"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#1

Post by rrëqebull » Fri May 30, 2014 11:35 am

Image



Ky është një skandal që po zgjat prej kohësh dhe askush nuk ka ndërmarrë një fushatë të fuqishme ndërgjegjësuese për të hequr nga qarkullimi këtë përçudnim tejet fyes!

Ka pas edhe raste të bujshme kur njerëz me emër dhe me detyra të rëndësishme, ose sportistë të njohur, janë shfaqur me shëmtirën që as për së largëti nuk ka lidhje me Flamurin Kombëtar!

Nëse mbani versionin e përçudnuar, mos ngurroni ta hiqni menjëherë nga qarkullimi!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#2

Post by rrëqebull » Sat May 31, 2014 6:51 pm

Etnomazoksitët që shpërfillin përshëndetjet e bukura të Gjuhës Shqipe duke përdorur fjalën e huaj "çao" nuk duhen përshëndetur! Deri sa t'u vijnë trutë në vënd dhe ta kuptojnë se sa qesharakë dhe të shëmtuar bëhen me sjelljet e tyre vetë-dëmtuese.
Atyre që ju përshëndesin me "çao", mos u ktheni përgjigje!
(ndonëse në ndonjë rast një «"çao", a të çaftë ujku!» si kundërpërgjigje, s'do t'u bënte keq të mjerëve, se këto shprehje për raste të tilla janë, për t'i shkundur njerëzit nga trullosja dhe papastërtia etnomazokiste!)

❝Të thuash se fjalët e huaja duhen pranuar si pjesë e Gjuhës Shqipe si pasojë e shpeshtësisë me të cilën përdoren nga ata që janë shpërfytyruar nga pakujdesia për Kulturën Kombëtare, është njësoj si të thuash se "flamuri" i përçudnuar duhet të pranohet dhe të zëvendësojë Flamurin Kombëtar sepse është "shumë i përdorur nga të gjithë".

Është e njëjta lajthitje.

Ta turpërosh veten, familjen, fisin dhe Kombin duke u përshëndetur si jo-kurrizorë trushkulur të pa-kulturë me shprehjen e huaj "çao" është një çmenduri etnomazokiste e njëjtë me valëvitjen e flamurit të përdhosur apo e një rreckë me yje, pa histori dhe pa asnjë domethënie kombëtare.❞

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#3

Post by rrëqebull » Thu Jun 05, 2014 6:44 pm

Image

Image


TURP!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#4

Post by rrëqebull » Mon Jun 23, 2014 10:31 pm


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#5

Post by rrëqebull » Thu Jul 24, 2014 10:32 am

Image
http://www.ibtauris.com/Books/Society%2 ... 12C4BA269B}

ASKUSH NUK KA RESPEKT PËR ATË KOMB QË NUK KA RESPEKT PËR VETEN

Kur nuk i vjen turp Mirelës për përdhosjen e Flamurit Kombëtar mu në ballinën e librit të së cilit është bashkatuore, pse duhet t'u vijë zor të huajve?

Fanatikëve trushpëlarë e të korruptuar me "fonde" e poste nga BE-ja s'u bën përshtypje humbja e sovranitetit dhe e lirisë kombëtare, e lere më pastaj se sa mund t'u bëjë përshtypje shtrembërimi i atyre që për ta janë "thjesht simbolika". Përkundrazi, një pjesë e madhe e fondeve që marrin, u jepet pikërisht për të sulmuar, shkallmuar, përbuzur e rrëzuar sa të mundin krenarinë dhe arketipat kombëtare.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#6

Post by rrëqebull » Sat Feb 21, 2015 4:14 pm

Me të hyrë në BE do jetojmë si mbretër.
E keni parasysh atë shpërthimin e mirëqenies që i ka dhuruar BE-ja Shqipërisë Veriore me institucione të reja si EULEX-i, me flamur, himn e identitet të ri multietnik?

Ja, ashtu do bëhemi edhe ne kur "të bashkohemi në Evropë".
S'do na duhet as të punojmë, as të gatojmë as të kemi ushtri e as gjë të gjësë se për gjithçka do të mendojë BE-ja, siç ka bërë prej 15 vjetësh për vëllezërit tanë shqiptaroveriorë, duke u dhuruar madje edhe një identitet të ri "kosovar", të përbashkët me jevgj, sllevër e turq. Se ku jetohet dot pa sllevër, jevgj e turq nëpër këmbë. Ata janë kripa e demokracisë!

Pa pa pa sa gjëra të mira që të jep BE-ja. Të kënaq. S'të vete më mendja fare as për Flamur e as për Sovranitet Kombëtar, pasi të jesh në duart e BE-së. Sesi ndihesh.. si i rilindur.
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#7

Post by rrëqebull » Fri Sep 11, 2015 11:53 pm

Dallimi midis nacionalucit dhe nacionalistit është aftësia (që i mungon të parit dhe është e pranishme tek i dyti) për të mos rënë pre e grackave që e dëmtojnë Kombin pavarësisht se kundrashqiptarët mund t'i kenë paketuar ato në mënyrë që të duken si diçka "e mirë" për t'u bërë apo "e bukur" për t'u parë.

Ky dallim është po aq i madh sa dallimi midis Dashurisë së përhershme për Kombin të themeluar në arsye dhe "emocionimit" të atypëratyshëm të themeluar në syleshësi.

Ura e vetme që shpie nga Kombdashuria tek të vepruarit në të Mirën e Kombit është arsyeja dhe jo syleshësía. Arsyeja është aftësia e nacionalistit që gjahton të Mirën Kombëtare kurse syleshësía është mefshtësia e nacionalucit që bie pre e kundrashqiptarëve duke u bërë vegël e dëmtimit që ata i shkaktojnë Kombit.

Leximi i këtij shkrimi arsyetimor është një rast shumë i mirë për t'i pasur edhe më të qarta këto dallime dhe për të përfituar ato aftësi mendimore që duhen për të kaluar nga shkalla e nacionalucit në atë të nacionalistit.
Meqënëse Ismail Morinaj paska ligjërisht të drejtën e autorit për flamurin e dronit, ai dhe shteti shqiptar që e çertifikoi duhet t’ i kërkojnë origjinalin Serbisë

Zyra Shqiptare për të drejtat e autorit pranë Ministrisë së Kulturës të Republikës së shqipërisë, në dt. 16 janar 2015, i ka dhënë Ismail Morinajt, të njohur me nofkën Ballist Morina, çertifikatën zyrtare për të drejtën e autorit për veprën me titull “AUTOCHTHONOUS”, sipas një kërkesë që ka bërë Morinaj në të njëjtën ditë, në 16 janar. Sipas çertifikatës të nënshkruar nga drejtori i Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit, vepra me titull AUTOCHTHONOUS” kategorizohet sipas nenit 7/dh të Ligjit “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.
Por cili është emërtimi i kësaj vepre të quajtur AUTOCHTHONOUS”? Neni 7/dh flet për “Çdo krijim tjetër që shprehet në mënyrë të ngjashme me fotografinë.” Vepra e quajtur “AUTOCHTHONOUS” nuk është fotografi, por një katërkëndësh prej bezeje i ngritur me dron në Beograd, dhe që gjendet e konfiskuar nga Policia e Serbisë, si provë për një vepër penale. Kur jepet një çertifikatë zyrtare për të drejtën e autorësisë për një objekt, atëherë ky duhet të emërtohet dhe të përshkruhet saktë.

Ismail Morinaj ka thënë se “AUTOCHTHONOUS” është një flamur. Zyra Shqiptare për të drejtat e autorit nuk mund t’ i jepte atij të drejtën e autorit për një flamur të ri, sepse kaq mend i kanë injorantët e kësaj zyre. Sepse e dinin që do të thoshte që një zyrë qeveritare e Republikës së Shqipërisë të pohonte se ka ligjëruar një flamur të dytë të Shqipërisë. Prandaj, Zyra Shqiptare për të drejtat e autorit ka vepruar djallëzisht, duke e ligjëruar flamurin e dytë, pa e quajtur atë “flamur”, por si një send pa emër.

Kur çertifikohet e drejta e autorësisë mbi një objekt, personi mëtues duhet të paraqesë origjinalin e objektit mbi të cilin mëton autorësinë. Pra, zyrtarët e ngarkuar me shqyrtimin e kërkesës së Morinajt duhet ta pyesnin se ku është origjinali i objektit dhe t’ ia kërkonin që t’ ua sillte si provë. Morinaj nuk mund ta bëntë këtë se origjinali i flamurit të dronit gjendet në Beograd. Në çertifikatën e Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit thuhet se Morinaj e ka provuar autorësinë e tij me një deklarim te noteri, ku thotë se ai është autori i “AUTOCHTHONOUS”. Kjo nuk është aspak një provë e mjaftueshme për të vërtetuar autorësinë, aq më tepër për një objekt si ai, që ka të bëjë me një ngjarje aq të ndërlikuar. Me deklaratën noteriale Morinaj thjesht ka mëtuar autorësinë.

Meqënëse në çertifikatë nuk emërtohet objekti, ky akt zyrtar, logjikisht, këtë e them sipas logjikës juridike, është null and void, pra i paqenë. Por, meqënëse për Morinajn dhe për shtetin shqiptar logjika juridike është tjetërlloj, tashmë Morinaj ka të drejtë të kërkojë origjinalin e të ashtuquajturit “AUTOCHTHONOUS” në Serbi, madje dhe shteti shqiptar ka detyrimin që t’ ia kërkojë zyrtarisht Serbisë kthimin e këtij objekti që e mban pa të drejtë.
Morinaj, para se të publikonte çertifikatën e së drejtës së autorit, bëri një debat tërthorazi me mua, me këtë paragraf të një statusi të tij në Facebook:
“Dhe nji shpjegim te vogel, eshte tentuar te ju serviret ne muajt e kaluar qe me flamurin AUTOCHTHONOUS Morina po kerkonte gjoja dublimin e famurit kombetar,haaaaaaaaa, shum gjetje e djallzuar nga ata qe e kan hapur si lajm.

Morina u thotë që flamuri KOMBETAR asht nji dhe i pazevendesueshem ndersa flamuri AUTOCHTHONOUS lindi si nevoje per forcim te vetdijes kombetare. “
Njeriu që I ka thënë Morinajt, se qëllimi i operacionit të paraqitjes së flamurit të zi të dronit në Beograd, ishte dublimi i flamurit kombëtar shqiptar, jam unë dhe këtë e kam thënë me shkrim dhe në një emision televiziv në prill të këtij viti, ku ishte i ftuar edhe ai por nuk u paraqit. Unë jam ai që kam thënë atje se flamuri kombëtar është një dhe i pazëvendësueshëm dhe krijimi i çdo flamuri që mëton ta dublojë atë është një akt i tradhtisë kombëtare. Nejse.

Sipas atyre që thotë Morinaj në statusin e 28 gushtit del se flamuri kombëtar historik shqiptar, me fushë të kuqe e shqiponjë të zezë, na qenka flamuri i vetëdijes së dobët kombëtare dhe për këtë arsye, atij, vinçierit, që nuk tregon asnjë video, jo më foto duke drejtuar një vinç, i lindi ideja për të krijuar një flamur të ri, me fushë të zezë, të aftë për të ngritur vetëdijen kombëtare. Flamuri i Skënderbeut nuk e kryen dot më funksionin e vetëdijësimit kombëtar, kështu që këtë gjë këtej e tutje do ta bëjë flamuri i Ismailit nga katundi Shikaj i Kukësit. Jo se kam ndonjë gjë me katundarët, por asnjë katundar me mend nuk mëton që katundarët mund të bëjnë flamurë të vetëdijës së lartë kombëtare. I fundit katundar që bëri një flamur ishte Haxhi Qamili nga Sharra e Tiranës dhe dihet çfarë flamuri bëri. Çfarë domethënie tjetër ka ajo që thotë Morinaj se ky flamuri i ashtuquajtur AUTOCHTHONOUS na qenka krijuar për fuqizimin e vetëdijes kombëtare, përveç asaj që kombi shqiptar këtej e tutje ka dy flamurë, një të vetëdijes së ulët kombëtare dhe një tjetër të vetëdijes së lartë? Morinaj duket se i harron fjalët që ka thënë, ose ato që thotë ai nuk dalin nga mendja e tij.

Në emisionin “AUTOCHTHONOUS”, të shfaqur nga Digitalb në korrik, intervistuesi Dritan Shakohoxha, në nisje të intervistës me Morinajn tha se në orën 21:26 minuta në qiellin e Beogradit u shfaq një dron me një flamur dhe shtoi: “Është flamuri i Shqipërisë Etnike. Flamuri më i bukur në botë.”
Pastaj Shakohoxha iu drejtua Ismail Morinajt duke i thënë: “Ky është flamuri jot. Ti e ke krijuar këtë flamur?”
“Po”, u përgjegj Morinaj.

Kështu Morinaj na pohoi se Flamuri “AUTOCHTHONOUS” është flamuri i Shqipërisë Etnike. Kështu, sipas Morinajt, Shqipëria Etnike na paska një flamur të ndryshëm nga ai kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të zezë. Por Shqipëria Etnike është një aspiratë dhe projekt historik nacional shqiptar për të cilën është punuar dhe luftuar me flamurin historik shqiptar, atë me fushë të kuqe, të Skënderbeut. Projekti i Shqipërisë Etnike u shpall zyrtarisht botërisht nga Lidhja e Prizrenit, në prill 1881 dhe në Kuvendin e Vlorës, në 1912, me flamurin kombëtar shqiptar, atë të Skënderbeut. Shqipëria Etnike si aspiratë nuk ka nevojë për një flamur të ri, të ndryshëm.

Flamuri “AUTOCHTHONOUS” i quajtur si Flamuri i Shqipërisë Etnike, nuk ka kuptim tjetër veçse që të legalizohet në Shqipëri dhe në përgjithësi te kombi shqiptar cilësimi që Serbia i bëri bannerit të dronit që në mbrëmjen e 14 tetorit si “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”.
Morinaj, në statusin e 28 gushtit, të cituar më lart, thotë duke mbrojtur emërtimin “flamur” të bannerit të dronit: “BANDEROLA?? Ah banderola,po ekzakt banerola, ajo nuk eshte banderol dhe per kete mund te ju bind me nji shpjegim te thjesht,nese ju (ne) e cilsoni si flamur nji flamur karburanti ose te njej force politike kushdo qofte ajo pse atehere nuk mund te quhet flamur AUTOCHTHONOUS ajo qe u shpalos ne Beograd dhe pse ne duhet tu japim kahje negative gjerave kur ata jane te bukura?”

Me këtë Morinaj vetëm sa tregon mungesën e plotë të respektit për flamurin kombëtar shqiptar. Sepse flamuri kombëtar nuk mund të tjetërsohet duke u dizenjuar versione të tij, ashtu si dizenjohet flamuri i një gas station (stacioni furnizimi me karburant), apo i një partie politike. Morinaj praktikisht na thotë se ashtu siç bëhet flamuri i një stacioni karburanti, i ndryshëm nga stacioni fqinj, ose më saktë flamuri i kompanisë së karburantit, ashtu dhe unë bëra një flamur të Shqipërisë Etnike, me fushë të zezë. Kjo gjë nuk ka emër tjetër veçse tjetërsim i flamurit kombëtar, se Shqipëria Etnike si aspiratë ka si flamur atë me fushë të kuqe e shqipe të zezë, me të cilin u luftua për Shqipërinë Etnike, paçka se në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare kufijtë e shtetit shqiptar u dizenjuan të ndryshëm nga harta e Shqipërisë Etnike.

Ironia e madhe është se i ashtuquajturi Flamur AUTOCHTHONOUS, në hartën e tij nuk tregon as trojet ku shqiptarët kanë qenë autoktonë. Në hartën e trojeve ku shqiptarët kanë qenë autoktonë të flamurit të dronit nuk bëjnë pjesë trojet ku kanë ndodhur ngjarjet e Eposit të Kreshnikëve, të cilat gjenden në Bosnjën e sotme veriore dhe në Dalmaci (Kroacinë e sotme). Nëse harta e flamurit të dronit do të tregonte trojet ku shqiptarët kanë qenë historikisht autoktonë, atëherë duhet të përfshinte Kroacinë, Slloveninë, vec Bosnjë-Herzegovinës.

Morinaj, duke marrë të drejtën e autorit për flamurin e dronit ka bërë vjedhje të hapur, sepse ai vetë ka pohuar që disa elementë të flamurit të tij i ka marrë nga interneti, siç është harta, dhe fotografitë e stilizuara të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Të gjitha këto nuk janë pronë e tij, ai thjesht i ka bashkuar ato në rastin më të mirë. Morinaj është pra një hajn i rëndomtë i Internetit. Kur Zyra Shqiptare e të drejtave të autorit çertifikon autorësinë e këtij njeriu mbi një ansambël grafik të paraqitur prej tij, kjo do të thotë se ka vepruar si ai hajni i zgjedhur si arbitër në një grindje hajnash për sendet e vjedhura nga shtëpitë në Itali, gjë për të cilën duhen aftësi si ato që tregoi Morinaj duke u ngjitur në rrjetën rrethuese të stadiumit në Slloveni. Hajni i zgjedhur arbitër e shpall pronar të sendeve atë që i vendos ato para tij, pa pyetur për origjinën e tyre.

Morinaj nuk është autori as i flamurit të dronit, as i ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit. Morinaj ende nuk thotë me saktësi llojin e dronit që ka përdorur. Morinaj, i cili debaton me mua tërthorazi, se nuk ka kurajë të ballafaqohet drejtpërdrejt në debat televiz (ftesa për këtë mbetet ende në fuqi), të jetë i sigurt se shpejt do të ballafaqohet me mua përpara Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse kjo gjë i pëlqen ndonjë prokurori ose jo./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 6638391474

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#8

Post by rrëqebull » Sat Sep 19, 2015 8:19 pm

Shkrim shumë i mirë rreth sjelljeve të zvetënuara ndaj Flamurit Kombëtar dhe sjelljeve vetëposhtëruese ndaj flamujve të huaj që, veçse i argëtojnë dhe energjetizojnë kundrashqiptarët duke iu dhënë vrull të ri dhe lejeveprim për të ndërhyrë e për të vazhduar pushtimin dhe sovranitetvjdjerrjen e mëtejshme të institucioneve tona vendimmarrëse, njëkohësisht, nxjerr në pah thellësinë e humbellës vetëshkatërruese, vetëpërbuzëse dhe nënshtrimiste ku një pjesë e madhe e bashkëkombësve tanë e ka vërtitur vetveten dhe botëkuptimin e vetë {edhe si pasojë e mospërballimit të torturave politike kundranacionaliste dhe terrorit kulturor shkombëtarizues jugosllavostalinist që u ushtrua gjatë pjesës së parë të këtij regjimi kundrashqiptarokratik 70 vjeçar dhe që vazhdojnë të ushtrohen edhe sot, me propaganda dhe strategji çshqiptarizuese 'të reja' më të sofistikuara tashmë që maska "demokratike" e bolshevizmit është bërë më e vështirë për t'u dalluar falë shërbimit grimues që i bëhet nga shtypi dhe televizionet që ka në pronësi të vetë.
Për të gjithë ata që nuk trullosen as nga cirku retorik mediatik më i mirëtrilluar dhe që nuk e dorëzojnë për asnjë çast lirinë e mendimit të vet, nuk është aspak e vështirë të dallohet se si, në këto vite të pjesës së dytë të këtij regjimi kundrashqiptarokratik të quajtur rëndom "tranzicion", ai veçse ka shumëfishuar kokat duke ngelë megjithatë po e njëjta kuçedër kundrashqiptare me turinj dhe çataj të rinj neomarksistë (LGBTizmi, multikultizmi, multietnizmi, integrimizmi 「kundrasovranitetizmi, kundrashtetizmi」, kundranacionalizmi, globalizmi) të mbirë në rrënjët e çatajve të vjetërobolshevizmit 「enverostalinizmit e titizmit」]}.

P.S. Për ta kuptuar tejndotjen dhe tejrrënimin botëkuptimor dhe vullentësor të një pjeseje të Kombit Tonë, mjafton të lexohen edhe disa prej komenteve qyqare të bëra poshtë shkrimit në faqen që e ka botuar atë, ku disa marroqë të shpërfytyruar kanë shprehur 'qortesa' për gjatësinë e shkrimit (yha!) duke e dhënë atë si shkarkí për faktin që nuk kanë mundur ta lexojnë (duke bërë të ditur, me krekosje tipike prej mendjendryshkurish, se as nuk mund të pritet një gjë e tillë prej tyre athua ti se po bëhet fjalë për të kryer diçka të lodhshme apo të pahijshme dhe jo për leximin e një shkrimi që, për rëndësinë e çështjes, mund të quhet edhe i shkurtër!). Kjo tregon se në çfarë gjendjeje të rëndë mosmendimi, arsyetofobie e madje analfabetizmi (dhe pikërisht këto janë në themel të etnomazokizmit!) e ka zhytur një pjesë të bashkëkombësve tanë regjimi 70 vjeçar kundrashqiptarokratik (që mund fare mirë të quhet edhe analfabetokrací, duke pasur parasysh përgatitjen e përgjithshme të «mishëve me dy sy» që kanë qenë e vazhdojnë të jenë në pushtet) me tentakulët e vetë çvullnetizues, zvetënues e çshqiptarizues të përhapur në pothuajse çdo cep të hapësirave tona publiko-politike, arsimore, kulturore, ekonomike e mediatike.
Rreth tre vjet më parë, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, u ngrit dhe një problematikë në dukje formale, por që në gjykimin tonë me një domethënie të rëndësishme për vetëdijen identitare, dinjitetin shtetëror dhe komplekset tranzitive që gjallojnë në shoqërinë tonë. Fjala është për përhapjen e një flamuri të deformuar në elementët e tij thelbësorë (sqepi i zgjatur tip pelikan, numri i kthetrave, forma e krahëve etj.), si një parodi e vetë kremtimit të festës së Flamurit. Shpejt zhurma mediatike u fashit, pasi “faji” iu la një tregtari që i kishte porositur jashtë shtetit! Se për ç’arsye një tregtar mund të marrë mundimin të rimodelojë grafikisht një flamur kur i ka klishetë të gatshme, kjo nuk u sqarua kurrë. U konsiderua si një incident i rëndomtë dhe u harrua, ashtu siç harrohen (qëllimisht, më duket) të gjitha skandalet në Shqipëri. Në logjikën e punëve tek ne, rihapja e kësaj teme pas kaq kohësh do të dukej një absurd, nëse flamuj të tillë nuk do t’i shihnim të montoheshin përsëri këtyre ditëve në shtyllat e neonit të bulevardit, me rastin e takimit ndërkombëtar që u zhvillua me aq pompozitet në Tiranë. E kjo të mos bëhej shkas për të vëzhguar pak më tej në paraqitjen e flamujve të tillë që bien ndesh me formën zyrtare të miratuar me ligj. Mjerisht i gjen dhe në përmasa të mëdha nëpër mjedise të ndryshme, apo edhe të pasqyruar nëpër faqet e rrjeteve sociale edhe të politikanëve tanë me detyra të rëndësishme. Kjo na shtyn të reflektojmë tashmë mbi simbolikën e flamurit jo në lidhje me këtë aspekt, por në një optikë më të gjerë edhe në raport me shoqërimin e flamurit kombëtar me flamuj të huaj të larmishëm, në mjediset dhe institucionet tona shtetërore e private.

Kemi vërejtur gjerësisht se në kohë normale, e sidomos në kohë zgjedhjesh, në mjediset publike e private shqiptare, brenda e jashtë institucioneve, në tryeza pune politikanësh, ojq-istësh e deri biznesmenësh, ndër oborre e fasada ndërtesash, në këto vite demokracie një dukuri e gjithhershme janë flamujt me shumicë. Deri këtu gjithçka ngjan në normalitet. Por problemi, pra vështruar nën një optikë tjetër siç thamë, qëndron në llojshmërinë e flamujve. E këtu nuk e kemi fjalën për flamujt e partive, organizatave, apo edhe logot e bizneseve, për të cilët mund të flitet njëherë tjetër. Ajo që në gjykimin tonë përbën një sindromë të zvjerdhjes së identitetit është prania tepër e madhe në mjediset që thamë, e flamujve të huaj, të cilët simbolizojnë identitete të tjera kombëtare e shtetërore.

Kjo sindromë e shfaqur rëndom në mjediset e Republikës së Shqipërisë menjëherë pas viteve ‘90 si “reaksion ndaj regjimit komunist” (a thua se identiteti kombëtar dhe flamuri kombëtar ishin në simbiozë me vetë regjimin!), u importua më pas edhe në Republikën e Kosovës, dikur të dëshiruar fort vetëm për flamurin kombëtar. Në një aspekt kjo dukuri ngjante dhe ngjan e përligjur në fillimet e saj, si një shenjë e orientimit politik të shqiptarëve drejt perëndimit, drejt botës demokratike, drejt qytetërimit perëndimor. Por në një këndvështrim racional, çdo flamur i huaj është një simbol identiteti të veçantë, dhe përdorimi me tepri i tyre merr një ngjyresë dyshimi të vetëdijes dhe të identitetit kombëtar.

Në kohë zgjedhore nëpër mitingje e mjediset publike, flamujt e huaj (amerikanë, të BE-së, anglezë, francezë, italianë e deri dhe grekë, sidomos në fushatat e këtyre 25 viteve në Shqipëri Perëndimore) të çonin deri në një përfytyrim të mjediseve të OKB-së, prej larmisë dhe shumëllojshmërisë së tyre. Ndërsa tryezat e politikanëve, e deri funksionarëve shtetërorë, nuk dallonin me ato të komisionerëve apo punonjësve të organizatave botërore. E kjo dukuri duket se ka arritur të ngjajë edhe normale në anormalitetin e vet për shkak të kohëzgjatjes së saj. Duke gjykuar për motivin e përdorimit të tyre, herë-herë ato kanë shërbyer si 'kartë kredibiliteti', herë si krizë identiteti, herë si pikë orientimi politik, herë si modë e kohës, e shpesh tashmë edhe si forcë zakoni. Por, në të vërtetë, kjo dukuri shpreh shtratin konceptual mbi të cilin zhvillohet politika dhe jeta publike shqiptare, atë të vullnetit për varësim, servilizëm, e deri mercenarizëm.

Nëse do të pyesësh një politikan apo zyrtar (pa folur më tej për ojq-istët) se përse mban në zyrë, mbi tryezë apo të varur në mur, një mozaik flamujsh të huaj (zakonisht amerikan, "evropian"(të BE-së), anglez, grek, turk etj.), kundërpërgjigja mund të jetë deri dhe befasuese: “Pse, mos duhet të mbaj flamur kinez apo rus?!”. Pra, nuk mund të kuptohet ndryshe: Qenësia e tij politike qëndron e mbështetur në një (apo disa) flamuj të huaj. Vërehet pa shumë mundim kujdesi i politikanëve për të nxjerrë në pah mbajtësen e flamujve mbi tavolinë në raste konferencash shtypi apo intervistash vetjake para kamerave, flamujt e varur nëpër mure në raste takimesh të mbyllura, apo militantët që i tundin ato nëpër tubime, mitingje e fushata zgjedhore. Demonstrimi është i qartë, kërkohet të theksohet se ata janë të afërt dhe favoritë të politikës amerikane, evropiane, apo edhe më specifike, angleze, franceze apo greke. Ndërkohë, ajo që të shkon ndërmend në çdo rast është mosdëshira dhe paaftësia për t’u shfaqur si politikanë denjësisht shqiptarë, si përfaqësues të një shoqërie që ka shtetin e vet, simbolikën e vet, gjuhën dhe institucionet e veta. Padyshim, në kohë dhe rrethana të tjera më të hershme, po ky soj politikanësh mund të mbante me zell e krenari “mercenare” edhe flamurin sovjetik, jugosllav, kinez apo vietnamez. Mendësia dhe vetëdija është po ajo, vetitë e kësaj race politikanësh po ato, kanë ndryshuar vetëm ngjyrat dhe llojet e flamujve!

Për të hequr çdo dyshim mbi arsyen e mosmiratimit të kësaj dukurie nga ana jonë, dhe për të mos lënë shteg për keqkuptime se këtu bëhet fjalë për “antiamerikanizëm” e “antievropianizëm”, i kthehemi një argumentimi të përmbledhur duke renditur edhe arsyet prej të cilave nisemi në këtë gjykim:

– Flamuri, si simbol qendror kombëtar (e shtetëror) i një vendi me sovranitet të njohur juridikisht, ka ngarkesat e veta konceptuale, emocionale, domethënien dhe pasqyrimin pikërisht të këtij sovraniteti, kuptimin dhe qenësinë e një kombi, identitetin dhe legjitimitetin e tij. Si simbol, në momente dhe rrethana të caktuara historike, ai kthehet në një kryevlerë të paprekshme dhe udhërrëfyes për lëvizje historike, organizative e përcaktuese për një popull. Si i tillë ai mbart dhe kuptimin e pavarësisë dhe profilit të një shteti, populli, kombi, duke u shpalosur nëpër institucione apo mjedise të tjera; ai i jep ngjyrën reale kombëtare, shtetërore, i jep rëndësinë dhe legjitimitetin vetë shtetit dhe institucioneve të tjera të tij. Në këtë kontekst, shpalosja dhe valëvitja e flamujve të shteteve të huaj në veprimtari dhe institucione mirëfilli shqiptare, përdorimi i tyre në jetën politike dhe publike shqiptare – shpreh dhimbshëm krizën e identitetit, dinjitetit, ekzistencës sovrane të shtetit shqiptar; shpreh shtratin botëkuptimor dhe moral të politikës që drejton këtë shtet dhe shoqëri. Simbolet e shteteve të tjerë respektohen, por kur ato e rroposin simbolin shtetëror shqiptar, kur ato kthehen në një dukuri të natyralizuar në mjedisin shqiptar, padyshim s’bëhet më fjalë për respekt. Apo më mirë të themi ato dëshmojnë mungesën totale të respektit, vlerësimit dhe dinjitetit për veten, apo deri dhe një mentalitet kolonial nënshtrimi.

– Flamuri nuk është vetëm një simbol dhe shenjë konvencionale, ceremoniale. Ai shpesh kthehet dhe në precedent në marrëdhëniet mes shteteve apo edhe në akt domethënës në lëvizjet politike ndërkombëtare. Për ilustrim, mjafton të kujtojmë krizën e marrëdhënieve greko-sllavo(pseudo)maqedone dhe shqetësimin që solli flamuri i IRJM-s për shtetin grek. Apo kur administratori i dikurshëm i Shqipërisë Veriore ("Kosovës") ndaloi në mënyrë të prerë vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në institucionet zyrtare atje. Pra, për organizmat ndërkombëtarë, flamuri qenka një precedent domethënës dhe tepër i vlerësueshëm.

– Siç thamë më lart, nëse në fillimet e përmbysjes së regjimit në vitin 1991, flamuri amerikan apo ai "evropian" (i BE-së) u përdorën si simbol i demokracisë dhe shprehnin aspiratën popullore e politike për të ndryshuar në përshtatje me modelin perëndimor, më pas, me instalimin e sistemit demokratik në Shqipëri, kthimi në akt normativ i përdorimit të këtyre flamujve nuk e kishte më atë rol. Në këtë këndvështrim, kthimi në normë të papërligjur i vijimësisë së përdorimit të këtyre flamujve, merr trajtat e dënimit dhe braktisjes qëllimkeqe të simbolit kombëtar e shtetëror shqiptar nga ana e politikës, për të larguar shqiptarët prej identitetit, prej kuptimësisë së shtetit të tyre. Sot, përdorimi masiv i flamujve të huaj flet për një psikozë kolektive të skalitur hap pas hapi prej politikanëve dhe ndihmësve të tyre ojq-istë, për një psikozë zhvlerësimi të çdo gjëje kombëtare drejt një mentaliteti popullor me orientim kolonial.

– Edhe shtete të tjerë ndërruan sistemet, por (tek ata që kanë një kuptim të drejtë mbi sovranitetin dhe identitetin kombëtar e shtetëror) nuk ndjejnë të nevojshme të largohen prej simboleve dhe aspekteve kombëtare, përkundrazi tek ata është shfaqur dukuria e kundërt, ringritja e nacionalizmit.

– Nëse fillimisht flamuri i "Evropës së Bashkuar" u përdor për të motivuar moton “Të shkojmë drejt Evropës!”, tashmë pas njëzetepesë vitesh prej ndërrimit të sistemit përdorimi i pavend i këtij flamuri nuk ka më atë kuptim. Për më tepër, që ende Shqipëria nuk është bërë pjesë e asaj "bashkësie", edhe pse "aspiron dhe është në proces asocimi". Institucionalisht Shqipëria Perëndimore, ashtu si dhe Shqipëria Veriore ("Kosova"), janë jashtë atij entiteti politik dhe flamuri i saj nuk iu përket ende atyre. Është tjetër gjë kuptohet përdorimi zyrtar në raste ceremoniale, diplomatike, apo në institucioneve që i përkasin në kuadër të "bashkëpunimit". Nëse bëjmë një analogji të rastit, në kuadër të bashkëpunimit reciprok apo partneritetit mes shteteve të mirëkuptuara ndërsjelltas, do të kishim përdorim paralel të flamurit shqiptar në institucionet zyrtare amerikane, "evropiane", franceze, greke apo italiane; apo më tej do të kishim fushata zgjedhore të Obamës, Merkelit, Kameronit, apo deri dhe Ciprasit, me flamur shqiptar krahas me atë të vetin; do të kishim flamurin shqiptar në tryezën e punës së Rencit, Hollandit apo politikanëve të tjerë të huaj; do të kishim flamurin shqiptar në ndërtesat e partive amerikane, angleze, franceze, greke, etj. Gjë që natyrisht nuk ndodh e s’ka se si të ndodhë. Precedenti shqiptar është vetëm shqiptar.Ai shpreh një mendësi vasale, klienteliste e pse jo deri dhe mercenare e koloniale të politikanëve që udhëheqin shqiptarët.

Flamujt e huaj që përdoren pa kursim në Shqipëri, nuk janë më disa copa bezesh që shërbejnë veçse për çlirim emocional të momenteve të caktuara. Ato janë simptomat e një patologjie psikike kolektive (përderisa kjo sindromë është përqafuar dhe natyralizuar në mjedisin shqiptar), e cila është projektuar në shoqëri prej një klase të zvjerdhur politike dhe shqiptarëve, nën efektin e saj, nuk iu duken të mjaftueshëm simbolet identifikuese kombëtare, por rendin pas simbolesh të tjera, një patologji që mund ta përkufizojmë edhe si “sindroma e flamujve”.

Megjithatë dëshirojmë të vëmë në dukje edhe një aspekt tjetër. Çuditërisht, në raste spontane, në ato të ndeshjeve të futbollit, vetëdija qytetare rend drejt identifikimit dhe dinjitetit kombëtar, duke skuqur me flamuj kombëtarë sheshet, stadiumet dhe mjediset e tjera publike e private. Ndërsa, në aspektin ku sundon politika dhe ojq-izmi, vetëdija mercenare shpalos për turp padinjitetin e institucioneve shqiptare, duke iu bërë temena flamujve dhe simbolikave të huaja. Pra, një konkluzion i thjeshtë na çon edhe në përfundimin se qytetarët shqiptarë janë të etur të shfaqen kombëtarisht në identitetin dhe simbolikën e tyre, ndërsa institucionet politike e publike jo. E si përfundim, dëshirojmë të themi se flamuri (kombëtar) është simbol sovraniteti e identiteti, kurse “dashuria” për flamujt (e huaj) është simbol mercenarizmi. Këndej rrjedh edhe lehtësia me të cilën pritet në mjediset politike, mediatike apo shoqërore, edhe deformimi i vetë formës dhe përmbajtjes së flamurit, qoftë në raste të zakonshme, qoftë edhe në rastet e kremtimit solemn të festës së Tij
http://www.balkanweb.com/site/refleksio ... bi-flamuj/

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#9

Post by rrëqebull » Mon Mar 07, 2016 2:32 pm

D.I. wrote:S'ka bir none që më bind se këtu nuk ka konspiracion.

Ai flamuri i përçudë, ai kinez që s'i dihet ku nisë sqepi e ku gjuha e shqiponjës, ai me kthetrat si kambë harushe-që u kontrabandue si pjesë e festimeve të njiqind vjetorit-ka zaptue secilin publikim të mundshëm që bahet për Shqipninë.
Përfshi edhe këte!

Qysh u ba që nji "gabim" kinez në dizajn e mundi formën zyrtare, anipse e dyta frymon e publikohet tash e 25 vjet dhe e para asht ba para 4 vjete?

Mos paqtë këtu dorë Greqia për me e shëmtue ate që asht, pa dyshim, flamuri ma i bukur në rrokullí-qe kryet.

Ashtu qysh kanë arritë me e vu në dyshim prejardhjen e shqiptarëve përmes publikimeve pseudo-shkencore, ashtu qysh e kanë trubullue rrolin arbanitas në Luftën e Pavarsisë dhe ashtu qysh kanë mbërri me e imponue narrativin krejtësisht negativ të rravëgimit shqiptar-tash e sulmojnë edhe shpendin në pëlhurën e kuqe që asht bukurija e dheut.

Qysh mundet nji popull mafioz me e ba nji dizajn kaq t'mirë, apo?

Pse nuk ua prishim pak?

S'di-mue ka nisë me më gâ si diçka e planifikueme.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: NDAL PËRDHOSJES SË FLAMURIT KOMBËTAR!

#10

Post by rrëqebull » Sat Oct 22, 2016 11:03 pm

#psikoluftë #sorosistan #sorosizëm #neobolshevizëm #postmodernizëm #kombofobi #shqiptarofobi #globalizëm
#globalistokraci #kundrashqiptarokraci


Image
Ky sulm kundra Flamurit Kombëtar, pra kundra Kombit Tonë, i ndërmarrë në sajë të luftës së gjerë dhe të pareshtur psikologjike që globalistët po i bëjnë Shqiptarisë (në bashkërendim me sulmet e tjera ekonomike, politike, arsimore, etj.) mund të 'lexohet' në shumë mënyra dhe është planifikuar për të goditur shënjestra të shumta njëkohësisht:

Pikësëpari ka për synim që ta demoralizojë dhe trullosë edhe më shumë publikun shqiptar me një prej metodave manipuluese tavistokiane të 'rrëmujës (së paramenduar) komunikative' e cila vepron kundrejt vetëdijes së teleshikuesve dhe e shtrembëron atë deri në shkëputje të plotë identiteti ashtu siç përthyerja e një filli metalik me shpejtësi nga njëra anë në anën e kundërt shkakton thyerjen e tij.

Së dyti, këto cirqe të gërditshme televizive janë kumte për Shqiptarët e ndërgjegjshëm dhe të patrushpëlashëm, e madje kërcënime të mirëfillta, nëpërmjet të cilave globalistët (me anë të kllounëve, gjysmakëve dhe prostitutëve të tyre të ekranit), na dërgojnë mesazhin se «jeni të pafuqishëm; shiko se si tallemi ne me simbolet tuaja të dashura; televizionet janë pronë e jona dhe ju kurrë nuk do të arrini që të hyni në kontakt me aq shumë shqiptarë saç mund të trushpëlajmë ne në një mbrëmje të vetme me transmisionet tona të degjeneruara dhe të planifikuara për ta masivizuar shthurjen; jeni të humbur dhe po e humbisni Kombin çdo ditë e më shumë». Këtë duan që t'u kumtojnë globalistët Shqiptarëve Syshqiponjë nëpërmjet këtyre shfaqjeve por në të vërtetë, ajo çka Shqiptarët Syshqiponjë kuptojnë nga shfaqje të tilla është se globalistët dhe shpura e tyre janë të mbërthyer nga paniku sepse përditë e më shumë po u dalin në shesh të palarat dhe se përditë e më shumë po i vjen fundi ngrehinave të shëmtuara të kalbura dhe të qelbura kundramorale, kundraestetike, kundranatyrore, kundrafamiljare e kundrakombëtare që ata kanë ngritur në më se 71 vjet pushtet të pakufijshëm. Dhe nuk është aspak e rastësishme që përdhosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar e kanë kryer njëkohësisht me përdhosjen e një Simboli të stërlashtë po Iliroshqiptar, `Sjelldiellzën` (svastikën); kjo tregon se dalja në shesh e të vërtetave historike dhe rikthimi i Kombit Tonë në Burim është diçka që i frikëson tej mase dhe diçka që duan të parandalojnë dhe pengojnë me çdo mjet.

Pra këto shfaqje të gërditshme janë një "tregim muskujsh" jashtë mase i sforcuar dhe kryekëput dështak i këtij regjimi kundrashqiptarokratik globalistokratik me anë të të cilit ai do që të na gënjejë (dhe, sidomos, që të gënjejë veten) e që të na kumtojë se me Kombin Tonë, me Simbolet Tona, me Historinë Tonë dhe të Ardhmen Tonë mund të luajë dhe të tallet si të dojë.
Nëse ky regjim ka fituar përfundimisht apo jo, atë do ta tregojë koha por një gjë është e sigurt:
Shqiptaría ka ende 'Kastriotë' dhe njëri prej tyre – Kastrioti i Publicistikës Sonë Kombëtare – i është kundërpërgjigjur fjalëshpatësisht këtij sulmi ashtu siç kundrashqiptarët e paasnjëvlerë që janë të përfshirë në të e meritojnë:

Dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në Tv Klan, u shfaq piktori Robert Aliaj si autori i shqiponjës së zezë të flamurit kombëtar shqiptar, të përçudnuar, të përdhosur, të shndërruar në swastikë, të cilën e ekspozoi politikani Nard Ndoka në spektaklin “Dance with me”.
Robert Aliaj, i cili është mbrojtës i kauzës së martesave mes meshkujve homoseksualë, gjë për të cilën duket i lyen gishtat e duarve me manikyr, tha se e kishte bërë këtë për të protestuar ndaj pseudopatriotizmit, duke qenë se nuk e kuptonte për çfarë duhet të ishin krenarë shqiptarët me flamurin.
Por të gjitha të këqijat që rreshtoi z. Aliaj, nuk kanë ardhur për faj të shqiponjës së flamurit kombëtar shqiptar, por për shkak të mospërkushtimit ndaj këtij flamuri. Hymni i Flamurit Kombëtar Shqiptar nuk iu bën thirrje shqiptarëve që të bëjnë punë të këqija, por që të punojnë për të lidhur besën që ta shpëtojnë Shqipërinë.
Në veprën e z. Aliaj nuk mund të mos shoh një prirje të atyre që mbrojnë kauzën LGBTI për të përçmuar simbolet kombëtare shqiptare. Këtë e ka bërë edhe Kristi Pinderi i cili në një shkrim të tij të disa viteve më parë me titull “Sa i gjatë ishte Skënderbeu”, kërkonte të provonte se Heroi Kombëtar Shqiptar ishte një xhuxh. Kur në të vërtetë, studiues seriozë, si historiani Giuseppe Valentino kanë vërtetuar duke studiuar dokumentet arkivore për porositë që bënte Skënderbeu për veshje në qytete të huaja, se ai kishte një shtatlartësi prej dy metrash. Skënderbeu ishte një burrë shtatlartë që e kishte organin seksual në gjendje ereksioni afërsisht aq të gjatë sa Kristi Pinderi. […]

Shkrimi i plotë

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”