"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

fletërrufe SHQIP

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#31

Post by rrëqebull » Sun Jan 17, 2016 12:17 am

Image
Tirana (po e përdor sinekdokisht, për gjithë Shqipërinë perëndimore) është në mëveshti të plotë; pas rraskapitjes 50 vjeçare nën bolshevizëm është kapluar tashmë nga neobolshevizmi, nga liberaleshkoizmi e nga lloj-lloj etnomazokizmesh vetëurrejtëse e përçarëse dhe nga shumë pikëpamje as nuk krahasohet, për nga Fryma, me Prishtinën [Shqipërinë Veriore] ku — pavarësisht përpjekjes globaliste për të përhapur sa më shumë ndotje dhe kalbje botëkuptimore nëpërmjet ojq-ësh e ojf-ësh që përçojnë pikëpamjet e totalitarizmit kundrakombëtarokratik globalist — Shqiptarësia valon gjithandej, dhe jo vetëm me rastin e ndeshjes së Kombëtares futbollistike, siç ndodh shpëlarazi në Tiranë.

Mirëpo, edhe në Prishtinë ka një problem të përhapur jashtë mase me kuptimin e fjalës `Shqipëri/Shqipni` e cila përdoret gabimisht për të treguar veçmas Shqipërinë perëndimore (me kufij "made in London 1913").
Kjo duhet përmirësuar. Duhet të vetëdijesohemi se, kur themi Shqipni, nënkuptojmë të gjitha Trojet Tona sepse edhe Prishtina, porsi Shkupi, Presheva, Tuzi apo Preveza, janë Shqipni! Për këtë arsye, kur flasim për Trevat Tona që ndodhen nën regjime të ndryshme kundrashqiptarokratike të ndara nga kufij të sajuar, duhet të saktësojmë, me ndihmë të pikave të orientimit, nëse flasim për Shqipërinë veriore [Dardaninë], Shqipërinë perëndimore [Tirana, Shkodra, Vlora], Shqipërinë lindore [Shkup, Tetovë, Uskanë etj.] apo Shqipërinë jugore [Çamëri].

‪#‎Shqipnia_e_Shqiptarëve‬
‪#‎Bashkim_Kombëtar‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#32

Post by rrëqebull » Sun Jan 17, 2016 6:52 pm

Image

#KASTRIOTI #ZOTI #SHQIPTAR

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#33

Post by rrëqebull » Sun Feb 14, 2016 1:24 am

SHQIPNIA E SHQIPTARËVE❗

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#34

Post by rrëqebull » Sat Feb 27, 2016 11:25 am

Image
TË HIQEN MENJËHERË TË GJITHA SIMBOLET E SHENJTA KOMBËTARE NGA KUVENDI I SHNDËRRUAR TASHMË NË NJË «SHPORTË KARAVIDHESH» QË PO E DËMTOJNË DHE POSHTËROJNË KOMBIN TONË, QË NUK PËRFAQËSOJNË ASGJË SHQIPTARE DHE QË PO I ULIN DHE SHKELIN VLERAT TONA KOMBËTARE NË ÇDO LAKIM TË MUNDSHËM TË PASHQIPTARËSÍSË, PANDERSHMËRÍSË, PATURPËSÍSË DHE PAFYTYRËSÍSË❗❗❗

Për ata që nuk kanë qenë kurrë ose që e kanë shëruar veten nga cena mendimore e të qenit syleshë të trushpëlarë, duke ruajtur apo rizhvilluar inde të shëndetshme botëkuptimore shqiptarësore, nuk ka më asnjë dyshim se në Kuvendin e Shqipërisë perëndimore as nuk përfaqësohet më Kombi dhe as nuk punohet më për Kombin por në të kundërt: përfaqësohet çdo ngjyrim i mundshëm i kundrashqiptarísë, i ultraetnomazokizmit, i paaftësísë dhe ndotësísë.

Shqiptaría në këtë pjesë perëndimore të Shqipnisë është tashmë pa përfaqësim politik dhe e rrezikuar nga veprimtaria kundrakombëtare e dordolecikanëve të paaftë që punojnë, në dëm të Kombit, për interesat e pronarëve, financuesve, përzgjedhësve dhe yshtësve të tyre globalistë.
Shqiptaría në këtë pjesë perëndimore të Shqipnisë nuk i ka në asnjë mënyrë të pasqyruara në Kuvend Vlerat, Virtytet, Mendësinë, Qëndrimin, Aftësinë, Besnikërinë, Zgjuarsinë, Vullnetin, Ndershmërinë, Atdhetarinë, Lartësinë, Largpamësinë dhe çdo Cilësi tjetër të vetën.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që këto paafturina të (pë)shtira dhe hipokrite — të prekura, pavarësisht shkurtesave partiake, nga po të njëjtat sëmundje botëkuptimore dhe nga po e njëjta psikozë e pasurimit-në-dëm-të-Kombit dhe që bëjnë gjoja sikur grinden me njëra tjetrën ndërkohë që kryejnë të njëjtat veprimtari kundrashqiptare në interes, drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, të po të njëjtëve kundrashqiptarë, qofshin 'fqinj' apo globalistë — të vazhdojnë të çnderojnë dhe poshtërojnë Simbolet Tona të Shenjta Kombëtare!

