"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Stina e dimrit 09-10-11-12

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#16

Post by Adriana » Thu Jan 07, 2010 10:22 am

Alarm dhe ne shume vende europiane, Nord-Europa ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme perseri deri ne 11 janar ( bllokim transporti dhe mbylljen e shkollave).

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të borës shkaktojnë të vdekur dhe kaos në mbarë kontinentin



Më shumë se 100 vetë kanë vdekur si pasojë e të ftohtit që ka përfshirë Europën, ku temperaturat e acarta dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar kaos nga Moska deri në Milano. Në Poloni, ku temperaturat kanë arritur deri -20 gradë celsius në disa rajone, policia ka bërë apel që njerëzit të njoftojnë për persona të shtrirë jashtë në të ftohtë. Të paktën 42 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë, vdiqën vetëm këtë fundjavë. Në Ukrainë, 27 vetë ngrinë për vdekje, pasi termometri shënoi një rënie drastike të temperaturave javën e kaluar. Autoritetet në Rumani deklaruan se 11 persona nuk i rezistuan të ftohtit, duke humbur jetën nga ngricat dhe në Republikën Çeke numri i viktimave ka arritur në 12. Në Gjermani, ku temperaturat kanë arritur deri në -33 gradë celsius në disa pjesë të vendit, të paktën 7 vetë kanë humbur jetën nga moti i acartë. Për miliona njerëz anembanë kontinentit, i ftohti ka sjellë çrregullimin e mjeteve të transportit, me anulime të fluturimeve dhe kaos në trafik, duke u prishur planet e Krishtlindjeve dhe të fundvitit. Rinisja e shërbimit të trenave “Eurostar” pas tri ditësh nga bllokim prej të ftohtit, solli një çlirim për pasagjerët që udhëtojnë mes Francës, Belgjikës dhe Anglisë, por shumë trena në mbarë Europën vazhdojnë të jenë të bllokuar. Aeroportet po përballen me pistat e ngrira, gjë që ka sjellë anulimin e qindra fluturimeve. Në Frankfurt, ku reshjet e borës shkaktuan vonesa dhe anulime, 3 mijë vetë u detyruan të kalojnë natën brenda terminaleve të aeroportit kryesor të qytetit. “Është një ditë totalisht kaotike, askush nuk e di se çfarë po ndodh, as ne dhe as stafi”, - tha një pasagjere që priste në radhë, cituar nga e përditshmja “Die Welt”. As rrugët nuk i kanë shpëtuar kaosit. Pas një fundjave që solli reshjet më të mëdha të borës në 100 vitet e fundit, rrugët e Moskës u bllokuan me vargje të gjata makinash që prisnin me orë të tëra në kryeqytetin rus. Në Itali, ku dimri zakonisht është i butë, autostradat në verilindje u mbyllën dhe Ministria e Mbrojtjes dërgoi helikopterë në Sicili për të shpërndarë ndihma mjekësore. Në Milano, qindra ushtarë punuan gjatë gjithë natës për të pastruar rrugët e mbuluara nga bora dhe akulli.







Greqi, zona bregdetare dhe ishuj përmbyten nga deti
http://www.youtube.com/watch?v=PtLANyRe ... re=related
Athinë - Disa rajone bregdetare të Greqisë dhe disa ishuj janë përmbytur nga deti gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime dhe dëme të mëdha, por ekspertët garantojnë se bëhet fjalë për një fenomen kalimtar që nuk ka lidhje me ndryshimet klimatike.
Në fakt fenomeni nuk është pasojë e rritjes së temperaturave globale, pavarësisht se edhe ky është një rrezik i madh për Greqinë, por ekspertët e shpjegojnë si një zhvendosje të masave të mëdha të ujit nga Afrika për shkak të erërave të forta që vijnë nga jugu i planetit.

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga erëra të forta që kanë provokuar ndërprerje dhe vonesa në trafikun detar ndërmjet ishujve.

Përmbytjet aktuale nga deti, që do të studiohen nga një grup studiuesish të Universitetit të Athinës, kanë prekur disa zona bregdetare të Greqisë kontinentale.




