Page 1 of 1

Danjel Vushaj - Nder i Komunitetit Shqipetar

Posted: Thu Jul 08, 2010 8:11 pm
by Arta


Danjeli humbi jeten me 4 Korrik ne nje aksident automobilistik duke shkuar te takonte familjen! Ky i ri 21 vjecar me nje te ardhme te ndritur le pas familjen dhe te fejuaren e tij! Tu prefte shpirti ne paqe vellau yne, e Zoti ta befte kenge e valle atje ku je, ashtu si edhe ti u mundove ti sillje popullit tend ne mergim! :(

Ëngjujt që fluturuan

O shpirtra ëngjujsh që fluturuat
e dini se jeni në parajsë
se nënë e motër i helmuat
dhe duan që ti merrni mbas

Ne ç'yll qëndron shpirti juaj
se nënë e motër lart shikojnë
se kurrë për to s'jeni të huaj
ndaj dhe me yjet bisedojnë

Dërgoni një mesazh nga lart
që zemër e sterrë të ndriçoj
në shpirtin e tyre të bërë natë
që për vëlla e bir më mos të lotojnë

Tezja L.E.J

Kete vjershe tezja ma dedikoi mua dhe mamit ne humbjen e vellait tim qe ishte afersisht ne moshen e ketij djalit! Une ja dedikoj ketij shpirti te ri qe u nda nga komuniteti yne!

Image

Re: Danjel Vushaj - Nder i Komunitetit Shqipetar

Posted: Thu Jul 08, 2010 10:47 pm
by qiellikaltër
Ngjarje e hidhur! Nga videoja duket sikur Danieli e ka jetuar jeten me vrull e me deshire e shume kujtime te bukura i ka lene pas familjareve.

Re: Danjel Vushaj - Nder i Komunitetit Shqipetar

Posted: Fri Sep 10, 2010 3:35 pm
by Prespar
shum keq ....xhuna te rint kur na shkojn

na beri ajo vidio te qajm