Page 1 of 1
STOP DHUNES TE FEMIJET
Posted: Thu May 26, 2011 10:28 am
by Adriana
STOP DHUNES TE FEMIJET
Nese mendoni qe disa femije kane nevoje per ndihmen tone...atehere bashkohuni dhe ju me kete nisem.
Re: STOP DHUNES TE FEMIJET
Posted: Thu Jun 09, 2011 6:16 pm
by Adriana
Politikat dhe programet lidhur me dhunën kundër fëmijëve
Megjithëse ekzistojnë disa struktura dhe politika sektoriale, në Shqipëri nuk ekziston ende një politikë tërësore e harmonizuar ndërsektoriale, e pajisur me legjislacion të kompletuar, me mekanizma strukturorë, me burime financiare dhe njerëzore të mjaftueshme, që ka mundësinë e monitorimit dhe të përmirësimit të situatës së dhunës kundër fëmijëve.
Hartimi i politikave dhe programeve ekzistuese që adresojnë dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri në nivelet më të larta vendimmarrëse institucionale është bërë pa u konsultuar direkt me fëmijët. Ndërkohë, prirja për të përfshirë fëmijët në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve në organizatat jofitimprurëse po zë vazhdimisht e më shumë hapësirë.
Aktualisht në Shqipëri mungojnë mekanizmat e monitorimit të politikave dhe programeve ekzistuese (shtetërore apo private, organizatave jofitimprurëse) lidhur me dhunën kundër fëmijëve.
Nga:
www.psikologjia.com/pdf/Dhuna_ndaj_femijeve_ne_Shqiperi.
Re: STOP DHUNES TE FEMIJET
Posted: Thu Jun 09, 2011 6:21 pm
by Adriana
Në fushën institucionale rekomandohet
-të ngrihet në nivel qendror një strukturë e veçantë qeveritare (së bashku me strukturat në
nivel lokal) që të merret para së gjithash me trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve;
- të ngrihet një strukturë e veçantë parlamentare që të merret veçanërisht me dhunën ndaj
fëmijëve;
- të ngrihet një sistem që do të merrej me ankesat e fëmijëve që vuajnë episode dhune në
arsim dhe në institucione të kujdesit social;
- të ngrihet një sistem për regjistrimin e të gjitha rasteve që përfshijnë dhunën në institucione
dhe për raportimin periodik në organizma eprore me rëndësi;
- të ngrihen agjenci të veçanta publike për raportimin e detyrueshëm dhe vullnetar të rasteve
që përfshijnë dhunën ndaj fëmijëve;
- të ngrihen njësi këshillimore dhe rehabilitimi që merren me rastet urgjente ku ka dhunë
ndaj fëmijëve;
- të ngrihen qendra rehabilitimi afatgjata për fëmijët viktima të dhunës ose fëmijët dëshmitarë
të dhunës;
- të rishihen lëndët shkollore me qëllim që të pakësohet stresi te mësuesët dhe nxënësit dhe
të merren masa për trajnim lidhur me manaxhuesit e stresit.
- të shtrihet shërbimi psikologjik në të gjitha institucionet e edukimit dhe të përkujdesjes
shoqërore duke e mbështetur atë në të dhënave të besueshme.