"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Stina e dimrit 09-10-11-12

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Stina e dimrit 09-10-11-12

#1

Post by Adriana » Thu Dec 17, 2009 12:01 pm

Kishin kaluar disa dite qe temperaturat kishin kaluar ne - (minus ), dhe lumenjte po krijonin ngrirjen ku do pergatitesh maratona me ski qe bejm cdo vit, por sot ne mengjes Hollanda u zgjua e mbuluar me debore mbi 7 centimetra, dhe na duhet te presim sa te pastrojn shtresen e debores qe ke zen siperfaqen e akullit, eshte sporti me popullor qe behet ne Holland pa dallim moshe, sot jemi ne -9 grade dhe nga e premtja temperatura do kaloj -15 grade!




Last edited by Adriana on Mon Dec 21, 2009 12:41 pm, edited 2 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#2

Post by Adriana » Thu Dec 17, 2009 12:03 pm

Kjo gjendje nuk eshte vetem ne Holland po ne shume shtette te tjera te europes!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#3

Post by Adriana » Thu Dec 17, 2009 2:52 pm

hahahahahaha
makina e fundosur, po shoferi shpeton pa dem
-hahaha- -hahaha-

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#4

Post by Adriana » Thu Dec 17, 2009 4:08 pm

Gjendja po kalon ne nje situat serioze tani nuk duhet te qeshim dhe ti gezohemi debores,Ne keto momente ne shume vende ka arritur 27-30 centimetra debora, dhe mbas ores 19:00 deri nga ore 23:00 pritet nje renje bore ku mund te sjelle me shume deme, u lajmeruan ne lajme qe mbyllen shume shkolla dhe shume nderrmarrje, gjithashtu dhe transporti eshte bere nje problem i madh, ka krijuar nje trafik rreth 500klm te gjat.



Ne te gjithe europen ka probleme me trafikun, Gjermani/Holland po merren masat per ndihmen e automjeteve ( sidomos kamjonat e transporteve) qe kan ngelur te pezulluar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#5

Post by Adriana » Sat Dec 19, 2009 11:20 am

Dita e sotme shënon temperaturat më të ulëta


Tiranë - Dita e sotme do të shënojë temperaturat më të ulëta të kësaj jave, bën të ditur Instituti Meteoalb.
Sinoptikanët bëjnë të ditur se duke filluar nga sot mund të themi se jemi futur plotësisht në stinën e dimrit. Pavarësisht uljes së temperaturave në tre javët e fundit, dita e sotme do të jetë edhe më e ftohta.

Edhe java e ardhshme parashikohet të përcillet me temperatura më të ulëta se ditët që kemi lënë pas, pavarësisht se do të jetë më e kthjellët. Zonat malore do të dominohen nga dëbora, ndërsa ato të ulëta do të kenë vranësira dhe shira të dobët. Sinoptikanët parashikojnë që mesdita e sotme të sjellë reshje dëbore deri afër zonave të ulëta.



Kukësi dhe Hasi pa energji elektrike, shkak ngricat

Kukës – I gjithë qyteti i Kukësit dhe zonat përreth si dhe Hasi kanë mbetur pa energji elektrike.
Duke filluar nga ora 14:30 e në vijim qyteti dhe zonat përreth janë zhytur në errësiërë. Shkak janë bërë ngricat e shumta që shkaktuar dëmtimin e linjave të transmetimit të energjisë, kryesisht tensionin e lartë.

Defekti është shkaktuar në linjën e nënstacionit në afërsi të Kalimashit. Po punohet për riparimin e defektit, por ende nuk dihet se kur do të kthehet energjia.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#6

Post by Adriana » Mon Dec 21, 2009 12:25 pm

Shpallet gjendje ALARMI ne Holland (knmi njofton: http://www.knmi.nl/), njoftohemi qe mos te levizim po nuk paten gjera te rendesishme per te kryer, pezullohen per dy jave shume nderrmarrje dhe levizje transoportesh deri me 4-janar.
-dance- Do kalojm nje fund viti te shoqeruar me bardhesin e bores -itsok-

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit

#7

Post by Adriana » Mon Dec 21, 2009 12:39 pm

Dimri shenon kulmin dhe ""pushton"" te gjithe Shqiperine.
E Hene, 21 Dhjetor 2009


Veriu i vendit dhe Lindja jane te pushtuara pothuajse teresisht nga debora qe ne disa fshatra ka shkuar ne trashesine 1 meter. Rruge te bllokuara kombetare dhe rurale, komuna ne veshtiresi qarkullimi dhe shpesh energjie elektrike. Por dy ditet e fundit nuk i ka shpetuar kushteve te keqija atmosferike as Jugu i vendit. Shira te rrembyeshem ne Gramsh kane bllokuar Uren e Banjes, ndersa kane shkaktuar rreshqitje te dherave dhe rrezikim te banesave ne Holtas te ketij rrethi. Rreshqitje dherash ne Ballsh, Permet dhe Kelcyre, probleme ne qarkullimin e mjeteve ne aksin kombetar. Drino ka permbytur dhjetera hektare, kurse Gjanica ka dale nga shtrati duke "shetitur" neper qytetin e Fierit.

