Page 1 of 1

Poezi nga Filip Shiroka

Posted: Fri Apr 23, 2010 2:30 pm
by Zeus10

Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s'kanë dijtë:
.......... Jan kenë t'hutuemun!...
Ata t'mjerët s'kan dijtë athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t'u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue
.......... nga mendja jem holluemun!
Çojmë n'dhe t'huej djalin m'u msue,
kombin tonë m'e përparue,
.......... dhen tonë m'e nderuemun;
rri n'shkollë djali pesë - gjashtë vjet,
kur vjen n'Shkodër, shqyp nuk flet,
.......... Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m'e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi
.......... me fjalt t'gjuhve t'hueja!...
Thotë: me thanë la verita
ktu në Shkodër sot diçka
..........j an civilizuemun...
La gioventu ka studiue
di me folë, me ragionue
.......... po m'vjen mirë: bravissimo!
Veramente, n'shkolla t'hueja
me kenë me studiue dhe grueja,
.......... kish me u ndritë il popolo,
Se n'dhe t'huej asht rispettata,
grueja asht emancipata,
.......... nuk asht schiava e burrave!...
Dhe kah ana e Toskenis
ku janë shkollat e Greqis,
.......... çud asht me i ndigjuemun;
atje Toskat t'thotë gjithehera:
mirëmbrëma, kali mera
.......... si ta kam, kalla mu ise?!
Thuej: ç'po bahet nga Greqija?
T'thotë: atje është elefterija,
.......... bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,
n'Stara Serbia(?!) ku i kishteni
.......... msohet n'shkolla t'serbëve,
tue folë shqyp t'thotë me pahir:
si ja brate, nadja e mirë,
.......... dobro itro, kakoti?...
E kshtu gjuha po shëmtohet,
dhe kshtu kombi po mjerohet
.......... nga shkollat e hueja!...

Kjo poezi eshte shkruar nga Filip Shiroka ne vitin 1889.


Re: Poezi nga Filip Shiroka

Posted: Fri Apr 23, 2010 5:35 pm
by Arta
Faleminderit qe e solle kete poezi Zeus, kjo vlen akoma per shqiptaret! Sa here qe shqiptaret lirohen nga prangat vrapojne drejt asaj qe gjoja quhet e "cilivizuar"! Mos te harrojme, "Franca beri revolucion vetem per te heq fjalet angleze nga fjalori i tyre", ndersa ne na pelqen ti shtojme e bastardojme gjuhen tone.... :D

Re: Poezi nga Filip Shiroka

Posted: Fri Mar 25, 2011 11:51 am
by Eros_Poezi
Un kam nje kohe qe du me shkrujt
por skam mujt'
kam nje kohe qe du me than
at cka mangu kam lan
Me mbeshtjell nje kulture
e pa prekur kurr, si gru e si burr
Por jam shqiptar i rritur n'shkrepa
si vet Leka e Azem Bejta
I lidhur per flamur si dru me shpirt, si zemer ne Gur
Jam Kosovar me shpirt Shqiptari
ta du Shqipnin sme ndalon dot Sllavi
Sdu me than kali-mera e as buona sera
kur shqipja ngritet mbi te tjera
Un kam nje kohe qe du mu shkrujt
por skam mujt-kam qen tuj vujt
per token time te djegur zjarr
tuj mbrojt token nga barbart
Po du me shkrujt e sdu me vujt
mu ngjit me vllazen e me shujt
du me kalu edhe detin
mi forcu shqipes alfabetin
Sdu me dijt cka thot gama
por shkronjen qe me msoi nana
Fjalen qe u gdhende mi shkrepa
Jam Kosovar-Shqiptar sa do te ket drite Jeta
Por du me shkrujt e sdu me vujt
Du me vdek po jo mem shkel token teme te Hujt..............................kjo poezi eshte shkruar nga un E.H