"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#1

Post by rrëqebull » Sun Jan 25, 2015 6:00 pm

Image

Përvoja e gjatë qindra e qindravjeçare me ideologjitë kundra-kombëtare fetaro-politike të huaja — të cilat kanë qenë veçse armë ideologjike për të na shtypur, përçarë e shkombëtarizuar më thjeshtë dhe asnjëherë mjete zhvillimore për të rritur mirëqenien tonë — tashmë e ka nxjerrë në shesh faktin e kryer dhe të pamohueshëm:

toleranca ndaj çdo sistemi politik dhe/apo fetar që nuk është burimor për ne, që nuk është i lindur, i ngjizur e i farkëtuar në thellësinë oqeanike, shkëlqesinë magmatike dhe vullnetshmërinë titanike të Mendësisë, Kulturës dhe Natyrës Shqiptare, dhe që nuk është i krijuar Prej•Shqiptarit•Për•Kombin e Prej•Kombit•Për•Shqiptarin, është në të vërtetë një përqafim i vetë-shkatërrimit.

Sado u heshttë, mohoftë a shtrembëroftë kjo e vërtetë nga analistët dhe kllounitikanët e pandërgjegjshëm që kanë pushtuar hapësirat tona publike dhe politike e vendimmarrëse, — të cilët nuk dinë të shohin e të planifikojnë, për të Ardhmen Kombëtare, më larg se sa fushata e tyre propagandistike e ditës në faqet e gazetave e në studiot televizive nga ku përpallin hipokrizitë, mashtrimet dhe syleshësítë e tyre të radhës (sepse duhet thënë zgjeshur: në disa raste jo se nuk duan të veprojnë mirë, por thjesht e kanë të pamundur sepse janë të paaftë, të cekët, të papërkushtuar, mjaftohen me “njohuri” sipërfaqësore, shkojnë pas rrymës syleshe siç i kanë "trajnuar" [=programuar] pronarët e tyre globalistë, dhe as vetë nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë!), — historia na e tregon qartë:

ideologjitë e sistemet fetare e politike e ekonomike të huaja, siç janë abrahamizmat shkretuese kristiano-muahmetiste, perandorizmat nëpërkëmbëse multi-etnike e kundra-sovranitet, marksizmi me gjithë bolshevizmat nacional-shkatërrimtare e pan-sllaviste dhe, së fundmi, liberal-bolshevizmat, protektoratizmat, multikulturalizmat, supermarketizmat e neo-sovjetizmat "euro-(afro-aziatiko)-atlantike" të fshehura pas nofkës “demokraci”, nuk na kanë sjellë as Zhvillim, as Bashkim e as Mirëqenie Kombëtare, prandaj nuk bëjnë për ne!
Këto sisteme politiko-fetare (se edhe bolshevizmi është religjion) e kanë treguar veten se janë jo thjesht jo-shqiptare, por armë të mirëfillta në duart e kundra-shqiptarëve, të cilët, sado të bukura i paçin maskat e “humanitetit” e të “partneritetit”, i kanë shfrytëzuar e vazhdojnë t’i shfrytëzojnë këto ideologji e këto sisteme për të na penguar, për të na mbajtur peng, për të na përçarë, shkombëtarizuar e shkatërruar.

«Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del më not», thotë ajo fjala e urtë kombullore, prandaj, pas gjithë kohëve e moteve që kanë kaluar, nuk ka më asnjë dyshim:
PËRKATËSIA FETARE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARËSÍA!
PËRKATËSIA POLITIKE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTAROKRACÍA!

Dhe vetëm kështu mund të jetë.

Pa Shqiptarësi•e•Shqiptarokraci nuk do të kishte patur as Lidhje të
Lezhës, as Lidhje të Prizrenit, as Shpallje të Pavarësisë e besa as UÇK e Riçlirim të Shqipërisë Veriore!

Madje, fakti që u desh një ri-Çlirim për Shqipërinë Veriore, është dëshmia më e prekshme e dëmeve që i shkaktohen Kombit nga sistemet politike jo-shqiptare, pasi pa to, tashmë ne do të kishim kremtuar '70 vjetorin e Ribashkimit' e jo 70 vjetorin e pushtimit jugosllav të 2/3-ve të Trevave Tona dhe të luftës nacional-shkatërrimtare!

Problemi nuk është aspak se ai sistem ishte totalitar-bolshevizëm e jo liberal-bolshevizëm ("demokraci"), por problemi është se ishte një
sistem jo-shqiptar (ideologjikisht dhe pushtetarisht).
Dhe kjo është arsyeja për të cilën as liberal-bolshevizmi nuk po funksionon, edhe duke qenë relativisht më "i mirë" se sa totalitar-bolshevizmi: sepse është një sistem jo-shqiptar, një sistem i farkëtuar enkas nga globalistët për të shqepur shtetet e zhdukur kombet duke arritur pa pengesa pushtetin global (siç banalisht funksionon çdo religjion "universalist" abrahamik)

Dëmet dhe nacional-shkatërrimet që shkaktoi jo-shqiptarësía e sistemit dhe ideologjisë totalitar-bolshevike — përgjatë së cilës Shqiptarësía dhe Shqiptarokracia, ndonëse nuk u zhdukën (është diçka e pamundur kjo se Shqiptaria është e pavdekshme!), u mbajtën peng nga marrëzia marksiste, etnomazokiste e pan-sllaviste e atyre që nuk kishin as Nder e as Besë për të qenë Shqiptarë e Shqiptarokratë — kanë për t'u ripërsëritur (siç po ripërsëriten) edhe me liberal-bolshevizmin dhe me rrëzimin e tij (sepse
edhe ky sistem është drejt rrëzimit kudo nëpër Perëndim, herët a vonë, duam apo s'duam ne, duan ta kuptojnë apo s'duan ta kuptojnë
kllounitikanët tanë).

Rruga e Shqiptarisë, e shtruar nga Kombi, u pastrua dhe u hap përsëri nga Rilindasit.
Por që pas luftës së dytë botërore e deri më tani, në veprim e në pushtet janë ri-vdjerrësit, dordolecët e paaftë dhe servilët kundra-kombëtarë e zhvatarakë të perandorive e religjioneve internacionaliste komb-helmuese, të vjetra apo të radhës!

Dhe "toleranca ndaj helmit", quhet helmim.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#2

Post by rrëqebull » Sun Jan 25, 2015 6:28 pm

Pasojat e përqafimit të "kulturës" dhe të politikave kundra-nacionaliste globale (braktisja e Nacionalizmit dhe e Kulturës Sonë) nuk mund të jenë të tjera, pos degjenerimit deri në zhdukje.
Pa Nacionalizëm e Kulturë Burimore Shqiptare nuk ka Mirëqenie, por ka vetëm zhdukje (jo më kot kuptimi i ngushtë i vet fjalës degjenerim është: shfarosje).
Ai komb që rend pas zhdukjes së vet duke e quajtur lajthimisht me fjalët "mirëqenie", "demokraci", "civilizim" e "integrim" (të cilat përdoren nga globalistët dhe rrogëtarët e tyre për të mashtruar dhe maskuar qëllimet e veta komb-vrasëse dhe pushteto-maniake), është një komb me arsye të turbulluar dhe skllav i verbëruar i pavullnetësisë mosmenduese (fatalizmit).

Artikulli përqendrohet tek të dhënat demografike për shqiptaroveriorët, por gjendja dhe prirja atdhe-zbrazëse është po kaq e rëndë kudo në Trevat Tona të ndara dhe të pushtuara.

Shqiptaroveriorët, specie që po zhduken


Popullata e Shqipërisë Veriore është duke u zvogëluar me ritme të frikshme. Lindjet janë përgjysmuar vetëm brenda 25 vjetëve dhe trendi i zvogëlimit vazhdon. Ato kanë rënë nga 56 mijë në vit sa ishin në vitin 1988 në 29 mijë në vitin 2013.
Alarmant është fakti se ky numër ka zbritur me 10 mijë lindje brenda vitit konstant secilën dekadë. Në vitet ’80 të shekullit të kaluar konstant ishin rreth 50 mijë lindje, në vitet ’90 konstant rreth 40 mijë, në vitet ’00 ishin në 30 mijë, ndërsa në dekadën aktuale ato kanë filluar të jenë në suaza të 20 mijve.