Për aq kohë sa që u ka mbetur përpara se Shqiptaria të ketë një Pasqyrim dhe Përfaqësim politik të rrënjësishëm burimor kombëtar, le të vazhdojnë ta shpërfaqin si dhe sa të duan të gjithë dështakësinë, gjysmakësinë dhe tejkalbjen e tyre moral-botëkuptimore — por JO! në prani të Simboleve të paprekshme Kombëtare! JO! në prani të Flamurit Kombëtar dhe Përkrenares së Zotit të Shqiptarëve, Kryedragoit Gjergj Kastrioti!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#35

Post by rrëqebull » Thu Apr 28, 2016 9:21 pm

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#36

Post by rrëqebull » Thu May 12, 2016 12:58 pm

bolshevizmi, abrahamizmi, multikulturalizmi e globalizmi janë për të dobtët, për të ligshtët, për të shëmtuarët, për të nënshtruarët, për joshqiptarët!

Shqiptari e ka mendjen të fortë sa Krahu i Kastriotit dhe të mprehtë sa Shpata e Tij!

Vetëm Kurora e Shqiptarësísë i ka hije Atij Dielli-në-Tokë që është Kombi Ynë!

Bukuria e Fuqisë së Vullnetit të Shqiptarit nuk do të vyshket kurrën e kurrës sepse ne Shqiptarët jemi Ata që dinë se si të bëjnë të mundur që Shqiptarisë t'i buzëqeshë përjetësia!

Shqiptarësía është Elementi më i plotë dhe i përkryer i Natyrës!
Elementi ku çdo element tjetër gjen ligjet e veta!
Elementi ku përsosmëria gjen frymëzim.
Elementi ku Dheu, Era, Zjarri, Uji e Rrufeja gjejnë zot!

Shqiptarët nuk janë thjesht bashkëkombas, janë bashkëzotas!

‪#‎MBRO_ZOTAT‬
‪#‎MBRO_SHQIPTARINË‬
‪#‎ME_KRAHUN_E_KASTRIOTIT‬
‪#‎ME_SHPATËN_E_KASTRIOTIT‬
‪#‎ME_SHTIZAT_E_DIELLIT‬

‪#‎SHQIPTAROKRACI‬!

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#37

Post by rrëqebull » Wed May 25, 2016 12:20 am

ËSHTË DETYRA JOTE DHE NDERI YT,
SI SHQIPTAR,
SI MUZIKTAR,
SI BESNIK,
SI FARË ZOTASH,
QË TA TRASHËGOSH 'DIJEN'
QË TË PARËT TANË KANË
VENDOSUR 'BRENDA' GAJDËS
DHE T'UA RRËFESH ATË BASHKËKOMBASVE
DUKE E NXJERRË PREJ SAJ ASHTU SI
BLETÁRI NXJERR MJALTIN NGA KOSHERJA
PËR FAMILJEN DHE MIQTË E TIJ.

TINGUJT E GAJDËS JANË NEKTARI I LUFTËTARIT!
PAJ, I FITIMTARIT!!
ASKUSH NUK E DI KËTË MË MIRË SE SA SHQIPTARI!


Image
#‎DUAM_NEKTAR‬!
‪#‎DUAM_GAJDE‬!
‪#‎DUAM_BASHKIM_KOMBËTAR‬!
‪#‎DUAM_FITORE‬!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#38

Post by rrëqebull » Wed May 25, 2016 11:04 pm

Image

JAN VRETUA është një ng' ata q'u detyrón shumë kombi ynë; të përhapurit e mëndjesë kombiare gjeti një apostoll të pa lodhurë te Vretua bashkëpunonjës i fortë i shoqëris' së Stambollit*

*Zyrtarisht organizata u quajt “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, kurse shkurtimisht thirrej si “Shoqëria e Shkronjëzave”, ose “Shoqëria e Stambollit”. Kryetar ishte Sami Frashëri, kurse pjesëmarrësit e konferencës formuan këshillin qendror të shoqërisë.
Aty morën pjesë edhe figurat më të shquara të Lidhjes së Prizrenit, të cilët ishin në të njëjtën kohë edhe anëtarë të Komitetit të Stambollit, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri, Zija Prishtina etj.
Një komision i ngushtë, me 7 anëtarë (Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi, Ibrahim Bërzeshta, Said Toptani), mori detyrë për të zgjidhur çështjen e alfabetit të përbashkët dhe hapjen e shkollave shqipe.

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#39

Post by rrëqebull » Sun Jul 10, 2016 6:49 pm

Le ta shikojnë mirë këtë kryevepër 2300 vjeçare iliroshqiptare ata etnomazokistë që dërdëllisin e papagallojnë propaganda vërtetofobike e autoktonofobike të gatuara në akademitë kundrashqiptare abrahamiko-neobolsheviko-neoosmano jugosllavo-greke sipas të cilave Flamurin ne e paskemi marrë nga perandoria e abrahamizuar bizantine! YHA!

E vërteta është se e kemi trashëguar nga të Parët Tanë, porsi çdo cilësi, vlerë, veçori dhe kryevepër tjetër të Gjakut dhe Kulturës Sonë!!! HOPA!

Image

DJE, SOT E PËRGJITHMONË SHQIPTARË!
ME GJAK, KULTURË E VULLNET SHQIPTARËSH!


‪#‎TRASHËGIMI‬ ‪#‎BUKURI‬ ‪#‎SHQIPTARËSI‬
‪#‎VIJIMËSI‬ ‪#‎AUTOKTONI‬ ‪#‎VËRTETËSI‬ #DASHURI #DIELL ‪#‎SHQIPTAROKRACI‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#40

Post by rrëqebull » Sun Jul 31, 2016 4:50 pm

Image

#‎BËJE_DALLIMIN‬!
Diskriminoje të dëmshmen!
Përndiqe të papranueshmen!
Mposhte të keqen!
Shpërtoleroje pafytyrësinë!
Shpërfille paaftësinë!
Fshikulloje pabesinë!
Talle shëmtinë!
Përbuze dobësinë!
Poshtëroje pandershmërinë!
Braktise syleshësinë!

