ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Fri Sep 10, 2010 11:05 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 18 posts ]  Go to page Previous  1, 2
Author Message
 Post subject: Re: Stina e dimrit 2009-2010
Post Number:#16  PostPosted: Thu Jan 07, 2010 10:22 am 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 916
Location: Tirana
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Alarm dhe ne shume vende europiane, Nord-Europa ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme perseri deri ne 11 janar ( bllokim transporti dhe mbylljen e shkollave).


Quote:
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të borës shkaktojnë të vdekur dhe kaos në mbarë kontinentin



Më shumë se 100 vetë kanë vdekur si pasojë e të ftohtit që ka përfshirë Europën, ku temperaturat e acarta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar kaos nga Moska deri në Milano. Në Poloni, ku temperaturat kanë arritur deri -20 gradë celsius në disa rajone, policia ka bërë apel që njerëzit të njoftojnë për persona të shtrirë jashtë në të ftohtë. Të paktën 42 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë, vdiqën vetëm këtë fundjavë. Në Ukrainë, 27 vetë ngrinë për vdekje, pasi termometri shënoi një rënie drastike të temperaturave javën e kaluar. Autoritetet në Rumani deklaruan se 11 persona nuk i rezistuan të ftohtit, duke humbur jetën nga ngricat dhe në Republikën Çeke numri i viktimave ka arritur në 12. Në Gjermani, ku temperaturat kanë arritur deri në -33 gradë celsius në disa pjesë të vendit, të paktën 7 vetë kanë humbur jetën nga moti i acartë. Për miliona njerëz anembanë kontinentit, i ftohti ka sjellë çrregullimin e mjeteve të transportit, me anulime të fluturimeve dhe kaos në trafik, duke u prishur planet e Krishtlindjeve dhe të fundvitit. Rinisja e shërbimit të trenave “Eurostar” pas tri ditësh nga bllokim prej të ftohtit, solli një çlirim për pasagjerët që udhëtojnë mes Francës, Belgjikës dhe Anglisë, por shumë trena në mbarë Europën vazhdojnë të jenë të bllokuar. Aeroportet po përballen me pistat e ngrira, gjë që ka sjellë anulimin e qindra fluturimeve. Në Frankfurt, ku reshjet e borës shkaktuan vonesa dhe anulime, 3 mijë vetë u detyruan të kalojnë natën brenda terminaleve të aeroportit kryesor të qytetit. “Është një ditë totalisht kaotike, askush nuk e di se çfarë po ndodh, as ne dhe as stafi”, - tha një pasagjere që priste në radhë, cituar nga e përditshmja “Die Welt”. As rrugët nuk i kanë shpëtuar kaosit. Pas një fundjave që solli reshjet më të mëdha të borës në 100 vitet e fundit, rrugët e Moskës u bllokuan me vargje të gjata makinash që prisnin me orë të tëra në kryeqytetin rus. Në Itali, ku dimri zakonisht është i butë, autostradat në verilindje u mbyllën dhe Ministria e Mbrojtjes dërgoi helikopterë në Sicili për të shpërndarë ndihma mjekësore. Në Milano, qindra ushtarë punuan gjatë gjithë natës për të pastruar rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli.







Greqi, zona bregdetare dhe ishuj përmbyten nga deti
http://www.youtube.com/watch?v=PtLANyReRv0&feature=related
Athinë - Disa rajone bregdetare të Greqisë dhe disa ishuj janë përmbytur nga deti gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime dhe dëme të mëdha, por ekspertët garantojnë se bëhet fjalë për një fenomen kalimtar që nuk ka lidhje me ndryshimet klimatike.
Në fakt fenomeni nuk është pasojë e rritjes së temperaturave globale, pavarësisht se edhe ky është një rrezik i madh për Greqinë, por ekspertët e shpjegojnë si një zhvendosje të masave të mëdha të ujit nga Afrika për shkak të erërave të forta që vijnë nga jugu i planetit.

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga erëra të forta që kanë provokuar ndërprerje dhe vonesa në trafikun detar ndërmjet ishujve.

Përmbytjet aktuale nga deti, që do të studiohen nga një grup studiuesish të Universitetit të Athinës, kanë prekur disa zona bregdetare të Greqisë kontinentale.




Zvicër, tetë skiatorë të vrarë nga ortekët

Zyrih – Trupat e pajetë të tre skiatorëve të zhdukur ditën e dielë në alpet e Zvicrës janë gjetur sot nga ekipet e shpëtimit, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët këtë fundjavë.
Skiatorët që rezultonin të zhdukur, dy zviceran dhe një gjerman, u goditën nga dy ortekë të dielën ndërsa po praktikonin sportin e skive jashtë piste në lokalitetin Bernese Oberland, një rajon në perëndim të Zvicrës i frekuentuar nga turistë britanikë.