Rënia është e frikshme edhe nëse krahasohet viti 2001 kur ishin 36 mijë lindje me vitin 2012 kur janë 27 mijë. Pra, janë 9 mijë lindje më pak dhe 2 mijë vdekje më tepër. Lindjet kanë rënë me rreth 35 për qind e poaq janë shtuar vdekjet. Kjo nuk e ka shqetësuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës të cilët thonë se tashmë rënia është ngadalësuar.

Por, nëse shikohet rënia në 25 vjet, atëherë shihet se ka patur stabilitet 4-5 vjet secilën dekadë, pastaj ka ndodhur rënia që nuk është kompensuar asnjëherë. Në bazë të trendeve aktuale, popullata e Shqipërisë Veriore në vitet 2030 nuk do të ketë shtim natyror. Shqipëria Veriore do të fillojë të zvogëlohet edhe për shkaqe natyrore, sepse zvogëlimi i popullsisë për shkaqe tjera po ndodhë qysh tash. Sipas ASK-së Veriori në vitin 2006 kishte 2.1 milionë banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2011 doli se ai numër ka rënë në 1.8 milionë banorë.

Shtimi natyror i bie të jetë 21 mijë, ngase të njëjtin vit kur janë freskuar të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës në vend ishin shënuar rreth 8 mijë vdekje. Por, tërë shtimi natyror i Veriorit po kërkon azil në vendet e perëndimit. Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, çdo vit kërkojnë azil mbi 20 mijë shqiptaroveriorë. Janë dy kategori tjera ikjesh që vendin e zhysin në zvogëlim të popullatës, martesat me letra dhe qëndrimet ilegale. Këto dy kategori llogaritet të jenë mbi 10 mijë në vit në suaza normale.

Ky trend ishte para fluksit të fundit, kur u dyfishuan ikjet nga shteti. Vetëm në tremujorin e fundit dhe në fillim të këtij viti llogaritet ta kenë braktisur vendin së paku 50 mijë veta.
Tashmë askush nuk ka statistika as të përafërta. Shumë fshatrat ka vite që janë kthyer në fantazma, por tashmë edhe qytetet pas fluksit të fundit vuajnë nga gjallëria. Nuk ka njerëz.

Në bazë të trendit aktual të ikjes së popullatës dhe rënies së madhe të lindshmërisë Shqipëria Veriore në vitin 2020 nuk do të ketë më shumë se 1.5 milionë banorë. Shqipëria Veriore në vitet 2030 do të hyjë në deficit, pra do të ketë më shumë vdekje se sa lindje, pa llogaritur fare maninë e shqiptaroveriorëve për ikje jashtë shtetit. Vendi do të ketë pak më tepër se 1 milion banorë, pasi qindra mijë veta do të kenë ikur deri atëherë. Kjo, sepse i vetmi trend që ka treguar stabilitet është ai i emigracionit./Gazeta Fjala

Vetëm Besa e Lashtë shqiptarët i bashkon
Vetëm Bashkimi shqiptarët i forcon
Vetëm Forca përpara na çon

Prandaj të mendojmë pak për problemin tonë kryesor: Mbijetesa.

Të bashkohemi që të mos zhdukemi.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#3

Post by rrëqebull » Sun Feb 08, 2015 10:51 pm

Ja një çjerrje maske e bërë nga vetë OAJQJK-ja (organizata abrahamike jo-qeveritare jo-kombëtare) "Kisha Katolike":

Image

George Frendo, ipeshkv ndihmës i dioqezës Tiranë-Durrës dhe sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike në një intervistë për ‘’Gazetën Shqiptare’’ tregon arsyet pse Zhiti nuk është kandidatura e përshtatshme.

Sipas Frendos, arsyeja që nuk e lejon Zhitin për të qenë ambasador në Vatikan është besimi i tij fetar, ai është mysliman.

http://www.newsbomb.al/index.php/politi ... je-katolik
Ky është një shëmbull maskëˑçjerrës jashtë mase domethënës i mënyrës se si kërkohet të përçahet e shkombëtarizohet Kombi ynë nga sektet abrahamike sipas rrebeve dhe interesave të tyre fshehtoˑpolitike. Burokrati i huaj i OAJQJK-së e ka quajtur Zhitin "mysliman" edhe pse ky është mospraktikues dhe shpërfillës i riteve abrahmike si shumica e Shqiptarëve (të cilëve na ka ngelur damka e emrit si ndjekës të religjioneve të huaja si pasojë e veprimtarisë së egër kundraˑrilindase të regjimit kundraˑnacionalist 70 vjeçar.)
Pikërisht kësisoj përçarjesh dhe sherrnxitjesh kundrakombëtare përgatiten e kryhen nën tymnajën e ngritur nga «bombardimi retorik» për "tolerancë fetare".
#‎tolerancaˑndajˑpërçarjesˑështëˑpërçarje‬
‪#‎tolerancaˑndajˑshkombëtarizimitˑështëˑshkombëtarizim‬

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#4

Post by rrëqebull » Tue Feb 24, 2015 10:33 pm

Ja edhe një "tolerant mendjehapur" tipik që po digjet nga malli dhe nostalgjia për bashkim-vëllazërim me sllevërit kundrashqiptarë dhe që do t'i rikthejë ata në pushtet në Shqipëri Veriore me të gjitha mënyrat dhe me çdo çmim.

Mjafton të lexohen komentet me fjalor të ndragët që ka bërë poshtë shkrimit dhe shtrembërimin prej faqeziu që i ka bërë emrit të shenjtë të Kastriotit, për të kuptuar edhe një herë më shumë se, për gjendjen shtetucore e shkatërrimore ku ndodhemi, nuk mbajnë përgjegjësi gjithë Shqiptarët, gjithë Kombi, por vetëm ultra-etnomazokistët e këtillë, të cilët kanë pushtuar shtypin, televizionet, akademitë, universitetet, foltoret, kuvendet e çdo hapësire tjetër kulturore e vendimmarrëse nga ku e kanë të mundur të dëmtojnë, sëprapthtësojnë e pengojnë zhvillimin e natyrshëm të Kombit Tonë. Duke u shërbyer kundrashqiptarëve të huaj, nga të cilët marrin urdhra, rroga e financime, punojnë si ajo «lima e butë që të ha trutë», për ta bërë shoqërinë tonë aq të "hapur" e "tolerante" ndaj shfarosjes kombëtare sa ç'i kanë bërë edhe mendjet e tyre të skllavëruara nga etnomazokizmi, sllavofilia e neobolshevizmi.
Halil Matoshi nuk mund ta thotë më qartë se kaq që është agjent serb

