"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Hapi rrugë budallait"

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

"Hapi rrugë budallait"

#1

Post by Arta » Mon Jun 07, 2010 7:44 pm

Alqi Kendasi

Çdo popull ka historine e tij,kulturen ,zakonet ,kontributet ne historine e shoqerise njerezore.
Natyrshem ,edhe populli yne nuk bën perjashtim. Ne kemi se me çfar te krenohemi .Ne kemi se çfar t’i shtojme tërësisë së histories , kultures,thesarit europian. Eshtë kjo ,një arsye më shumë, në ambicjet tona për të hyrë në familjen europjane. Mjafon të rendisim disa shëmbuj për t’u bërë edhe më argumentues.

Historia ,e kaluara ,nuk njeh raste që vënde apo popuj të tjerë të jenë bërë pre e lakmive dhe urrejtjes etnike ,fetare,dëshirës për ekspansion nga populli ynë.Pra e thënë thjeshtë ,nga vëndi ynë nuk ka parë kush keq,nuk ka nisur apo nuk është iniciuar asnjë luftë apo pushtim teritoresh apo popujsh.
Dhe kjo nuk është pak.Ne s’kemi pasur arsye t’u kërkojmë falje popujve dhe vëndeve të tjerë për dëme apo trajtime anti njerëzore.

Vetëm kontributi ynë për mbrojtjen e çifutëve gjatë luftës së dytë botrore,meriton dhe ka merituar mirënjohjen e botës së civilizuar ,kur s’duhet harruar se kombe e shtete si Gjermania,Italia ,Japonia janë borxhlinj historikë ndaj shoqërisë njerëzore për atë që u kanë shkaktuar çifutëve. Një perlë, në kontributin moral të popullit tone, mbetet tolerance fetare e pashëmbullt në llojin e vet. Ka shekuj, që ajo shoqëron historinë dhe edukimin shpirtëror të shqiptarëve. Një tolerancë e tillë është një kontribut madhor në historinë shpirtrore të Europës.

Mund të vijojmë më tej me sfera të tjera të botës shpirtrore ,materjale,administrimit politik të shoqërisë e të vëndeve të tjera .
Sidoqoftë ,veçanrisht në këtë situatë e periudhë të zhvillimit të shoqërisë moderne demokratike,ne kemi edhe elementë jo të paktë zhvillimorë, që janë të çuditshëm ,për të mos thënë, fare të pa kuptueshme dhe të pa pranueshëm për botën e civilizuar ,për Europën ku dëshirojmë të hyjmë.

Jo pa qëllim ,solla si shëmbuj disa kombe ,shtete,të cilët kanë ditur të reflektojnë dhe sot janë modele të bashkpunimit dhe respektit me kombet e tjera. Ata ditën të nxjerrin përgjegjësitë, të ndryshojnë gjithshka të së djeshmes së tyre të errët. Mbi të gjitha ,këta popuj pasi vunë përpara përgjegjësisë shkaktarët e tragjedive ,udhëheqësit e tyre të çmëndur dhe idjotë që i shtynë në ato situata, i mbyllën atyre rrugën atyre njëherë e përgjithmonë.Dhe sot këto kombe ,janë ato që ne shohim me zili.

Po tek ne?

Eshtë fatkeqësi e përsëritur historike ,që nga koha e mbretit Zog e deri ne ditët tona ,dje me Enverin dhe sot me F.Nanon dhe me S.Berishën,që nuk kemi nxjerë mësime për katraurat që na kanë sjellë drejtuesit ,udhëheqësit tanë .
Dhe ne i kemi harruar shpejt bëmat e tyre . I kemi ricikluar ata në krye të vëndit pa nxjerrë asnjëherë mësime apo më keq i kemi pranuar, sipas thënies më shumë se idjote :”Hapi rrugën budallait”.
Dhe ne i kemi hapur rrugën budallait, në shumë periudha të historisë sonë moderne .Rrezultati,jemi këta që jemi sot dhe kështu si jemi sot.

Nuk gjëndet në asnjë fjalor të botës së qytetruar thënia jonë autentike dhe e çuditshme “Hapi rrugë budallait” .Bota e qytetruar ,budallain ose e meshiron ose po të bëhet i dëmshëm ,e çon aty ku trajtohen budallenjtë .Kur ka bërë ndryshe edhe ajo e ka pësuar. Veçse nuk e njeh dhe as e ka në fjalor “Hapi rrugë budallait”. Për aqë kohë sa ne do t’i lëmë rrugën të hapur budallenjve që na qeverisin ,për aq kohë do vijojmë të pranojmë se :”Çdo popull,meriton qeverine që ka”.



Lexoeni dicka mund te mesoni te gjithe!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: "Hapi rrugë budallait"

#2

Post by Arta » Tue Jun 08, 2010 4:08 pm

Ujku ujk ngelet nga zakoni e pra kurre mos i besoni.

[Per kryeministrin nga Absurdi-Stani]

Ju betua e sterbetua ujku dhise
Jam bere i urte dele e perendise
Nuk do te hame me si nje lugat
Por te skuqur e te servir ne pjate
Kam para lavdi e jam ne pushtet
I plotefuqishem drejtoj si nje mbret
Zoteroj pyje fusha toka e kroje
Me ruajne nga mbrapa nje dyzine me roje
Nuk quhem me sinonim i egersise
Prandaj me dhane kuroren e butesise
Por dhia e shkrete serish i besoi
Ne kthetrat e ujkut perseri perfundoi
Por ju o njerez kurre mos i besoni
Se ujku ujk ngelet nga zakoni
Te mos genjeheni bga fjalet qe ai flet
Gjithmone me dredhi ecen ai ne jete


Kjo eshte per te gjithe ata qe jane 'Color Blind'!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”