"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

21-12-2012 fundi botes?!

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

21-12-2012 fundi botes?!

#1

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 6:06 pm

Po ti si e mendon eklipsin e 21-12-2012 ne oren 11:11





Last edited by Sally on Sat Aug 29, 2009 2:15 pm, edited 3 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#2

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 6:18 pm











Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#3

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 6:23 pm



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#4

Post by Sally » Fri Aug 28, 2009 6:29 pm

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

arvaniti.korca
Member
Member
Posts: 17
Joined: Wed Sep 23, 2009 7:13 pm
Gender: Male

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#5

Post by arvaniti.korca » Wed Dec 09, 2009 9:24 am

Personalisht skam frike nga katara e Montezumes, ose nga breshka e Darwinit ne Galapagos as edhe ne se to tundi koken kau por me teper nga soj i breshkes "greek turtle" edhe vemi perposh.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#6

Post by Sally » Wed Jan 06, 2010 11:52 am

21 dhjetor 2012, a do të jetë fundi i botës?



Apolinario Chile Pixtun është i lodhur nga bombardimi me pyetje të furishme në lidhje me kalendarin e Majave, që sipas shumëkujt do të "përfundojë" në 21 dhjetor të vitit 2012. Në fund të fundit, ai nuk është fundi i botës. Apo është? Absoultisht jo, këmbëngul plaku i mençur indian me prejardhje nga Majat. "Unë u ktheva nga Anglia vitin që kaloi, dhe po ju them që ma kanë sjellë në majë të hundës me gjithë këto lloj historirash", thotë ai. Për të, gjërat vetëm mund të përkeqësohen.

Fundi i botës?

Muajin tjetër, filmi i Hollyëood "2012" do të nisë të shfaqet në kinematë në Amerikë dhe Europë, dhe ai do të jetë i mbushur me tërmete, reshje meteorësh dhe një tsunam, i cili merr përpara një aeroplanmbajtëse të madhe amerikane dhe e përplas atë mu në ... Shtëpinë e Bardhë. Në Universitetin Cornell, Ann Martin, e cila është menaxhere e faqes së internetit "Jeni kuriozë? Pyesni një astronom", thotë se njerëzit janë shumë të frikësuar. "Eshtë gjë shumë e keqe që ne na mbërrijnë emaile nga nxënës të klasës së katërt që thonë se janë shumë të vegjël për të vdekur", thotë Martin. "Patëm madje një mesazh nga një nënë me dy fëmijë të vegjël, e cila kishte frikë se nuk do të jetë aty për ti parë, duke u rritur", shton ajo.
Chile Pixtun, që është nga Guatemala, thotë se teoritë për ditën e fundit të botës burojnë nga Perëndimi, dhe nuk janë aspak ide të Majave. Një periudhë kohe shumë e rëndësishme për Majat përfundon vërtetë në atë datë, dhe entuziastët kanë gjetur një seri renditjesh astronomike që koincidojnë pikërisht në vitin 2012, duke përfshirë një lloj renditje yjore, e cila ndodh një herë në çdo 25 mijë e tetëqind vite. Por shumica e arkeologëve, astronomëve dhe pasardhësve të Majave thonë, se e vetmja gjë që me shumë gjasa do të godasë Tokën do të jetë një shi meteorësh nga filozofia e Epokës së Re, astronomia popullore, thashethemesh interneti për fundin e botës dhe dokumentarësh televizivë si ai i History Channel-it, i cili përzien "parashikimet" e Nostradamusit dhe majave dhe në fund ngre pyetjen: "A është viti 2012 koha kur ora kozmike shkon drejt zeros, drejt shpresës zero?".