#‎ARRIJE_ZHVILLIMIN‬!
Riktheju Natyrës!
Rifitoje Arsyen!
Riduaje të Mirën!
Rimëkëmbe Fuqinë!
Rilufto për të Bukurën!
Rimbroje Nderin!
Riruaje Besën!
Rindize Vullnetin!
Ribashkoju Kombit!
Rijetoje Shqiptarësínë!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#41

Post by rrëqebull » Fri Sep 02, 2016 7:51 pm

Image
▨ Kombësí nuk do të thotë `shtetësí' (zyra-e-shkresa-e-protokolle) ashtu siç Familje nuk do të thotë `shtëpí` (dhoma-e-tulla-e-stil arkitektonik).

▨ Shndërrimi i Shtetit të një Kombi në '(pseudo)shtet multietnik' është kundrakombëtar po aq saç është kundrafamiljar shndërrimi i shtëpisë së një Familjeje në '(pseudo)shtëpi publike' (bordel).

E Drejta Themelore e Njeriut Shqiptar është e Drejta për Familje-dhe-Komb. Çdo e drejtë (dhe detyrë) tjetër, për me qenë vërtet e tillë, duhet të jetë në frymë dhe në funksion të saj. (Që nga e drejta për Ushtri dhe armatim dhe detyra për me qenë Ushtar e deri tek e drejta për Arsim, lapsa e fletore dhe detyra për ta ushtruar e respektuar Gjuhën Shqipe).

Çdo "e drejtë" që kundërshton, pengon dhe i kundërshkon kësaj të Drejte Themelore të Njeriut Shqiptar është padrejtësi përcaktimi i së cilës lëkundet midis dëmit dhe krimit (pavarësisht emrit maskues që u vendosin kundrashqiptarët globalistë dhe dordolecikanët e tyre ultraetnomazokistë dëmeve dhe krimeve që kryejnë kundra Shqiptarisë duke i propaganduar si "progres", "reformë", "civilizim", "demokratizim" a "evropianizim").

Kosovarízmi (trillimi laboratorik globalist i pseudokombësisë "kosovare" si virozë politiko-kulturore shkombëtarizuese për t'ia shkëputur, cunguar dhe vrarë Kombit Shqiptar një pjesë jetike të Trupit të vet Kombëtar) është një padrejtësi e përcaktueshme si krim kundra Njeriut Shqiptar, kundra Shqiptarísë; një padrejtësi kriminale e shoqëruar dhe zbatuar me padrejtësi dëmtuese që shkojnë që nga "zajednica" e deri te "demarkacioni me IRJMZ-në". Dallimi midis dëmit dhe krimit është se i pari prek Mirëqenien Kombëtare ndërsa i dyti prek drejtpërsëdrejti Qenien Kombëtare.

Kjo do të thotë se, të kundërshtosh "zajednicën" apo "demarkacionin me IRJMZ-në" brenda piskozës, nevrozës a histerisë kosovariste [pra nga pikëqëndrime të themeluara në botëkuptimkalbjen dhe lajthitjen që e ngjesh dhe e shpërfytyron kombësínë brenda caqeve kundranatyrore dhe kundravërtetësore të shtetësísë burokratike shterpe e laboratorike neobolshevike, në funksion të globalizmit], do të thotë të kundërshtosh veçse dëmet që i pasojnë kësaj padrejtësie kundrashqiptare dhe jo -edhe- krimin kundrashqiptar në vetvete; do të thotë [gjoja] të mbrosh Mirëqenien Kombëtare nga dëmet rrethanore që shkakton një krim që prek krejt Qenien Kombëtare [yha!]. Pakuptimësia marroqe dhe syleshe deri në verbëri e një veprimtarie të tillë është e vetëkuptueshme: pa qenie nuk mund të ketë mirë-qenie.

Kjo do të thotë gjithashtu se secili dordolecikan që dërdëllet për "mirëqenie ekonomike" ("ulje taksash", "subvencione bujqësore" etj.) ndërkohë që veprimtaria e tij politike është e themeluar në një botëkuptim të kalbur që nuk e mbron Kombin nga pikëpamja identitare (pra e qenies), është thjesht duke i tallur dhe mashtruar ata që nuk i janë përkushtuar aftësimit të vet aq sa duhet për mos ta turpëruar veten duke i dhënë mirëbesim dhe mbështetje një hipokriti pa shtyllë kurrizore.

