"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fjalë me vënd!

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#31

Post by rrëqebull » Fri Dec 04, 2015 6:24 pm

Image

Njerëzit mund të jetojnë pa zotin, zoti nuk mund të "ekzistojë" pa njerëzit, pra dhe feja dhe politika janë fenomene njerëzore. Problemet që shkaktojnë fetë dhe politika, jo vetëm që janë të lidhur me fije të shumëfishta me njerëzit por mbi të gjitha duhen zgjidhur aty ku ndodhin.
Krimi, të premten e kaluar në Francë, u rrit 128% jo nga pengimi i "refugjatëve" të ashtuquajtur sirianë, por nga lejimi i tyre.
Hap mbrapa bëjmë nëse burimet që kemi, për fëmijët dhe të moshuarit tanë, i japim për njerëz të cilët nuk kanë asnjë meritë, veç faktit të braktisjes së vendit të tyre. Hap mbrapa bëjmë edhe pasi një pjesë e këtyre burimeve do të duhet të shkojnë për rindërtimin dhe ngritjen e institucioneve të drejta në vendet e origjinës, por me politikën e dyerve të hapura, dhe me mungesën e vullnetit nga ana e vendasve, përkthehen në fonde të humbura.
Këto vlejnë për çdo vend perëndimor, për Shqipërinë edhe më shumë. Shqipëria nuk mund dhe nuk ka asnjë detyrim të përballojë kostot financiare dhe politike të refugjatëve "sirianë". Çdo qindarke e shpenzuar për ta është qindarkë e hequr nga shkollat dhe kopshtet tona, është qindarkë e hequr për ardhmërinë e fëmijëve tanë, është qindarkë e hequr nga buka e të moshuarve tanë që kanë punuar një jetë të tërë dhe dalin në pension me 10 000 lek. Çdo qindarkë e shpenzuar për ta është një shuplakë për ata dhjetëra mijëra shqiptarë që jetojnë nën nivelin e varfërisë, për ata shqiptarë te të cilët Qeveria ka dështuar në plotësimin e detyrimeve kushtetuese, për ata mijëra shqiptarë që kanë marrë rrugët e mërgimit për shkak të mungesës së bukës së gojës dhe drejtësisë në vend.
Çdo refugjatë "sirian" përbën një rrezik të prekshëm për sigurinë publike dhe për paqen sociale në Shqipëri.


Planeti, po, është i të gjithëve, por shtëpia është e atij që e ka ndërtuar, e fëmijëve të tij e prindërve të tij.

Image
Refuzojmë refugjatë në Shqipëri

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#32

Post by rrëqebull » Tue Feb 09, 2016 7:01 pm

Këto janë fjalët më me vend që janë shkruar në lidhje me bolshevikosaurin që na risolli në ekran gazetaribizi dhe që e kunjëzojnë ku dhe siç duhet të gjithë çështjen; çdo koment tjetër shtesë përtej këtyre rreshtave, do të ishte pleonastik:
Deri në momentin që dihet se kjo bashkëdiktatore nuk ka ndërmend të rrëfejë të vërtetën apo të pranojë atë që i ka shkaktuar këtij populli së bashku me Enverin, çdo intervistë e saj është e panevojshme ose thjesht publicitet për emisionin apo gazetarët që e intervistojnë.
Zëri i saj kujton vetëm pleniume ku dënoheshin me vdekje patriotë, intelektualë, artistë.


http://www.sot.com.al/aktualitet/interv ... ung%C3%ABs
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#33

Post by rrëqebull » Fri Mar 04, 2016 10:44 pm

Kryeveprimi që kreu Familja Jashari për Kombin Tonë nuk mund të shpjegohet në asnjë lloj mënyre tjetër pos kështu, dhe askush nuk e ka përshkruar më bukur se kaq deri më sot:

Vendimi i Shaban Jasharit është pa diskutim një nga vendimet më të rëndësishme strategjike në krejt historinë kombëtare shqiptare. Ajo që sot në Kosovë quhet zyrtarisht me ligj “Epopeja e UÇK-së”, dhe që meriton të quhet Qëndresa e Jasharajve, ishte në fakt Epopeja e Familjes tradicionale shqiptare Jashari, Epopeja e familjes së madhe tradicionale shqiptare. Kjo ishte një demonstrim i Qëndresës së familjes tradicionale shqiptare, e cila ka qenë qeliza e organizmit kombëtar gjatë Historisë. Një Qëndresë që e merr parasysh çmimin e masakrës.
Në të vërtetë Shaban Jashari nuk kishte nevojë të urdhëronte gratë dhe fëmijët që të qëndronin në shtëpi. Askujt nuk i shkonte në mendje që të largohej për të shpëtuar jetën. Ata që mbetën gjallë lëvizën vetëm kur nuk po dëgjohej më kënga e burrave, shenja se ata qenë gjallë dhe luftonin ende. Çdo gjeneral i madh në historinë e luftrave të botës do të kishte dashur që të kishte ushtarë aq të bindur sa Shaban Jashari, ushtarë që ta kuptonin strategjinë e tij, pa ua shpjeguar ai. Në Qëndresën e Prekazit, çdonjëri i ngujuar, që nga burrat që luftonin dhe deri te fëmijët, kryen një detyrë për përmbushjen e strategjisë së strategut të madh Shaban Jashari.

[/b]

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#34

Post by rrëqebull » Sun Apr 10, 2016 12:46 pm

Të dashur miq, Jemi në periudhën e përkujtimeve të krimeve të gjenocidit serb në Shqipëri veriore. Fatkeqësisht edhe disa veprimtarë të çështjes kombëtare përdorin shprehjen e gabuar «grupe paramilitare». Ju lus që këtë shkrim sqarues ta shpërndani te miqtë tuaj që të dalim sa më unik në terminologji.
Me respekt
Bardhyli


KUSH E SHFAJËSON SERBINË PËR KRIMIN E GJENOCIDIT NË SHQIPËRI VERIORE?

