Përfytyroni një mikro-botë ku ka qindra familje, mijëra prindër dhe fëmijë, por vetëm një shkollë, një rektorat dhe një ministri arsimi e cila është e drejtuar nga një pakicë e cila ka përpiluar një kurrikulum shkollor i cili u mëson nxënësve se ‘çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0’. (P.sh.: se 10 + 10 apo 1 milion + 4,3 milion bëjnë gjithmonë 0). [Në të vërtetë edhe vet ministria e di se 2 + 2 = 4 apo se 2 + 3 = 5, por duke qenë se kjo dituri do t’i mundësonte secilës familje të kësaj mikro-bote që të hapte kasafortën e vet, ministria do që ta zhdukë këtë të vërtetë për ta pasur kështu vet kontrollin e gjithë kasafortave të secilës familjeje dhe të ushqimeve që ato përmbajnë (e madje që t’i zhdukë nëpërmjet urisë shumë prej këtyre familjeve, ato që nuk i nënshtrohen gënjeshtrës së saj, për t’ua marrë gjithë shtëpinë)].
Ndonëse ministria e arsimit dhe rektorati bëjnë gjithçka për t’ia ngulitur të gjithë popullsisë gënjeshtrën se çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0, vetëm një pjesë e nxënësve e ‘ha’ me gjithë mend (apo, për të përfituar teserën e ministrisë, bën gjoja sikur ‘e ha’) këtë gënjeshtër dhe vetëm kjo klasë trashanikësh dhe të pandershmish e kalon vitin, diplomohet dhe merr leje mësimdhënieje nga rektorati dhe teserë nga ministria e arsimit. [Me anë të kësaj ‘tesere ministrie’, në këtë botë të sunduar nga ministria, mund të përfitohet më shumë ushqim se sa të tjerët, pa racionime uritëse dhe pa qëndruar në radha rraskapitëse].
Ndërkohë, nxënësit e tjerë, ata zgjuarsia dhe ndershmëria e të cilëve shkon përtej asaj të vet mësimdhënësve të tyre — duke tejkaluar caqet brenda të cilave rektorati dhe ministria kanë në interes që ta mbajnë popullatën për të patur kështu nën kontroll pasuritë e kasafortës së secilës familjeje — ngelen në klasë e madje dënohen përditë që të qëndrojnë me një këmbë në oborr të shkollës derisa të vijnë t’i marrin prindërit e tyre të cilët po ashtu qortohen rëndë nga mësimdhënësit dhe nga ministria me akuzën se janë duke i mëkuar fëmijët e tyre me “ndjenja të rrezikshme arsimtariste”. [Në këtë mikro-botë, me togun ‘rreziku arsimtarist’ ministria sunduese damkos ato rryma dhe lëvizje jashtë-ministrore të përbëra nga prindër të ndërgjegjshëm, pa teserë ministrie, të cilët duan që fëmijëve të tyre t’u mësojnë kodin e saktë të kasafortës së familjes së tyre (se 2 + 2 = 4, se 11 + 12 = 23 etj.) dhe që vetëorganizohen për të ndërtuar shkolla të reja, me rektorate dhe ministri arsimi përkatëse të cilat të përpilojnë kurrikulume shkollore në përputhje me të vërtetën dhe të cilat t’u mësojnë nxënësve se si ta hapin kasafortën e familjes së tyre për t’i pajisur ata me ushqim sipas aftësisë dhe ndershmërisë së tyre për të gjetur kodin e saktë dhe jo më në bazë të pasjes apo mospasjes së ‘teserës’ që u jep ministria e vetme mashtruese, e padrejtë dhe sunduese e tanishme atyre që i nënshtrohen gënjeshtrës së saj].
Pasi ta keni përfytyruar këtë mikro-botë përpikërisht siç u përshkrua — dhe, gjithashtu, nëse dini se çfarëdonumër + çfarëdonumër nuk bën 0 dhe sidomos nëse mikrobotëkuptimi juaj është se secila familje ka të drejtë mbi kasafortën që ka trashëguar nga të parët e vet — pyetja është:
Kush e ka fajin që në këtë mikro-botë e kalojnë vitin, diplomohen dhe marrin leje mësimdhënieje dhe ‘teserë ministrie’ vetëm trashanikët që në çdo provim përgjigjen se 2 + 3 = 8 + 7 = … = çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0?