Halil Matoshi sapo e ka pohuar në mënyrën e tij që ka qenë dhe vazhdon të jetë agjent i Serbisë. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Matoshi thotë:
“E kam nje ide: Kisha (politike) Ortodokse Serbe ne oborr te Universitetit nuk duhet me u prish. Asht cashtje imazhi. Pike. Propozoj qe me ligj me iu ndrru destinimi. Do te ishte mire qe te themelohet Instituti ose Fakulteti i Studimeve Sllavistike (per cka Kosova ka shume nevoje politike e kulturore!?) dhe te vendoset ne kete godine - e cila mund te sherbeje edhe per rituale te jashtezakonshme fetare ortodokse - jashte Kishes Ortodokse Serbe, (KOS) pra si Kishe kosovare ortodokse!?”
Këtu Matoshi kërkon të mbulojë me një “gjethe” fiku lakuriqësinë e qëllimit të tij për ruajtjen e Katedrales Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, duke e kamufluar si Institut ose Fakultet të Studimeve Sllavistike por ku do të kryhen edhe ritualet fetare.
Por Kosova është një shtet laik ku feja është e ndarë nga shteti dhe ku arsimi publik është laik. Universiteti i Prishtinës është një shkollë publike dhe kështu do të jetë edhe Instituti apo Fakulteti i supozuar i Studimeve Sllavistike. Dhe në shkollat publike nuk mund të kryhen rituale fetare. Katedralja ortodokse serbe e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës është një objekt i ndërtuar me funksione religjioze dhe nuk është i përshtatshëm për funksionet për të cilët thotë Matoshi. Ideja e Matoshit do të ketë si pasojë që pranë Katedrales serbe të shtohet edhe një Institut i Sllavistikës.
Pasi Matoshi na thotë se Katedralja serbe duhet të kthehet në Institut, apo në Fakultet, ai e mohon këtë, kur thotë se Katedralja duhet të shërbejë si bazë për Kishën Ortodokse Kosovare, jashtë Kishës Serbe. Matoshi nuk e shpjegon se përse i duhet Kosovës një katedrale ortodokse kur në Kosovë nuk ka ortodoksë të tjerë veç serbëve. Për më tepër që katedralja ortodokse është e ritit sllavon, pra e një rituali të ngushtë ortodoks, të ushtruar nga serbët. Cilët do të jenë besimtarët që do të shkojnë në KOK? Një Kishë Ortodokse e Pavarur, ose Autoqefale, siç quhet në gjuhën kishtare, krijohet kur ka besimtarë të ritit të cilit i përket ajo Kishë, e në Kosovë nuk ka të tillë për Kishën që kërkon Matoshi.
Katedralja Serbe e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës duhet të rrënohet sepse ajo u ndërtua nga Serbia me qëllim që të shënonte në mënyrë simbolike procesin e deshqiptarizmit të Kosovës, dhe të eliminimit të institucioneve të Kosovës. Pikërisht këtë e shprehte në mënyrë monumentale zëvendësimi i Universitetit të mbyllur të Prishtinës me një Katedrale serbe. Universiteti ishte një institucion emblematik i Kosovës dhe mbyllja e tij e zëvendësimi me një institucion emblematike serb që ishte Katedralja kishte një simbolikë të qartë. Asnjë simbolikë tjetër nuk tregon më qartë se kjo, madje në mënyrë monumentale, planin serb për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët.
Ideja e mësipërme e Halil Matoshit është provë se ideja e tij e identitit kosovar është me prejardhje serbe.
Matoshi thotë se ruajtja e Katedrales serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës është çështje imazhi. Pas kësaj shkruan: “Pikë”. Çfarë imazhi do të mbrojë Kosova duke ruajtur katedralen e ndërtuar si provokim nga Serbia? Katedralja në oborrin e Universitetit nuk ka të bëjë me ushtrimin e lirë të fesë nga ana e serbëve të Kosovës, por me strategjinë serbe për Kosovën serbe të spastruar nga shqiptarët.
Përkushtimi i Halil Matoshit ndaj Kishës Ortodokse të Serbisë (KOS) në fakt është pasojë e përkushtimit të tij ndaj një institucioni serb që ka të njëjtat akronime me të Kishës Ortodokse të Serbisë. Fjalën e kam për Kontra Obaveshtajna Slluzhba (KOS), që është Kundërspiunazhi i Ushtrisë Jugosllave, në shërbim të të cilit Halili u vu qëkurse kryente shërbimin ushtarak në Jugosllavi. Për KOS (shërbimin e fshehtë), Universiteti i Prishtinës ishte qendër irredentiste shqiptare destruktive, ndërsa Kisha Ortodokse e Serbisë ishte qendër shpirtërore konstruktive e popullit serb. Universiteti i Prishtinës duhet të kishte një katedrale serbe si simbol të sovranitetit serb mbi Kosovën në fushën intelektuale. Halili ruan këtë pikëpamje./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 5705554235

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#5

Post by rrëqebull » Fri May 08, 2015 2:15 pm

Ja një përshkrim i shkëlqyer i mënyrës se si Shqiptarësía dhe instinkti përbashkimor mbarëkombëtar kanë mbizotëruar gjithnjë lartmadhërisht mbi supersticionet, sëmundjet kulturore dhe ideologjitë kundrakombëtare abrahamike të ardhura me pushtuesit dhe të shfrytëzuara prej tyre për të na dobësuar, përçarë, sunduar e spastruar:
Gjuha shqipe, e drejta dokesore dhe trashëgimia kulturore pagane janë faktorë vendimtarë për ruajtjen e identitetit dhe të njësisë kombëtare të shqiptarëve. E drejta dokesore ka udhëhequr jetën shoqërore të shqiptarëve dhe ka qëndruar mbi besimet e ndryshme fetare. “Këto ligje janë të njëjta për të gjithë: ndryshimi i fesë nuk ndryshon gjë... Barazia e të drejtave është e plotë për të gjithë pa dallim: Doket e zakonet sigurojnë vazhdimin e zbatimit më të imët’ të tyre. Kështu ka shkruar rilindasi ynë i madh, Pashko Vasa, në veprën e tij “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”

Së drejtës dokësore i është nënshtruar në trojet shqiptare edhe e drejta kishtare. Edit Durhami ka shkruar: “Ndër shqiptarë shprehja “Kështu ka thënë Leka” ka më tepër forcë se sa dhjetë porositë e Biblës. Mësimet e Islamit e të Krishterimit, ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtrohen Kanunit të Lekës
”.

Në dokumentet mesjetare dhe të periudhave të mëvonshme jepen raste të shumta, kur klerikët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare, të ndodhur përballë zgjidhjeve të çështjeve shoqërore sipas normave të të dy të drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjë i kanë dhënë përparësi së drejtës dokesore, sepse ajo ka ardhur si trashëgim i vyer i kulturës shqiptare që nga lashtësia e tyre e kohës pagane. Ritet e besimeve pagane janë shumë të lashta, autoktone dhe të përbashkëta për të gjithë shqiptarët. Ato janë rrënjosur thellë në vetëdijen e shqiptarëve dhe gjithnjë janë praktikuar në jetën e përditshme me përkushtim të thellë.

[Cekuar prej trajtesës `Aleksandri i Madh në kujtesën historike, të Skënderbeut e të Shqiptarëve`].

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#6

Post by rrëqebull » Wed Jun 03, 2015 4:03 pm

#‎NDOTJE_AKUSTIKE_ABRAHAMIKE‬
‪#‎ZHURMA_SHKRETINORE_ABRAHAMIKE‬
‪#‎PËLLITJE_ABRAHAMIKE‬
‪#‎ARROGANCË_ABRAHAMIKE‬
‪#‎AGRESION_ZANOR_ABRAHAMIK‬
‪#‎SULM_KULTUROR_ABRAHAMIK‬
‪#‎ZAPTIM_MJEDISOR_ABRAHAMIK‬
‪#‎PUSHTIM_HAPËSINOR_ABRAHAMIK‬
‪#‎MBJELLJE_PËRÇARJEJE_ABRAHAMIKE‬
‪#‎DEPËRTIM_POLITIK_ABRAHAMIK‬

Asnjëri prej atyre që i thonë vetes ‪#‎SHQIPTAR‬! nuk mund të pranojë që t'i nënshtrohet
‪#‎REGJIMIT_KUNDRAKOMBËTAR_ABRAHAMIK‬.