Fier

Lumi Gjanice eshte bere shkak per te dyten here brenda muajit per situaten dramatike ne tregun e qytetit dhe banesat prane shtratit te lumit. Si pasoje tregu industrial i qytetit eshte permbytur ne nje siperfaqe te madhe, duke bllokuar jo vetem punen, por demtuar dhe mallin e tregtareve. Shirat e rene pa nderprerje gjate nates kane shkaktuar daljen e lumit nga shtrati dhe permbytur disa banesa prane shtratit te lumit. Banoret jane evakuuar deri ne stabilizim te gjendjes, ndersa ka pasur edhe dalje te ujerave te zeza ne siperfaqe, duke shkaktuar nje situate teper dramatike. Mesohet gjithashtu se nje mjet i rende trajner eshte permbysur ne autostraden Lushnje-Fier per shkak te ujit qe ka mbuluar rrugen pas permbytjeve. Per fat te mire demet kane qene vetem materiale.

Gjirokaster

Reshjet e shumta te shiut ne qytetin e Gjirokastres kane shkaktuar permbytjen e nenstacionit elektrik, duke shkaktuar nderprerjen e energjise elektrike qe prej mesnates. Ujerat e lumit Drino, kane permbytur gjithe pjesen e poshtme te qytetit te gurte, pjese ne te cilen ndodhet dhe nenstacioni elektrik. Per riparimin e demit do te nderhyhet ne momentin qe do te ulet niveli i ujerave. Nderkaq nje pjese e lumit Drino pasi dale nga shtrati dhe ka permbytur rrugen per ne Lunxheri. Po keshtu e permbytur rezulton dhe rruga Permet-Carshove dhe ajo qe lidh qytetin e Permetit me Tre Urat, pasi kane rreshqitur sasi te medha dherash, ne zonen e quajtur "Rrethi i Bablonjes". Deri me tani, fadromat nuk kane mundur te hyjne ne kete zone, nderkohe qe rreshqitjet kane vazhduar.

Shkoder

Ne Qarkun e Shkodres situata paraqitet normale dhe te gjitha akset rrugore jane te kalueshme. Ne Puke, akset rrugore jane te kalueshme, por ne disa segmente si Qafe Mali -Qafe Shllak, automjetet duhet te levizin me zinxhire. Ne Puke, situata me e renduar paraqitet ne komunen e Iballes, ku trashesia e debores ka arritur deri ne 58 centimetra.

Ne Kukes rruget jane te kalueshme. "Ne disa segmente makinat duhet te levizin me zinxhire", njoftoi Ministria e Brendshme dje. Mesohet se nje ortek ka bllokuar Qafen e Malit. Edhe ne komunat Fierze e Blerim mungon energjia elektrike prej 48 oresh, ndersa debora ka arritur trashesine 50 centimetra, kurse borepastrueset gjenden ne rruge.

Diber

Ne qarkun e Dibres reshjet e debores nuk kane njohur nderprerje dhe disa prej komunave kane vazhduar te jene te izoluara. Probleme jane shkaktuar ne komunat Lure, Kala e Dodes, qe rezultojne prej disa ditesh te bllokuara. Ne Bulqize komunat e thella malore Ostreni, Selishta, Zercani, Trebishti dhe Krasta raportohen te bllokuara nga bora.

Elbasan

Qarku i Elbasanit ka regjistruar probleme vetem ne zonat e Gramshit dhe te Librazhdit. Mesohet se komuna Kukur prej disa ditesh rezulton e bllokuar ne rrethin e Gramshit per shkak te reshjeve te debores dhe ka mungese energjie elektrike pas demtimit te shtyllave. Reshjet e shirave kane shtuar prurjet ne lumin Devoll, duke shkaktuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve ne aksin Elbasan-Gramsh. Shefi i emergjencave civile ne prefekturen e Elbasanit, Mustafa Arapi, tha dje se rruga eshte mbuluar nga uji dhe zhavori. Mesohet se ne vendin e ngjarjes ndodhen punetore te mirembajtjes se rrugeve, te cilet po punojne per pastrimin e rruges. Problem ne qarkullimin e mjeteve ka ne Qafe-Kerrabe. Ne komunen Porocan te Gramshit, ne fshatin Holtas, ka ndodhur nje rreshqitje dheu, duke rrezikuar disa banesa, eshte bere evakuimi i banoreve.

Kukes

Edhe rrethi i Kukesit eshte perfshire nga moti i keq me temperatura te uleta. Ne kete rreth komunat Zapodi e Arreni qendrojne te bllokuara nga bora. Po keshtu dhe disa fshatra te Hasit kane pesuar te njejtin fat. Situata e renduar paraqitet dhe ne akset Kukes-Peshkopi. Kukes-Shishtavec e Bushtrice ku eshte njoftuar per veshtiresi qarkullimi te automjeteve.

