"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#1

Post by rrëqebull » Sun Mar 22, 2015 9:22 pm

Image
Mendimi kryesor, që përfshihet në këto botime dhe që ne konvencionalisht jemi mësuar ta quajmë periudha e viteve 30-të, si vazhdim i suksesshëm i mendimit politik dhe filozofik të zgjimit kombëtar shqiptar, përfundon rreth viteve 1944-1945, kur mbaron dhe Lufta Nacional-shkatërrimtare* e në Shqipëri vendoset sistemi komunist. E fill me vendosjen e këtij regjimi fillon dhe shkëputja totale e brezave të ardhshëm me këtë trashëgimi. Aq sa pothuajse të gjithë mendimtarët e kësaj periudhe me ndonjë përjashtim të rrallë u përgojuan dhe u çensuruan në të gjitha gjeneratat e reja, duke mos lënë asnjë shteg për të hyrë në lidhje me këtë kulturë. Pikërisht kjo shkëputje, mund të konsiderohet si një nga fatalitetet më të mëdha të kulturës, politikës dhe historisë shqiptare. Ky mendim, që lindi bashkë me Rilindjen tonë kombëtare dhe që përjetoi një ripërtëritje të pashembullt në vitet 30-të të shekullit të kaluar, u materializua me krijime origjinale, duke përfshirë këtu botime të plota librash të ndryshëm me karakter filozofik, politik, sociologjik, psikologjik dhe kulturor. […]



Kur hyn në kontakt me këtë mendim politik, filozofik, sociologjik dhe kulturor, kupton menjëherë vizionet e qarta, që ata kishin qysh atëherë për të ardhmen e Shqipërisë. Mëson gjithashtu se problemet e dikurshme shqiptare, që janë aktuale dhe në kohët tona, prej tyre u trajtuan ndoshta akoma dhe më qartë se sa sot, duke dhënë madje dhe zgjidhje konkrete për disa prej tyre.[…]



Padyshim që merita kryesore u takon vetë mendimtarëve që përfaqësojnë këtë mendim si dhe botuesve dhe studiuesve të sotëm të varfër, të cilët megjithëse pa shtetin në krah, zgjodhën të respektonin më shumë në veprimtarinë e tyre nevojën e lexuesve shqiptarë për ta patur në dorë këtë literaturë që u mungoi për mbi 50 vjet me radhë. Edhe pse me kohë jemi dhjetëra vjet përpara, gjë të cilën të gjithë e dimë, përsëri nga periudha e atyre viteve aq pjellore në cilësi, ne ndjejmë zilinë e atij mendimi të zhvilluar, të emancipimit dhe ambjentit të kultivuar që ata mendimtarë krijuan në Shqipërinë e asokohe. Për këtë arsye, me synimin për t'u lidhur me trashëgiminë intelektuale që nga zgjimi kombëtar shqiptar deri në mes të viteve 1940-të, botimi i kësaj antologjie të strukturuar sipas tematikës do ta ngrinte në një nivel më të lartë interesimin e brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm në përvetësimin e kësaj literature, duke i bërë një shërbim të padiskutueshëm kulturës sonë kombëtare.
Koma publiko-politike ku gjendet sot Shqipnia është pasojë e drejtpërdrejtë e shkuljes së vazhduar 75 vjeçare të Rrënjëve Nacionaliste që ushqyen vullnetin dhe vrullin kombëtar për themelimin, ngritjen dhe zhvillimin e një Shtetkombi të pavarur dhe të përbashkuar shqiptar. Regjimet e njëpasnjëshme copëtuese, përçarëse e shkatërrimtare po e shtyjnë Kombin tonë drejt shfarosjes dhe po vazhdojnë t'i gërryejnë dhe rrëzojnë pa ndalim të gjitha themelet shtetkombëzuese të vendosura nga Rilindësit, Mendimtarët e Shtetarët tanë të para 75 vjetëve.