Vetëm ata që janë ‪#‎qyqetarë‬ mund të tolerojnë skllavërimin e tyre dhe pushtimin e mjedisit dhe hapësirës publike kombëtare nga ana e kundrashqiptarëve abrahamikë.
Në vitin 2015 ende vijon të jetë problem urban ndotja akustike nga objektet e kultit, më saktë ulërimat dhe kambanat e abrahamikëve të cilët përtej çdo justifikimi që nxjerrin, e kemi të qartë që i bëjnë këto në formë agresive dhe imponuese që ta detyrojnë tjetrin t'i dëgjojë me zor. Rezultatet e kësaj sjelljeje të tyre vihen re më së miri si në relievin urban ashtu dhe në decibelët që lëshojnë - me synimin që të duken mbi ndërtesat e tjera dhe të dëgjohen mbi të tjerët. Në zoologji kjo do të përkonte çuditërisht me sjelljen e kafshëve që shënojnë një territor të huaj duke urinuar, me synim që mjedisi tashmë të mbajë erën e tyre. Nëse abrahamikët si më lart do të kufizoheshin vetëm në shfrytëzimin e mjeteve moderne të komunikimit (celularë, kompjuterë, media të posaçme etj. - që ua mundëson lirisht shkenca) nuk do të arrinin më të imponoheshin mbi përditshmërinë urbane dhe kjo i bën "të papranueshme" zgjidhjet bashkëkohore, sepse i nxjerr abrahamikët jashtë sferës së dukshmërisë e për pasojë dhe të ndikueshmërisë ndaj të tjerëve. Kështu abrahamiku nuk ha pykë në këtë drejtim, sepse instalimi i mesjetës aziatike në qytetet tona është thjesht domosdoshmëri ekzistenciale për fetë.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#7

Post by rrëqebull » Tue Jun 23, 2015 2:46 pm

Shqiptarja 15-vjeçare në Zvicër ikën nga shtëpia dhe martohet me një luftëtar të ISIS-it në Siri

Një vajzë adoleshente, vetëm 15 vjeçare, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri. Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha.

Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16 vjeçar.

Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat.

Fëmijët u larguan në dhjetor të vitit të kaluar. Policia zvicerane, por edhe ajo turke ka bërë përpjekje për gjetjen e dy të rinjëve, por deri më tash pa rezultat.

Babai i fëmijëve, i cili ndërkohë refuzon çdo kontakt me mediume, kishte deklaruar se është më se i bindur se ata janë radikalizuar nga elementë të organizatës terroriste ISIS.

Gazetari i Tages Anzeiger, duke iu referuar "burimeve të besueshme" ka bërë të ditur tani se vajza e familjes Loxha është martuar me një xhihadist në Raka të Sirisë. Raka konsiderohet si kryeqyteti i ISIS-it.
http://www.zeri.info/aktuale/38426/shqi ... t-ne-siri/

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#8

Post by rrëqebull » Thu Jun 25, 2015 3:25 pm

Po të shohësh profilet në FB të islamikëve përgjegjës për sulmin në Lazarat (p.sh. ky duket më i vjetri https://www.facebook.com/ar.al.18) duket që pjesa tjetër e grupit, më të vegjlit, janë indoktrinuar gjatë vitit të fundit. Dikush ka marrë përsipër indoktrinimin e tyre me nevoja sulmi në terren (çka duket dhe nga organizimi i karremit, pritës, goditjes dhe largimit), ndonëse ka një prirje të dukshme të heshtet ngjyrimi i pamohueshëm fetar që ka ngjarja - ngjyrim që e ka pasur dhe më herët në shkurt-mars, kur sërish diheshin prirjet e "trafikantëve", por është shpërfillur po me të njëjtën formë fshehjeje pas gishti që po bëhet dhe për çështje menaxhimi imazhi. Nëse kjo sjellje dhe mungesë vigjilence vijon në të ardhmen, ku zerohet ndikimi fetar si faktor apo platformë gjenerimi elementesh antishtet, zhvillimet mund të jenë akoma më vdekjeprurëse. Kësaj here ishte thjesht çështje fati dhe mungese përvoje të sulmuesve. Po nesër?

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#9

Post by rrëqebull » Sat Jun 27, 2015 7:23 pm

Zanafilla e islamit radikal në Shqipëri.

Gjatë fillimit të viteve 90’ qeveria shqiptare dhe institucionet e saj të inteligjencës bën një sy qorr ndaj fondacioneve "humanitare" që sollën frymën e islamit radikal në vend.

Përpara se dhjetra të rinj Shqiptarë të udhëtonin drejt Sirisë si për t’iu bashkuar grupeve terroriste si al-Qaeda dhe Shteti Islamik, ISIS, në Shqipëri organizatat radikale islamike, radikalizuan një pjese të komuniteti të besimtarëve mysliman nën petkun e bamirësisë. Që prej nisjes së konfliktit, 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe 30 të tjerë janë kthyer në atdhe, përpara hyrjes në fuqi të ligjit që i dënon ata për bashkëpunim me terroristët. Në muajit shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, arrestoi 18-të dyshuar, përfshirë dy imamë, si pjesë e një rrjeti i cili besohet që ka organizuar dhe financuar rekrutimin e xhihadistëve shqiptar që luftojnë në Siri. Rreth 90 militantë Shqiptarë, një pjesë me familjet e tyre, u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shenjtë. Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit. Përpara se të udhëtonin për në Siri, shumica e xhihadistëve shqiptarë, kanë rënë në kontakt me rrymën Selafiste të Islamit, e cila vuri rrënjë në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan gjatë viteve 90’, nëpërmjet një numri organizatash humanitare islamike, të cilat shërbyen si mbulesë për rrjete terroriste ndërkombëtare.

Selafismi është një rrymë fetare Islamike e përhapur në vendet e Gjirit Persik, si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo rrymë u zhvillua gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë si një formë reagimi kundër përhapjes së ideve humaniste Europiane.

Sipas një studimi të shkollës pasuniversitare të marinës amerikane, në Monterey të Kalifornisë, me autor Edval Zoton, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, dhe lejimin e lirisë së besimit që ishte ndaluar me ligj që nga viti 1967, një numër organizatash jo-qeveritare islamike, hapën përfaqësitë e tyre në vend .

Duke qenë që Shqipëria, e sapo dalë nga regjimi komunist kishte një mungesë të klerit mysliman, këtë organizata morën një rol aktiv në financimin studimeve për të rinjtë shqiptarë dhe mbështetjen e sekteve radikale islamike në Shqipëri dhe rajon.

Zoto, i cili është një oficer në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, SHIU, nënvizon në studimin e tij, që një faktor kyç në përhapjen e organizatave radikale islamike, ishte dhe qasja e autoriteteve shtetërore shqiptare, që në fillim të viteve 90’ shpesh bën një sy të verbër ndaj aktivitetit të tyre.

Sipas Zotos, në pamundësi për të tërhequr investime të huaja nga vende perëndimore, gjatë viteve 1992-1994, qeveria shqiptare i dha nënshtetësi një numri ‘investitorësh’ nga vendet Arabe pa asnjë verifikim paraprak të aktivitetit të tyre.

Lidhjet e ngushta mes ish drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK, Bashkim Gazidede dhe organizatave islamike që operonin në Shqipëri gjatë asaj kohe, besohet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e tyre.

“Përtej rolit të tij si kreu i SHIK-ut, Gazidede kishte marrëdhënie të ngushta personale me shumicën e organizatave islamike që ushtronin aktivitet në Shqipëri, duke qenë dhe kryetari organizatës së Intelektualëve Islamik të Shqipërisë, e cila financohej nga fondacione të huaja islamike,” shkruan Zoto.

Për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe tolerancës së autoriteteve vendore, Shqipëria dhe vende të tjerë të Ballkanit u bënë gjatë viteve 90’ një strehëz e sigurt për individë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Këto individë shpesh vepruan nën hijen e organizatave humanitare islamike, të cilat shërbenin si një mbulim i mirë në një rajon të përfshirë nga lufta, mungesa e agjencive efikase ligjzbatuese dhe krimi i organizuar.

Sipas studimit, një pjesë e këtyre organizatave ekzistonin vetëm në letër, si OJF bamirëse fiktive, në mënyrë që të mundësonin transferimin e parave nga llogari bankare të huaja, ndërsa një pjesë ndërmerrnin aktivitet humanitar.

“Roli i tyre ishte ti siguronin terroristëve islamik dokumente fals, të cilat mund të bliheshin lehtë në tregun e zi ose nga zyrtarë të korruptuar, si dhe të financonin udhëtimet e terroristëve në rajon,” shkruan Zoto.

Në fillim të viteve 90’ në Shqipëri filluan të vepronin një numër organizatash islamike të lidhura me terrorizmin. E para ishte Organizata Ndërkombëtare e Ndihmës Islamike, e cila u regjistrua në vitin 1990. Më vonë hapën selitë e tyre Fondacioni Al-Haramain, Taibah Internatiol, Global Relief Fund, Benevolence International Foundation dhe Revival Islamic Society.

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, të shpërndarë në vitin 1997 thuhej se numri i përfaqësuesve të organizatave islamike kishte arritur në 95.
Bashkë me ndihmat dhe bursat e studimit për familjet e varfra, një pjesë e këtyre organizatave sollën në Shqipëri një rrymë të panjohur deri atëherë të Islamit nga shumica myslimane e vendit.

Këto organizata financuan ndërtimin e xhamive dhe mbajtjen me ndihma të familjeve në zonat më të varfra të vendit, në këmbim të konvertimit të këtyre banorëve në selafistë.
Ndikimi u duk disa vite më vonë, me shtimin e burrave që mbanin mjekër të gjatë e pantallona të shkurtra dhe grave të mbuluara.

Historiania Britanike, Miranda Vickers, në një studim të sajin të mëvonshëm do të analizonte rolin e shoqatës Taibah International në një qytezë të varfër minatorësh si Bulqiza, ku shumë anëtarë të komunitetit bektashi u konvertuan në myslimanë suni.
“Ata u jepnin ndihma banorëve dhe çonin me bursa studimi në vendet Arabe fëmijët e tyre,”-shkruante Vickers. Raste të ngjashme me Bulqizën u identifikuan edhe në Përrenjas, Qafë-Thanë e Peshkopi. Siç u zbulua më vonë, shumë prej këtyre organizatave “bamirëse” rezultuan të lidhura me al-Qaedën dhe u dëbuan jashtë vendit në kuadër të masave globale kundër terrorizmit.
Por ato lanë pas në Shqipëri një komunitet të ri klerikësh dhe besimtarësh dhe një tension në rritje mes rrymës tradicionale të Islamit dhe asaj selafiste.

Kërcënimi terrorist në Shqipëri.
Fondacionet "bamirëse" Islamike që vepronin në Shqipëri në vitet 90 kishin lidhje me një numër organizatash terroriste, përfshirë Xhihadin Islamik Egjiptian, Grupin Algjerian të Armatosur Islamik, GIA, al-Qaedën, si dhe celula të shërbimit inteligjent Iranian.

Kërcënimi kryesor vendit i erdhi nga një celulë e Xhihadit Islamik Egjiptian, që filloj të vepronte në Shqipëri në vitin 1990 dhe përbëhej prej më shumë se 20 antarë. Kjo celulë drejtohej nga Mohammed al-Zawahiri, vëllai Ayman al-Zawahirit, liderit të tanishëm të al-Qaedës dhe atëherë drejtues i Xhihadit Islamik Egjiptian.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit u arrestua në Shqipëri në vitin 1998, dhe ju dorëzua autoriteteve Egjiptiane, të cilët i proceduan penalisht. Çështja bëri bujë në Egjipt, dhe njihej si gjyqi i të ‘kthyerve nga Shqipëria.’

Në fillim besohej se celula e Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë ishte e fjetur, por fakte të dala më vonë sugjerojnë se ajo po përgatiste një sulm kundër ambasadës amerikane në Tiranë, e cila u mbyll për disa muaj gjatë vitit 1999.

Pas sulmeve terroriste të 11 shatorit 2001, shumica e fondacioneve islamike u larguan nga Shqipëria. Një pjesë nuk i arritën qëllimet e tyre dhe për shumicën fondet shteruan, pasi Arabia Saudite vuri nën shënjestër individët dhe organizata të lidhura me terrorizmin.

Megjithëse goditja nga forcat e sigurisë me arrestimin e anëtarëve të Xhihadit Islamik në vitin 1998, dhe mbyllja e fondacioneve Islamike gjate viteve 2001-2005, e reduktuan rrezikun që i kanosej vendit nga terrorizmi, trashëgimia e aktivitetit të tyre vazhdon të sjellë pasoja edhe sot.
Sipas Vickers-it në Shqipëri në 2008 kishte 400 deri në 500 xhami të cilat nuk ishin nën autoritetin e Komuniteti Mysliman. Dy imamët e arrestuar në shkurt, si krerët e rrjetit që dërgonte xhihadistë në Siri drejtonin pikërisht xhami të tilla.
“Rreziku tani lidhet me radikalizimin e rinisë nga xhami dhe qendra komunitare në të cilat promovohet një formë radikale islami, e cila është në konflikt me ligjet dhe të drejtat e njeriut, por gjithashtu dhe nga shfaqja e faqeve të internet dhe forumeve xhihadiste,” shkruan Zoto.

“Sfida mbetet parandalimi i radikalizmit dhe rekrutimeve të mundshme nga terroristë,” përfundon ai.


gazetatema.net/web/2014/12/22/zanafilla-e-islamit-radikal-ne-shqiperi/

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Toleranca ndaj arabizímit është arabizím

#10

Post by rrëqebull » Wed Jul 01, 2015 12:25 pm

Synimi nga ana e pseudoshtetit të IRJM-ës me këto lëvizje që po kryen [1 dhe 2] është pa dyshim sllavizimi i mëtejshëm i popullatës (dhe prandaj tek shkrimi që po shpërndaj thuhet shprehimisht «pavarësisht prapaskenave të kësaj kërkese») por qëllimi i artikullit është nxjerrja në pah e nacional-perandorizmit (pushtim-zgjerimizimit, ekspanzionizmit) arab që qëndron pas "fesë islame" dhe që, vetëm sepse është e paketuar si "fe", kujton se mund të luftojë nga një pozitë "epërsie morale" kundra gjithë kombeve të tjerë duke iu mbivendosur dhe kundërvënë kulturës së tyre e duke anashkaluar çdo ligj shtetëror të tyre që nuk përputhet me "sistemin juridik islam" (=arab).

Shkëmbimi i deklaratave midis dy palëve që janë ndeshur në këtë rast, (pavarësisht faktit se që të dyja palët janë kundrashqiptare dhe pavarësisht faktit që njëra palë përfaqësohet nga pseudo-kombi "sllavomaqedonas"), na ndihmon gjithsesi jashtë mase për të kuptuar qëndrimin e nacional-perandorizmit arab edhe ndaj Nacionalizmit Shqiptar (ndaj Kombit Tonë, ndaj Gjuhës Shqipe, ndaj gjithë Kulturës Sonë dhe ligjeve tona).
Në një zhvillim të fundit në Shkup, komisioni i atyshëm shtetëror për kultet ka kërkuar që falja e myslimanëve sllavomaqedonë, në zonat ku ka të tillë, të bëhet në gjuhën e tyre dhe jo në arabisht.

Pavarësisht prapaskenave të kësaj kërkese, teknikisht kërkesa është e rregullt dhe përgjigja që vjen nga organizata e atyshme islamike "Bashkësia Fetare Islame" është si më poshtë:

“Nëse është vërtetë ashtu siç është deklaruar, është gabim, për arsye se lutje, namazi në të gjithë botën bëhet në gjuhën arabe dhe në asnjë gjuhë tjetër. Sa i përket lutjeve të thjeshta për shembull lutje me rastin e leximit të Mevludit, pas ngrënies së bukës, dhe lutje të tjera të thjeshta nuk ka pengesë që të bëhen në të gjitha gjuhët e popujve. Por për namazin nuk ka teori. Jo sepse ky është qëndrim i BFI-së por është qëndrim i sistemit juridik islam, madje me kompaktësi askush nuk mendon ndryshe. Është një çështje e prerë. Me siguri, zonja Bozhinovska ka qenë e pakontrolluar kur e ka dhënë atë deklaratë, sepse ajo është pasojë e një nacionalizmi, me të cilin ajo është e ngarkuar por këto punë nuk shkojnë kështu, nuk pinë ujë tek parimet islame”, u shpreh Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.