Fshehja e krimit të gjenocidit të kryer në Shqipëri veriore nga forcat e armatosura serbe dhe drejtimi i gishtit te «grupet paramilitare» është pjesë e strategjisë së Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë si shtet.
Dihet fare mirë se në të gjitha fazat e kryerjes së gjenocidit, fshehja e krimit e preokupon kriminelin. Në kontekst të fshehjes së krimit të gjenocidit nocioni «negacionizëm» nënkupton tërësinë e qëndrimeve të miratuara dhe shpjegimeve të dhëna për të mohuar vërtetësinë e gjenocidit ose një krimi kundër njerëzimit. Në këtë aspekt, mohimi i gjenocidit mund të konsiderohet si pjesë përbërëse e krimit, e ndërthurur me të, sepse përcakton strategjinë e shkatërrimit të së vërtetës dhe kujtesës. Kur gjenocidi është kryer, atëherë kur e vërteta del në shesh, «negacionizmi» synon të shkatërrojë bindjen lidhur me krimin dhe të futë dyshime për vërtetësinë e krimit. Thënë shkurt, «negacionizmi» është organizim i gënjeshtrës në një sistem, funksioni i të cilit është shmangia nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë në kryerjen e gjenocidit.
Nocioni «grup paramilitar», si struktura jashtë forcave të armatosur të një shteti, është shndërruar në instrument të manipulimit me opinionin publik në funksion të fshehjes së përgjegjësisë së strukturave politike dhe ushtarake të një shteti në kryerjen e krimeve të caktuara. E njëjta gjë ndodhë edhe me krimin e gjenocidit në Shqipëri veriore.
Fshehja e krimit të gjenocidit të kryer në Shqipëri veriore nga forcat e armatosura serbe dhe drejtimi i gishtit te «grupet paramilitare» është pjesë e strategjisë së Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë si shtet.

Sot edhe nga vet serbët është zbuluar se me kërkesë të shërbimeve të fshehta ushtarake dhe policore, gjykatat liruan nga burgjet shumë kriminelë të dënuar për vrasje. Kriminelët e liruar nga burgjet u transferuan në qendra ushtarake për trajnim dhe për përgatitjen e tyre u ngarkuan nënkolonelët serbë Slobodan Stoishiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi.
Këta nënkolonel të Armatës së Jugosllavisë i pajisi kriminelët me uniforma, armë të mira, mjete kimike dhe mjete të tjera të nevojshme për likuidime. Krahas mjeteve për vrasje, kriminelët u pajisën me dokumente dhe simbole të përkatësisë së Sigurimit Ushtarak. Kriminelët u integruan në Sigurimin ushtarak dhe ishin nën komandën e Sllobodan Stoishiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi. Pas trajnimit, në muajin korrik të 1998 ata u dërguan në Shqipëri veriore. (Më hollësisht shih: Fond za humanitarno pravo, Dosije Diković Ljubiše, f.2).
Po marr vetëm edhe një shembull. Jo vetëm për shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët por edhe për opinionin publik ndërkombëtar janë të njohur të ashtuquajturit «Tigrat», në krye të së cilit ishte krimineli i njohur Zhelko Razhnatoviq- Arkan.
Gjatë procesit gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit në Hagë, më 13 shkurt 2003, Aleksandar Vasiljeviqi, zëvendësshefi i Drejtorisë së Sigurisë së Ushtrisë Jugosllave deklaroi se «Tigrat» e Arkanit ishin në kontrollin e drejtpërdrejtë të kolonelit të policisë speciale serbe Goran Radosavljeviq- Gurit.

Goran Radosavljeviq-Guri është koloneli famëkeq i cili gjatë luftës udhëhoqi dhe kreu aktet gjenocidare në fshatin Reçak dhe në shumë pjesë tjera të Shqipërisë veriore ndërsa pas luftës iu besua të udhëhiqte Qendrës Mësimore në Petrovo Selo, ku u zbuluan dy varreza masive («Petrovo Selo I» dhe «Petrovo Selo II»). Sipas ekspertizës së Mjekësisë Ligjore serbe për këto dy varrezat masive u konstatua se “në 60 raste vdekja ishte shkaktuar nga plagët me të shtëna armësh, 9 persona kishin vdekur nga plagë prej mjeteve jo të mprehta, kurse në 8 raste shkaktari i vdekjes ishte i panjohur.” Në mesin e kufomave të varrosura në këto varreza ishin edhe tre vëllezërit: Mehmet Bytyqi (21-vjeçar), Agron Bytyqi (23-vjeçar) dhe Yll Bytyqi (25-vjeçar).
Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore serbe dëshmoi se Goran Radosavljeviq Guri e kishte shndërruar Qendrën Mësimore të forcave speciale të policisë serbe në Petrovo Selo, në një qendër të “mësimit praktik” se si të ekzekutoheshin shqiptarët.
Ky kriminel jo vetëm që nuk u dënua për krimet e kryera por ai u integrua në strukturat udhëheqëse të partisë që udhëheq Alеksandar Vuçiqi.
Pikërisht për arsye të integrimit të plotë të kriminelëve serbë në kuadër të forcave të armatosura ushtarake dhe policore të Jugosllavisë, përdorimi i nocionit “grup paramilitar serb” në Shqipëri veriore është i pa bazë dhe në funksion të zhvendosjes së përgjegjësisë për krimin e gjenocidit nga shteti serb te të ashtuquajturat “grupe të pakontrolluar”!

Është e kuptueshme që pushteti i Serbisë, qoftë i kohës së Millosheviqit, Tadiqit apo Vuçiqit aplikon strategjinë e «negacionizmit» për krimin e gjenocidit të kryer në Shqipëri veriore. Gjithashtu është e kuptueshme përpjekja e tyre për të zhvendosur fajësinë nga shteti serb te “grupet e pakontrolluara kriminale”. Por, ajo që është neveritëse ka të bëj me faktin që mediet shqiptare shpërndajë deklarata për krimet e “grupeve paramilitare serbe”. Pa marrë parasysh se a janë të vetëdijshëm apo jo për implikimet e kësaj propagande, secili që përdor nocionin «grup paramilitar» me vetëdije apo pa vetëdije bëhen pjesë e shfajësimit të Serbisë për krimin e gjenocidit.Gjenocidin në Shqipëri veriore e kreu Serbia përmes forcave të saja të armatosura me një zinxhir të qartë komandues nga institucionet politike, ushtarake dhe policore të shtetit serb.

Bardhyl M.
Pjekuria matet me atë se si do ta përmirësosh botëkuptimin, mendimin dhe veprimin tënd pasi të jesh vënë përballë cektësisë, papjekurisë, pavetëdijes dhe gabimeve të tua të deriatëhershme.

Bërja jehonë propagandës serbe të paraqitjes së kërdive kundrashqiptare si "përgjegjësi e paramilitarëve dhe jo e shtetit jugosllav" është gabim — një gabim i rëndë sa kryerja e padrejtësisë ndaj të pafajshmëve dhe shfajësimi i kryerësve të po asaj padrejtësie.