Korce

Probleme nga bora jane shkaktuar dhe ne Qafe-Thane dhe aksin Librazhd-Pogradec, ku autoritetet vendore kane lajmeruar gjithe drejtuesit e mjeteve te vendosin zinxhiret per qarkullimin ne kete aks, pasi debora dhe akulli e kane bere te rrezikshem levizjen e mjeteve. Ne zonat malore te Korces raportohet renie e vazhdueshme e reshjeve te debores, ndersa probleme qarkullimi ka dhe ne aksin Korce-Erseke.



Harta e zonave te bllokuara:

Qarku Shkoder

Aksi rrugor Qafe-Mali-Qafe Shllak, e kalueshme me zinxhire

Trajlerat nuk lejohen se paraqesin veshtiresi dhe mundesi rreshqitje

Qafe-Mali-Fierze, deri ne fshatin Dardhe e kalueshme me zinxhire

Dardhe-Porave, me gjatesi 30 km, e bllokuar

Akset e tjera rrugore jane te kalueshme

Puke-Iballe, e bllokuar, trashesia e bores 70 cm

Qarku Kukes

Qafe-Mali-Qafe-Shllak-Kukes-Morine, e kalueshme me zinxhire

Fierze-B. Curri-Morine, e kalueshme me zinxhire

Krume-Qafe-Prush, e kalueshme me zinxhire

Krume-Kukes, e kalueshme

Komuna te bllokuara, Arren, Zapod, Gryk Caj, Kalis, Lekbibaj dhe Valbone

Qarku Diber

Bulqize-Peshkopi, e kalueshme pa zinxhire

Peshkopi-Tirane, e kalueshme pa zinxhire

Bulqize-Kraste-Ostren-Trebisht-Klenje-Martanesh-Selishte, te kalueshme me zinxhire Xiber-Macukull, te kalueshme me zinxhire

Lure-Rreshen-Kala e Dodes, e kalueshme me zinxhire

Lure-Peshkopi, e bllokuar

Ura e Lufit, qe lidh komunat Lis, Rukaj, Derjan dhe Macukull, kalohet me veshtiresi, me nje kalim

Qarku Korce

Te gjitha akset rrugore jane te kalueshme

Qarku Gjirokaster

Eshte permbytur nenstacioni vjeter elektrik, per pasoje gjysma e qytetit Gjirokaster nuk ka drita

Gjirokaster-Lunxheri, e bllokuar ne vendin e quajtur Ura e Anxhakut

Probleme ne Novosele te Vlores, Ura e Mifolit

Qarku Elbasan

Ura e Banjes, e bllokuar nga prurjet e lumit Devoll

Kalimi mjeteve dhe udhetareve behet nga krahu tjeter i Gramsh-Elbasan

Ne komunen Porocan te Gramshit, ne fshatin Holtas, ka ndodhur nje rreshqitje dheu

Qarku Fier

Ka dalje nga shtrati te lumit Gjanice dhe per pasoje prezence uji tek Tregu Industrial
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#8

Post by Adriana » Tue Dec 22, 2009 8:41 am

Gjendja ne Shqiperi
E Marte, 22 Dhjetor 2009


Drino dhe ura e Lufit rrezikojne kater jete njerezish



Tre persona rrezikuan jeten nga mbytja prej prurjeve te befasishme te lumit Drino qe doli nga shtrati pergjate aksin Gjirokaster-Lunxheri, ndersa policia dhe zjarrfikesit nderhyne menjehere duke i shpetuar ne harkun e nje ore. Ne Mat, Ura e Lufit eshte shembur per shkak te ujerave te rrembyeshme, duke shkaktuar nje te plagosur dhe izolimin e nje pjese te zones. Ministria e Brendshme ka nisur punen per te riparuar demet ne kete ure, nderkohe qe shume prej makinave te tonazhit te rende qe udhetonin pa zinxhire ne aksin Kukes-Tirane kane bllokuar rrugen duke shkaktuar nje kilometer radhe.


Permbytja Gjirokaster


Rreth ores 11:00 te dites se djeshme nje telefonate ne sallen operative ka vene ne levizje policine e Gjirokastres, pasi 3 persona kane rrezikuar jeten nga prurjet e lumit Drino. Ngjarja ka ndodhur ne aksin Gjirokaster-Lunxheri, ne vendin e quajtur Ura e Aznakut, kur dy automjete ishin bllokuar nga uji dhe kerkonin ndihme. Operacioni i shpetimit eshte drejtuar nga zevendesdrejtori i policise, ndersa moren pjese edhe forcat e repartit zjarrfikes dhe prefektja e Gjirokastres qe shkoi ne vendngjarje. Zedhenesi i policise, Gentian Mullai, njoftoi se dy autovetura tip "Benz 240", qe po udhetonin nga Gjirokastra per ne komunen Lunxheri njeri pas tjetrit, si pasoje e ardhjes se menjehershme e lumit Drino, nuk mund te vazhdonin me tej levizjen, pasi uji arriti ne nje meter lartesi dhe automjetet u mbushen me uje. "Ne automjetin e pare udhetonte drejtuesi i automjetit se bashku me ne pasagjer, ndersa ne automjetin e dyte ishte vetem drejtuesi i automjetit, te cilet dolen mbi kabine", tha Mullai. Efektivet e zjarrfikeses, duke terhequr mjetet me kavo metalike i kane nxjerre nga rreziku, se bashku me tre personat.