Në këtë gjendje të rënduar ku çdo hapësirë publiko-politike është e pushtuar dhe infektuar nga viruse dhe veprimtarë kundrashqiptarë të çdollojshëm, është detyrë e drejtë e çdo Shqiptari që nuk dorëzohet përballë skllavërimit dhe zhdukjes që globalistikanët dhe dordolecët e tyre kanë përcaktuar për Kombin tonë, që t'i kthehet sa më parë Rrugës së Kombit, që të braktisë çdo parti dhe çdo organizatë etnomazokiste, që të rivendosë sa më parë lidhjen ultra·empatike me Mendimtarët Kombëtarë të periudhës para bolshevike dhe të mbjellë e përhapë përsëri farërat mendje-çelëse të vullnetit kombëtar që gjenden në veprat e tyre dhe pa të cilat, siç po e shohim prej 75 vjetësh, mendja, morali dhe vullneti i çdokujt që braktis rrymën ideologjike organike shqiptare, mund veçse të tkurret, vyshket dhe zvetënohet, nën ndikimin e helmeve ideologjike kundranacionaliste, postmoderne, neobolshevike e globaliste.

Vetëm duke rizbuluar dhe riveprimësuar thesarin mendimtaror kombëtar të çensuruar për më se gjysmë shekulli nga bolshevikët, dhe të shpërfillur, shtrembëruar e baltosur për më se çerek shekulli nga neobolshevikët, mund të dalim nga moçali poshtërues e vetëvrasje·nxitës ku dordolecët e djeshëm e të sotshëm të internacionalistëve, të kollarisur si politikanë, e kanë zhytur Kombin tonë duke na paraqitur si "të vetmen zgjidhje të mundshme" realizimin e planit të fije·tërheqësve të tyre globalistë për pushtim dhe zhdukje të Shqipnisë dhe të Shqiptarëve.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#2

Post by rrëqebull » Thu Mar 26, 2015 10:50 pm

Të lexosh këtë shkrim të shkurtër është si të lexosh dhjetëra libra me vlerë në 3 minuta.
Lexim të këndshëm.

[quote2="Mihal Zallari"] Universalizmi ose Nacionalizmi

Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis këtyre të dy botëkuptimeve. Kjo luftë filloi aty nga i XII shekull me Kartën e Madhe. Filloi në mënyrë të dukëshme kur populli englez vendosi të shkëputet prej influencës së kishës universale, Lufta vazhdon e ashpër edhe sot nën forma të ndryeshme. Nga ana e universalistave lufta bëhej dhe bëhet në bazën e një arsyeje shumë herë gjeniale, por gjithmonë arësye të ftohtë dhe spekulonjëse. Kurse nacionalistët i ka shtytur instikti, kishe me thanë vetë natyra. Natyra i do individët, do shumëllojshmërinë ndër njerëz, ndër kafshët dhe bimët. Për me i dalë zot këtij qëllimi, jo vetëm i ka krijuar racat, llojet e kafshëvet dhe të bimëvet, por ju ka dhanë armët dhe mjetet ma të rafinuara për t’u mbrojtur.

Universalistat nuk pranojnë kufi nga jashtë, por aq më të ngushtë i vënë kufijtë nga mbrënda. Flasin për njerëzin mbarë, për ide të përgjithshme, për njësi dhe vllazëri të përbotshme. Forma e universalizmit është imperializmi, qoftë fetar ose shekullar. Siç thashë imperializmi përdor si parim të domosdoshëm: Kufi të gjërë nga jashtë dhe të ngushtë nga brenda. Që të kuptohemi ma mirë, po ju jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar, që ka tendenca universale, thotë: Më fal arsyen tënde, gjykimin tënd dhe unë të zbuloj të vërtetën absolute. Imperializmi shekullar romak ose englez etj., ka thënë ose thotë: falmë lirinë tande si individ ose si komb dhe unë do të ngreh një shteti i cili përfshinë gjithë njerëzinë dhe gjithë dheun, ku do të sundojë rregulli dhe paqa. Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dorë nga vëllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote. Kjo bie erë diçka si ajo puna e shejtanit, i cili i paska thënë Krishtit: Bjer në gjunjë, falmu mua dhe unë të fal gjithë pasurinë e kësaj bote. Shkurt, çdo imperializmë, në emrin e një ideje universale, kërkon dhe ka kërkuar: Hiq dorë nga personaliteti tënd dhe nga lirija personale.