Nëse, edhe pasi të jesh vënë në dijeni të këtij gabimi, me ndihmën e këtij shkrimi të shkurtër dhe të saktësishëm, do të vazhdosh ta papagallosh të pavërtetën (aq më tepër duke qenë gazetar apo figurë e çfarëdollojshme publike), nuk do të mund të thuhet se je ende 'i papjekur', por se je tashmë 'i kalbur'.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#35

Post by rrëqebull » Wed May 11, 2016 9:25 pm

Zonja Mesila Doda vazhdoni kështu. Jeni Shqiptarja që ka bërë më shumë se të gjithë deri më tani për ta shëruar Kombin Tonë nga sëmundja e bolshevizmit, në fusha ku nuk e ka bërë askush aq zëshëm sa ju.

E keni vendin në "Partinë" e Shqiptarëve.

…Na pëlqen të mendojmë se kur keni shkruar `hyjnore` keni nënkumtuar 'kombëtare'.

#‎SYSHQIPONJËSÍ‬ ‪#‎SHQIPTAROKRACI‬
Shpërthen e revoltuar Mesila Doda: Po na shkatërrojnë familjen! T’i themi “JO” këtij neni!

Image

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër komunitetit LGBT, ka “shpërthyer” me akuza në një status në rrjetin social Facebook.

Doda ka deklaruar se martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje, duke kundërshtuar ndryshimin në nenin 18 të Kushtetutës, pika 2. Ajo ka thënë se duhet përmirësuar drejtësia, por jo duke goditur strukturën shoqërore.

Ja statusi i Mesila Dodës në Fb:

Vazhdon Konspiracioni Kundër Familjes. Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:

Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera.

Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalëshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Futja e këtyre togfjalëshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë.

Të përmirësojmë sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO. Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për t’i thënë jo këtij atentati kundër familjes.



/Agjensia e Lajmeve Sot News

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#36

Post by rrëqebull » Mon Aug 01, 2016 5:36 pm

Image
Monumenti i ashtuquajtur “Nënë Shqipëri” duhet shkatërruar, është Rodina Mat, shtriga ruse e transvestuar si “Nënë Shqipëri”, që ndjell fatkeqësi

Shqipërisë i shkojnë punët keq sepse punët e saj vazhdojnë t’ i kenë në dorë ata që e nderojnë si nënë dhe i përkulen publikisht Rodina Mat, shtrigës ruse të tranvestuar si “Nënë Shqipëri”, në monumentin e vendosur në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Në Bashkimin Sovjetik u krijua kulti i Mëmëdheut ideologjik, “Rodina Mat” në rusisht, me simbolikë vetëm ideologjike komuniste, jo kombëtare. Gjithandej territorit të Bashkimit Sovjetik u ngritën monumentet “Rodina Mat” (të Mëmëdheut), ku paraqitej një femër me simbole ideologjike komuniste. Të famshëm janë monumentet “Rodina Mat” i ngritur në 1960 në Leningrad dhe “Rodina-mat' zovyot” i ngritur në Stalingrad, në 1967.

Enver Hoxha në korpusin e veprave të tij të botuara u kujdes që të saktësojë se nuk ishte ai që i prishi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, por këtë e bënë udhëheqësit sovjetikë, hrushovianët siç i quante ai sipas emrit të liderit sovjetik të kohës, Hrushov (Khrushchev).
Sipas transkriptit të bisedës midis Enver Hoxhës dhe Hrushovit në Moskë, në 12 nëntor 1960 (në kohën kur mbahej Mbledhja e Moskës e 81 partive komuniste), Enver Hoxha iu kërkonte rusëve që të mos largoheshin nga baza ushtarake e Vlorës. Transkripti është botuar te vëllimi 19 i veprave të Enver Hoxhës, në kohën kur ky ishte gjallë, dhe përmban këtë dialog midis këtij të fundit dhe Hrushovit:
“N. S. HRUSHOVI: Në qoftë se doni mund ta heqim bazën.

SHOKU ENVER HOXHA: Atëhere del e vërtetë ajo që kanë thënë Malinovski dhe Greçko. Mos doni të na kërcënoni? Po të dëgjojë populli sovjetik se ju kërkoni të hiqni bazën nga Vlora, kur ajo shërben për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera socialiste të Evropës këtë nuk do t’ jua falë”.(Enver Hoxha: Vepra, vëllimi. 19, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1975, f. 379)
Pra, është e qartë si drita e diellit, sipas dokumenteve që ka botuar vetë Enver Hoxha, se ai nuk e ka dashur largimin e rusëve nga baza e Vlorës dhe nga Shqipëria. Por Kremlini e braktisi Shqipërinë, duke e përdorur si monedhë shkëmbimi në tregun gjeopolitik, me amerikanët.
Për të shprehur besnikërinë e tij ndaj Bashkimit Sovjetik edhe pas prishjes së marrëdhënieve, Enver Hoxha përdori simbolikën. Përveç shtatoreve të Leninit dhe Stalinit, që ishin vendosur në qendër të Tiranës, Enver Hoxha në 1971 ngriti në Shqipëri monumentin sovjetik të “Rodina Mat”, të quajtur “Nënë Shqipëri”, në varrezën e dëshmorëve në Tiranë.

Monumenti “Nënë Shqipëri” është krejt i ngjashëm me monumentet sovjetike “Rodina Mat”. Jo më kot për të bërë monumentin u përzgjodh skulptori Kristaq Rama, babai i kryeministrit të sotëm Edi Rama. Kristaq Rama kishte studiuar në Rusi dhe ishte i familjarizuar me Rodina Mat. Dhe Rodina Mat në version shqiptar, që ngriti Kristaq Rama, është një kombinim i këtyre lloj monumenteve ruse me kullat e Kremlinit. “Rodina Mat” shqiptare, një femër me belin e shtrënguar nga një rrip ushtarak, mban në dorën e ngritur lart yllin pesëcepësh komunist, ashtu si kullat e Kremlinit. Monumenti “Nënë Shqipëri” nuk ka asnjë simbolikë kombëtare shqiptare. Këtë monument mund ta vendosje fare mirë në çdo qytet të Rusisë. Monumenti “Nënë Shqipëri” nuk është Mëmëdheu Shqiptar, por është shtriga ruse, “Rodina Mat”, e transvestuar si “Nënë Shqipëri”.