A e ka fajin popullata e kësaj mikro-boteje, prindërit dhe fëmijët që “qenkan që të gjithë torollakë” që nuk dinë se sa bëjnë 2 edhe 2 dhe që “qenkan të paaftë për të hapur kasafortat e tyre dhe për t’u ushqyer pa ndihmën e ministrisë” apo mos ndoshta përgjegjësia duhet kërkuar tek rektorati, ministria e arsimit dhe kurrikulumi shkollor që ajo ka përpiluar dhe që u jep me detyrim nxënësve duke i kërcënuar me mosshpërndarje ushqimi nëse ata nuk i nënshtrohen të pavërtetave që ai përmban?
KUR NJË KLASË TRASHANIKËSH (APO TË PANDERSHMISH) QË NUK DINË (APO QË BËJNË GJOJA SIKUR NUK DINË) AS SE SA BËJNË 2 EDHE 2, KALON VITIN, DIPLOMOHET DHE MERR LEJE MËSIMDHËNIEJE DHE ‘TESER MINISTRIE’, A NUK E KA FAJIN REKTORATI, MINISTRIA E ARSIMIT, KURRIKULUMI SHKOLLOR QË U MËSON ME DETYRIM SE 2 EDHE 2 BËJNË 0 DHE I GJITHË KY SISTEM KUNDRAARSIMOR QË SHPËRBLEN VETËM ATA QË PËRGJIGJEN SI DO AI?
Tani le të rikthehmi në botën tonë dhe të risjellim ndërmend posaçërisht fjalët që kemi dëgjuar për vite të tëra me radhë përgjatë dekadave të fundit se «nuk ka më ndryshime kufijsh në Ballkan». Po tani që këto ndryshime kufijsh (të paketuara si “zajednica” e “demarkacione”) po kërkohen me ngulm pikërisht nga ata “partnerë ndërkombëtarë” që na thoshin se «nuk ka më ndryshime kufijsh në Ballkan», a mos e ka gjë fajin Kombi Ynë që “nuk qenka i aftë të nxjerrë një klasë shtetarësh të aftë por vetëm gënjeshtarë të pafytyrë dhe dështakë të paturpë”?
Kur klasa "jonë" politike vazhdon ta shkatërrojë Shtetin dhe ta dëmtojë Kombin duke mos mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrat dhe dështimet e saj e madje duke u përgëzuar, lavdëruar e mbështetur nga "partnerët ndërkombëtarë"… a nuk lind dyshimi se shkaqet mund të jenë disi më tutje se sa "shoqëria jonë" që "nuk qenka e aftë të prodhuaka shtetarë të ndershëm"? A nuk duhet shkuar pak më larg ekranit të televizorit derisa ndotja zanore që prodhojnë stacionet "tv Propaganda 1,2,3" të mos jetë aq e lartë sa që të mos na i bëjë të dallueshme përgjegjësitë e “partnerëve ndërkombëtarë” si BE-ja [rektorati], të globalistokracisë [ministria e (kundra)arsimit] dhe të ideologjisë politiko-ekonomike [kurrikulumit shkollor] që po i mëson me detyrim Kombit Tonë se “nuk ka më raca, kombe, gjini e ideologji sovraniste por gjithçka është e përkohshme dhe e luhatshme me përjashtim të ligjit se gjithçka duhet të jetë në përputhje me ‘interesat strategjike’ të ‘partnerëve’ dhe se gjithçka e dinë dhe e vendosin ata” [se “çfarëdonumri + çfarëdonumri = 0” siç ka vendosur ministria] ?
Kur dëgjojmë garritjet e ndonjë kërriçi nga ndonjë ‘minare’ ojq-je në Prishtinë apo Tiranë, a nuk duhet të shohim pak ‘markën e megafonit’ dhe prejardhjen e betonit të bunkerëve të tyre bolshevikë e neobolshevikë përpara se t’i besojmë broçkullave të tyre se “të gjithë shqiptaroveriorët na qenkan kërriça të kuq” dhe se “të gjithë shqiptaroperëndimorët na qenkan kërriça vjollcë”?
Përpara se të marrim pjesë në bashkëgarritjen e kërriçave a mos ndoshta duhet të bashkëfjalosemi ndër Shqiptarë për të gjetur zgjidhje që nuk na kthejnë në kërriça e që madje mund t’i rikthejnë këta kërriçat tanë në vete, në Shqiptarë Syshqiponjë, Mendjesqep e Vullnetkthetër?
…A nuk duhet parë pak më me vëmendje se çfarë po bëjnë BE-ja dhe globalistët në Evropë, Perëndim dhe Botë; se çfarë “tekstesh shkollore” dhe “ideologjie politiko-ekonomike” po na propagandojnë dhe po na vendosin me detyrim dhe se çfarë kontingjenti kërriçash kanë "arsimuar" e pajisur me pushtet politik e mediatik nëpërmjet rrjetit të tyre me ojq dhe me "universitete evropiane" e "medrese turke" në Trojet Tona?