Shembet ura e Lufit


Shembet Ura e Lufit ne Mat, nje person plagoset, ndersa 20 mije banore mbeten te izoluar, per shkak se nuk ka rruge tjeter per t'u lidhur me qytetin. Shkak jane bere prurjet nga shirat dhe reshjet e debores. Autoritetet vendore deklaruan se nga reshjet e shumta eshte shembur ura e Lufit, duke izoluar 20 mije banore te qytetit. Si pasoje e shembjes se ures nje person eshte plagosur dhe eshte derguar ne spitalin rajonal, ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ai ka qene duke kaluar mbi ure ne momentin qe ajo eshte shembur, po per fat te mire ka shpetuar pa rene nga lartesia dhe njekohesisht materialeve inerte.


Qarkullimi ne Kukes


Bllokimi nga debora i aksit rrugor Shen Meri-Qafe-Shllak ne Kukes ka shkaktuar diten e djeshme nje radhe mjetesh prej nje kilometer ne rrugen kombetare Tirane-Kukes. Mes mjeteve te bllokuara kane qene dhe 5 autobuse me kosovar te ardhur nga Kosova, mjete te vogla, ne te cilen ndodhen femije dhe gra, si dhe mjete te tonazhit te rende.

Informohet se bllokimi ka ndodhur ne oren 12:00. Drejtoria e Policise Kukes ka derguar nje grup policesh ne kete aks. Burime policore thane se kushtet atmosferike kane qene te keqija dhe nderhyrja teper e veshtire per shkak te debores se dendur. Mesohet se shkak eshte bere qarkullimi pa zinxhire i disa mjeteve te tonazhit te rende, qe kane bllokuar perfundimisht edhe rrugen.



Fieri si Venecia, Vjosa permbyt banesa e toka


Edhe Venecia do ta kishte zili pamjen e qytetit myzeqar te Fierit gjate dites se djeshme. Ujerat e lumit Vjose dhe Gjanice vershuan pas prurjeve te shumta qe i nxoren nga shtrati, duke permbytur qindra hektare toke dhe dhjetera shtepi ne qytet. Nen uje ndodhen dhe shume banesa prane shtratit te lumit, ndersa banoret kane gjetur strehe te perkohshme ne tarracat e shtepive, deri ne renien e nivelit te ujit. Probleme mesohet se ka pasur edhe ne aksin rrugor Vlore-Selenice, pasi vershimi i Vjoses ka bllokuar rrugen kryesore. Sipas prefektit te Fierit, Bujar Hasaj, niveli i ujit arriti ne 7.5 metra, nga 5.5 m qe eshte pika kritike. Sipas shifrave qe disponon Shtabi i Emergjencave i ngritur me kete rast ne prefekture, jane permbytur rreth 510 ha toke bujqesore dhe rreth 30 shtepi te fshatit Ferras. Mesohet se me te demtuar nga permbytjet kane dale banoret e fshatrave Ferras, Pishporo e Cerven. "Efektivet e policise u shperndane ne grupe ne terren per evakuimin e familjeve me te rrezikuara", u shpreh Hasaj. Sipas tij, krahas grupeve te emergjences ne terren jane dhe grupet e verifikimit te demit, me qellim perpilimin e dokumentacionit te nevojshem, per vleresimin dhe demshperblimin e te demtuarve.

Por diten e djeshme nje pjese e banoreve e kaluan kohen mbi tarraca duke shpresuar qe niveli i ujit te mos rritej. Emergjente ka qene gjendja per nje vajze te semure mes banoreve, derisa i ka ardhur ndihma e shpejte. Ndersa shume prej banoreve jane detyruar qe te braktisnin shtepite per shkak te vershimit te ujerave edhe ne qytet.

Ujerat e lumit Vjose kane permbytur edhe rrugen kombetare ne aksin Selenice-Vlore me gjatesi 1 km, ndersa jane demtuar rreth 200 hektare toke ne kete zone deri ne afersi te Selenices. Kryetari i bashkise se Selenices, Ilia Seferi, beri te ditur se gjendja ka qene e rende dhe qarkullimi u bllokua. Demtime ka pesuar edhe stacioni i pompave te ujit te pijshem





Devolli ben "kurban" 2 mije gjela deti




Gramsh- Moti i keq ben "kurban" edhe 2 mije gjela deti, qe u mbyten nga prurjet e shumta te lumit Devoll ne aksin Cerrik-Gramsh, ndersa transportoheshin me nje kamion ne drejtim te Elbasanit. Nje tjeter mjet i rende u bllokua po ne kete segment afer Banjes, pasi dalja nga shtrati shkaktoi rritjen e nivelit te ujit dhe permbytjen e mjetit me dru zjarri dhe te siperfaqeve te tera me toke. Per fat te mire nuk ka pasur te lenduar, por vetem dem ekonomik, ndersa policia dhe zjarrfikesit nxoren nga rreziku dy shoferet. Nje grup veterineresh te Drejtorise se Bujqesise dhe Ushqimit ne Elbasan, udhetuan drejt Gramshit per te kryer groposjen e 2 mije gjelave te mbytur, per te mos rrezikuar ndonje epidemi te mundshme pas ngordhjes se tyre. Demi ekonomik shkon ne rreth 8 milione leke, pa llogaritur demtimin e kamioneve nga rrembimi prej ujerave te lumit Devoll.

