"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#1

Post by Patush » Tue Feb 02, 2010 4:42 am

Image
Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me
pseudënimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u
përket njëherësh dy periudhave. Poezia e tij u shkri që nga faza e
fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një
jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.
Asdreni lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872. Mësimet e
para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në
kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë
fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për
të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri
detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me
lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga
përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë
vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që
premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti
i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e
Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me
formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi
vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi
dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët
entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai
bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër
shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për
fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta
ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës,
bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha
greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte
Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e
menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në
dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku
shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar
në letërsinë shqiptare të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e
pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u
kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri
jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga
jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij
kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të
tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë
aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi
edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi
i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste
ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime
formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me
rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në
Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e
regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më
kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim
"Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh
shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë
tonë si një poet i talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të
poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo
më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të
njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912
u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që
dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të
zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe
njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.

Krahas kësaj retorike që shkrihet në vjershën "Përpara" me një
ndjenjë të sinqertë, gjejmë edhe lirika të tjera ku dashuria për
atdheun shprehet më me thjeshtësi e spontanitet ndjenje përmes
shkrimit të mallit për atdhe të mërgimtarit të djegur:

Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!
("Në mërgim")

Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe
e dënon atë si shkëputje të forcave më të mira nga atdheu, dënon
ata që e harrojnë vendin e tyre.
Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas Shpalljes së
Pavarësisë. Më vonë kjo lirikë u drejtohet temave historike, merr
një karakter më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.
Asdreni ka meritë të veçantë për thellësinë e problematikës
shoqërore që lëvron për herë të parë në letërsinë tonë: ai shtron
hapur çështjen e frymëzmit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet
shtresave të larta dhe popullit, duke e parë këtë të fundit si forcë
lëvizëse të historisë. Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim
shoqëror të masave të shtypura, po s'e ka të qartë prespektivën.
Problematika shoqërore i frymëzon Asdrenit vjersha tepër të
fuqishme si "Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku
ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e një fjalor
të ashpër. Edhe në këto vjersha ka retorikë, po ajo tretet në dufin e
fuqishëm të revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës së
Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj dhe krijon një
portret kolektiv të popullit të shfrytëzuar. Më vonë, më 1935
Asdreni do të shkruajë një vjershë po aq të fuqishme.

"Trashëgimi", që jep një tabllo tronditëse të gjendjes së mjeruar
politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Shqipërisë në kohën
e Zogut. Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat
"Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq
shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912), çuditërisht e
thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe plot forcë ku nëpërmjet këtij
simboli të gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek
ai.
Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në
lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme
dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm
i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni
shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u
përhapën në popull.
Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi
të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për
shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe
frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe
nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses.
Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër origjinal duke na e
dhënë natyrën (për herë të parë në krahasim me rilindësit e tjerë) të
shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në lirikat e veta të natyrës.
Asdreni do na japë tablo të gjalla, konkrete e të dhimbshme të
vendlindjes.
Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë poezinë tonë edhe në
lëmin e formës, duke krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke
lëvruar madje edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë një
figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij
shquhen në përgjithësi për origjinalitetin e tyre. Poezitë më të
bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në
formë me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë tonë me
poezinë bashkëkohore evropiane.
Veçse në kërkimet e tij për forma të reja Asdreni nuk ka sukses
kur nuk i mbetet besnik individualitetit të vet krijues.
Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi që në vjershat më të
mira mënjanohet nga shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit
nëpërmjet prizmit të humorit të shëndetshëm fshatarak.
Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe e ndërlikuar si poet.
Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De
Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë.

Dua

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;

bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;

për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!



Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!

PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK
E ka shtatin tri pellembe
Dhe fytyren qeramidhe
Si sqepare ka ca dhembe
Dhe nje t'ecur karavidhe

Nje grusht kembe i ka miku
Ne kepuce fron te larte
Bark e koke si shiniku
Dhe nje pamje sysh, te tharte.

Dhe nga duart eshte i gjate
Po:shpesh-her i ka te gjata...
Gjith te duket t'jet'i urte
Po ne shpirt m'i zi se nata.

Kur shkon rruges s'e nxe vendi
Shkel e mfryhet si gjel deti
Djathte e mengjer hedh sy shpendi
Me menyra mendje-lehti.

Kur me shoket rri me fjale
Per t'i bindur sa q'u thote
Perpelitet mun si ngjale
Pa dhe trupn' e kthen si rrote.

Miqesine e ka per cipe
Peshe kurre s'i ka vene
Dhe sado q'i shtije kripe
Kripa shije s'i ka lene.

Di te sillet qysh te duash
Plot menyra ledhatare
Por menyrat po t'ia gjuash
Sheh si dhelper qenka fare.

Jet' e tija plot mistere
Si dhe letrat sibiline
Veperat si gjemba ferre
Rend si korbi pas stervine.

Ndrron perdita mij besime
Per qellime satanike
merr e jep e cfaq mendime
Me dredhi makjavelike.


Fjal' e tija ka te bindur
Vec per sa qe nuk e njohin
Sa per vepra s'eshte i lindur
Flas per vepra qe te ngrohin.


Nje bisede porsa nisi
I cthur fjalet si te doje
Djallezi q'e ka prej fisi
Sipas castit ne nevoje.

Se ka fryme diplomati
Le te mburret zoterija
Por qashtu me q'e do fati
Si lum ne dhe Shqiperija!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#2

Post by Patush » Tue Feb 02, 2010 4:47 am

Lulekuqja

Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli!

Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin

Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon

Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je

Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!

KTHIME
Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#3

Post by Patush » Tue Feb 02, 2010 4:59 am

DASHURO!

Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron!

Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron!

Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!

Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!


NJE ORE LUMTESIE

Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s'e msheva
Miredashjen zemres sate.

Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.

Sa fjal' t'mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#4

Post by Patush » Sat Feb 06, 2010 2:01 am

I dashur Atdhè

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.


Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#5

Post by Patush » Sat Feb 06, 2010 2:02 am

Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Vjersha nga Asdreni, Aleksandër Stavre Drenova

#6

Post by Patush » Sat Feb 06, 2010 2:04 am

Vlorës

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet' me duar
fij't e flamurit ke tjerr!

Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt', margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t'i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!...

...Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas' armiq,
me syt' katër gjith' pas arit,
jasht' zakonit të shqiptarit,
që s'shet besën për ca fiq.

Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n'ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet' e zot i lirë
veç për tokën q'i dha bè.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

Post Reply

Return to “Poezia”