Universalizmi ka patur gjithmonë një fuqi të madhe dhe tërheqëse në njerëzit e ligshtë. Mirëpo njeriu i fortë nuk e pranon. Ay gjen në kraharorin e tij, në familjen e tij, në popullin e tij një botë pa kufi, të cilin ay nuk e shkëmben me gjithë universin dhe me gjithë yjtë e panumurt të tij.
Nacionalisti i ka vënë vetes kufij nga jashtë, për të ruajtur personalitetin e vet dhe kërkon kufij të gjerë nga brenda, për me qënë i lirë në zhvillimin e natyrshëm të vleravet të tij të prirjevet të tij, shkurt të karakterit të tij. Kurse universalisti thotë: bëju si unë, nacionalisti përkundrazi lyp: bëju siç je, me fjalë të tjera: qëndro besnik i vetvetes.
E vërtetë që nacionalisti pranon që njeriu ashtu edhe kombi nuk mund të qëndrojnë për vehte dhe të veçuar, se bëjnë pjesë në një tërësi, në të cilën secili është mbështetje dhe mbështetet. Por njerëzia, si një tërësi, është e interesantshme dhe mund të lartësohet vetëm atëhere kur individi ose kombi ka dhe di të ruajë karakterin e tij.

Nacionalisti i jep një rëndësi të veçantë personalitetit dhe lirisë vetjake. E quan për detyrë të shenjtë të ruajë dhe zhvillojë vlerat e tij; e çmon vehten dhe kërkon që ta çmojnë dhe të tjerët; lyp që t’a ketë fatin e vet vetë në dorën e tij; nuk duron të humbasë në turmën e popujvet; nuk duron të bëjë pjesë si një numur i një shoqërie anonime; nuk do të mbshihet prapa një pseudonimi, por del para botës me gjithë personën e tij përgjegjës, si ay burri i Tepelenës i cili çdo letër e mbaronte me këto fjalë: “Unë, Aliu, shkruaj”.

Që t’a presim shkurt në një mënyrë konkrete: Ne shqiptarët duam idenë tonë, virtutin tonë, të mirën ose të keqen tonë. Nuk e duam idenë e këtij, atij ose të gjithë botës. Siç thashë, nuk duam të jemi pjestarë në një shoqëri anonime. As duam të jemi dekorative brenda suazës së një imperatorije.
Por në një çast fatzi ligështije dhe të krrupës së madhe na sulmoi armiku befas dhe na mashtroi. Hodhi farë të keqe midis nesh dhe organizoi anarkinë e shëmtuar. Ne, që si popull kemi dhënë burra shteti dhe ushtarë të mëdhenj, jetojmë sot turpin, të na heqin nga hunda të huajt! Por krenaria e jonë kombëtare na ndalon të organizohemi nën priz të huaj. Vëtëdija e jonë kombëtare dhe instikti vetëmbrojtës na ndalojnë ndër këto kohë fort të rrezikshme të vrasim njëri tjetrin. Mbi të gjitha, nderi i jonë kombëtar na ndalon të gënjejmë, të intrigojmë dhe të shpifim!
Jemi vëllezër. Duhet të bëhemi shokë!

Mihal Zallari[/quote2]
http://oshtima.org/postimi/82
Last edited by rrëqebull on Thu Mar 26, 2015 11:02 pm, edited 2 times in total.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#3

Post by rrëqebull » Thu Mar 26, 2015 10:53 pm

[quote2="Ismet Toto"] Djali Ideal

··Djali ideal që kërkon atdheu i ynë, do të jetë ay që do të pajoset me armët e nevojshme. Armët e domosdoshme për djalin ideal janë: kultura, trupi i shëndoshë, karakteri, dishiplina, vullneti, besnikërija, kryelartësija, ambicja. Pa këto s’duhet të presim kurgjë prej tij. Kur të jetë i pajosur me një kulturë të paktën nga të gjitha, djali ideal që lyp atdheu, s’do të bëhet gas i botës. Nuk ka për t’u turpëruar duke folë marrira, dhe nuk do të vashdojë udhët e mbrapshta se i njeh konsekuencat. Prandaj do të veprojë si dinamizmë që do të jetë dhe do të bëjë ç’ka t’i mundet për mbarëvajtjen e këtij kombi që kaloj jetën e tij nëpër rrobërit e huaja, i thyer por i pa përkulur.