Që nga viti 1971 kur u ngrit “Rodina Mat” shqiptare, monumenti është vendi ku kryhen ceremonitë zyrtare me rastin e festave zyrtare dhe në nderim të dëshmorëve të kombit. Edhe shtetarët e huaj që vinin në Shqipëri dërgoheshin dhe ende dërgohen për të bërë nderime zyrtare, te ky monument.
Nuk është rastësi që ky monument u ngrit në vitin që nisi bunkerizimi i Shqipërisë. Në 1971 një plenum (mbledhje) e Komitetit Qendror të Partisë-Shtet mori vendimin për bunkerizimin e vendit. Shqipëria do të bunkerizohej me kultin e “Rodina Mat” në mes të saj. Jo rastësisht, monumenti “Rodina Mat” në version shqiptar, u bë prej beton, jo prej mermeri apo bronzi. “Rodina Mat” shqiptare prej betoni do të ishte nëna e bunkerëve.

Në përralla tregohet për shtrigat që i bëjnë magji të keqe një vendi dhe e marrin nën kontroll atë. Kështu i ka ndodhur edhe Shqipërisë me “Rodina Mat” të transvestuar si “Nënë Shqipëri”. Shqipëria duhet të shkatërrojë shtrigën ruse prej betoni, “Rodina Mat” të transvestuar si “Nënë Shqipëri”.
Nuk vlen argumenti “Kjo është historia jonë!” Sepse pjesë e historisë sonë janë edhe Haxhi Qamili dhe Esat Toptani? A mos duhet të ketë edhe monumente për ta, për këtë arsye? Sigurisht që jo.

Në rrënjë të problematikës së Shqipërisë sot është se elita politike e vendit, e të gjitha krahëve, nuk pajtohen për asgjë përvecse që t’ i përkulen me nderim “Rodina Mat”. Që nga djali i autorit të monumentit, kryeministri Edi Rama. Historia e Shqipërisë së pas vitit 1990 është historia e dështimit të adhuruesve shqiptarë të “Rodina Mat” për të ndërtuar demokracinë, shtetin ligjor, ekonominë e tregut të lirë. Të gjitha këto janë të papajtueshme me adhurimin e “Rodina Mat” shqiptare.

Ekzistenca e “Rodina Mat” shqiptare është tregues se Shqipëria ende nuk e ka përmbyllur procesin e desovjetizimit, përkatësisht derusifikimit. “Rodina Mat” shqiptare duhet të shembet, të coptohet, të bëhet pluhur si ndërtim sovjetik në Shqipëri pa lejen e Historisë sonë kombëtare.
Unë kam qenë pesë vjec kur u ngrit “Rodina Mat” shqiptare. Në atë kohë kam qenë në kopësht, sic quhej atëherë arsimi parashkollor, dhe mbaj mend se na çuan në kinema në mënyrë të organizuar për të parë një film dokumentar për ceremoninë e përurimit të “Rodina Mat” shqiptare. Që në momentin e parë që u zbulua, ajo femër më bëri një përshtypje të rëndë si të shtrigave që kisha parë në filma, dhe kjo përshtypje nuk më ka ndryshuar edhe sot./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#37

Post by rrëqebull » Mon Aug 15, 2016 4:18 pm

BËRJA TIFO PREJ MARROQËSH TRUSHKULUR PËR SËMUNDJEN POLITIKO-KULTURORE KOSOVARISTE DHE PËR KOMB'LËSHUESIT E FLAMUR'BRAKTISËSIT E INFEKTUAR PREJ SAJ ËSHTË NË TË VËRTETË MBËSHTETJE PËR GLOBALISTIN KOMB'VRASËS NEOBOLSHEVIK SOROS (PRA ËSHTË PËRKRAHJE PËR SËMURJEN DHE VRASJEN E KOMBIT SHQIPTAR)!
një Shqiptar me botëkuptim të shëndetshëm wrote: Jam aq apatik për fitoren e kësaj pelivankës, po aq sa jam për Pirro Dhimën me 3-medalje të arta olimpike. I lumtë për zhdërvjellësinë ama me kaq përfundon muhabeti. Veçse në momentin që kjo pelivanka shprehet me patetizëm për himnin me nji vijë melodike të zvargun e për flamurin që gjithmonë e përziej me atë të pompave 'Kosova-Petrol', këtu ajo fyen inteligjencën e secilit. Flamuri e himni, m'fal, por janë antitezë e konsensusit shoqnor e qytetar. Ato janë nji avatar i Kosovës së de-shqiptarizueme dhe pikë. Mos e shitni sapunin për djath tu ba përpjekje me e natyralizue nji identitet që buron prej nji diplomati finlandez. Libidoja e kosovarucave, muslimcave dhe mutantave të tjerë për me e pa nalt e ma nalt flamurin verdhë-e-kaltër shpjegohet nga dëshira e tyne intrisike me e deshqiptarizue Kosovën. Si te filmi ``The Manchurian Candidate``, po bahen stër-përpjekje me e inxhinjerue nji komunitet me nji mbi-identitet eklektik: atë [pseudo-]evropian [neobolshevik e mulatocentrik] dhe atë islamik. Yen Lo, doktori korean në ``The Manchurian Candidate`` kish me thanë për kosovarin e manufakturës politike: "His brain has not only been washed, as they say... It has been dry cleaned" [«(Kosovaristit kombmohues) nuk ia kanë thjesht shpëlarë trurin… por i kanë bërë pastrim kimik»].
Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë.

Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës.
Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës.
Jo si flamur të një shteti tjetër, Shqipërisë, por si flamur të etnisë së cilës i përket sportisti në Kosovë.
Sepse përdorimi i simboleve kombëtare të etnive përkatëse është një e drejtë kushtetuese në Kosovë.
Me sa duket paska një rregull të pashkruar që këtë të drejtë nuk duhet ta ushtrojnë vetëm shqiptarët, nga të gjitha etnitë e Kosovës.
Majlinda Kelmendi nuk respektoi shqiptarët e Kosovës, jo Shqipërinë.
Majlinda Kelmendi ka detyrim të thotë se kush e urdhëroi që të sillej kështu para nisjes, nga qeveritarët kosovarë.
Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit janë gëzuar shumë ata që mbrojnë idenë e krijimit të kombit Kosovar. […]

Rasti i Majlinda Kelmendit tregon se Kushtetuta e Kosovës vlen për të gjitha etnitë, përveç shqiptarëve.
Të jesh krenar për Majlinda Kelmendin si shqiptar? Një rom i Kosovës në vend të saj do të kishte ekspozuar me krenari edhe flamurin me rrotë të romëve. Majlinda Kelmendi nuk tregoi as dinjitetin e bashkështetasve të saj romë./Kastriot Myftaraj
Image


