"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

fletërrufe SHQIP

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#46

Post by rrëqebull » Sat Oct 15, 2016 10:24 pm

Image
Tek mashkulli që gatuan ka diçka 'mistike' që femra që punon në minierë apo e zhytur në puseta për të zhbllokuar kanalizimet nuk mund të ketë kurrë.

Të ngulmosh me pas simetri midis rrethit dhe rombit nuk do të thotë të kërkosh "barazi" por shpërrethatím dhe shpërrombanítje.

Dhe të kërkosh shpërsimetrizímin e rrethit dhe shpërsimetrizímin e rombit nuk do të thotë të kërkosh "drejtësi" por të pamundësosh brendashkrueshmërinë e rrethit tek rombi.

Barazia e mirëfilltë është të lejosh që rrethi dhe rombi me ruajt simetritë e veta të secilta ashtu siç Drejtësia e mirëfilltë ruhet vetëm nëse kuptohet që vetëm kështu ata mund të vazhdojnë me qenë plotësisht të brendashkrueshëm.

Drejtësia është tipar përcaktuesór i Vazhdimësisë.
Çdo gjë që pamundëson Vazhdimësinë është e padrejtë dhe çdo e padrejtë shkaktohet, jo nga "pabarazia" midis dy simetrishmërísh të ndryshme por, nga kërkimi i pagjetshëm i simetrisë midis dy pabarazueshmërísh dhe nga zbatimi i pajetësueshëm i "barazisë" midis dy simetrishmërísh të ndryshme; domethënë: nga shpërsimetrizími i secilës simetrishmërí pra: nga pamundshmizími i brendashkrueshmërisë së tyre.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#47

Post by rrëqebull » Sun Oct 30, 2016 1:26 am

Image

Ka një arsye se përse e kemi shumë herë më të thjeshtë që të paramendojmë një burrë që jeton në kushte tërësisht të shkëputura nga qytetërimi se sa të parafytyrojmë një fëmijë apo një grua që jeton në kushte të tilla. Arsyeja është se ndërtimi trupor u jep mundësi burrave që të jetojnë dhe mbijetojnë edhe pa shtet, pa institucione, pa ligje ndërsa fëmijët dhe gratë jo. Kjo do të thotë se Shteti është para së gjithash një dhuratë e burrave për gratë e kombit të tyre. Shteti është një domosdoshmëri për burrat duke qenë një domosdoshmëri për nënat e tyre, për motrat e tyre dhe për nënat e fëmijëve të tyre. Pra Shteti është domosdoshmëri për Familjen dhe vijarisht për atë Bashkësi Natyrore të të gjitha familjeve me prejardhje të njëjtë të quajtur Komb.

Përse janë larguar e po largohen nga Shqipnia miliona shqiptarë?
Për të ushqyer dhe për t'i dhënë një jetë më të mirë familjeve të tyre. Dhe fakti që Atdheu Ynë është shndërruar në një vend të papërshtatshëm për Familjen do të thotë se Shqipnia nuk është më një vend për Gra e për Fëmijë. Pakënaqësia e grave me kushtet e deritanishme është motori kryesor i zbrazjes së Shqipnisë dhe për aq kohë sa që Vajzat dhe Gratë Shqiptare do të kërkojnë tek shtetet e tjera (dhe tek meshkujt joshqiptarë) një të ardhme më të sigurt, për aq kohë shteti ynë do të jetë një shtet i dështuar dhe Kombi Ynë do të jetë në rënie të lirë në humnerën e zhdukjes, shpërbërjes dhe shprishjesh nëpër popuj të tjerë.

Prandaj Shqiptarokraci do të thotë t'i japim Kombit Tonë atë Shtet që Vajzat dhe Gratë Shqiptare nuk do të braktisnin apo këmbenin me asnjë shtet tjetër në botë.

Shqiptarokraci do të thotë t'i arsimojmë dhe pajisim Djemtë Shqiptarë në mënyrë të tillë që ata t'i shprehin sa më lirshëm dhuntitë dhe cilësitë e tyre shtetndërtuese e shtetmirëmbajtëse (të cilat i kanë në Gjak por të cilat regjimi kundrashqiptarokratik po ua shtyp dhe por kërkon prej 71 vjetësh që t'ua fshijë duke bërë që Vajzat Shqiptare t'i kërkojnë këto cilësi tek meshkujt e popujve të tjerë duke e rrezikuar kështu Vazhdimësinë Tonë Kombëtare).

Pra, Shqiptarokraci do të thotë t'u sigurojmë Shqiptarkave, Shqiptarushave dhe Familjeve Shqiptare Shtetin Kombëtar që Ata kanë të domosdoshëm. Shteti që duan Gratë Shqiptare për Shqiptarushët e tyre është Shteti që i duhet Kombit Tonë. Dhe Shteti që i duhet Kombit Tonë është Shteti që Shqiptarët me Gjak, Kulturë, Botëkuptim dhe Vullnet Shqiptarësh do të ndërtojnë.
SHQIPTAROKRACÍ! …Që Bukuria Shqiptare mos të perëndojë kurrë nga faqja e Dheut!

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”