···········Për t’a pasë djalin ideal s’duhet t’kursejmë stërvitjen mendore, kulturorën, por sa më tepër t’ja shtojmë, e sidomos proporcjonalisht pas fuqive mendore të tija. Kujdesija që të tregojmë duhet të verifikohet. Pra për djalin ideal asnjë kursim s’duhet të rezervojmë.

···········Djalit ideal duhet t’i japim një zhvillim fizik, që t’ja forcojmë trupin, që të jetë shtyllë e fortë; të mefshtit, të plogtit, të pa aftët për trupin e tyre s’janë për të qënë. T’i shikojmë me urejtje, e bile t’ua punojmë si Spartanët e vjetër q’i mbytnin. Se ata që s’kanë një forcë fizike, një trup të shëndoshë, një rezistencë, nuk janë të dobishëm as për kurgjë. Prej të tillvet, nuk pritet kurgjë veç se na vlejnë si shembëlla parasitizmi, që t’na tregojnë si mostër të tjervet, në mënyrë që këta të mos vashdojnë udhën e atyre, por të bëhen të vlefshëm për vehte, për komb’ e për atdhe.



···········Djalit ideal do t’i japim një karakter çelniku që të mundet të quhet me të vërtetë djal ideal. Pa karakter është njësoj sikur të mos jetonte, pa këto është një kurgjë, dhe veç se parasite s’munt t’a karakterizojmë ndryshe. Pra duhet që t’i japim kujdesin që në se duam të kemi djalë ideal, t’i formojmë një karakter çelniku, që të jetë si model. Djali që të quhet ideal, pa një dishiplinë s’është kurgë. Dishiplina do t’a mbajë gjallë do t’a bëjë vigan, që t’a shohim me sy zilije të shkuarit nga mosha, që t’a shohin t’a kuptojmë më mirë epokën e evolusionit të pa shpresuar prej shkeptikëvet prej disfatistëvet. Pa dishplinë s’mbahet kurgjë. Bota e tërë do t’a shkonte kohën, ditën, shekujt në luftë shkatërimtare, të pa prerë.

···········Që të quhet një djalë ideal, djalë për të cilin ka nevojë vëndi, duhet të jetë plot vullnet. Me vullnetin e tij të pa luajtur djali që do të quhet ideal ka për të çarë mallet. Malet, me një vullnet të fortë, njeriu i bën fusha, dhe fushat i bën male. Pa vullnet i riu s’vlen për kurgjë. Djali ideal do të jetë ay që ka për t’a mbajtë gjallë traditën e të parëvet, besnikërin. Me besnikëri e bashkëpunim do t’i forcojë themelet e kombit, do të jetë faktori kryesor i mbarëvajtjes dhe i civilizimit. Pa besnikëri e bashkëpunim, nuk ka për t’u sjellë dobi.

···········Djali ideal do të jetë kryelartë për veprat e mira që munt të kryej. Do të shikohet me urrejtje kur bie në dekadencë. Mjerisht kur merr njeriu të tilla udhë është çilimi 80 vjeç. Prej këtyre s’pritet kurgjë. Nuk shkëlqejnë mirë.

···········Pa një ambicje, djali s’quhet ideal se s’është i zoti, të kryej kurgjë. Djali ideal duhet të jetë ambicjos deri në një pikë. Pa këto s’sjell kurgjë të mirë. Vetëm çilimijt 80-90 vjeçarë s’e kanë ambicjen. I riu duhet t’a ketë që të mundij që veprat e tij të shkëlqejnë më tepër.

···········Si diell që është në të lindur drita e djalit ideal duhet të shkëlqejë. Kur të ketë fatin e zi të bëhet çilimi 80 vjeçar, me të perënduar veç errësirës s’pritet kurgjë prej tij. Që të kemi nje të mos ja kursejmë këto armë. Pa këto jetojnë 80 vjeçarët por për këta s’kemi nevojë.

