"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A mundet dikush te me sqaroj kete...

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2063
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

A mundet dikush te me sqaroj kete...

#1

Post by Sally » Fri Mar 03, 2017 11:26 pm

Malaj: Shqipëria e Greqia bien dakord: Kontroll 335 teksteve shkollore

Plot 335 tekste shkollore të historisë dhe gjeografisë do të kontrollohen mes institucioneve arsimore të palës shqiptare dhe asaj greke si rrjedhim i marrëveshjes dypalëshe mes shteteve.

Dakordësia është arritur mes dy grupeve të punës në nivel ekspertësh ku pala shqiptare kryesohej nga Zv/ministrja Nora Malaj, e cila sqaron për Ora News edhe mënyrën sesi do të funksionojë procesi I kontrollit të teksteve.

Malaj: Qeveria shqiptare mori rreth 336 tekste nga pala greke. Të njëjtën sasi i kemi çuar dhe ne palës greke, që do të thotë se të gjithë kurrikulën që ne realizojmë sot dhe tekstet që operohen sot në sistemin e arsimit, pala greke i ka në vlerësimin e saj.

Malaj tha se për herë të pare pas 10 vitesh që janë ngritur 2 komisionet kjo është hera e parë që arrihet një dakordësi për tekstet e punuara.

Malaj: Një vlerësim i tyre ishte jo vetëm që gjuha ishte shumë e pastër dhe shumë e kujdesshme e shkruar në tekste, por edhe me një profesionalizëm intelektual që tregon se neve me të vërtetë jemi tashmë jemi në fazën që mund të konkurrojmë me tekstet tona.

Në raportin e konkluzioneve veç të tjerash theksohet:

Të dy palët u dakordësuan se pala helene do të nisë konkluzionet e saj dhe propozimet bazuar në tekstet shqiptare të kurrikulave për gjeografinë dhe historinë jo më vonë se prilli i 2017 që të merren parasysh nga pala shqiptare para miratimit të teksteve për vitin e ri shkollor.

Takimi në nivel ekspertësh është mbajtur në datat 21 dhe 22 shkurt ndërsa është lënë afati që takimi i radhës pas kontrollit të testeve të mbahet në muajin maj. MAPO


Ju lutem a mundet dikush te ma sqaroj kete konkretisht, se nuk po e kuptoj per cfare behet fjale 1)-kontroll apo konkurim... 2)-pse vetem ne lenden e gjeografise dhe historise... 3)-dhe per cfare na ndihmon kjo dakordesi???
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest