Page 1 of 1

⚠ KUJDES NGA UJI I BIDONAVE TË NDENJUR NË DIELL

Posted: Thu Oct 09, 2014 3:13 pm
by rrëqebull
⚠ KUJDES NGA UJI I BIDONAVE TË NDENJUR NË DIELL DHE NË TEMPERATURA TË NGROHTA!

Temperaturat e larta të ambientit shkaktojnë lirimin e disa substancave të rrezikshme të shishes plastike në lëngjet që ato përmbajnë. Bëhet fjalë për bisfenol-in, një substancë tepër problematike për mbarëvajtjen e proceseve hormonale - jetike për organizmin. Studimet e fundit tregojnë se, kur uji në shishe plastike qëndron në temperatura të ngrohta dhe nën rreze te diellit, ai përmban nivele shumë më të larta të bisfenol-it.

Prandaj:
-KURRË mos blini ujë të ndenjur
-KURRË mos blini ujë që tregtohet ne ambjente te hapura nën rrezet e diellit
-KURRË mos pini një ujë të lënë në makine me orë të tëra
-KURRË mos hidhni lëngje të ngrohta e aq më keq të nxehta në shishe (gota, pjata) plastike!


https://www.facebook.com/pages/Ne-Jemi- ... 9580045756

# # #

Këmbëngulni gjithmonë që shitësit tuaj t'i mbajnë bidonat e ujit në vende të mbyllura me temperaturë të freskët dhe që asnjëherë nuk rrihen nga dielli.
(Dhe pini ujë Shqipnie ;) [Peja, Tepelena, Lajthiza, Rugova, Selita etj.])

Image