Gjithsej shtatë persona humbën jetën nga ai incident, përfshi një doktor i cili kishte shkuar për të dhënë ndihmën e parë.

Policia vendase nuk ishte menjëherë e disponueshme për të dhënë komente.

Në kantonin jugor të Valais, një zviceran që po vizitonte zonat malore mbeti gjithashtu i vrarë të dielën nga një tjetër ortek.





Kenia, mbi 34 të vdekur nga përmbytjet në vend


Najrobi – Përmbytjet që kanë përfshirë Kenian që prej 25 dhjetorit kanë shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 34 personave, nga 22 të vdekur që u publikuan dje.
Trupat e 12 viktimave të orëve të fundit janë rrëmbyer nga ujërat dhe janë gjetur në zonat veriore të vendit, kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare burime policore.

"Trupat e disa personave të tjerë janë gjetur të pajetë në zona të ndryshme të vendit pasi ishin rrëmbyer me furi nga ujërat e forta të përmbytjeve. Pjesa më e madhe e lumenjve kanë dalë nga shtrati i tyre", deklaruan këto burime.

Reshjet e dendura të shirave kanë dëmtuar shumë provinca të vendit që nga dita e Krishtlindjeve, duke shkatërruar banesa dhe të mbjella, ndërkohë që kanë mbetur të pastrehë mbi 20 mijë persona.

"Jemi përpjekur t'i ndihmojmë banorët të largohen nga zonat më të prekura, por është shumë e vështirë të arrish në këto zona. Pjesa më e madhe e urave lidhëse apo e rrugëve janë shkatërruar", ka deklaruar një zyrtar i policisë.




Lindja e Turqisë përfshihet nga moti i keq

Ankara – Pjesa lindore e Turqisë është përfshirë nga mot i keq, ku në disa vende temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë nën zero.
Rrugët kryesore që lidhin qytetin Van me rrethinat e tij janë të bllokuara për shkak të shtresave të mëdha të dëborës. Shumë fshatra kanë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjetin shpërndarës.

Ndërkohë, temperatura e ajrit në qytetin Erzurumit ka rënë deri në minus 18 gradë celsius. Nga vala e të ftohtit është përfshirë edhe Anatolia qendrore.





Britania 'pushtohet' nga bora, paralizohet transporti

Transporti është paralizuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të valës së madhe të borës që ka përfshirë këtë shtet.


Kjo është bora më e madhe që ka rënë dhe tempteraturat më të ulta të regjistruara në 30 vitet e fundit.


Pasi goditi Skocinë dhe Anglinë Veriore, dëbora ka arritur natën e së martës në jug dhe në kryeqytetin britanik, duke mbuluar tokën me 30 cm borë. Një pensionist ka vdekur pasi humbi kontrollin e automjetit të tij në një rrugë të akullt në Titchfield.


Këto kushte atmosferike kanë ndërprerë transportin, duke shkaktuar mbylljen e mijëra shkollave, si dhe anomali të punëtorëve që nuk shkojnë dot në vendet e tyre të punës.



Bora ka shkaktuar edhe vështirësi në shërbimin Eurostar që lidh Londrën me Brukselin dhe Parisin. Sot, 5% e udhëtimeve me tren janë anulluar dhe 1/3 e tyre kishin vonesa me oraret. Kompania e sigurimeve RSA ka vlerësuar se 690 million pounds është humbja e ekonomisë britanike për shkak të motit të keq.





_________________
degjo mendo lexo pastaj pergjigju

Image


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Stina e dimrit 2009-2010
Post Number:#17  PostPosted: Thu Jan 07, 2010 11:18 am 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 916
Location: Tirana
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Eshte per tu habitur fakti qe ne shume kanale tv te jshteme nuk flasin fare per gjendjen qe po kalon dhe Shqiperia, dhe po te vem re demet edhe pse nuk ka viktima situata ne Shqiperi eshte shume e rende, ndersa bota nuk i kushton fare vemendjen kesaj situate qe sa vjen dhe po shtohen demet.






_________________
degjo mendo lexo pastaj pergjigju

Image


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Stina e dimrit 2009-2010
Post Number:#18  PostPosted: Fri Jan 08, 2010 9:41 am 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 916
Location: Tirana
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Demet e ketij dimri po na vjedhin dhe pushimet verore, sa dite pezullim te kemi ne kete kohe aq dite do te na shtyhet shkolla gjat veres :oops:



_________________
degjo mendo lexo pastaj pergjigju

Image


Top
 Profile E-mail  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 18 posts ]  Go to page Previous  1, 2

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
Partners: Eklipsi, Shqiperia.Com, Mbreti i Tregut
Template made by DEVPPL