Real*
··Ora, 5 nëntor 1931

Ismet Toto

_____________________________________________________________________________________

* Pseudonimi i Ismet Totos[/quote2]

http://oshtima.org/postimi/83

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#4

Post by rrëqebull » Thu Mar 26, 2015 11:01 pm

«Po vajza ideale?» mund të pyesë dikush.
Nëse një pyetje e tillë mund të lexohet kështu: a ka shkrime të Mendimit Kombëtar Nacionalist Shqiptar që shtrojnë rëndësinë jetësore që ka për Kombin zhvillimi i Vajzës dhe Gruas Shqiptare dhe që shtjellojnë mënyrën për ta arritur atë?, atëherë përgjigja është:
po, ka dhe prurja e radhës do të jetë një prej tyre.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#5

Post by rrëqebull » Sat Mar 28, 2015 6:34 pm

1933: Të vendosurit e Sportit në edukatën trupore të gruas

Në edukatën trupore të seksit femëror nuk duam donjë qëllim krejt sportiv. Këtij kuptimi duhet t'i japin një përmbajtje tjetër, dyke e pregatitur për shërbime më të mëdha.
Rinija jonë femërore ka qejf të ushtrohet fizikisht, e do sportin, sa do qi nuk e njeh siç duhet. Ja pra burimet e një themeli të shëndoshë për edukatën e tyre të pëgjithshme. Dyke ndenjur në shtëpi natyralizimi dhe qejfi për lëvizje i u shduknë femrës edhe sot vemë ré se të gjith' ato vajza ose gra, të cilat janë të mvarura prej shtëpisë, dhe kanë lëvizje të pakta, janë përtace dhe trupërisht të pa stërvitura.

Sporti na dhuron qejfin për lëvizje. Na afron me natyrën. Na udhëheq prej shtëpisë përjashtë në sheshet e gjelbëruar, në për ujë, në për pyje dhe në për male, në për dëborë në erë të pastërt dhe në Diell. Sporti e pasuron me gaz njerinë. Të gjithë hallet e jetës harrohen në dritën e Diellit e të Natyrës. Nënë bashkimin e Diellit me Natyrën arrihet shpejt zotësija trupore se sa nëpër odat e mbyllura.

Sporti trupërisht nuk e ka për detyrë që t'a bëjë trupin një mashinë me zotësi, për t'arrirë kulmin e zotësive, por t'i pregatitë organet për funksionimin e tyre normal. Shvillimi i njeriut krejt për zotësi të përgjithshme, ky duhet të jetë qëllimi kryesor. Detyra e një edukate të vërtetë trupore femërore është lartësimi i zhvillimit natural dhe organik të trupit femëror.

Zemra dhe mushkëritë janë burimi i gjith jetës. Të gjitha ushtrimtet e gjata të sportit si shëtitje, ngjitje në për male, lundrim, ski, not, tenis janë ushtrime të mira për zemrën dhe mushkëritë. Nuk është nevoja që të përzjeni mendjen me sistemet e ndryshme gjimnastikate. Sporti na hapi sytë për semplisitet.

Veçanërisht atletika e lehtë përmban ushtrime të thjeshta. dhe naturale e së bashku me gjimnastikën rythmike na paraqitet shkolla e duhur fizike, cila nuk ka idealin e muskulaturës së madhe, por se i dhuron femrës elasticitetin fizik në çdo pjesë trupore dhe vijën harmonike.

Sporti nuk ka vetëm qëllime fiziologjike po dhe psykollogjike. Fuqija dhe shëndeti na sigurojnë themele të forta për një vullnet të shëndoshë. Në një trup të fortë duhet të ndodhet dhe një vullnet i shëndoshë. Në sport shtrëngohen fuqitë për t'i dhënë fund fillimit të një zotësije. Në ktë mënyrë sporti vë në përdorim të gjitha cilësit e shpirtit, të trupit dhe të mendjes, prandaj duhet të jetë dhe një mjet edukativ.

Tani një pyetje: ç'farë lloj sporti duhet të ushtrojë seksi femëror? Gruaja nuk pengohet as prej ndërtimit të saj trupor as prej funkcionimit të saj dhe mund të ushtrojë atletikë, not, tenis, lundrim etj. Disa lloje sporti që janë për meshkujt përshtaten dhe gjer në një moshë edhe për femrat.

Ushtrime shpejtësije dhe shkathësije janë të mira dhe të nevojshme në periudhën e rinis, kurse në moshën e pjekur rekomandohen ushtrime durimi: shëtitje të gjata, not etj. Si pas dispozitave, gjendjes së jetës dhe si pas modës njëra do të preferojë një lloj sporti, tjetra një lloj tjatër. Kurrë donjë herë ndër femrat, një lloj special i ushtrimeve trupore nuk do të na udhëheqë për zhvillimin harmonik të njeriut. E mira është që një grua të ushtrojë atë lloj sporti që ka qejf, sepse po t'a ketë qejfin spontan në llojin e sportit të zgjedhur prej saj shtohet më mirë dhe zotësija e trupit.

Themelet e sportit duhet të vihen që në rini. Ushtrimet e atletikës formojnë pjesët më kryesore të ushtrimeve sportive femrore dhe duhet të stërviteni edhe nëpër shkollat. Shkollat duhet të përkujdesen për shëtitjet e gjata dhe për not (në për ato vende që mund të shvillohet ky lloj sporti). Duhet të përkujdesen për shvillimin e ndeshjeve të përvitëshme. Veçanërisht stafeta femrore: 8x50 m. dhe 4 x 100.
Stërvitjet duhet të ushtrohen në një mënyrë që të mos dëmtohen femrat nga trupi dhe shpirti. Por përpara se të filoni me ushtrimin sportiv duhet t’i siguroni trupit t'uaj nje themel të mirë fizik me anën e shvillimit të mirë muskulor dhe nervoz, të cilën e arrini me anën e gjimnastikës.

Mos kini frikë se mos mashkullarizohi me anën e sportit. Jo — Një femër duhet të flakë 25 - 30 m shishin, ta ngrerë trupin e vet me anën e krahëvet saja, të jet e zonja të bëjë nje marshitn 8-9 orësh! Edhe po t'i bëjë kto sa gaz i math do jetë për të, për zotësit e saja, të cilat mund të arrihen vetëm po të keni një zhvillim të mirë fizik dhe një vullnet të fortë.

Një vaizë ose një grua është at'herë ideale kur se e vërtit raketën e tenisit si lugën e gjellrave dhe e nget automobilin si djepin e foshnjes. Çdo vit po të bëjë fëmijë s’duhet të humbasë figurën dhe freshkimin e saj. Por shumë mund të kenë qejf që të pranojnë zotësit e tyte. At’herë na çfaqet përpjekja për rekord! Ndeshja sportive! Ndeshja është e nevojshme veçanërisht në rini. Rinija duhet të forcohet dhe duhet të pregatitet për ndeshjen e jetës.

Ndeshja trupore nuk ësht vetëm një përpjekje muskujsh, po dhe e fuqive morale. Nuk na intereson të mundint të tjerët por të triumfojmë mbi veten t'onë. Gruaja duhet të ndeshet me vet veten, kështu si dhe burri. Gruaja prej Natyrës nuk është për ndeshje. Ndeshja mësohet. Edukata duhet t’a formojë femrën në një mënyrë përballojnëse për të gjitha ndeshjet qe i çfaqen ne jetën e saj.

Gruaja duhet të edukoje truperisht dhe mentalisht veten e saj kaq sa të mundet të përmbushë dhe detyrat e saja shtëpiake — dhe të mbetet grua dhe mëmë në tërë kuptimin e fjalës. Gruaja që shduk mentalitetin e konviksionit të vjetëruar edhe shkëputet prej të gjitha mundimeve të kota, dhe del përjashta dyke e dedikuar veten në lojna, në punën edukative sportive dhe në gjimnastikë, kjo grua bën hapin e parë të reformimit saj e të emancipasionit dhe i drejtohet një mendësije të re dhe vendos gurin e parë për themelin e ndërtimit të kulturës së re europjane, e cila i është edhe e panjohur.

