Page 1 of 1

Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:22 am
by Rina
Image

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:23 am
by Rina
Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialist.

Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:27 am
by Rina
Njerezit

Sikur të takoheshim me vetvetën sy më sy,
do të përqafoheshim apo kishim për tu pështy?

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:28 am
by Rina
Dukagjinçe

Po vinë argatët
Të heshtur. Të muzgët. Po vinë

Po vini. Err e terr
Brodhi arave të tyre dita

Po vinë. E poqën
Diellin e bakërt të bukës

Po vini. Po vinë
Me bimët mugullore ndër muskuj

Po vinë. Ditë argëtare
Grua që do t'ua mbash mend farën

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:29 am
by Rina
Vdekja e Malësorit

Asnjë kokë përkulur
Se ja rrëxoni lisat

Asnjë gjëmë mësa guri
Se ja shembni majet
Asnjë lot asnjë
Se ja shteroni krojet

Në sytë e tij vetëm
Harroi perëndimin dita

Ç'mendim i vrugët
Ç'mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:32 am
by Rina
Psalme për Kosovën

Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t'i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:34 am
by Rina
Në vend të përshëndetjes


Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s'të fal.

Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.


Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.

Mos u kthe pas.

Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.

Mos thuaj lamtumirë.

Asgjë mos thuaj.

Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.

Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n'gojën time.

Bëhu shkrepetirë e fikur n'ylberin e shkrimit tim.

Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë.

Shko, merri me vete edhe rrugët, të mos kthehesh kurrë në vesën e lotit të rrejshëm, gërmadhat e kujtimit t'i rrëzosh.


Shko, mbyllu në do kështjella të largëta harrimi, ku s'të zgjojnë më këmbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur buza buzën e han n'pikllim, që mëkatin s'e lan, që s'mundet ta shpojë Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes.

Shko, më mirë dhe hesht. Mos u kthe mbas.

Mos i harro sytë e përlotur n'shtekballin tim.

Mos thuaj lamtumirë.

E kur t'shkojsh larg, më larg se prej blerimi n'blerim

E kur t'shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër

Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim, fshihu prej vetes

Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde dhe mos qaj.

Shko se tmerrshëm po lodrojnë sonte n'mua rrëket e gjakut të ndezur.

Re: Azem Shkreli (1938 - 1997)

Posted: Sun Jun 03, 2012 10:36 am
by Rina
Nata në Kështjellë

I mbrami peshkatar me ditën e bjerrun n'rrjeta
Po kthehet. Unë eci duke prekur nëpër mur
Pas zërit të heshtjes zvarem ngadalë përpjetë
Hapin gur e kam. Edhe zemrën, gur.

Ja, tani kështjellës i kam hypë përmi
Vonë është terr. Nata, disi lëmekur
Merr frymë n'për vrimat që mezi shihen zi
Dhe ankthëm m'kundrojnë si sytë e prindit t'vdekur.

Mejtuar si fëmija i shkruaj do emra n'rrasë
E m'duket dashurisë sonë ia fala një grimë amshim
Por gjerbë e rigës s'motit gurin do ta plasë
T'parën pranverë duke tallë mashtrimin tim.

Prandaj me dorë, drithtueshëm, pak' nga pak'
Faqen e shkëmbit fërkoj si vashën. Dua të fshi
At marri t'vogël. Vesë? jo, por gjak
I vokët kullon gishtat t'mij.

Harroj përse, e si, e nga kam ardhë.
Harroj të flas, të lëviz. Harroj pa parë
E ndër gërmadha bëhem një copë gërmadhë,
Një gur mbi gur që gurit s'don të ndarë