Nga deklarata e kreut të BFI-së rezulton që BFI-ja, në cilësinë e një organizate joqeveritare çfarëdo, nuk u bindet ligjeve të shtetit ku ndodhet, por "sistemit juridik islam", i cili sipas mendësisë së këtyre përcakton se për t'iu drejtuar personazhit çudibërës të mitologjisë arabe është e detyrueshme të shprehesh në arabisht - fundja, kështu thotë ligji islamik dhe... "kështu e bëjnë të gjithë"... në botën arabe.

Jo se rasti i mësipërm na shkakton ndonjë habi në vetvete, pasi e njohim këtë vijë antishtet dhe gërryese të organizmave fetare, por ajo që e bën të rëndësishëm konstatimin është fakti se vija e argumentimit të BFI-së është njësoj e ngurtë dhe për BIK-un e KMSH-në, përkatësisht në Prishtinë e në Tiranë. Thjesht ndërsa BIK-u e KMSH-ja e pohojnë me forma anësore faktin "Jo shqipes njerëzore, po arabishtes hyjnore!", BFI-ja në një çast provokimi ka dalë hapur duke mprehur shpatën saudite për të treguar se cilës kulturë i përket në të vërtetë.

Asimilimi është asimilim, dhe madje shumë më virulent kur vishet me velin e fesë si më lart që synon të anashkalojë vijat e para mbrojtëse të organizmit kombëtar.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#11

Post by rrëqebull » Mon Aug 03, 2015 12:10 pm

Ekstrakt: "Administrata ndërkombëtare ua rriti morrat krerëve të religjioneve, myslimanë e katolikë shqiptarë, e po ashtu edhe ortodoksëve serbë, sa që ata filluan të bëhen faktorë në sytë e qytetarëve. Edhe pse me Kushtetutë Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, politikanët dhe krerët e institucioneve i thelluan bashkëpunimet me krerët fetarë, sa që u bënë edhe këshilltarë të ndërsjellë për çështje civile e fetare. Hoxhallarët e priftërinjtë i zunë vendet në rreshtin e parë të paradave politike, fushatave, përurimeve etj. etj."

Sforcimi i fesë mbi shqiptarët – thembra e Akilit që vret

Fanatizmin fetar te shqiptarët e kanë mbjellë dhe e mbjellin kryesisht kundërshtarët historikë të shqiptarëve dhe shtetet që për interesa të tyre gjeostrategjike mundohen t’i zgjerojnë kufijtë e konfliktit anti-Perëndim.

Kështu është vepruar që nga koha e fillimit të tkurrjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani e deri më sot. Ndërkaq, sa herë që çështja shqiptare është shtruar në tavolinat e fuqive të mëdha, kundërshtarët e shqiptarëve e kanë sforcuar religjionin te shqiptarët, përkundër gjendjes reale në terren.

“Krenaria popullore e shqiptarit është mjaft e madhe. Kur dikush e pyet një shqiptar ç’është, para se t’i përgjigjet se është mysliman a i krishterë, ai do të thotë se është shqiptar. Kjo shprehje, duke e marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është banor i një vendi shkëmbor. Kjo mënyrë e manifestimit të individualitetit të tij është shkak i ndjenjave të veçanta nacionale, të cilat e mënjanojnë atë përçarjen e rreptë të këtyre dy feve. Shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë, flasin një gjuhë, i kultivojnë traditat e njëjta, kanë qëndrimet dhe zakonet e njëjta. Mburrja e përbashkët kombëtare e tyre është aq e fortë sa që nuk i ka lënë vend përçarjeve religjioze, që i ka ndarë njerëzit e këtij populli”.

Ky studim dhe vlerësim për çështjen e religjionit te shqiptarët nuk është bërë viteve të fundit, madje as para gjysmë shekulli, por ky vlerësim është bërë para më shumë se 120 viteve nga studiuesi anglez Thomas W. Arnold, një ndër orientalistët më me zë në botë, në librin “Historia e përhapjes së islamit” të botuar në vitin 1896, në kohën kur shumica e trojeve shqiptare ende ishin nën Perandorinë Osmane, në kohën kur, për shkak të analfabetizmit të popullatës, nuk ka pasur edhe shumë demagogë që janë munduar ta portretojnë me ngjyra religjionin te shqiptarët.

Se shqiptarët e kanë pasur një perceptim më të veçantë për religjionet sesa popujt përreth e dëshmojnë edhe shumë historianë të huaj, udhëpërshkrues dhe sociologë. Përshkrimi më i spikatur është i gazetares, shkrimtares dhe politikologes amerikane, Rose Wilder Lane në librin “Majat e Shalës” gjatë udhëtimeve të saja në Shqipërinë e Veriut në vitet e 1920.

Deklarimet se shqiptarët kanë fe të ndryshme por karakter, kulturë dhe etnografi të njëjtë ajo nuk i merr prej deklarimeve të të shkolluarve, ose politikanëve, por ajo i përjeton vetë në viset më të thella të Shqipërisë, ku shkollat pothuajse janë të panjohura për malësorët.

Nuk ka dyshim se qasja tradicionale e shqiptarëve ndaj religjioneve ka ndihmuar më së shumti në njohjen e të drejtës për të bërë shtet. Mirëpo, prapë se prapë, heterogjeniteti fetar i shqiptarëve ka qenë thembër e Akilit që kundërshtarët e kanë goditur vazhdimisht. Dhe po e goditin.

Pas çlirimit të Kosovës nga NATO administrata ndërkombëtare në Kosovë si në shumë segmente të tjerë, dështoi në perceptimin real të religjionit të shqiptarëve. Madje, për më keq, në kohën kur u sforcua ideja e ndeshjes së qytetërimeve pas ndërhyrjeve amerikane në Afganistan e Irak, paradoksalisht e pikëtuan shoqërinë shqiptare në përgjithësi e veçmas atë në Kosovë, si model se si duhet të koekzistojnë religjionet e ndryshme në një shoqëri të njëjtë. Për pasojë ua rriten morrat krerëve të religjioneve, myslimanë e katolikë shqiptarë, e po ashtu edhe ortodoksëve serbë, sa që ata filluan të bëhen faktorë në sytë e qytetarëve.

Edhe pse me Kushtetutë Kosova është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, politikanët dhe krerët e institucioneve i thelluan bashkëpunimet me krerët fetarë, sa që u bënë edhe këshilltarë të ndërsjellë për çështje civile e fetare. Hoxhallarët e priftërinjtë i zunë vendet në rreshtin e parë të paradave politike, fushatave, përurimeve etj. etj.

Për t’i dhënë kulm sforcimit të religjionit në Kosovë ndihmoi edhe vetë kreu i OKB, Ban Ki Muni, që vizitën e tij historike në Kosovë e nisi në xhami dhe e përfundoi pak metra më tutje në kishë, një anomali brejtëse që nuk do të ndodhte edhe sikur të shkonte për vizitë zyrtare në Afganistan.

Për më tepër edhe administrata e Departamentit të Shtetit Amerikan nuk harron t’u çojë krerëve të institucioneve shtetërore telegrame urimi për "Bajrama e Shëngjergja"...

Në qoftë se Kosova edhe me Kushtetutë është shtet multietnik e multifetar, atëherë telegramet e urimeve për festa fetare duhet t’i përfshijnë edhe festat fetare katolike, ortodokse, rome, të ashkalive e të egjiptasve, por jo t’ua dërgojnë krerëve të institucioneve publike, por bashkësive fetare.

E shqiptarët e Kosovës, të zaptuar nga cubat e vet, s’po kanë forcë ta përçojnë zërin e të vërtetës përtej vetvetes. Se shqiptarët nuk kanë kaçik të bëhen model e as eksperiment se si bashkekzistojnë religjionet në një koqe vend, pasi që fuqitë që duan ta dështojnë këtë eksperiment janë shumë të mëdha, e ne jemi kaq pak për t’u bërë mish për top.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#12

Post by rrëqebull » Wed Aug 05, 2015 6:55 pm

Ky lajm nga i fakton bukur mirë disa prej pasojave shkatërrimtare që ka "toleranca" (lexo: nënshtrimi!) ndaj nacional-perandorizmit arab (islamit): zhdukje e varreve të të afërmve për të ndërtuar mbi to bunkerin abrahamik të radhës, mungesë të çerdheve dhe të shkollave për fëmijët, mungesë e skajshme respekti ndaj kulturës dhe pronave të vendasve!