Prej 72 vjetësh Kombit Tonë po i mungojnë Burra Shteti që të jenë njëkohësisht edhe Burra Kombi; pra shtetarë që të jenë Shqiptarë edhe për nga botëkuptimi dhe që të përkujdesen për ta pohuar e mbrojtur Identitetin Kombëtar Shqiptar po aq sa për ta arritur dhe ruajtur Mirëqenien Kombëtare (duke u përkujdesur për qëndrueshmërinë, mirëgjendjen, mirëfunksionimin e mbarëvajtjen e institucioneve dhe shërbimeve tona shtetërore etj.). {Në fakt, jo vetëm që përgjatë këtyre 72 vjetëve të regjimit kundrashqiptarokratik nuk kemi pasur shtetarë që të jenë përkujdesur për të arritur dhe ruajtur Mirëqenien Tonë Kombëtare, por kemi pasur e po kemi burreca llogjesh e lloxhash që po gërryejnë, sharrojnë e plagojnë edhe Qenien Tonë Kombëtare! [duke e shkërmoqur, përmbysur dhe shpërfytyruar Shtetin Tonë, që nga Kushtetuta tek Ministritë, në një 'artileri' të robotizuar kundrakombëtare levat e së cilës janë në duart e globalistëve dhe lëvizen prej tyre duke mbathur si 'dorashka' këta dordolecikanë e lolotikanë (që, ndonëse janë individët më të paaftë, gjysmakë dhe dështakë që kanë mbirë ndonjëherë në mesin e Kombit Tonë dhe ndonëse janë veçse vegla të verbra dhe emër'huadhënës të globalistëve që i përdorin ata me të njëjtin respekt me të cilin përdorin një gotë plastike apo një fshirëse këpucësh, fryhen e kacagjelohen pështirthi përpara kamerave si ajo bretkosa e përrallëzës së La Fontejnit; si trashamanë të pagdhëndur që e pandehin veten "politikanë të suksesshëm" vetëm se kanë ndjekur do kurse të lothta "pi-ar"-i e "lidershipi" në 'medresetë' e globalizmit të skenografuara si "universitete serioze")]}.

Shkombëtarizimi ndodh në dy mënyra: me shfarosje ose me shkulturim. Si shfarosja ashtu edhe shkulturimi janë asgjësim i Qenies Kombëtare. Asgjësimi fizik i kombit dhe asgjësimi i identitetit kombëtar janë veçse dy lloje të ndryshme të zhdukjes dhe vrasjes kombëtare. Dhe mirëqenia materiale në mungesë të qenies kombëtare është veçse një mashtrim i gërditshëm të cilin nuk e besojnë as vet prostitutët që e dërdëllisin atë ashtu siç i kurdis kanibafinanca globale e cila i instalon në pushtet që ata të thonë [të gënjejnë pa iu dridhur qerpiku] dhe të nënshkruajnë e zbatojnë [pa iu dridhur dora] atë çka është në interes të saj: komb'vrasje.

Edhe pas komb'vrasjes së kryer nëpërmjet psiko-virosëz kosovariste — mu në majë të piramidës që ka për bazë syleshët e dobishëm dhe ultraetnomazokistët sociopatë me psikoza makutërore — qëndron pikërisht kuçedra kundrashqiptare (pra kundraevropiane): kanibalfinanca globale [një ndër kokat kryesore të së cilës është BE-ja].

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#42

Post by rrëqebull » Fri Sep 09, 2016 9:32 pm

Përfytyroni një mikro-botë ku ka qindra familje, mijëra prindër dhe fëmijë, por vetëm një shkollë, një rektorat dhe një ministri arsimi e cila është e drejtuar nga një pakicë e cila ka përpiluar një kurrikulum shkollor i cili u mëson nxënësve se ‘çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0’. (P.sh.: se 10 + 10 apo 1 milion + 4,3 milion bëjnë gjithmonë 0). [Në të vërtetë edhe vet ministria e di se 2 + 2 = 4 apo se 2 + 3 = 5, por duke qenë se kjo dituri do t’i mundësonte secilës familje të kësaj mikro-bote që të hapte kasafortën e vet, ministria do që ta zhdukë këtë të vërtetë për ta pasur kështu vet kontrollin e gjithë kasafortave të secilës familjeje dhe të ushqimeve që ato përmbajnë (e madje që t’i zhdukë nëpërmjet urisë shumë prej këtyre familjeve, ato që nuk i nënshtrohen gënjeshtrës së saj, për t’ua marrë gjithë shtëpinë)].

Ndonëse ministria e arsimit dhe rektorati bëjnë gjithçka për t’ia ngulitur të gjithë popullsisë gënjeshtrën se çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0, vetëm një pjesë e nxënësve e ‘ha’ me gjithë mend (apo, për të përfituar teserën e ministrisë, bën gjoja sikur ‘e ha’) këtë gënjeshtër dhe vetëm kjo klasë trashanikësh dhe të pandershmish e kalon vitin, diplomohet dhe merr leje mësimdhënieje nga rektorati dhe teserë nga ministria e arsimit. [Me anë të kësaj ‘tesere ministrie’, në këtë botë të sunduar nga ministria, mund të përfitohet më shumë ushqim se sa të tjerët, pa racionime uritëse dhe pa qëndruar në radha rraskapitëse].

Ndërkohë, nxënësit e tjerë, ata zgjuarsia dhe ndershmëria e të cilëve shkon përtej asaj të vet mësimdhënësve të tyre — duke tejkaluar caqet brenda të cilave rektorati dhe ministria kanë në interes që ta mbajnë popullatën për të patur kështu nën kontroll pasuritë e kasafortës së secilës familjeje — ngelen në klasë e madje dënohen përditë që të qëndrojnë me një këmbë në oborr të shkollës derisa të vijnë t’i marrin prindërit e tyre të cilët po ashtu qortohen rëndë nga mësimdhënësit dhe nga ministria me akuzën se janë duke i mëkuar fëmijët e tyre me “ndjenja të rrezikshme arsimtariste”. [Në këtë mikro-botë, me togun ‘rreziku arsimtarist’ ministria sunduese damkos ato rryma dhe lëvizje jashtë-ministrore të përbëra nga prindër të ndërgjegjshëm, pa teserë ministrie, të cilët duan që fëmijëve të tyre t’u mësojnë kodin e saktë të kasafortës së familjes së tyre (se 2 + 2 = 4, se 11 + 12 = 23 etj.) dhe që vetëorganizohen për të ndërtuar shkolla të reja, me rektorate dhe ministri arsimi përkatëse të cilat të përpilojnë kurrikulume shkollore në përputhje me të vërtetën dhe të cilat t’u mësojnë nxënësve se si ta hapin kasafortën e familjes së tyre për t’i pajisur ata me ushqim sipas aftësisë dhe ndershmërisë së tyre për të gjetur kodin e saktë dhe jo më në bazë të pasjes apo mospasjes së ‘teserës’ që u jep ministria e vetme mashtruese, e padrejtë dhe sunduese e tanishme atyre që i nënshtrohen gënjeshtrës së saj].

