyria and Epirus

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

GaniB
Member
Member
Posts: 25
Joined: Thu Jan 12, 2017 6:26 pm
Gender: Male

Re: G.B. PANDORA

#5

Post by GaniB » Thu Jan 19, 2017 10:29 pm

Paq jetë të gjatë Zeus!
Në shenjë mirënjohjeje për punën e mbarë tuajën dhe të të tjerëve.


MIRËSEARDHJE E PËRHIRTË

Kishte përshtypjen se asgjë nuk ishte ashtu siç kishte qenë dikur. Gjithçka i dukej më ndryshe, disi në përmasa tjera, më të vogla. Rrugët, shtëpitë, kodrat përreth, njerëzit... Gjithçka. Madje i dukej se as koha nuk i kishte shpëtuar kësaj tkurrjeje.
“Ngase kam munguar gjatë” – mendoi.
Ishte drejtuar nga rruga e vjetër e zejtarëve që, i dukej se nuk kishte ndryshuar edhe aq shumë. Në rrugë njerëzit ishin të rrallë. Ecte shkujdesshëm duke shikuar herë njërën e herë anën tjetër të rrugës. “Prej nga vjen, o rob i nxanë”?! – ndjeu një zë që i shkaktoi një therje diku në brendi. “Më paska harruar”! – mendoi. “ Edhe kjo rrugë që mban peng fëmijërinë time!? Po, ç’është kjo harresë?! Ka shpëtuar gjë vallë pa u prekur nga ky mallkim”? - “Iu harroftë emri”! – iu kujtua mallkimi që bënin plakat. Ky mallkim e bënte të rrënqethej.
“Për tri ditë e për tri net” – vazhdonte kënga e vjetër, tingujt e së cilës vinin nga dyqani i një këpucëtari. Ndjeu një dëshirë ta dëgjonte deri në fund. E kishte dëgjuar shumë herë këtë këngë. Madje edhe vetë e kishte kënduar sa e sa herë. Sidomos kur ndodhej larg shtëpisë. Kishte një ndjenjë dashamirësie për atë “rob i nxanë”– atë “besnik të marrë”. “E ç’është një Robinzon përpara teje, o robinxanë ”?! – kishte thënë me vete. Sa shpesh i kishte ballafaquar këta dy heronj, dhe gjithnjë me një dëshirë prej të marri që tek njëri ta gjente karikaturën e tjetrit.
Ecte ngadalë duke kthyer kokën herë nga njëra e herë nga ana tjetër. U ndal aty ku dikur ishte furra e bukës. Xhamat, që i kishte mbuluar pluhuri, tregonin se ajo nuk punonte prej kohësh. Iu afrua edhe dyqanit të berberit Mete. “Qenka ashtu siç ka qenë” – tha me zë të ulët. Për Meten i kishin thënë se kishte vdekur vite më parë. “Paska ikur edhe ai mjeshtër i madh i briskut” – tha me vete dhe iu kujtua ai plak shtatmadh që çdo veprim të gërshërëve e përcillte me shtrëngim dhëmbësh. Sa e sa herë e kishte provuar mjeshtërinë e tij si fëmijë.
“I mallkuari, ende qenka këtu”! – tha nëpër dhëmbë kur syri i kapi karrigen me figurë kali të drunjtë pranë vitrinës së dyqanit. Në mur, nën vitrinë, lexoi një grafit që nuk dukej i freskët “KOBI I KOKËS”.
Ora kishte shkuar njëmbëdhjetë. U drejtua nga kafeneja e madhe ku duhej t’i takonte zyrtarët e huaj që e kishin kërkuar kush e di se për çfarë. Ktheu kokën prapa dhe i lëshoi sytë edhe një herë nga kali i drunjtë. “Nuk e di të kem zbritur ndonjëherë prej tij pa m’u rruar koka” – mendoi dhe, pa dashje, me gishtërinjtë e dorës së majtë i përshkoi flokët e rralluar.

Post Reply

Return to “Letërsia shqiptare”