Stër-saktësia e diagnozës së shkrimit të parë se ❝libidoja e kosovarucave, muslimcave dhe mutantave të tjerë për me e pa nalt e ma nalt flamurin verdhë-e-kaltër shpjegohet nga dëshira e tyne intrisike me e deshqiptarizue Kosovën❞ vërtetohet:
  • 1. Nga propaganda që bëjnë shkarravinat e paasnjëvlera (që nuk përfaqësojnë asgjë shqiptare; as për nga mendësia, as për nga kultura e as për nga Gjaku) të cilat globalistët po ia japin si model për të ndjekur Rinisë Sonë për ta shkombëtarizuar e përgatitur për "integrime" në mega-shtetin global të banuar nga një llurbëtirë mulate e parrënjë, pa identitet burimor, e pahistori dhe e pakombë me pseudokulturë dhe pseudoidentitet të prodhuar në laboratorët e globalistëve (porsi "kosovarizmi") dhe të mbathura prej saj si 'barkode' dhe 'etiketa' të ndërkëmbyeshme sipas tekave të pakicës sunduese që po nxit e financon prej kohësh zhdukjen e shumëllojshmërisë së botës me raca e kombe dhe përzierjen e të gjithëve me të gjithë për të krijuar një racë skllevërish të racës së shëmtuar laboratorike "Homo Globalus" [duke kaluar nëpërmjet fazës së "Homo Debilis Debilis"-it që nuk e kupton se çfarë gracke i kanë thurur globalistët duke i dhënë si model nëpërmjet shoubizit prototipe të "Homo Globalusit"]:
    Image
dhe
  • 2. Nga komentet e shumta, poshtë shkrimit të Kastriotit, të bëra nga kontingjenti me etnomazokistë muslimatufë dhe mbetje osmane që është ngritur e financuar nga kundrashqiptarët globalistë me kolaboracionizmin e dordolecikanëve të tyre përgjatë kësaj pjeseje të dyte "tranzicioni" të regjimit kundrashqiptarokratik më se 70 vjeçar [në Shqipëri Veriore. Lindore e Luginë po aq sa në Shqipëri Perëndimore dhe kudo në Trojet Tona]. Ja një prej tyre (që në foton e ballinës mban shkrimin "born to be a muslim"):
    Image
Ky koment tregon se plagët e shkaktuara nga (gjenocidi) komb'vrasja e butë globaliste, e kryer me armë politiko-kulturore
  • [sanksionimi kushtetues i viruseve neobolshevike multietnike e multikulti, trushpëlarja dhe arsim'vrasja e kryer nga mediat dhe universitetet e depërtuara nga agjentët viralë, bunkerizimi abrahamik i vendit me "xhami" që kanë qenë e mbeten veçse kritpo-ambasada dhe kritpo-zyra administrative të pushtuesit të cilat gjilpërojnë etnomazokizëm dhe nxisin vetëvrasje kombëtare dhe pushtueso-filí etj.]
nuk janë aspak më të lehta se sa plagët e shkaktuara nga sulmet komb'vrasëse të kryera me armë ushtarake! …Prandaj, për të parandaluar plagosjen e mëtejshme, është e domosdoshme që të kihet parasysh edhe pjesa tjetër e kësaj çështjeje (ajo e dukshme vetëm për Shqiptarët Syshqiponjë që i janë përkushtuar mprehjes së shikimit të mendjes së tyre) dhe që nuk mund kurrsesi të anashkalohet për të kuptuar kthjelltësisht se çfarë dhe kush qëndron pas komb'vrasjes së 'butë' kosovariste (me armë politiko-kulturore) që po kryejnë globalistët kundra Kombit Tonë:
Fituesja e medaljes së arit Majlinda Kelmendi i kërkoi Ylli SPangos Ministër Kulture dhe Sporti në 2008 që t'i jepej shtetësia shqiptare dhe të përfaqësonte Shqipërinë por ai si specialist mbërtheckash me kompetencë tha se ajo nuk vlen!
Desha vetëm të kujtoj se Pango është një ndër klyshtë e Sorosit në PD dhe kushëri i parë i Arbjan Maznikut, krahut të djathtë të Lali Erit! [PD = PS = Soros = globalizëm = kundrakombëtarizëm]
Majlinda Kelmendi ishte me fat që u refuzua! Do e kishin marrë në qafë dhe atë, madje do e kishin lënë dhe pa kostum.../Avokati Altin Goxhaj
…Çka na sjell vetiu tek një fakt i pamohueshëm: Ahtisari dhe "pakoja" neobolshevike kundrashqiptare që mban emrin e tij dhe e cila ka qenë themeli i çshqiptarizimit të Shqipërisë Veriore janë në të vërtetë vegla dhe armë të buta komb'vrasëse të globalistit Soros!
Diplomati finlandas Ahtisari është veçse ai që në gjuhën kriminologjike quhet 'huadhënës emri' (it. "prestanome"): dikush që prostituohet duke 'dhënë hua' emrin e vet (në këmbim të atij që në sajë të psikozës së vet makutërore i duket si përfitim) dhe bëhet firmëtar i një marrëveshjeje apo i një dëshmie pronësie në vend të hartuesit dhe pronarit të vërtetë i cili do që të qëndrojë i fshehtë duke u shkarkuar nga çdo përgjegjësi për krimet që kryhen për interes të tij nga 'emërhuadhënësit' dhe dordolecët e tij.
  • Një rast emblematik është edhe ai i Merkelit (që kryeson dordolecikanët e tjerë ultraetnomazokistë të instaluar nga globalistët në secilin shtet evropian) e cila është emërhuadhënëse e Sorosit për çevropianizimin dhe përmbytjen e Evropës me kolonizatorë dhe kontingjent paraushtarak islamiko-afrikan që po nxitet e financohet pikërisht nga globalisti komb'vrasës Soros. …Jo më kot turkoarabizimi dhe islamizimi i skajshëm i gjithë Trojeve Tona dhe i Shqipërisë Perëndimore (i Tiranës në veçanti, si kumt simbolik kërcënues për mbarë Shqiptarinë), me ndërtime mega-xhamish stambolleske e me importim muxhajdinësh, po kryhet pikërisht me kolaboracionizmin e dordolecëve ultraetnomazokistë të financuar e të instaluar në pushtet prej tij.
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#38

Post by rrëqebull » Tue Aug 23, 2016 9:46 pm

GJENEALOGJI E SHKURTËR E EMRIT SERBO-OSMAN "KOSOVË", THEMEL I PSEUDOIDENTITETIT DHE 'VIRUSIT LABORATORIK' SHKOMBËTARIZUES KUNDRASHQIPTAR SLLAVO-ISLAMO-GLOBALIST "KOSOVARIST"

Image
[…] Është ironi e madhe që ndarjen shqiptarë-kosovarë e inicioi Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Shqiptarët e këtej kufirit mësuan befasisht se bashkëkombasit e tyre të përtej kufirit janë kosovarë!
Komiteti, për sa kohë ekzistoi, nuk paraqiti kurrë zyrtarisht një hartë të territoreve që përfaqësonte dhe që kërkonte t’ i shkëputeshin Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene që u krijua fill pas Komitetit, dhe që duhet t’ i bashkëngjiteshin shtetit shqiptar. Pra Komiteti nuk e bëri kurrë të ditur se ku ishin kufijtë e “Kosovës” së tij. Dhe kishte arsye për këtë.
Meqënëse Komiteti hyri në bashkëpunim me organizatën nacionaliste bullgare VMRO (IMRO)që vepronte në Maqedoni, Komiteti hoqi dorë nga përfaqësimi i trojeve shqiptare që gjenden në Maqedoninë e sotme, për shkak se ato i rivendikonte Bullgaria. Për shkak të bashkëpunimit me nacionalistët malazezë, të cilët nuk pranonin humbjen e pavarësisë së Malit të Zi, që u përfshi në mbretërinë jugosllave, Komiteti, nuk përfaqësonte as trojet shqiptare që gjenden në Malin e Zi të sotëm. Kështu që, ironikisht, për shkak të pazareve të Hasan Prishtinës me nacionalistët bullgarë dhe malazezë, Komiteti përfaqësonte afërsisht territorin e sotëm të Kosovës! […]

Rreth një shekull më parë, një grup shqiptarësh nga Kosova e sotme u mblodhën dhe vendosën që ta quajnë territorin e saj “Kosovë” dhe shqiptarët e këtij territori t’ i quanin “kosovarë”. Një shekull më pas nga kjo ide ka dalë teoria e "kombit" kosovar.
Por çka do të ndodhë nëse shqiptarët e Kosovës quhen thjesht kosovarë, edhe sa i përket identitetit etnik, jo vetëm atij shtetëror?
“Kosovë” është një fjalë e gjuhës serbe.
“Kosovar” është një fjalë me prejardhje nga gjuha serbe.
Nëse shqiptarët e Kosovës quhen kosovarë edhe sa i përket identitetit etnik, ata praktikisht do të sllavizohen në këtë përmasë të identitetit të tyre.
Sepse fjala “shqiptar”, që është në gjuhën shqipe, tregon se shqiptarët e Kosovës kanë një identitet të veçantë etnik e ndryshme në një territor me emërtim sllav. […]

Se çka do të jetë Kosovari etnik shpjegohet me së miri me shembullin e Halil Matoshit, elaboruesit të madh të idesë së "kombit" kosovar [me qëllime kripto'neoosmaniste!]:
-Emri arabo-turk: Halil
-Identiteti shtetëror në serbisht: Kosovar
-Identiteti etnik në serbisht: Kosovar
Religjioni: Islam
Përfundimi: "Kosovari etnik" është sllavo-musliman.
Prandaj mund të thuhet: Ti Kosovë më jep turp, më jep emrin kosovar!
I lejoj vetes ta them këtë meqënëse nxitja e urrejtjes ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, është bërë një rrymë mendimi e fuqishme në Kosovë, nga një grupim intelektual që merr financime të mëdha ndërkombëtare për këtë projekt dhe që gjen jehonë të madhe në mediumet e Tiranës, për shkak të kordinimit nga këto qarqe ndërkombëtare. Si shqiptar i Republikës së Shqipërisë, e ndiej detyrim t’ i sqaroj bashkëkombasit e mi në të dy anët e kufirit për historinë e kësaj urrejtjeje dhe për qëllimet që kanë ata të cilët e nxisin atë./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#39

Post by rrëqebull » Tue Oct 04, 2016 4:20 pm

Image

Ose thjesht, bukur e sakt: SHQIPËRI Perëndimore dhe SHQIPËRI Veriore!

Zhvillojeni, riburimësojeni, rishqiptarësojeni botëkuptimin tuaj derisa ta keni plotësisht të qartë faktin që Shqipëria Veriore nuk do të jetë kurrë plotësisht e çliruar
- po nuk u bashkua me Shqipërinë Perëndimore dhe
- po u vazhdua të quhet me emrin e shëmtuar sllav me të cilin e kanë përdhosur pushtuesit serbo-osmanë!

#DUAM ÇLIRIM TË PLOTË! [Dje jo humbje të mëtejshme sovraniteti!]
#DUAM PËRBASHKIM TË PLOTË! [Dhe jo "integrime" komb'vrasëse globaliste!]

#SHQIPTAROKRACI!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#40

Post by rrëqebull » Mon Oct 31, 2016 8:52 pm

TRE SHPJEGIME SHTERUESE, TË FTOHTA, TË MATURA DHE SYSHQIPONJAKE PËR "(SH)PALLJEN" E KËTYRE DITËVE TË "PAVARËSISË SË ÇAMËRISË"

■ I. ■
edlin wrote:Ja ta gëzojë pavarësinë Festim Lato, sot ngriti flamurin në Hagë, pas një jave bashkë me armatën e tij do të çlirojë Athinën në Oslo.

U mblodhën patriotët e thekur në Hagë para një kusie pilaf dhe shpallën “pavarësinë” e Çamërisë.

Pasi shijuan një tasqebap të ngrohtë, Festim Lato shpalli që do të udhëheqë me karabinë Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë.

Në mes të mysafirëve pati edhe tradhtarë që në vend të tasqebapit gëlltitën pa leje paçe këmbësh, duke ulur nivelin e lartë të samitit.

Pasi rrëkëlleu nja tre dopjo raki me eks, ish-sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës, Lisien Bashkurti hapi thesin dhe kërkoi ndihma në pare për këtë lëvizje që po lë gjakun gërxheve dhe maleve që të çlirohet Çamëria.