Pasi ta keni përfytyruar këtë mikro-botë përpikërisht siç u përshkrua — dhe, gjithashtu, nëse dini se çfarëdonumër + çfarëdonumër nuk bën 0 dhe sidomos nëse mikrobotëkuptimi juaj është se secila familje ka të drejtë mbi kasafortën që ka trashëguar nga të parët e vet — pyetja është:
Kush e ka fajin që në këtë mikro-botë e kalojnë vitin, diplomohen dhe marrin leje mësimdhënieje dhe ‘teserë ministrie’ vetëm trashanikët që në çdo provim përgjigjen se 2 + 3 = 8 + 7 = … = çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0?
A e ka fajin popullata e kësaj mikro-boteje, prindërit dhe fëmijët që “qenkan që të gjithë torollakë” që nuk dinë se sa bëjnë 2 edhe 2 dhe që “qenkan të paaftë për të hapur kasafortat e tyre dhe për t’u ushqyer pa ndihmën e ministrisë” apo mos ndoshta përgjegjësia duhet kërkuar tek rektorati, ministria e arsimit dhe kurrikulumi shkollor që ajo ka përpiluar dhe që u jep me detyrim nxënësve duke i kërcënuar me mosshpërndarje ushqimi nëse ata nuk i nënshtrohen të pavërtetave që ai përmban?

KUR NJË KLASË TRASHANIKËSH (APO TË PANDERSHMISH) QË NUK DINË (APO QË BËJNË GJOJA SIKUR NUK DINË) AS SE SA BËJNË 2 EDHE 2, KALON VITIN, DIPLOMOHET DHE MERR LEJE MËSIMDHËNIEJE DHE ‘TESER MINISTRIE’, A NUK E KA FAJIN REKTORATI, MINISTRIA E ARSIMIT, KURRIKULUMI SHKOLLOR QË U MËSON ME DETYRIM SE 2 EDHE 2 BËJNË 0 DHE I GJITHË KY SISTEM KUNDRAARSIMOR QË SHPËRBLEN VETËM ATA QË PËRGJIGJEN SI DO AI?

Tani le të rikthehmi në botën tonë dhe të risjellim ndërmend posaçërisht fjalët që kemi dëgjuar për vite të tëra me radhë përgjatë dekadave të fundit se «nuk ka më ndryshime kufijsh në Ballkan». Po tani që këto ndryshime kufijsh (të paketuara si “zajednica” e “demarkacione”) po kërkohen me ngulm pikërisht nga ata “partnerë ndërkombëtarë” që na thoshin se «nuk ka më ndryshime kufijsh në Ballkan», a mos e ka gjë fajin Kombi Ynë që “nuk qenka i aftë të nxjerrë një klasë shtetarësh të aftë por vetëm gënjeshtarë të pafytyrë dhe dështakë të paturpë”?

Kur klasa "jonë" politike vazhdon ta shkatërrojë Shtetin dhe ta dëmtojë Kombin duke mos mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrat dhe dështimet e saj e madje duke u përgëzuar, lavdëruar e mbështetur nga "partnerët ndërkombëtarë"… a nuk lind dyshimi se shkaqet mund të jenë disi më tutje se sa "shoqëria jonë" që "nuk qenka e aftë të prodhuaka shtetarë të ndershëm"? A nuk duhet shkuar pak më larg ekranit të televizorit derisa ndotja zanore që prodhojnë stacionet "tv Propaganda 1,2,3" të mos jetë aq e lartë sa që të mos na i bëjë të dallueshme përgjegjësitë e “partnerëve ndërkombëtarë” si BE-ja [rektorati], të globalistokracisë [ministria e (kundra)arsimit] dhe të ideologjisë politiko-ekonomike [kurrikulumit shkollor] që po i mëson me detyrim Kombit Tonë se “nuk ka më raca, kombe, gjini e ideologji sovraniste por gjithçka është e përkohshme dhe e luhatshme me përjashtim të ligjit se gjithçka duhet të jetë në përputhje me ‘interesat strategjike’ të ‘partnerëve’ dhe se gjithçka e dinë dhe e vendosin ata” [se “çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0” siç ka vendosur ministria] ?

Kur dëgjojmë garritjet e ndonjë kërriçi nga ndonjë ‘minare’ ojq-je në Prishtinë apo Tiranë, a nuk duhet të shohim pak ‘markën e megafonit’ dhe prejardhjen e betonit të bunkerëve të tyre bolshevikë e neobolshevikë përpara se t’i besojmë broçkullave të tyre se “të gjithë shqiptaroveriorët na qenkan kërriça të kuq” dhe se “të gjithë shqiptaroperëndimorët na qenkan kërriça vjollcë”?