Zvicër, tetë skiatorë të vrarë nga ortekët

Zyrih – Trupat e pajetë të tre skiatorëve të zhdukur ditën e dielë në alpet e Zvicrës janë gjetur sot nga ekipet e shpëtimit, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët këtë fundjavë.
Skiatorët që rezultonin të zhdukur, dy zviceran dhe një gjerman, u goditën nga dy ortekë të dielën ndërsa po praktikonin sportin e skive jashtë piste në lokalitetin Bernese Oberland, një rajon në perëndim të Zvicrës i frekuentuar nga turistë britanikë.

Gjithsej shtatë persona humbën jetën nga ai incident, përfshi një doktor i cili kishte shkuar për të dhënë ndihmën e parë.

Policia vendase nuk ishte menjëherë e disponueshme për të dhënë komente.

Në kantonin jugor të Valais, një zviceran që po vizitonte zonat malore mbeti gjithashtu i vrarë të dielën nga një tjetër ortek.





Kenia, mbi 34 të vdekur nga përmbytjet në vend


Najrobi – Përmbytjet që kanë përfshirë Kenian që prej 25 dhjetorit kanë shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 34 personave, nga 22 të vdekur që u publikuan dje.
Trupat e 12 viktimave të orëve të fundit janë rrëmbyer nga ujërat dhe janë gjetur në zonat veriore të vendit, kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare burime policore.

"Trupat e disa personave të tjerë janë gjetur të pajetë në zona të ndryshme të vendit pasi ishin rrëmbyer me furi nga ujërat e forta të përmbytjeve. Pjesa më e madhe e lumenjve kanë dalë nga shtrati i tyre", deklaruan këto burime.

Reshjet e dendura të shirave kanë dëmtuar shumë provinca të vendit që nga dita e Krishtlindjeve, duke shkatërruar banesa dhe të mbjella, ndërkohë që kanë mbetur të pastrehë mbi 20 mijë persona.

"Jemi përpjekur t'i ndihmojmë banorët të largohen nga zonat më të prekura, por është shumë e vështirë të arrish në këto zona. Pjesa më e madhe e urave lidhëse apo e rrugëve janë shkatërruar", ka deklaruar një zyrtar i policisë.




Lindja e Turqisë përfshihet nga moti i keq

Ankara – Pjesa lindore e Turqisë është përfshirë nga mot i keq, ku në disa vende temperaturat kanë arritur deri në 20 gradë nën zero.
Rrugët kryesore që lidhin qytetin Van me rrethinat e tij janë të bllokuara për shkak të shtresave të mëdha të dëborës. Shumë fshatra kanë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të defekteve në rrjetin shpërndarës.

Ndërkohë, temperatura e ajrit në qytetin Erzurumit ka rënë deri në minus 18 gradë celsius. Nga vala e të ftohtit është përfshirë edhe Anatolia qendrore.





Britania 'pushtohet' nga bora, paralizohet transporti

Transporti është paralizuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të valës së madhe të borës që ka përfshirë këtë shtet.


Kjo është bora më e madhe që ka rënë dhe tempteraturat më të ulta të regjistruara në 30 vitet e fundit.


Pasi goditi Skocinë dhe Anglinë Veriore, dëbora ka arritur natën e së martës në jug dhe në kryeqytetin britanik, duke mbuluar tokën me 30 cm borë. Një pensionist ka vdekur pasi humbi kontrollin e automjetit të tij në një rrugë të akullt në Titchfield.


Këto kushte atmosferike kanë ndërprerë transportin, duke shkaktuar mbylljen e mijëra shkollave, si dhe anomali të punëtorëve që nuk shkojnë dot në vendet e tyre të punës.



Bora ka shkaktuar edhe vështirësi në shërbimin Eurostar që lidh Londrën me Brukselin dhe Parisin. Sot, 5% e udhëtimeve me tren janë anulluar dhe 1/3 e tyre kishin vonesa me oraret. Kompania e sigurimeve RSA ka vlerësuar se 690 million pounds është humbja e ekonomisë britanike për shkak të motit të keq.




Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#17

Post by Adriana » Thu Jan 07, 2010 11:18 am

Eshte per tu habitur fakti qe ne shume kanale tv te jshteme nuk flasin fare per gjendjen qe po kalon dhe Shqiperia, dhe po te vem re demet edhe pse nuk ka viktima situata ne Shqiperi eshte shume e rende, ndersa bota nuk i kushton fare vemendjen kesaj situate qe sa vjen dhe po shtohen demet.





Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#18

Post by Adriana » Fri Jan 08, 2010 9:41 am

Demet e ketij dimri po na vjedhin dhe pushimet verore, sa dite pezullim te kemi ne kete kohe aq dite do te na shtyhet shkolla gjat veres :oops:


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#19

Post by Adriana » Wed Dec 01, 2010 8:36 am

1-12-2010




Gjatë paradites së sotme është zgjeruar siperfaqja e përmbytjes në rrethin e Shkodres, duke shkuar në më shumë se 5 mijë hektarë. Një pjesë e banorëve të zonave të përmbytura në periferi të qytetit dhe në Komunën e Dajçit po kërkojnë të evakuohen drejt zonave më të sigurta. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme edhe hidrocentrali i Vaut të Dejës ka rritur nivelin e shkarkimeve duke e quar në 1350 metër kub ujë në sekontë ç'ka ka rrezikuar më tej zonën fushore të Nënshkodrës.




Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 2009-2010-2011

#20

Post by Sally » Wed Dec 01, 2010 8:12 pm

'Fatkeqësi natyrore' në zonat e përmbytura

Autoritetet thonë se po punohet për riparimin e dëmeve nga moti i keq
Qeveria shqiptare shpalli sot situatën e fatkeqësisë natyrore në zonat e përmbytura në Shkodër nga reshjet e shumta që ende vazhdojnë.
Autoritetet parashikojnë një përshkallëzim të situatës dhe u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën.




Ushtria dhe policia janë prej orësh tashmë në zonën e përmbytur në Nën Shkodër dhe po përpiqen që të evakuojnë prej andej banorët dhe gjënë e gjallë për t'i shpëtuar prej rrezikut që prej reshjeve të shumta në vazhdim shtohet minutë pas minute.

Niveli i ujit ka shkuar gjysëm metri në rrugën nacionale ndërsa harta e tokave të përmybutura është mbi 8000 mijë ha dhe numri i shtëpive të rrethuara nga uji mbi 1000.

Shkarkimet nga portat e hidrocentraleve mbi Drin po rriten me qëllim ruajtjen e nivelit të ujit në kaskadë dhe prej tyre gjendja në Nën Shkodër është alarmante.

Lumi Buna nuk arrin të shkarkohet i tëri në det për shkak të prurjeve të jashtëzakonshme të Drinit dhe një pjesë e saj ka pushtuar lagjet periferike të Shkodrës.

Qeveria shqiptare thotë se situata është akoma më e rrezikshme se ajo e disa muajve më parë dhe i ka quajtur të tërbuara prurjet e lumenjve në veri të vendit.

Kryeministri Sali Berisha shpalli në zonat e përmbytura të Shkodrës situatën e fatkeqësisë natyrore dhe po u bën thirrje banorëve të zonave të përmbytura t'i lënë shtëpitë e tyre.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 2009-2010-2011

#21

Post by Sally » Sun Dec 05, 2010 8:23 am

Shqipëria ka kërkuar sot ndihmë logjistike nga jashtë. Presidenti Bamir Topi zhvilloi një telefonatë me homologun e tij turk Abdullah Gul, ndërsa nga ana e tij ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka patur kontakte me homologët e tij italianë, grekë dhe turq për të kërkuar ndihmë logjistike, kryesisht helikopterë për shpërndarjen e ndihmave. Përveç zonës së Shkodrës probleme serioze po shfaqen edhe në zona të tjera të vendit. Hollësitë i sjell korrespondenti Armand Mero:



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 2009-2010-2011

#22

Post by Sally » Sun Dec 05, 2010 8:33 am

Del nga shtrati lumi Osum në Berat, duke u kthyer në një kërcënim të hapur për të gjithë qytetin. Përmbyten disa shtëpi, niveli i ujit në qytet, arrin në 40 cm.