Më pas kërciti kënga, vallja dhe çështja, për të cilën u mblodhën karabushët u zgjidh.
Image
■■ II. ■■
C. M. wrote:Ma shumë sesa angazhimi i hiçtë i shtetit shqiptar, Çamërinë e ka dëmtue inflacioni i organizatave që propagojnë këtë kauzë. Dy ma të shquemet prej tyne, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe shoqata «Çamëria» janë filiale të AKP-së së Erdoganit: falë tyne sot çashtja çame adresohet në Turki dhe jo në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Bruksel. Jo veç që rrezikon me përfundue në hiç (prirja për me e cungue Çamërinë në nji dosje kontestesh pronësore), por ajo po bahet nji aset i diplomacisë së Ankarasë.

Se cilat janë pasojat fatale të nji kursi të tillë e shembullon ma s'miri rasti i maposhtëm: në fillim-vitet 90'ta kur fillon shkulmi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë, nji pjesë e numërt vendoset në qytezat afër kufinit (Sajadhë, Filat, Gumenicë). Rrëfimet e plotë emigrantëve e kanë nji të përbashkët interesante: ata habiten qysh ne Gumenicë filtej gjansisht shqipja, aq sa të krijohej përshtypja sikur je midis Sarande. Por disa vjet ma vonë, kur rritet në mënyrë eksponenciale numri i emigrantëve, banorët e Gumenicës bahen gjithnji e ma mos-dashës ndaj «allvanosave»: ata filluen me fol veç greqisht si mënyrë për me e shprehë distancimin nga gjithçka shqiptare.

Shteti grek ka ditë me i shfrytëzue animozitetet lokale tu i shti n'lojë paragjykimet fetare (ku shqiptari bahet me gisht si Turkoallvanos/Τουρκαλβανός). Bashkësitë shqipfolëse që i kanë mbijetue spastrimit etnik ne 1945, ato në qarkun e Filatit, Gumenicës e Sulit, janë papërjashtimisht ortodokse. Kjo i bjen që organizatat çame që dalin me banera pro-turk janë ato që i krijojnë shtetit grek komoditetin ma të madh: ato i kthejnë qytezat çame në bunkera anti-shqiptar. Nëse dikush i ka jep Çamërisë nji impuls gjallnues, ata janë emigrantët shqiptarë që me dinamikën e lëvizjeve të tyne në të dyja anët e kufinit e kanë krijue nji mikro-botë shqiptare atje.

P.S: Ata që shpallin «pamvarësi» të Çamërisë në diasporë janë retarda par excellance!
Në dritë të këtyre fakteve vetëm syleshët mund ta gënjejnë veten se ndarja fetare abrahamike nuk është e dëmshme për Kombin Tonë.
Përdorimi që i është bërë dhe që vazhdohet t'i bëhet sektarizímeve abrahamike për të çshqiptarizuar shqiptarojugorët, çamët, (hoj duke i greqizuar nëpërmjet kristianizmit lindor, hoj duke i turqizuar nëpërmjet muhametizmit) është shembulli prototipik i mënyrës se si Kombi Ynë është dëmtuar e po dëmtohet prej ndasive dhe botëkuptimkalbjes që këto sektarizíme shkaktojnë.

Siç e dinë mirë Shqiptarët Syshqiponjë — dhe përkundër asaj çka propagandojnë kundrashqiptarët e interesuar dhe të përfshirë drejtpërsëdrejti në shkombëtarizimin e Bashkëkombasve Tanë — sektarizími abrahamik nuk ka të bëjë fare me "liri ndërgjegjeje", "liri kulti", "tolerancë" apo "qytetarí" por është kryekëput trushpëlarje, përçarje dhe flijim i Interesit Tonë Kombëtar në 'altaret' e politikave, gjeopolitikave dhe interesave të atyre faktorëve globalë e globalizues që e përdorin fenë abrahamike herë si 'opium' e herë si 'kokaine' (në vartësi të popujve që duan të kontrollojnë me strategjitë e tyre kaozprurëse) dhe të atyre shteteve që e kanë abrahamizmin thelbin e ideologjisë së vet 'nacionale' {…Që në fakt është veçse maskë emërtimore dhe mashë për globalizmin abrahamik që i përdor këto pseudokombe dhe nacional-abrahamizmin e tyre për qëllimet e veta zgjerimiste, e posaçërisht për ta pushtuar tërësisht Siujdhesën Ilire. [Dhe prandaj duan ta zhdukin — shfarosin apo sllavizojnë, greqizojnë e turqizojnë, pra abrahamizojnë — Kombin Tonë: sepse na shohin si "të vetmen anomali dhe pengesë" që u ka mbetur pa abrahamizuar në një rajon tej-e-tej të kontrolluar prej kriptoteokracisë dhe kriptoglobalizmit të tyre; dhe për këtë arsye prej shekujsh, që kur e depërtuan Siujdhesën Tonë, pasi kalbën nga brenda dhe rrëzuan perandorinë ilirokratike romake, po nxjerrin në mënyrë të njëpasnjëshme "naçertanje"-ra, "megali ide"-ra e neoosmanizm-ra: për të na pushtuar, çshqiptarizuar dhe zhdukur duke përdorur si masha të gjitha pseudokombet abrahamike që na rrethojnë. (Dhe që, për një pjesë jo të vogël, janë Shqiptarë por me pseudokulturë dhe botëkuptimkalbje sllavo-turko-greko-abrahamike, pra Shqiptarë të droguar dhe kurdisur kundra vetvetes nga 'opium-kokaina' kundrashqiptare abrahamike. Vetëm për të përmendur disa:
- rasti i malësorëve të fisit Kuç të shndërruar në "malazezë" nga droga sllavo-abrahamike ortodokse dhe që luftuan kundra Shqiptarëve në Luftën e Nokshiqit;
- rasti i çamit suliot Napoleon Zerva i shndërruar në "nacionalist grek" nga droga greko-abrahamike ortodokse i cili udhëhoqi masakrimet e shqiptarojugorëve në shekullin e kaluar apo
- rasti i shqiptarojugorëve të përmendur në shkrimin e C.M. të cilët droga greko-abrahamike ortodokse dhe propaganda nacional-abrahamike greke i bën që t'i shajnë dhe urrejnë shqiptarët ngase 'thjerrëza' lajthitëse fetare i bën ata që mos t'i shohin si Bashkëkombas por si "kundërshtarë të sektit abrahamik turk".)]}

■■■ III. ■■■
BATO wrote:Qenka shpallur në Hagë, aty ku gjykata i shpalli millosheviqin dhe sheshelin të pafajshëm..

Duket si një lojë për të sjellë acarime e trazira në rajon, ashtu si ajo me [IRJ]Maqedoninë para ca kohesh.