Përpara se të marrim yrysh [si «mace që ndonëse të lera prej maces, gjuajnë kërpudha e pinë uthull»] a nuk duhet të thellohem paksa më tepër për të kuptuar se për kë është vërtet i rrezikshëm ky “rreziku nacionalist” [“rreziku arsimtarist”] dhe se në interes të kujt është zhdukja e Nacionalizmit Shqiptar [zhdukja e njohurisë se 5 + 5 = 10], pra zhdukja e të vërtetave, ndjenjave dhe shtysave kombëtare e kombdashuronjëse të Shqiptarëve që janë 'çerlësi; i vetëm për të arritur zhvillimin dhe mirëqenien materiale të Kombit Tonë [për të hapur kasafortën]?
A nuk ua shpon sadopak hundët dyshimi kutërbues se mos ndoshta kjo “lufta ndaj nacionalizmit shqiptar” është veçse një emërtim pseudoeufemik për ta fshehur pas retorikash e përpjekjesh gjoja “civilizuese” luftën për ta zhdukur Kombin Shqiptar?
A nuk është produkti laboratorik “komb kosovar” (apo "kombi PS", apo "kombi PD", pra "kombi parti", "kombi partizan") një helm politiko-kulturor për Kombin Tonë dhe një helm botëkuptimor që ka prekur elementët më disfunksionalë, të dobët dhe të ligshtë të shoqërisë sonë [trashanikë dhe të pandershëm që kanë marrë leje mësimdhënieje nga rektorati dhe ‘teserë’ nga ministria]?
Nëse nuk jeni në gjendje që t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, atëherë do të thotë se duhet ta nisni nga e para rrugëtimin tuaj njohuror, që nga njohja dhe zbërthimi i “ideologjisë postmoderniste” që është boshti ku është themeluar ky regjim globalistokratik, kundranatyrokratik, kundravërtetokratik, kundraevropianokratik, kundrakombëtarokratik e kundrafamiliarkal.
Çfarë është postmodernizmi, shkurtimisht?
Postmodernizmi është bindja vetëmashtruese e regjimit globalistokratik se ai ka arritur shtrirjen e vet tërësore në botë duke i dhënë kështu fund historisë njerëzore. Ideologjia postmoderniste mund të përfytyrohet si një ‘mburrje’ e regjimit që, në jerm monologues me vetveten, pohon se “kam fituar përfundimisht, nuk ka regjim tjetër të mundshëm përveç meje”. Sigurisht që, nga pikëpamja e atyre që nuk i janë nënshtruar këtij regjimi dhe që nuk e kanë shndërruar botëkuptimin e vet në një ‘eskort’ të gjunjëzuar që i bën veri narçizizmit tekanjoz të këtij regjimi, kjo vetë-‘mburrje’ e globalizmit tingëllon qesharake aq sa e pavërtetë e madje shfaqet qartë për atë që është: një aluçinacion i këtij regjimi që e ka mohuar realitetin duke e zëvendësuar me skenografimin e qëllimeve dhe aluçinacioneve të veta dhe që, duke e shpërfillur dhe luftuar sistematikisht realitetin, sillet sikur ta ketë arritur vërtet synimin e tij për të qenë ‘i vetmi regjim i mundshëm’ në një botë ku jo vetëm që ai nuk është i vetmi i mundshëm, por madje është edhe më i gabuari i mundshëm.
Pra, edhe më shkurtimisht: postmodernizmi është aluçinacioni-i-kthyer-në-(pseudo)shkencë-autoreferenciale i regjimit më të gabuar të mundshëm (atij globalistokratik) dhe shpalosja e këtij aluçinacioni nëpërmjet vetëshpalljes si ‘ regjimi më i mirë i mundshëm’ e madje si ‘i vetmi i mundshëm’. [Duke u përqendruar tek kjo pikë mund të kuptohet se ‘narçizizmi tekanonjoz’ i këtij regjimi fsheh në të vërtetë një pasiguri dhe një mosbesim-në-vetvete të përmasave ortekore sepse vetëshpallja e tij si ‘më i miri i mundshëm’ vjen vetëm pas vetëshpalljes si ‘i vetmi i mundshëm’, pra vetëm duke i mbajtur të fshehtë vetes krahasimin me gjithë regjimet e tjera të mundshme në këtë botë. (Është si një përgjëratë e pashikueshme që, pasi ka nxjerrë jashtë loje 999 konkurueset e tjera, duke përdorur korruptimin e jurisë, mercenarë me pagesë dhe hile nga më të ulëtat, vetëshpallet si ‘më e bukura’.)].