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010-2011

#23

Post by Adriana » Wed Dec 08, 2010 5:09 pm

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010-2011

#24

Post by Adriana » Mon Jan 09, 2012 1:19 pm

Ne kete teme jan shenuar te gjitha problemet e stines se dimrit qe nga viti 2009-2010-2011, pra stina e dimrit ketu na la ketu na gjeti!
Sot jemi 9-JANAR-2012 dhe problemet vazhdojne perseri!


Komuna Ana e Malit, rreziku i permbytjeve




Në Shqipëri, reshjet e diteve te fundit dhe fryrja e lumejve kane rikthyer friken e rrezikut te permbytjeve ne zonen fushore te Nenshkodres, sidomos ne komunen e Anes se Malit, e cilesuar nga ekspertet si zona me e rrezikuar ne rast permbytjeje.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 09-10-11-12

#25

Post by Sally » Thu Oct 18, 2012 12:14 pm

Ja ku jemi perseri, rikthehemi ne temen e shirave :(

Shirat, kthehen përmbytjet në qytetin e Shkodrës

Të jetosh nën ujë për shkodranët tashmë është refren i çdo vjeshte, që vazhdon deri në verë.

Dy ditët e fundit me reshje, kanë mjaftuar që lagjet e Shkodrës të përmbyten. Banorët e lagjeve “Draçin”, “Tepe”, dhe hyrjes së qytetit kanë përjetuar sërish ankthin dhe frikën e vërshimit të ujit. Natën e së dielës, situata është bërë edhe më problematike, pas stuhisë së fortë që përfshiu zonën. Ndërkohë, nuk ka një numër të saktë të shtëpive të përmbytura, por ajo që shihet me sy të lirë dhe nga dëshmitë e banorëve, janë shtëpi të tëra që ‘notojnë’ në ujë. E si gjithmonë gishti tregues për fajin, shkon drejt Bashkisë, e cila sipas banorëve nuk ka punuar si duhet, madje ata thonë se punimet që po kryen po bëhen shkak për përmbytjet. Nga ana tjetër burime nga Bashkia e Shkodrës, shprehen se, situata nuk është problematike.

BANORËT

Banorë të shtëpive të përmbytura, akuzojnë Bashkinë e Shkodrës se investimet që po kryen për rehabilitimin e këtyre zonave, nuk janë menduar mirë. Madje sipas tyre, këto punime janë larg përfundimit, megjithëse vjeshta ka trokitur dhe si pasojë në vend që të zgjidhin problemin, janë kthyer në shkaktare të përmbytjeve. Qytetarë të zonës pranë ‘Xhamisë së Plumbit’, shprehin habi për mungesën e kanalizimeve në këtë rrugë. “E gjithë rruga nuk ka kanalizime të ujërave të bardha. Kjo është arsyeja që të gjitha ujërat vijnë dhe mblidhen tek zona e Xhamisë. Që kur nisi ky investim ne kemi këmbëngulur që të bëheshin kanalizimet. Askush nuk na dëgjoi, si rezultat vijnë përmbytjet”, – shprehet Kujtimi, një nga banorët e zonës. Për zonën e “Tepes” dhe të “Draçinit”, sërish është një investim i Bashkisë që sipas banorëve ka shkaktuar këtë situatë. “Ne jemi të përmbytur për shkak të punimeve që po bëhen në Unazën lindore të qytetit. Rruga e re që po ndërtohet është në nivel më të lartë se rruga ekzistuese dhe oborret e shtëpive. Për pasojë, të gjitha ujërat që vijnë nga kodra e Tepes përfundojnë në shtëpitë tona”, tregon Shuaipi, banor i lagjes “Draçin”.

BASHKIA

Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës sqaron se investimet për të mënjanuar përmbytjet, janë të studiuara sipas projekteve të bëra nga specialistë të fushave. Për sa u përket përmbytjeve të ditëve të fundit, Bashkia thotë se situata nuk është problematike. Ndërkohë që kjo Bashki ka qenë një nga njësitë vendore më të dëmtuara gjatë përmbytjeve të kaluara. Për shkak të prezencës shumë të madhe të ujit në lagjet hyrëse të qytetit të Shkodrës, vitin e kaluar u evakuuan rreth 2500 banorë. Numri i shtëpive të rrethuara nga uji ishte 2750, ndërsa numri i shtëpive të përmbytura, 1800.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”