Të gjithë pa asnjë dallim të jemi të rreshtuar në anën e bashkëkombësve tanë banorë të këtij katundi dhe të të gjitha fshatrave e qyteteve të tjera shqiptare që ndodhen nën sulme të vazhdueshme abrahamike (edhe nga ana e sekteve abrahamike kristianiste)!


Pejë: Banorët padisin BIK-un për xhaminë e paligjshme
Ndërtimi i një xhamie me afarizëm në lokacionin e varrezave të vjetra në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka krijuar në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë një dosje me dhjetëra dokumente të ndryshme, ankesa, kërkesa dhe peticione nga qytetarët që kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë dhe nga Bashkësia Islame e Pejës që pretendon ndërtimin e xhamisë.

Në mesin e gjithë atij grumbulli të dokumenteve gjenden edhe kopjet e padive të ngritura nga disa qytetarë kundër Bashkësisë Islame, për shkak të shkatërrimit të varrezave.

Njëri prej paditësve është edhe Isuf Lajçi, i cili për Gazetën Elajm tha se në ato varreza ka qenë edhe varri i gjyshes së babit të tij, eshtrat e të cilës, siç shtoi ai janë zhdukur.

“Varrin e gjyshes e kemi vizituar rregullisht dhe kemi dashtë ndërkohë edhe me ja ndërtu. Por, kur shkova një ditë e pash që kishin hi me buldozer, kishin gropua dhe varri e eshtrat e saj nuk gjendeshin askund. Unë s’di si kanë mund me hy me gropua aty pa pyet hiq askënd. Unë së pari i kam padit pse kanë luajt me autoritetin e krejt familjes tonë, që e kanë zhduk varrin e gjyshes, dhe së dyti eshtrat e saj ata duhet me i kthye dhe me i varros aty ku kanë qenë”, tregon Lajçi për arsyen e padisë kundër Bashkësisë Islame.

Image

Rreth këtyre padive, Gazeta Elajm ka kontaktuar kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Mulla Musli Arifin, i cili tha se nuk ka njohuri për ato padi.

“Unë nuk kam informacione për ato padi, sepse nuk më ka ardhur asgjë zyrtarisht për ato”, është shprehur shkurt kreu i Bashkësisë Islame në Pejë.

Ndërkohë, Bashkësia Islame është në pritje të sjelljes së vendimit të ri nga Urbanizmi për lëshimin apo jo të lejes së ndërtimit, për të cilën herën e parë kanë aplikuar tre muaj më parë, por që Drejtoria e Urbanizmit me 2 qershor ka refuzuar me një vendim dhënien e kushteve ndërtimore për ndërtimin e xhamisë me afarizëm në parcelën kadastrale 2168/1 në Vitomiricë, pronë e Vakufit.

Bashkësia Islame ishte ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila me 1 korrik shfuqizoi vendimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe e kthen lëndën në rishqyrtim.

“Drejtoria e Urbanizmit po vepron në bazë të ligjit. Fillimisht ka qenë kërkesa e Bashkësisë Islame për leje, Drejtoria e ka refuzuar, pastaj ata janë ankuar në Ministri, e ajo e ka kthyer në rishqyrtim. Tash jemi duke i ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe jemi duke e shqyrtuar tërë dokumentacionin e të dy palëve, atyre që janë kundër xhamisë dhe atyre që duan ta ndërtojnë xhaminë, dhe pastaj stafi i Drejtorisë në bazë të ligjit do të merr vendim me kohë. Kurse pala që nuk ndahet e kënaqur me vendimin ka të drejtë ankese në nivelet tjera”, tha për elajm.com drejtori i Urbanizmit Salih Lajçi.

Ai tha se deri tash ka pas presione të ndryshme nga të dyja palët, por nga presionet e tilla, siç shtoi ai, nuk do të ndikohen ne sjellin e vendimit adekuat, të cilin pritet ta sjellë para datës 9 gusht.

Mirëpo, në Bashkësinë Islame thonë se data për ta sjellë atë vendim ka kaluar që dy ditë dhe se sipas ligjit që ata e prezantojnë, ata i kanë duart e lira të vazhdojnë punimet, pasi në afatin kohor prej një muaji, Drejtoria e Urbanizmit nuk ka sjell asnjë vendim.

Punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur në muajin maj, por janë ndërprerë pas reagimeve dhe kundërshtimeve të një numri të banorëve të fshatit Vitomiricë, me arsyetimin se atje kanë nevojë për një shkollë të re dhe çerdhe, e jo edhe për një xhami tjetër, pasi fshati ka një xhami.

Projekti për ndërtimin e xhamisë po realizohet nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Civilizimit Islam, më seli në Tiranë, sipas të cilit, donator për ndërtimin e kësaj xhamie është një familje bashkëkohore arabe nga Dubai.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Re:

#13

Post by rrëqebull » Thu Aug 06, 2015 12:52 pm

Një ngjarje që hedh dritë mbi hipokrizinë e tejskajshme që qëndron në palcën e kalbur të "moralit" të abrahamistëve.
Ky rast na tregon me qartësi 'shkencërore', kësaj radhe në planin familjar (që natyrisht ndikon përmbledhtas në atë kombëtar), se si toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím.
Shkatërrimi i kësaj familjeje është një pasqyrim në mikro i mënyrës se si veprimtarët kundrashqiptarë abrahamistë po i gërryejnë pa pushim dhe po duan që t'i shkatërrojnë nga themelet Kulturën, Mendësinë, Traditat, Harmoninë Kombëtare e Familjare dhe gjithçka shqiptare që u del përpara duke përdorur si armë trushpëlarëse dhe prostitutive fondet pa kufij që marrin nga vendet për interesat e të të cilave punojnë. (…Krejt njësoj si po veprojnë kundrashqiptarët e krahut ultraliberal/neobolshevik që punojnë si rrogëtarë të pafytyrë për interesat e të huajve duke u financuar nga BE-ja dhe nga organizata globaliste të tjera ideologjia ultrahipokrite, synimet e fëlliqta dhe taktikat e pandershme të së cilave tashmë po bëhen të njohura botërisht në çdo vend evropian dhe jo vetëm).
Babai denoncon imamin Genc Balla: Më mori ish-gruan e djalin dhe i dërgoi në Siri

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit, pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman, vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.

Ky është Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.

Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.

Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.

Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.

Ndërkohë që në prokurorinë e krimeve të renda priten edhe kallzime nga familjarë të tjerë, pasi grupi i përbërë prej 14 peronash, 8 të arrestuar dhe 6 të shpallur në kërkim dyshohet se kanë çuar mbi 70 persona në luftën e Sirisë.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3184
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#14

Post by Adriana » Fri Aug 07, 2015 10:55 am

rrëqebull wrote:Ky lajm nga i fakton bukur mirë disa prej pasojave shkatërrimtare që ka "toleranca" (lexo: nënshtrimi!) ndaj nacional-perandorizmit arab (islamit): zhdukje e varreve të të afërmve për të ndërtuar mbi to bunkerin abrahamik të radhës, mungesë të çerdheve dhe të shkollave për fëmijët, mungesë e skajshme respekti ndaj kulturës dhe pronave të vendasve!

Të gjithë pa asnjë dallim të jemi të rreshtuar në anën e bashkëkombësve tanë banorë të këtij katundi dhe të të gjitha fshatrave e qyteteve të tjera shqiptare që ndodhen nën sulme të vazhdueshme abrahamike (edhe nga ana e sekteve abrahamike kristianiste)!


Pejë: Banorët padisin BIK-un për xhaminë e paligjshme
Ndërtimi i një xhamie me afarizëm në lokacionin e varrezave të vjetra në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka krijuar në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë një dosje me dhjetëra dokumente të ndryshme, ankesa, kërkesa dhe peticione nga qytetarët që kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë dhe nga Bashkësia Islame e Pejës që pretendon ndërtimin e xhamisë.