Përpara se të marrim pjesë në bashkëgarritjen e kërriçave a mos ndoshta duhet të bashkëfjalosemi ndër Shqiptarë për të gjetur zgjidhje që nuk na kthejnë në kërriça e që madje mund t’i rikthejnë këta kërriçat tanë në vete, në Shqiptarë Syshqiponjë, Mendjesqep e Vullnetkthetër?
…A nuk duhet parë pak më me vëmendje se çfarë po bëjnë BE-ja dhe globalistët në Evropë, Perëndim dhe Botë; se çfarë “tekstesh shkollore” dhe “ideologjie politiko-ekonomike” po na propagandojnë dhe po na vendosin me detyrim dhe se çfarë kontingjenti kërriçash kanë "arsimuar" e pajisur me pushtet politik e mediatik nëpërmjet rrjetit të tyre me ojq dhe me "universitete evropiane" e "medrese turke" në Trojet Tona?

Përpara se të marrim yrysh [si «mace që ndonëse të lera prej maces, gjuajnë kërpudha e pinë uthull»] a nuk duhet të thellohem paksa më tepër për të kuptuar se për kë është vërtet i rrezikshëm ky “rreziku nacionalist” [“rreziku arsimtarist”] dhe se në interes të kujt është zhdukja e Nacionalizmit Shqiptar [zhdukja e njohurisë se 5 + 5 = 10], pra zhdukja e të vërtetave, ndjenjave dhe shtysave kombëtare e kombdashuronjëse të Shqiptarëve që janë 'çerlësi; i vetëm për të arritur zhvillimin dhe mirëqenien materiale të Kombit Tonë [për të hapur kasafortën]?

A nuk ua shpon sadopak hundët dyshimi kutërbues se mos ndoshta kjo “lufta ndaj nacionalizmit shqiptar” është veçse një emërtim pseudoeufemik për ta fshehur pas retorikash e përpjekjesh gjoja “civilizuese” luftën për ta zhdukur Kombin Shqiptar?

A nuk është produkti laboratorik “komb kosovar” (apo "kombi PS", apo "kombi PD", pra "kombi parti", "kombi partizan") një helm politiko-kulturor për Kombin Tonë dhe një helm botëkuptimor që ka prekur elementët më disfunksionalë, të dobët dhe të ligshtë të shoqërisë sonë [trashanikë dhe të pandershëm që kanë marrë leje mësimdhënieje nga rektorati dhe ‘teserë’ nga ministria]?

Nëse nuk jeni në gjendje që t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, atëherë do të thotë se duhet ta nisni nga e para rrugëtimin tuaj njohuror, që nga njohja dhe zbërthimi i “ideologjisë postmoderniste” që është boshti ku është themeluar ky regjim globalistokratik, kundranatyrokratik, kundravërtetokratik, kundraevropianokratik, kundrakombëtarokratik e kundrafamiliarkal.

Çfarë është postmodernizmi, shkurtimisht?
Postmodernizmi është bindja vetëmashtruese e regjimit globalistokratik se ai ka arritur shtrirjen e vet tërësore në botë duke i dhënë kështu fund historisë njerëzore. Ideologjia postmoderniste mund të përfytyrohet si një ‘mburrje’ e regjimit që, në jerm monologues me vetveten, pohon se “kam fituar përfundimisht, nuk ka regjim tjetër të mundshëm përveç meje”. Sigurisht që, nga pikëpamja e atyre që nuk i janë nënshtruar këtij regjimi dhe që nuk e kanë shndërruar botëkuptimin e vet në një ‘eskort’ të gjunjëzuar që i bën veri narçizizmit tekanjoz të këtij regjimi, kjo vetë-‘mburrje’ e globalizmit tingëllon qesharake aq sa e pavërtetë e madje shfaqet qartë për atë që është: një aluçinacion i këtij regjimi që e ka mohuar realitetin duke e zëvendësuar me skenografimin e qëllimeve dhe aluçinacioneve të veta dhe që, duke e shpërfillur dhe luftuar sistematikisht realitetin, sillet sikur ta ketë arritur vërtet synimin e tij për të qenë ‘i vetmi regjim i mundshëm’ në një botë ku jo vetëm që ai nuk është i vetmi i mundshëm, por madje është edhe më i gabuari i mundshëm.

Pra, edhe më shkurtimisht: postmodernizmi është aluçinacioni-i-kthyer-në-(pseudo)shkencë-autoreferenciale i regjimit më të gabuar të mundshëm (atij globalistokratik) dhe shpalosja e këtij aluçinacioni nëpërmjet vetëshpalljes si ‘ regjimi më i mirë i mundshëm’ e madje si ‘i vetmi i mundshëm’. [Duke u përqendruar tek kjo pikë mund të kuptohet se ‘narçizizmi tekanonjoz’ i këtij regjimi fsheh në të vërtetë një pasiguri dhe një mosbesim-në-vetvete të përmasave ortekore sepse vetëshpallja e tij si ‘më i miri i mundshëm’ vjen vetëm pas vetëshpalljes si ‘i vetmi i mundshëm’, pra vetëm duke i mbajtur të fshehtë vetes krahasimin me gjithë regjimet e tjera të mundshme në këtë botë. (Është si një përgjëratë e pashikueshme që, pasi ka nxjerrë jashtë loje 999 konkurueset e tjera, duke përdorur korruptimin e jurisë, mercenarë me pagesë dhe hile nga më të ulëtat, vetëshpallet si ‘më e bukura’.)].