Burime te policise vendore, thane se dy mjetet e renda udhetonin ne te njejtin aks dhe ne te njejten ore ne drejtim te Elbasanit pasditen e djeshme. Pikerisht ne keto momente Devolli ka dale nga shtrati dhe rrjedha e lumit i ka marre me vete per disa metra. Shoferet te kercenuar nga mbytja, njoftuan policine vendore qe mberriti ne vendngjarje dhe u dha ndihmen e pare. Aksi Cerrik-Gramsh vazhdon te jete i permbytur qe prej dites se diel, si pasoje e daljes nga shtrati te lumit Devoll nga reshjet e dendura. Me i demtuar ka qene segmenti prane Banjes, ku eshte permbytur dhe ura e rruges kryesore e mbushur me gure dhe zhavorr, duke bere qe drejtuesit te perdorin rrugen e vjeter. Aktualisht rreth 5 kilometra te ketij aksi vazhdojne te mbeten nen uje, nderkohe qe permbytjet kane perfshire dhjetera hektare siperfaqe tokash. Kurse ne fshatin Holtas ka pasur rreshqitje te dherave dhe rrezikim te disa banesave. Banoret jane evakuuar deri ne nje faze te re te nderhyrjes nga autoritetet vendore. Probleme te bllokimit te rrugeve nga bora dhe rreshqitje dherash ka pasur edhe ne komunen e Kukrit ne Gramsh, por pa demtime ne njerez.



Pushon debora ne Veri, rruge dhe komuna te bllokuara


Ndryshe nga zona Jugore e vendit, ne Veri situata diten e djeshme ka qene me e qete pasi reshjet e debores kane pushuar. Por ne qarqet e Kukesit dhe Dibres, disa prej komunave dhe rrugeve kane vazhduar te jene te bllokuara. Probleme ka pasur edhe ne zonen e Pukes, kryesisht ne Iballe, ku intensiteti i debores ka qene me i madh. Komunat Arren dhe Zapod ne Kukes, jane ende te bllokuara si shkak i trashesise se bores mbi 50 cm, kurse rruget kane qene te kalueshme vetem me zinxhire ne akset Qafe Mali-Qafe Shllak-Kukes-Morine. E njejta situate edhe ne Fierze-B.Curri-Morine, Krume-Qafe Prush dhe Krume-Kukes, te cilat jane te kalueshme vetem me zinxhire. Ne rrethin e Tropojes jane te bllokuara komuna Lekbibaj dhe pjeserisht rruga B. Curri-Valbone, ndersa ka probleme me nderprerjet e energjise ne Has dhe Shishtavec, si shkak i rendimit te telave nga debora.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#9

Post by Adriana » Tue Dec 22, 2009 9:00 am

Gjendja ne Evrope

E Marte 22 Dhjetor 2009
[/color]

Ne shume shtete te evropes eshte krijuar nje problem me transportin e udhetareve jo vetem brenda per brenda vendit por gjithashtu dhe transoprtet jashte vendit, cdo gje eshte bllokur ( ose ngadalesuar ), linja e autostradave e hekurudhave si dhe linjat e ajrore!





Ndersa moti i ftohte regjistron 27 të vdekur në Ukrainë

Të paktën 27 persona kanë ndërruar jetë këto ditët e fundit në Ukrainë si pasojë e motit të ftohtë.
Këtë shifër alarmante e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke thekuar se numri më i madh i viktimave është shënuar në rajonet e Donetskut. E gjithë Ukraina është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës që kanë shkaktuar trazira në trafikun ajror dhe rrugor.

Moti i keq ka shkaktuar bllokime të trafikut, në mënyrë të veçantë në rrugët në pjesën lindore të vendit dhe ulje të temperaturave deri në - 15 gradë Celsius.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#10

Post by Adriana » Sun Jan 03, 2010 11:14 am

Berisha shpall gjendjen e jashtëzakonshme



Kryeministri Berisha shpall gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

Në pjesën veriore të Shqipërisë, ka pasur përmbytje të shumta, që rrezikojnë sigurinë e popullatës civile. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkoi sot në zonat e prekura, ku njoftoi se qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Që sot në zonat e përmbytura janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.







Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#11

Post by Adriana » Sun Jan 03, 2010 12:03 pm

Hapen digat, përmbyten fshatrat e ultësirës së Shkodrës



E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës. Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë çuar mandej në hapjen e portave të hidrocentraleve. Ndërkohë, raportohet edhe për një baticë deti në Shëngjin.
Përmbytjet
Rreth 35 ha tokë bujqësore në zonën e Nënshkodrës është nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe hapjes së portave shkarkuese të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Fshatra të komunave Ana e Malit, Berdicë, Dajç, Velipojë etj., janë më të prekurit, pasi toka bujqësore është mbuluar nga uji. Fryrja e lumenjve Drin e Bunë dhe hapja e tunelit të shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ose ajo që njihet me emrin porta e Zadejës ka sjellë situatë emergjence në zonën e Nënshkodrës. Gjatë natës së të hënës dhe dje gjatë gjithë ditës, Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturë dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli kanë qenë të pranishëm në zonën e Nënshkodrës, ku kanë monitoruar situatën dhe marrë masat e nevojshme në rast se përmbytjet do përfshinin dhe banesat. Gjatë paradites së të hënës ato kanë inspektuar të gjitha zonat që konsiderohen si pika të rrezikshme dhe janë takuar me banorët që kan shprehur kërkesat e tyre lidhur me sigurinë nga mos përmbytjet.
Banorët
Banorët e fshatit Mushan në komunën e Dajçit, i kanë kërkuar autoriteteve një fadrome në fshatit të tyre, për të ndërhyrë në rast nevoje, pasi argjinatura e lumit Buna ka probleme amortizimi. "Kjo argjinaturë është ndërtuar më 1964 dhe ka pasur rikonstruksione të pjesshme. Më 2004 e pranverë 2005 kemi pasur shumë përmbytje", thonë ata. Sipas banorëve të zonës së Nënshkodrës, ata lajmërohen kur hapen portat, por sugjerojnë që shkarkimet e ujit të bëhen pjesë-pjesë e jo të gjitha njëherësh. Dëmet në këto zona ishin shumë të mëdha. Aktualisht, porta e shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës është e mbyllur dhe mëgjithatë nën zonat e banuara në brigjet e lumit Drin janë të shumta banesat e përmbytura bashkë me disa qindra hektarë tokë të futur nën ujë.


Lezhë, deti u hyn në shtëpi banorëve


Problematike për sa i përket përmbytjeve mbetet edhe zona e Lezhës, ku ditët e fundit qindra shtëpi e mijëra hektarë janë nën ujë. Mësojmë se hapja e portave të hidrocentralit të Ulzës dhe të Shkopetit ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit, por nuk ka qenë ky shkaktari i përmbytjeve. Sipas banorëve uji që ka vërshuar në banesat dhe tokat e tyre ka qenë ujë me kripë, pra ujë deti. Sipas emergjencave civile, përmbytjet në zonën e Lezhës kanë ardhur si pasojë e baticës së detit, mbrëmjen e së dielës. Uji që ka vërshuar në tokat e mbjella i ka shkatërruar totalisht ato, pasi aktualisht ka rreth një metër ujë mbi tokë në gjithë këtë ultësirë. Nëpër banesa disa pajisje janë prishur, ndërkohë që sipas fshatarëve mjaft problem janë edhe bagëtitë që kanë mbetur pa ushqim, pasi janë kalbur grazhdet që ata kishin grumbulluar për to. Ndërkohë prurjet e shumta të ujërave kanë dëmtuar shtyllat elektrike, të cilat furnizonin me energji hidrovorin, që është jashtë funksionit, duke bërë më problematike situatën në zonën e plazhit të Tales. Zyra e Shtypit pranë Kryeministrit Berisha deklaron se situata është emergjente dhe thotë se janë marrë këto masa:
Reagon Kryeministria
"Reshjet e mëdha të ditëve të fundit kanë sjellë rritje shumë të madhe dhe të shpejtë të nivelit të ujit në digat e kaskadës së Drinit, por edhe të Matit. Kështu, dje gjatë ditës, prurjet më kaskadën e Drinit po shkojnë në rreth 4 mijë metër kub në sekondë. Vau i Dejës dhe Koman po shkojnë drejt niveleve maksimale. Kjo situatë ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurisë në Koman, Vaun e Dejës, por edhe në Ulzë", thuhet në njoftim. Duke vijuar se "Kryeministri Berisha po ndjek vazhdimisht situatën, si me Ministrinë e linjës, ashtu edhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka përmbytje. Kryeministri ka urdhëruar Ministrin e Brendshëm që të dërgojë drejt zonave të rrezikuara emergjencën civile, si dhe Ministrin e Mbrojtjes për dërgimin në këto zona të reparteve të Xhenjos. Kryeministri ka kërkuar hartimin e planeve për evakuimin e banorëve në rast nevoje. Situata është nën vëzhgim të pandërprerë dhe në kontroll të plotë".