Të gjitha mvaren prej kurajos dhe vullnetit. Në qofte se do një gjë, që është e mundur të bëhet dhe e do me gjith qejf, at'herë e arrin fare lehtë shvillimin. Kundërshtimi i Botës sa do i fortë që të jetë nuk mund të përballojë kurrë vulinetin fortë të njeriut.
"Minerva", 1933
Gaqo Gogo

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#6

Post by rrëqebull » Tue Mar 31, 2015 9:50 pm

Idetë e huaja dhe hallet tona

Ndihet kudo se në vendin tonë një dredhi luhet prapa kraheve të popullit. Gënjeshtrën e madhe italjane e vuallme, po ka mbetur helmi i cili vazhdon të dekompozojë gjakun tonë. Pastaj të huajtë bejnë politike me idera për të ruajtur interesat e tyre. Të huajte, dhe jo gjithmone miqt tane, kane ditur këto ide t'i përdorin në dobin' e tyre, kurse ne i u bëjmë qejfin, duke i ndjekur ato për dëm te vetes.

Idetë janë po ato dhe kanë po ato shenjat e mikrobeve që vetë nuk shkatërrohen, por që e vdesin të semurin. Këto ide janë lajkatare, përkedhelëse, por të rrezikshme si ethet e buta. Emri vet tërheqës: " ide liberale". Liberalizmi nuk eshte i lidhur me një parti, fjala vjen me partinë liberale. Liberalizmi kënaqet të beje konçesjone se ay vetë është lirija, mos me pasë asnjë pikëpamje të ngulet. Sentimentet e natyrshëm merren në loje; zakonet, nderi, besa janë gjera të vjeteruara, asnjë s'është e shenjtë.

Shqipëtari prej natyre nuk është liberal. Duhesh të qëllonte një katastrofë si ajo që solli e premtja e Zezë e 7 Prillit që ta çthurë dhe ta dezorientojë. Djalëria, që asaj kohe mbante lart flamurin kombetar, dhe bashke me të edhe gjithë populli, ranë në thonjtë e propagandës së' huaj, dhe të gënjyerit vazhdojnë te gënjejne të tjerët me fjalë: bota, njerëzimi, politika e madhe. Politika ka prishur karakterin e atyre që janë marrur deri me sot me të dhe dëmi ka qenë i madh për gjithë kombin. Politikë! Sa poshtërsi janë bërë n'emrin tënd! Sot bëjnë politikë edhe gratë, vajzat, të rinjtë e katundarët. Kështu humbasim në ëndërra që s'jane tonat.

Pyetja vjen se cili është realiteti shqiptar. Ç'don sot dhe ç'ka dashur gjithmonë ajka e popullit, që përfaqëson dhe ka përfaqesuar atë diçka për hatrin e së cilës ne dallohemi si komb karshi botës dhe karshi ndërgjegjes sonë. Cilat janë vlerat për të cilat shqipëtari kujton se i a vlen të rroje.

Elementi raprezentativ i racës sonë sot dhe gjithmonë ka çmuar lirinë, besën dhe nderin lart mbi jeten e tij. Shembëllat i kemi të gjalla para syvet. Me gjithë trazimet e armikut të djeshëm, ma i përbuzshmi që kemi pasur ne historinë tonë si komb, i cili derdhi helmin deri në zemër të popullit tonë, mbeti i gjallë ideali i lirisë. Lajkat, shkeljet më të holla, intrigat, internimet, burgimet, vrasjet dhe varjet, mënyra e këtyre poshtërsive, për të cilat fjalori i jonë nuk ka shprehje, në vend ta dobësonin, më tepër e forcuan pasjonin e lirisë. Shqipëtari e don lirinë si një element pa të cilin nuk mund të rojë. Shqipërari, edhe kur ka pasur një zot në krye, e ka zgjedhur vetë dhe lirisht i ka dhënë besën, por i u është nënshtruar vetëm ligjeve të tija. Jeta e Shqiptarit ka qenë e një stili heroik. As feja s'ka mundur t'a skllaverojë. Malësori i krishterë, fjala vjen, me gjithë urdhërat e fesë, përulsi etj., është krenar; kuptimin e nderit e ka të larte dhe armikun e ka armik.