Prandaj, për gënjeshtrat që thonë dhe për rrënimet që shkaktojnë politikanët “tanë”, qeveritarët dhe pseudoopozitarët, nuk mund kurrsesi të fajësohet Kombi Ynë. Përgjegjësia për faktin që në krye të Institucioneve Tona po vendosen prej 72 vjetësh më të paaftët nuk është kurrsesi e Kombit Tonë që “nuk nxjerrka njerëz të aftë” por është i vet regjimit globalistokratik që përzgjedh dhe instalon në pushtet vetëm ata që i nënshtrohen dogmës se ky regjim globalistokratik është ‘më i miri’ dhe ‘i vetmi i mundshëm’.

Gënjeshtrat dhe hipokrizitë që ky regjimi globalistokratik i lejon vetes, ai i 'arsyeton' me histerinë agresive se “unë jam e vetmja e vërtetë e mundshme” dhe se “edhe kur gënjej dhe dal në kundërthënie me vetveten, jam duke thënë të vërtetën dhe në përputhje me vetveten”. …Një jerm i koklavitur rrenash e hipokrizish që i zbatuar konkretisht përkthehet në korkolepsje çmendallake veprimesh e kundërveprimesh si p.sh.:
- martesa është tiraní patriarkale por edhe LGBT-të duhet të kenë të drejtë për t’u martuar;
- familja është qelizë fashiste që duhet shpërthyer por “refugjatët” duhet të kryejnë bashkim familjar dhe të sjellin në Evropë edhe të afërmit e tyre;
- kombet dhe racat janë konstrukt shoqëror, iluzion optik, por raca evropiane është më e ndyra dhe duhet edukuar duke i fuqizuar pakicat kombëtare që ato t’i zëvendësojnë vendasit në secilin shtet evropian;

- Shqipëria Veriore duhet ta ketë në kushtetutë mosbashkimin me shtete të tjera por të gjitha shtetet e botës duhet të bashkohen në një mega-shtet të vetëm global duke e filluar këtë proces me BE-në;

- nuk do të ketë më ndryshime kufijsh në Ballkan por kufiri i Shqipërisë Veriore me Ish Republikën Jugosllave të MZ duhet të rishikohet për t’i dhënë atij 82 km²…

…e kështu me radhë, hipokrizi pas hipokrizie, mashtrim pas mashtrimi e krim pas krimi.


Image

Pa kuptuar ‘mendjen’ e çartur të regjimit globalistokratik, nuk mund të kuptohen, e aq më pak kundërshtohen, veprat e atij që është veçse një prej nën-shtabeve të tij kundrakombëtarokratike: regjimi kundrashqiptarokratik.

Nëse shpallesh kundra një dëmi që po na shkakton regjimi kundrashqiptarokratik dhe njëkohësisht mbështet “integrimin” e mëtejshëm në regjimin globalistokratik që e ka themeluar dhe që e mban në këmbë regjimin që po hiqesh sikur kundërshton, do të thotë se je pjesë e regjimit globalistokratik, se je kalamendur duke përfunduar brenda ndonjërit prej gjirizeve dhe shtjellave hipokritike të tij. [Se, fundja, çfarë të duhen 82 km² kur nga ana tjetër botëkuptimi yt i pagdhendur (si një mikroaluçinacion brenda makroaluçinacionit postmodernist) të bën të (ç)mendosh e dërdëllisësh se "do të integrohemi të gjithë në një megashtet pa kufij të brendshëm të udhëhequr nga 'partnerët' dhe ku Shqipnia do të jetë veçse një emërtim gjeografik" (nëse, pasi ta kenë shpopulluar tërësisht prej Shqiptarëve, nuk do t'ia ndryshojnë emrin në muxhajdinistan, liberaleshkostan, pësëpëdëpartizani’stan a turqeleshistan)?].

Si mund të thuash se do që t’u mësosh fëmijëve të tu se 5 plus 5 bëjnë 10 kur nga ana tjetër i regjistron në një shkollë me një kurrikulum shkollor të përpiluar nga një ministri arsimi që u (ç)mëson se 5 + 5 = 0?

° ° °

OSE globalistokraci, kundrashqiptarokraci, varfëri, padituri, mjerim, mashtrim, padrejtësi, shtet’shkrumbosje, pasiguri, skllavëri dhe zhdukje
OSE Shqiptarokraci, arsim, mirëqenie, shtetndërtim, drejtësi, siguri, liri dhe vazhdimësi.

OSE përsheshërí globale kaviesh eksperimentale të sëmura abrahamiko-bolsheviko-sllavo-turaniko-neutrogjinoro-shterpo-mulate
OSE Kombëtarí e shëndetshme, e lirë dhe natyrore Shqiptare.

Rrugë të mesme nuk ka.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#43

Post by rrëqebull » Mon Sep 19, 2016 7:46 pm

Image

E VËRTETA FAKTIKE:
Shteti shqiptar, pas kapitullimit të Italisë, më 14 shtator 1943 ka shpallur mëvetësinë dhe asnjanësinë e tij në Luftën e Dytë Botërore me territor 42 469 km2 dhe popullsi 1 905 000 banorë.

Rrethanat politike gjatë kësaj kohe kanë qenë të atilla që në lidhje me qëndrimin ndaj Luftës së Dytë Botërore dhe ndaj forcave pjesëmarrëse në këtë luftë, në Shqipëri ka pasur grupime që në vija të trasha ndahen në dy palë:
  • 1. Asnjanës
    • 1.1. Shteti shqiptar
  • 2. Proaleatë
    • 2.1. Properëndimorë
      • 2.1.1. Grupi i paligjshëm "Legaliteti"
        2.1.2. Grupi i paligjshëm "Balli Kombëtar"
    • 2.2. Prolindorë
      • 2.2.1. Grupi i paligjshëm "Partia Komuniste"
Asnjëri nga grupet e palës 2 nuk merrte pjesë si grupim as në qeveri as në strukturat administrative të Shtetit, duke qenë praktikisht të veçuara nga drejtimi i tij. Këto grupe vepruan, kush më shumë e kush më pak, si grupe terroriste e fraksione paraushtarake në shërbim të të huajve dhe të interesave të huaja (që e kishin ndarë Shqipërinë copash vetëm pak vite më parë) dhe me ndihmën e nën drejtimin e elementit të huaj shkaktuan terror, luftë civile në vend, rrëzimin e Shtetit shqiptar dhe pushtimin e territoreve lindore dhe veriore të Shtetit nga Jugosllavia.