Ministria e Mbrojtjes:
“Ushtria në gatishmëri”


Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar kalimin e ushtrisë në gatishmëri, ndërkohë që për shkak të tejmbushjes nga ujërat dhe rrezikun e shpërthimit të kaskadave mbi lumin Drin, Ministria e Ekonomisë ka urdhëruar dje hapjen e portave të shkarkimit në hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit. Po për shkak të prurjeve ujore janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke, si dhe disa akse rrugore (autostrada Kukës-Tiranë dhe Qafë-Shllak - Kukës), janë bllokuar përkohësisht nga shkarjet masive.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#12

Post by Adriana » Mon Jan 04, 2010 12:43 pm

Nis evakuimi nga zonat e përmbytura



Prej disa ditësh shtëpi dhe sipërfaqe të tëra toke në zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës janë të përmbytura nga batica detare në Lezhë dhe shkarkimet masive nga hidrocentralet mbi lumin Drin, në Shkodër.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në ato zona, duke dërguar atje forcat e ushtrisë dhe policisë ndërsa thonë se kanë marrë të gjitha masat që situata të jetë nën kontroll. Ata kanë nisur evakuimin e banorëve për të mos patur humbje në jetë njerëzish, por banorët ngurojnë të lënë shtëpitë e tyre vetëm.

Shqetësimi në terren

Një banor i fshatit Obot i tha se gjendja ishte e rëndë. "Niveli i ujit ka shkuar në mbi 60 cm, na është mbytur gjithçka në katin e parë të banesës. Nëse niveli i ujit do të rritet prapë, ne do të kemi më shumë dëmtime, përfshirë edhe kafshët."


"Dëmet janë shumë të mëdha, por kryesore është të shpëtohen banorët", i tha BBC-së një fshatar nga Oboti.

Masat për kapërcimin e gjendjes

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha foli për masat që janë marrë në zonat e prekura. ”Ushtria dhe policia kanë vënë të gjitha mjetet në dispozicion për evakuimin e banorëve ndërsa unë u bëj thirrje atyre që të fillojnë evakuimin sa situata është akoma në një gjendje të kontrollueshme”, tha zorti Basha.

Autoritetet u premtojnë banorëve se do t’u paguajnë të gjitha dëmet nga përmbytjet, ndërsa thonë se do do t’i largojnë me forcë që andej nëse nuk i përgjigjen thirrjes për evakuim.

Ndërkaq drejtuesit e Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër thonë se tashmë janë përcaktuar fshatrat më të rrezikuara nga përmbytjet, ku janë dërguar edhe mjetet e forcat e ushtrisë.

Komandanti i Batalionit të Vaut të Dejës, nënkolonel Ali Mali ka bërë të ditur se forcat e ushtrisë po marrin pjesë jo vetëm në evakuimin e banorëve të rrezikuar, por edhe në përforcimin e argjinaturave. Ai tha se forcat po ndihmojnë në Derragjat dhe në Dajç.

"Forcat tona mbeten në dispozicion përsa kohë që do të ketë nevojë për t'iu përgjigjur kërkesës së kryetarit të komunës për të evakuuar popullsinë", tha Komandanti i Batalionit të Vaut të Dejës, nënkolonel Ali Mali.

Banorët e zonave të përmbytura ngurojnë të evakuohen, duke iu trembur plaçkitjeve të pasurisë. Megjithatë gjatë natës, duke u gdhirë e hënë, 130 persona nga fshati Bahçallëk dhe 55 familje nga fshati Dajç u evakuuan dhe u strehuan në një ish-repart ushtarak pranë Shkodrës.

Reagimi i opozitës

Deputetë të opozitës shkuan në zonat e përmbytura dhe thanë se ushtria dhe policia po ndihmon maksimalisht popullatën civile, por bënë përgjegjëse qeverinë për shkarkimet, sipas tyre, të pakontrolluara nga hidrocentralet.

Namik Dokle, deputet i PS-së, tha se shkarkimet masive të ujit nga hidrocentralet ka qënë një punë e pamenduar mirë. ”Qeveria duhet të kishte marrë masa që të mos bënte shkarkime të tilla që shkaktojnë përmbytje të këtyre përmasave. Nuk mund t’i hapë portat dëshira e kujdo qoftë, ministër apo kryeministër, por eksperti i fushës”, tha Dokle.

Ekspertët e meteorologjisë parashikojnë mot me rreshje edhe në dhjetëditorin në vazhdim, ndërsa ekspertë të hidroteknikës thonë se prej kësaj shkarkimet nga hidrocentralet do të vazhdojnë të jenë masive për t’i ruajur vetë hidrocentralet nga përmbytjet


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#13

Post by Adriana » Mon Jan 04, 2010 12:46 pm

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë të jenë të angazhuara në përballimin e gjendjes së emergjencës në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, e cila u shpall pas përmbytjeve të shkaktuara nga prurjet e mëdha të reshjeve të shiut dhe nga baticat detare.
Zyra e Shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes bën të ditur se, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kanë ndjekur nga afër situatën duke vendosur në dispozicion të Shtabit të Emergjencave në Shkodër të gjithë personelin dhe mjetet e nevojshme.

Aktualisht në zonat e përmbytura janë të angazhuara në terren 96 forca dhe 40 mjete, nga të cilat 13 makina vetëshkarkuese për ndërtim argjinaturash të dëmtuara, 4 fadroma, 6 motobarka, 2 eskavatorë, një rimorkiator, katër mjete transporti për evakuimin e banorëve, autobot karburanti, etj.