Në mesin e gjithë atij grumbulli të dokumenteve gjenden edhe kopjet e padive të ngritura nga disa qytetarë kundër Bashkësisë Islame, për shkak të shkatërrimit të varrezave.

Njëri prej paditësve është edhe Isuf Lajçi, i cili për Gazetën Elajm tha se në ato varreza ka qenë edhe varri i gjyshes së babit të tij, eshtrat e të cilës, siç shtoi ai janë zhdukur.

“Varrin e gjyshes e kemi vizituar rregullisht dhe kemi dashtë ndërkohë edhe me ja ndërtu. Por, kur shkova një ditë e pash që kishin hi me buldozer, kishin gropua dhe varri e eshtrat e saj nuk gjendeshin askund. Unë s’di si kanë mund me hy me gropua aty pa pyet hiq askënd. Unë së pari i kam padit pse kanë luajt me autoritetin e krejt familjes tonë, që e kanë zhduk varrin e gjyshes, dhe së dyti eshtrat e saj ata duhet me i kthye dhe me i varros aty ku kanë qenë”, tregon Lajçi për arsyen e padisë kundër Bashkësisë Islame.

Image

Rreth këtyre padive, Gazeta Elajm ka kontaktuar kryetarin e Bashkësisë Islame në Pejë, Mulla Musli Arifin, i cili tha se nuk ka njohuri për ato padi.

“Unë nuk kam informacione për ato padi, sepse nuk më ka ardhur asgjë zyrtarisht për ato”, është shprehur shkurt kreu i Bashkësisë Islame në Pejë.

Ndërkohë, Bashkësia Islame është në pritje të sjelljes së vendimit të ri nga Urbanizmi për lëshimin apo jo të lejes së ndërtimit, për të cilën herën e parë kanë aplikuar tre muaj më parë, por që Drejtoria e Urbanizmit me 2 qershor ka refuzuar me një vendim dhënien e kushteve ndërtimore për ndërtimin e xhamisë me afarizëm në parcelën kadastrale 2168/1 në Vitomiricë, pronë e Vakufit.

Bashkësia Islame ishte ankuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila me 1 korrik shfuqizoi vendimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe e kthen lëndën në rishqyrtim.

“Drejtoria e Urbanizmit po vepron në bazë të ligjit. Fillimisht ka qenë kërkesa e Bashkësisë Islame për leje, Drejtoria e ka refuzuar, pastaj ata janë ankuar në Ministri, e ajo e ka kthyer në rishqyrtim. Tash jemi duke i ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe jemi duke e shqyrtuar tërë dokumentacionin e të dy palëve, atyre që janë kundër xhamisë dhe atyre që duan ta ndërtojnë xhaminë, dhe pastaj stafi i Drejtorisë në bazë të ligjit do të merr vendim me kohë. Kurse pala që nuk ndahet e kënaqur me vendimin ka të drejtë ankese në nivelet tjera”, tha për elajm.com drejtori i Urbanizmit Salih Lajçi.

Ai tha se deri tash ka pas presione të ndryshme nga të dyja palët, por nga presionet e tilla, siç shtoi ai, nuk do të ndikohen ne sjellin e vendimit adekuat, të cilin pritet ta sjellë para datës 9 gusht.

Mirëpo, në Bashkësinë Islame thonë se data për ta sjellë atë vendim ka kaluar që dy ditë dhe se sipas ligjit që ata e prezantojnë, ata i kanë duart e lira të vazhdojnë punimet, pasi në afatin kohor prej një muaji, Drejtoria e Urbanizmit nuk ka sjell asnjë vendim.

Punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur në muajin maj, por janë ndërprerë pas reagimeve dhe kundërshtimeve të një numri të banorëve të fshatit Vitomiricë, me arsyetimin se atje kanë nevojë për një shkollë të re dhe çerdhe, e jo edhe për një xhami tjetër, pasi fshati ka një xhami.

Projekti për ndërtimin e xhamisë po realizohet nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Civilizimit Islam, më seli në Tiranë, sipas të cilit, donator për ndërtimin e kësaj xhamie është një familje bashkëkohore arabe nga Dubai.

Po xhamia pse nuk flet, pse nuk i pezullon punimet? Keshtu i respektojne te heshtrat e besimtareve te tyre? Ata nate e dite u flasin besimtareve per '' jeten ne paradajse'' ....
Per shtetin nuk do flas, se eshte e kote, ne po te kishim shtet nuk do kishim kaq zgjerim me keta ......

Me sa duket te gjitha keshtu qenkan ndertuar keto 'cerdhe fetare' edhe me pare, jo vetem tani, mbi varret e gjysherve dhe stergjysherve, ja nje raste i zbuluar vetem disa dite me pare:

Gjatë punimeve për rikonstruksionin e sheshit të xhamisë së Iljaz bej Mirahorit janë zbuluar eshtra njerëzish. Punëtorët kanë qenë duke punuar me mjete të rënda kur janë zbuluar dhe eshtrat. Zyrtarisht policia e Korçës thotë se nuk është në dijeni të zbulimit që është bërë në sheshin e xhamisë mbi 500 vjeçare.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

#15

Post by rrëqebull » Fri Aug 28, 2015 12:02 pm

https://www.facebook.com/ateistet/photo ... 386909833/
Image

Deri më sot shteti "laik" shqiptar ka dhënë zyrtarisht në formë direkte 735 milionë lekë për organizatat abrahamike, natyrisht fonde të nxjerra nga xhepi i secilit prej nesh dhe që do të vijnë në rritje. Praktikisht ti punon për të mbajtur me rrogë edhe priftërinjtë e hoxhallarët e këtij vendi:

Tiranë: Qeveria 113 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2009-n

Tiranë: Qeveria 100 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2010-n

Tiranë: Qeveria 100 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2011-n

Tiranë: Qeveria 99 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2012-n

Tiranë: Qeveria 105 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2013-n

Tiranë: Qeveria 109 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2014-n

Tiranë: Qeveria 109 milionë lekë për organizatat abrahamike, për 2015-n
◉ KOMBI EKZISTON - MOS E E MOHO KURRË ATË duke përkrahur ata që duan ta dëmtojnë deri në zhdukje në emër të trillimeve, përrallave të huaja, të paqenave dhe qenieve frikënxitëse që nuk ekzistojnë askund tjetër përveçse në mendjet e qëllimkëqinjve që i kanë shpifur ato dhe në mendjet e skllavëruara të atyre që ata kanë arritur të trushpëlajnë duke i kurdisur kundra vetvetes dhe kombit të vet!

Toleranca ndaj parazitëve dhe gjepurave të tyre abrahamike (dhe madje "bamirësia" e kryer nëpër bunkerët e tyre meslindore pushtuese) është syleshësí e vetëdëmtim ashtu sikurse "toleranca ndaj thikës në dorë të armikut" (duke i mprehur tehun madje!) është vetësakatim!

Ndihma shtetërore ndaj parazitëve është kundrashqiptarokraci, parazitokraci!
[Poende është njësoj sikur shteti të furnizonte me armë ushtrinë e kundërshtarëve që janë duke e sulmuar, shkatërruar e pushtuar vendin!]


Për këto arsye, si qelizë/ind/anëtar/veprimtar i domosdoshëm i Kombit dhe mbrojtës i patjetërsueshëm dhe i palëkundshëm i gjallërisë, shëndetit dhe zhvillimit të Tij, hapi vetes rrugë drejt Vetëdijes dhe Vullnetit të plotë!

# Mos ushqe parazitët!
# Mos pasuro shqiptarofobët!
# Mos mbështet kundrashqiptarët!

◉ Qëndro në lidhje të drejtpërdrejtë me Kombin!
◉ Nuk na duhen ndërmjetës për të folur me personazhet e mitologjive shkretinore meslindore!
◉ SHQIPTARIA EKZISTON - MOS E E MOHO KURRË ATË

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”