Ky është realiteti historik që rezulton nga dokumentacioni […]

[…] për këtë periudhë të historisë kombëtare mbajmë parimisht dhe ideologjikisht qëndrimin e Shtetit shqiptar, ashtu siç mbajmë qëndrimin e Shtetit shqiptar dhe në shpalljen e njëanshme të pavarësisë më 1912, e cila po njësoj nuk është njohur ndonjëherë nga ndërkombëtarët.

Në gjykimin tonë të periudhës grupet e paligjshme paraushtarake proaleate (duke marrë gjithsesi parasysh rrethanat e posaçme të secilit) duke pranuar të vihen me vetëdije në shërbim të elementëve të huaj (jugosllavë e britanikë) dhe duke u shërbyer interesave të këtyre gjeopolitike sollën drejtpërdrejt dhe tërthor rrëzimin e Shtetit të bashkuar shqiptar, ndërkohë që fare mirë mund të kishin punuar në nivel përgjegjësie kombëtare e historike për forcimin e pozitave të Shtetit atëbotë me territor e popullsi të dyfishuar.

Në këtë kuadër, duke qenë se SHQIPËRIA REZULTONTE TASHMË E LIRË QË PREJ SHTATORIT 1943, debati i përvitshëm në opinionin publik për data "çlirimi" në vitin 1944 është një debat i rremë dhe për më keq antikombëtar, pasi në atë kohë Shqipëria jo vetëm që nuk "u çlirua", por u pushtua nga Jugosllavia duke u tkurrur në kufijtë famëkëqij të Konferencës së Londrës 1913.

Në dijeni të këtyre nuk mund të mohojmë realitetin historik dhe as nuk mund ta quajmë apo dhe ta festojmë pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavia dhe gjymtimin e kombit si "çlirim", siç fatkeqësisht ndodh ende sot në skenën politike të Tiranës zyrtare e gjetiu në emër të bindjeve e të synimeve të paligjshme politike (apo të shkaqeve të tjera të paqarta që arrijnë deri në kufijtë e vetëmashtrimit).

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#44

Post by rrëqebull » Sat Sep 24, 2016 11:45 am

Image


Uore! marrin vesh këta të ymetit islamik që s'na interesojnë fare broçkullat e tyre të madhërishme me devera, vrapime në robdishan përqark meteoritëve, bëza, dietë dhe "moral" shkretëtire?!

Dy janë gjërat: ose s'marrin vesh dhe s'e kuptojnë që nuk na intereson "produkti i tyre" me 'staxhionim' (apo kalbëzim, sipas këndvështrimit) 1400 vjeçar (e madje 2000 vjeçar), ose… kanë qëllime të tjera dhe duan t'i përmbushin me pahir… dhe nëse është kështu atëherë këtu kanë gisht edhe globalistët që pas rënies së monizmit (atij të shpallur haptazi) menduan se "u plasi devra" se do të kishin një tjetër "popullatë 'lodër' ballkanike" si sllavët për të islamizuar fët-e-fët brenda një 2 apo 3-vjeçari dhe për ta përdorur për planet e tyre "të ndritura" strategjike (se kjo puna e "integrimeve"… edhe një i paabetarizuar e 'lexon' që në ajër faktin që "partnerët" ne na përfshijnë tek "integrimet euroaziatike" me "prijës" Sulltandoganin e Anadollit).

Tani nga fundi e kuptuan edhe vet që edhe pas çerek shekulli me anëtarësime në organizatra ndërshtetërore islamike e me urbanizëm turbobetonist xhamizues e me neo-medreserizëm prapësëprapë s'po na shkombëtarizojnë dot si duan dhe sa u duhet dhe prandaj, pritën sa pritën, na prunë muxhajdinët se u duhet "manovalancë" e gatshme, nga ajo që Shqiptarët entocentrikë dhe kriptopaganë nuk u ofrojnë dot se nuk iu është vyshkur ende Delli Kombëtar…!

I kishin si i kishin planet e i kanë si i kanë, pak rëndësi ka. Këtu quhet Shqipni dhe kjo Tokë e Bekuar nga Gjaku i Trimave dhe Trimëreshave, i Burrave dhe Grave (e Fëmijëve) Shqiptarë që kanë luftuar për Të, është dhe mbetet Tokë Shqiptare, në Jetë të Jetëve!

Thirrini mendjes sa nuk është vonë.

#SHQIPNIA_E_SHQIPTARËVE

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: fletërrufe SHQIP

#45

Post by rrëqebull » Sat Oct 08, 2016 5:28 pm

Image
SHQIPTARÍ
NJË KOMB,
NJË GJAK,
NJË VULLNET!


SHQIPTARËSÍ
NJË SHQIPNI,
NJË FLAMUR,
NJË IDENTITET!


SHQIPTAROKRACÍ
NJË VULLNET,
NJË IDENTITET,
NJË SHTET!

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”