Gjatë ditës së diel, Forcat e Armatosura kanë ndërtuar një argjinaturë 70 metër të gjatë dhe një metër të lartë në vijën e fshatrave Baragjat, Rrushkull dhe Belaj, në mënyrë që këto fshatra të mbrohen nga përmbytjet.

Në gatishmëri për mbështetje të menjëhershme janë vendosur 146 forca dhe 138 mjete të tjera, të cilët shërbejnë kryesisht për evakuimin e banorëve me mjete dhe motobarka si dhe për transportimin e mallrave. Gjithashtu është vënë në gatishmëri edhe Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës për pritjen dhe sistemimin e 416 banorëve, në rast nevoje.

Aktualisht forcat ushtarake ndodhen në gjendje gatishmërie në Komunën Dajç për evakuim të banorëve. Forcat ushtarake vijojnë të jenë në gatishmëri për t’u përdorur sipas nevojave dhe kërkesave të Shtabit të Emergjencës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#14

Post by Sally » Wed Jan 06, 2010 10:13 am

Shkodër, Presidenti Topi dhe deputetët e PS në zonat e përmbytura



Presidenti Topi është duke udhëtuar drejt zonave të përmbytura ne veri te vendit. Ai do ndalet fillimisht në Lezhë dhe me pas do te shkoje ne fshatin Dajç te Shkodres. Po keshtu edhe deputetet e PS-se kane shkuar sot ne Shkoder per tu njohur nga afer me situaten e krijuar pas permbytjeve. Vullnetare te kesaj partie jane angazhuar ne ndihme te banoreve qe pritet te evakuohen nga banesat e tyre.



Megjithë ngurrimin e banorëve, në zonën më të prekur nga përmbytjet, në Dajç të Shkodrës ka nisur evakuimi.


Për këtë kanë ndërhyrë forcat e ushtrisë, të cilat sot në mbrëmje kanë larguar nga banesat 71 familje të fshatit Dajç dhe 20 familje të fshatit Mushan në qarkun e Shkodrës.


Ne mesdite, kryeministri Sali Berisha nga fshati i përmbytur, Dajç i Shkodrës deklaroi se situata është shumë kritike dhe ndodhemi ne buze te nje katastrofe natyrore.


"Duhet bërë urgjent evakuimi i banoreve te ketyre fshatrave", tha ai, duke shtuar se "katastrofat natyrore kane gjunjezuar shtete me te fuqishem se ne".


"Realisht jemi në buzë të një katastrofe dhe kur themi katastrofë, them katastrofë e vërtetë. Rreziku i përmbytjeve është shumë tragjik. Përmbytjet kanë gjunjëzuar jo një herë por në mënyrë të përsëritur fuqitë më të mëdha të globit, të cilat kanë potenciale motorike e të gjithanshme mijëra herë më të mëdha se ne. Kjo është e vërteta"- tha Berisha në fjalën e tij.


Më tej ai ka kujtuar se detyra dhe apeli është që me urgjencë të fillojmë evakuimin për të shpëtuar e për të mos pasur nën kërcënim asnjë jetë njerëzore.


"Është totalisht e papranueshme të barazosh rrezikun tënd me rrezikun e foshnjës apo të fëmijës tënd. Në qoftë se ti je një herë i kërcënuar si i rritur, e kam fjalën për kryefamiljarin, çfarëdo që të bësh ti, foshnja dhe fëmija yt është 10 herë i kërcënuar, në momentin e një përmbytjeje të madhe. Ndaj duhet të fillojmë në mënyrë të organizuar evakuimin me shpejtësi nga zona të fëmijëve, të grave, të të moshuarve, të sëmurëve. Unë i këshilloj të gjithë, edhe kryefamiljarët, por mund të ketë raste që edhe mund të rrinë, duke siguruar ndërlidhjen, mjetet, furnizimin"- tha ai.





Sot, si pasojë e reshjeve është rritur niveli i shkarkimeve në hidrocentrale. Prefekti i Shkodrës tha se "1300 metër/kub ujë në sek po shkarkohet në tre HEC e Shkodrës; Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës".



Për pasojë është shtuar sasia e ujit në sipërfaqet e tokave në fshatrat e përmbytur të komunës Dajç dhe në fshatin Obot, të komunës Ana e Malit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Stina e dimrit 2009-2010

#15

Post by Sally » Wed Jan 06, 2010 10:51 am

Kjo situat ka kohe qe vazhdon ne shtetin tone, duke mos permendur dhe zonat e ulta qe gjithashtu ka pasur permbytje te tilla, po ne zonen e veriut sa vjen dhe po shtohen problemet, edhe pse mund ti quajm deme natyrore nuk duhet te rrime duar kryq dhe duke pare tragjedit qe ben natyra.
Qeveria jone duhet te marri sa me shume masa per kete problem dhe jo vetem vizita nga politikanet tane, se popullin nuk e ka marr malli te shikoj politikanet tane se i kemi nate e dite ne tv, por duan nje ndihme dhe nje ndihme te vertet jo pretime boshe.

Ketu po hedh disa video nga kjo tragjedi e permbytjeve 2009-2010.




Janar 2009


Mars 2009





Qershor 2009


Tetor 2009



9 nentor 2009



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”