Nuk është çudi që të jetë ndonjë skenar i tillë, si <<për shembull>>:

<<"Ushtria e çlirimit te Çamërisë" krijohet në jug Shqipërisë [Perëndimore] nga disa njerëz dhe shkaktohen incidente në Greqi, të cilat i merr përsipër kjo "ushtri".

Greqia hyn me Ushtrinë e saj në jug të Shqipërisë [Perëndimore] dhe bën kërdinë mbi civilet..

Natoja fillon bisedimet.. të cilat zgjasin disa javë.

Gjatë këtyre javëve, jugu i Shqipërisë [Perëndimore] boshatiset dhe popullsia merr arratinë si refugjate, duke lënë shumë të vrarë e gra të përdhunuara.

Pasi jugu i Shqipërisë [P.] boshatiset, natoja mbaron bisedimet dhe i qorton ashpër te dyja palët; Greqinë për dhunë kundër civileve, kurse shqiptaret për dhunë ndaj "minoritetit grek" në jug.

Natoja fut trupa paqeruajtëse në jug të [R. së] Shqipërisë, ndërkohë hap edhe një gjykatë speciale, për "dhunën shqiptare ndaj minoritetit grek gjate luftës".

Ushtria greke rri në Sarandë, Gjirokastër, Himarë etj. "për të ruajtur" "minoritarët grekë" nga shqiptarët, ndërsa trupat paqeruajtëse hyjnë "për të ruajtur paqen" në kufirin mes këtyre zonave dhe atyre që mbeten shqiptare.>>

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4129
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fjalë me vënd!

#41

Post by Zeus10 » Mon Oct 31, 2016 10:38 pm

Nje lufte me Greqine, eshte gjeja me absurde, eshte nje ide ne rastin me te mire naive, qe nuk e di nga kush nxitet. Por nga ana tjeter, duhet kerkuar me kembengulje rikthimi ne vatrat e tyre te atyre cemerve, qe u debuan me perdhune. Kane kaluar ato kohe, kur otomanet i ndersenin shqiptaret, kunder fqinjeve te tyre te krishtere. Greqia sidomos, por edhe Serbia nuk duhen pare me si armiq, historia i vendosi prane si fqinjet tane dhe per kete arsye, nuk duhet tu vije asnje e keqe prej nesh, natyrisht duke punuar me ta per te zgjidhur problemet e se shkuares dhe pa harruar dhimbjet qe na kane shkaktuar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#42

Post by rrëqebull » Thu Nov 03, 2016 1:39 am

Image

(pseudo)Nacionalizmi është streha e përkohshme e atyre që për strehë të parë kanë kundranacionalizmin, pasi ndeshja me realitetin, Arsyen, Natyrën dhe Kombin — të cilëve u kanë shpallur vet luftë — ua shemb dhe bënë atë të pabanueshme.

Nacionalizmi, si 'banesë e pashembshme' botëkuptimore, mund të jetë 'strehë e fundit' dhe 'derëhapur' për këdo Shqiptar vullnetmirë që thyen çdo zinxhir zvetënues që e mbante skllav dhe më në fund rikthehet zot i vetes — pavarësisht gabimeve të deriasohershme — por vetëm nëse është zgjedhje e pastër përfundimtare dhe pajtim autentik dhe i besnikërishëm me Arsyen, Natyrën dhe Kombin!

Por nuk duhet harruar diçka: shumë prej atyre që janë kundra Nacionalizmit Shqiptar nuk janë kundranacionalistë të mirëfilltë por kseno-nacionalistë: (kripto)përkrahës, (kripto)mbështetës e (kripto)përçues të 'nacionalizmit' të kundrashqiptarëve "fqinjë" (e shpesh, edhe njëkohësisht, të mega'hiper'ultra'jermo-'nacionalizmit' kundrashqiptar, kundraevropian, kundrafamiljar e kundranatyror të globalistëve).

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Fjalë me vënd!

#43

Post by rrëqebull » Thu Nov 03, 2016 3:36 pm

Image

Siç ka parashtruar saktësisht ky shqiptarojugor shpuzë (mendjeshkathët) — që jo më kot është stërnip i drejtpërdrejtë i Purrosh iliroshqiptarit emri i të cilit vjen nga prapashtesimi `-osh` (është) i fjalës `purrë` që është një emër tjetër për prushin, shpuzën — ÇËSHTJA ÇAME ËSHTË PARA SË GJITHASH ÇËSHTJE KOMBËTARE dhe prandaj të gjithë Shqiptarëve u takon që të japin mbështetjen, po-se-po!, dhe ndihmesën e vetë!:

❝Çështja çame nuk është [thjesht dhe vetëm] çështje pronash. Nëse trajtohet si çështje pronash ne jemi në kundërshti të plotë me atë se si e kanë trajtuar paraardhësit tanë. Nëse ne i futemi që çështja çame është thjesht rikthimi i Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre ne kemi pranuar që Greqia na ka mundur si Shtet sepse çështja çame në vitin ’37, kur u zgjidh!, ishte:
- hapja e Shkollave Shqipe,
- dhënia e të drejtave etnike dhe
- e drejta për të votuar.
Në ’37-n u hapën Shkollat Shqipe në Çamëri, u lejua e drejta e etnisë shqiptare që të regjistrohej në census në Greqi dhe dalin në census shqiptarë, myslimanë dhe ortodoksë, të asaj krahine dhe ata kanë të drejta të plota për t’u zgjedhur. Nëse ne sot kthehemi që e Drejta Jonë Kombëtare është [thjesht] «të kthehen pronat e çamëve», atëherë unë ju them që s’më intereson fare si çështje.

Unë jam i interesuar për Interesat Kombëtare Shqiptare. Çështja çame është: RIKTHIMI I TË GJITHA TË DREJTAVE TO MOHUARA TË NJË POPULLSIE SHQIPTARE E CILA U DËNUA MASIVISHT -PËR SHKAK TË PËRKATËSISË SË VET SHQIPTARE-.

Duhet rrëzuar diskriminimi që ka prodhuar shteti grek dhe ky diskriminim është tërësor: është për pronën, për shtetësinë, për të drejtat etnike. Zgjidhja politike e përfshin zgjidhjen ekonomike por po more [vetëm] pronat atëherë është një çështje meskine financash. Është çështje tërësore [juridike, ekonomike, politike, kulturore, kombëtare] dhe duhet zgjidhur në mënyrë tërësore!❞

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”