Prandaj, për gënjeshtrat që thonë dhe për rrënimet që shkaktojnë politikanët “tanë”, qeveritarët dhe pseudoopozitarët, nuk mund kurrsesi të fajësohet Kombi Ynë. Përgjegjësia për faktin që në krye të Institucioneve Tona po vendosen prej 72 vjetësh më të paaftët nuk është kurrsesi e Kombit Tonë që “nuk nxjerrka njerëz të aftë” por është i vet regjimit globalistokratik që përzgjedh dhe instalon në pushtet vetëm ata që i nënshtrohen dogmës se ky regjim globalistokratik është ‘më i miri’ dhe ‘i vetmi i mundshëm’.
Gënjeshtrat dhe hipokrizitë që ky regjimi globalistokratik i lejon vetes, ai i 'arsyeton' me histerinë agresive se “unë jam e vetmja e vërtetë e mundshme” dhe se “edhe kur gënjej dhe dal në kundërthënie me vetveten, jam duke thënë të vërtetën dhe në përputhje me vetveten”. …Një jerm i koklavitur rrenash e hipokrizish që i zbatuar konkretisht përkthehet në korkolepsje çmendallake veprimesh e kundërveprimesh si p.sh.:
- martesa është tiraní patriarkale por edhe LGBT-të duhet të kenë të drejtë për t’u martuar;
- familja është qelizë fashiste që duhet shpërthyer por “refugjatët” duhet të kryejnë bashkim familjar dhe të sjellin në Evropë edhe të afërmit e tyre;
- kombet dhe racat janë konstrukt shoqëror, iluzion optik, por raca evropiane është më e ndyra dhe duhet edukuar duke i fuqizuar pakicat kombëtare që ato t’i zëvendësojnë vendasit në secilin shtet evropian;
…
- Shqipëria Veriore duhet ta ketë në kushtetutë mosbashkimin me shtete të tjera por të gjitha shtetet e botës duhet të bashkohen në një mega-shtet të vetëm global duke e filluar këtë proces me BE-në;
…
- nuk do të ketë më ndryshime kufijsh në Ballkan por kufiri i Shqipërisë Veriore me Ish Republikën Jugosllave të MZ duhet të rishikohet për t’i dhënë atij 82 km²…
…e kështu me radhë, hipokrizi pas hipokrizie, mashtrim pas mashtrimi e krim pas krimi.
Pa kuptuar ‘mendjen’ e çartur të regjimit globalistokratik, nuk mund të kuptohen, e aq më pak kundërshtohen, veprat e atij që është veçse një prej nën-shtabeve të tij kundrakombëtarokratike: regjimi kundrashqiptarokratik.
Nëse shpallesh kundra një dëmi që po na shkakton regjimi kundrashqiptarokratik dhe njëkohësisht mbështet “integrimin” e mëtejshëm në regjimin globalistokratik që e ka themeluar dhe që e mban në këmbë regjimin që po hiqesh sikur kundërshton, do të thotë se je pjesë e regjimit globalistokratik, se je kalamendur duke përfunduar brenda ndonjërit prej gjirizeve dhe shtjellave hipokritike të tij. [Se, fundja, çfarë të duhen 82 km² kur nga ana tjetër botëkuptimi yt i pagdhendur (si një mikroaluçinacion brenda makroaluçinacionit postmodernist) të bën të (ç)mendosh e dërdëllisësh se "do të integrohemi të gjithë në një megashtet pa kufij të brendshëm të udhëhequr nga 'partnerët' dhe ku Shqipnia do të jetë veçse një emërtim gjeografik" (nëse, pasi ta kenë shpopulluar tërësisht prej Shqiptarëve, nuk do t'ia ndryshojnë emrin në muxhajdinistan, liberaleshkostan, pësëpëdëpartizani’stan a turqeleshistan)?].
Si mund të thuash se do që t’u mësosh fëmijëve të tu se 5 plus 5 bëjnë 10 kur nga ana tjetër i regjistron në një shkollë me një kurrikulum shkollor të përpiluar nga një ministri arsimi që u (ç)mëson se 5 + 5 = 0?
° ° °
OSE globalistokraci, kundrashqiptarokraci, varfëri, padituri, mjerim, mashtrim, padrejtësi, shtet’shkrumbosje, pasiguri, skllavëri dhe zhdukje
OSE Shqiptarokraci, arsim, mirëqenie, shtetndërtim, drejtësi, siguri, liri dhe vazhdimësi.
OSE përsheshërí globale kaviesh eksperimentale të sëmura abrahamiko-bolsheviko-sllavo-turaniko-neutrogjinoro-shterpo-mulate
OSE Kombëtarí e shëndetshme, e lirë dhe natyrore Shqiptare.
Rrugë të mesme nuk ka.