Baza arkeologjike

E gjithë kjo mund të tingëllojë pak a shumë si gjithë ata skenarë të ditës së fundit të botës, që kemi dëguar gjatë dekadave të fundit - Konvergjenca Harmonike e vitit 1987, Efekti Jupiter apo "Planeti X". Por këtë herë kjo teori ka disa copëza bazash arkeologjike. Një prej tyre është Monumenti Gjashtë. I gjetur në një rrënojë të padukshme në jug të Meksikos gjatë ndërtimit të një autostrade në vitet gjashtëdhjetë, pllaka e gurtë pothuajse nuk arriti të mbijetojë; vendi ku ajo ndodhej u shtrua përsipër dhe një pjesë e saj u grabit. Ajo që e bën unike është se pjesët e mbetura përmbajnë ekuivalentin e datës 2012. Shkrimi mbi gur përrshkruan diçka që supozohet se do të ndodhë në vitin 2012 e që ka të bëjë me Bolon Yokte, një perëndi misterioze e majave që është e lidhur si me luftën, ashtu edhe me krijimin. Megjithatë - hijet e Indiana Jones - erozioni dhe të çarat e gurit e bëjnë pasazhin pothuajse të palexueshëm. Arkeologu Guillermo Bernal i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës i interpreton hieroglifet e fundit si: "Ai do të zbresë nga qielli". Ndoshta është drithëruese, por Bernal thotë se, ka mbishkrime të tjerë në vendet ku dikur kanë jetuar Majat për data që shkojnë shumë përtej 2012-ës, duke përfshirë një e cila përkthehet si 4772. Dhe sido që të jetë puna, Majat në gadishullin Jukatan ku ka pllakosur thatësira kanë telashe shumë më të madha se sa viti 2012. "Nëse unë do të shkoja në ndonjë komunitet që flet gjuhën maja dhe do të pyesja njerëzit se çfarë do të ndodhë në vitin 2012, ata as që do të kishin idenë", thotë Jose Huchim, një arkeolog i Majave në Jukatan. "Që bota do të marrë fund? Ata nuk do të më besonin po tua thosha. Ne kemi shqetësime realë këto kohë, si për shembull mungesa e shiut".

Horoskopi Maja

Qytetërimi i Majave, i cili e arriti kulmin e vet që nga viti 300 pas Krishtit deri në vitin 900 pas Krishtit, kishte një talent të spikatur për astronominë. Kalendari i tyre i Numërimit të Gjatë nis në vitin 3114 para Krishtit, duke e shenjuar kohën në periudha 394-vjeçare të njohura si Baktuns. Për majat, trembëdhjeta ishte një numër i rëndësishëm e i shenjtë, dhe baktuni i 13 përfundon në 21 dhjetor 2012. "Eshtë një përvjetor i veçantë i krijimit", thotë David Stuart, një specialist i epigrafisë së Majave në Universitetin e Teksasit në Austin. "Majat nuk kanë thënë asnjëherë se bota do të marrë fund, ata nuk kanë thënë asnjëherë se do të ndodhë domosdoshmërisht diçka e keqe, ata thjeshtë kanë rregjistruar këtë përvjetor të ardhshëm në Monumentin Gjashtë". Bernal thotë se, apokalipsi është një koncept "shumë perëndimor, kristian" i projektuar në kulturën e Majave, ndoshta për arsye se, legjendat dhe mitet perëndimore janë harxhuar. Dhe nëse është e gjitha mitologji, ndoshta është koha të hidhet poshtë. Por disa thonë se, majat dinin edhe një tjetër sekret: boshti i Tokës pëson lëkundje, duke e ndryshuar pakëz renditjen e yjeve për çdo vit. Një herë në çdo 25800 vite, dielli vendoset në qendër të Galaksisë sonë Rruga e Qumështit gjatë solsticit të dimrit, që është pozicioni më i ulët i diellit në horizont. Kjo do të ndodhë në 21 dhjetor 2012, atëherë kur dielli do të jetë në të njëjtën qoshe me qendrën e shndritshme të galaksisë.
Një tjetër koincidencë e frikshme… "Pyetja që unë dua tu bëj këtyre njerëzve është, e çfarë pastaj?", thotë Phil Plait, një astronom që ka hapur edhe një blog, "Bad Astronomy". Ai thotë se, reshtimi nuk ndodh saktësisht në 2012, dhe yjet e largët nuk ushtrojnë asnjë lloj force që do të mund të dëmtonte Tokën. "Të gjithë janë vënë në lëvizje të gjejnë gjithfarësoj ngjarjesh astronomike që tia përshtasin profecisë për 2012-ën", thotë Plait. Por autori John Major Jenkins thotë se, studimi i tij dy dekadësh mbi rrënojat e Majave tregon që këta ishin shumë të vetëdijshëm për reshtimin dhe i vinin atij një rëndësi shumë të madhe. "Nëse duam të respektojmë mënyrën se si Majat mendojnë për këtë gjë, atëherë duhet të themi se, Majat e shihnin vitin 2012, si fund të të gjithë cikleve, si një kohë transformimesh dhe ripërtëritjesh", thotë Jenkins. Teksa Interneti fitoi shumë popullaritet në vitet nëntëdhjetë si një përcjellës i përsosur i informacionit, e njëjta gjë ndodhi edhe me "datën e qametit".

Teori që të çojnë drejt FUNDIT!

Shkrimtari Laërence Joseph thotë se një kulm shpërthimesh diellore në sipërfaqen e diellit do të shkaktonte një dëmtim për vite të tërë të rrjetit të energjisë elektrike në Amerikën e Veriut, duke shkaktuar mangësi në ushqime, mangësi në furnizimin me ujë - praktikisht një kolaps të qytetërimit. Kulmet diellorë ndodhin një herë në njëmbëdhjetë vite, por Joseph thotë se ka prova që kulmi i vitit 2012 të jetë një "lul e vërtetë". Ndërkohë që u bën thirrje qeverive që të instalojnë mjete mbrojtëse për rrjetet e energjisë elektrike, Jozef këshillon lexuesit që të mos e përdorin "2012-ën si një justifikim për të mos jetuar në një mënyrë të shëndetshme dhe të përgjegjshme. Dua të them, mos lejoni që të shkojnë në maksimum vlerat e kartave të kreditit". Një tjetër program i transmetuar tek The History Channel: "Dekodimi i të Kaluarës: 2012 fundi i Botës", thotë se një reshtim galaktik ose trazirat magnetike mund të shkaktojnë një "zhvendosje të poleve". "E gjithë mbështjellja e Tokës do të zhvendosej brenda vetëm disa ditëve, ndoshta orëve, duke ndryshuar kështu pozicionin e poleve të veriut dhe të jugut, duke shaktuar kështu një fatkeqësi natyrore mbarëbotërore me përmasa të paprecedenta", thotë narratori i dokumentarit. "Tërmetet do të shkundnin çdo kontinent, cunamë masivë do të përmbytnin të gjithë qytetet bregdetarë. Do të ishte katastrofa e fundme planetare", shton ai. Ideja buron nga një francez i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg, një prift që më vonë u bë arkeolog, dhe i cili e hodhi këtë ide, pasi lexoi tekstet e Majave dhe Aztekëve. Shkencëtarët thonë se, më e shumta që mund të ndodhë është që polet të ndryshojnë vendndodhjen me një gradë në disa miliona vite, dhe nuk ka asnjë shenjë që një gjë e tillë do të nisë në vitin 2012. Ndërkohë, që idetë e tij janë hedhur poshtë prej kohësh, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg vërteton një gjë: Perëndimorët janë përpjekur për më shumë se një shekull që tua ngjeshin Majave skenarët e ditës së fundit të botës. Dhe ndërkohë, që janë të magjepsur prej dijeve të të lashtëve, mbrojtësit e këtyre ideve apokaliptike rrallë herë i hedhin sytë që të ekzaminojnë përvojat e kohëve të fundit me parashikime për fundin e botës. "Askush nga ata që shkruajnë kësi gjërash tani nuk e kujton se herën e fundit që ne menduam se bota do të merrte fund, kjo gjë nuk ndodhi", thotë Martin, menaxheri i faqes së internetit mbi astronominë. "Duket se shumëkush nuk e kujton që gjërat shkonin shumë mirë herën e fundit që menduam se erdhi fundi".



Ne baz te kalendarit te Majve i cili eshte shum i sakt me at te sotin, qe vonon vetem ne disa ndryshime shum te vogla apokalipsa duhet te ndodhe ne date 21, dhjetor te vitit 2012.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#7

Post by Sally » Sat Dec 10, 2011 6:23 pm

Nje dokumentar i shkurter qe trajton ceshtjen e fundit te botes, inicuar nga filmi i perfolur "2012". Kush jane fiset "Maya" dhe c'parasheh kalendari i tyre? A eshte 21 dhjetori i vitit 2012 dita e permbytjeve dhe e fundit te botes? C'thone religjionet monoteiste per fundin e botes? Shikoni dokumentarin ne kuader te emisionit "Cosmo" ne Kohavision.



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: 21-12-2012 fundi botes?!

#8

Post by erix77 » Sat Dec 10, 2011 7:00 pm

Kalendari Maya nuk parashikon asnje lloj fundi bote por thjesht fundin e nje periudhe kalendarike dhe fillimin e nje tjeter periudhe,njesoj si kalendari yne mbaron ne 31 dhjetor dhe rifillon ne 1 janar.Mayat kishin disa lloje kalendaresh dhe ky i 2012 eshte kalendari i gjate i Mayave,natyrisht qe per ta kjo date mbart nje simbolike te vecante pak a shume si viti yne 2000.
Eshte e vertete se Mayat ishin teper te sakte ne matjen e kalendareve por kjo nuk do te thote qe mund te parashikonin te ardhmen por thjesht qe njihnin mire matematiken dhe astrologjine.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”