Populli i ynë ka dhe diçka që s'e ka çdo popull liridashës: Besën. Greket, që ishin te paret që i dhanë botës kuptimin e lirisë, Besë nuk kishin. Romakët ishin të lire në bazën e vlerave të tyre si individ dhe si shtet, Besën s'e njihnin. Besa është një karakteristikë vetem e disa popujve liri-dashës; midis ketyre në radhë te parë është Shqipëtari. Flas per besën e njeriut të lirë, dhe jo për besë e skllavit ose të qenit që s'japin Besë, por kanë besë pa dallim. Besa është nderi i jonë, është njëkohësisht edhe rreziku i jonë. Shumë herë shqiptari Besën i a ka dhenë armikut ose një të poshtëri. Kjo Besë, e dhenë pa qenë e peshuar, ka patur shume herë vulën dhe mallkimin e tradhetisë, se Besa i takon në krye dhe mbi të gjitha gjakut tonë, Kombit tonë. Besa q'i jepet nji partije ose një njeriu, kur këthehet kunder interesit të kombit është tradheti. Aty s'ka politike, aty ka nje detyre.

Me ngjethet mishi kur dëgjoj të thuhet ose të intrigohet se me e kërkue Kosovën qenka një megallomani.

Skënderbeu, trimi i jonë tragjik, përfaqesuesi më i aftë i racës sonë, ka luftuar kundër turqeve duke çmuar më mirë se askush fuqinë e tyre të pakrahasueshme vetëm se kështu i a diktonte detyra. Skënderbeu i mundi turqit dhe Shqipërinë nuk e shpëtoi, por shpëtoi nderin shqiptar edhe neve na la një shembull.
Kombi, 12-10-1943
Mihal Zallari

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#7

Post by rrëqebull » Wed May 27, 2015 9:30 pm

Miqtë e mi!

Ju e dini se shumica e shqiptarëve, që e mbani për të mençur; predikojnë se krijimi i Shqipërisë së lirë ishte një nevojë e politike e fuqive të mëdha. Na e refuzojmë kryekëput këtë përfundim të llogjikës së politikanëve tanë. Na themi haptas dhe me bindje të patundur se Shqipëria u bë, sepse pat shqiptarë. Dhe gjersa pat të tillë, Shqipëria do bëhej medoemos, pro ose kundra le të ishin rrethanat politike.

Shqipëria u bë, sepse pat shqiptarë trima dhe, sepse u derdh gjak. Nëse na të sotmit s’duam të dimë për heronjtë tanë dhe për gjakun heroik me të cilin u mbruajt Shqipëria, aq më keq për mizerjen shpirtërore në të cilën dashas po zhytemi.

Nuk janë vetëm ata pesë a gjashtë emra që zëmë në gojë nëpër festat tona zhurmëmëdha e pa lezet. Regjistri i heronjve tanë është i madh. Një ditë do të dal në shesh për tmerrin e patriotëve barkmëdhenj të sotëm! Ata na dhanë jetë e liri!
Ismet Toto / Arbënia, 1936

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#8

Post by rrëqebull » Thu Jul 02, 2015 11:32 am

Gjallëria e rracës sonë

Shohim përditë shqiptarë, burra e gra, të rreckosur, të këputur, pa shëndet dhe të varfër nga çdo pikëpamje. Dhe pa qëndruar të kërkojmë e të gjejmë edhe shkaqet e gjithë kësaj varfërie, shpesh herë kam dëgjuar eksklamacione të hidhura mbi rracën dhe mbi pazotësinë e saj, etj. Dhe gjithë këto gjëra mbi rracën, të shumtën e herës, i flasin njerëz që s'kanë haber, as nga rraca, as nga psikologjia dhe as nga historia.

Që rraca jonë është e fortë, e duruar dhe pjellore, këtë e provon historia, Qindra invazione që duruam në shekuj, qindra sterminime si të atij gjeneralit romak, që bëri hynerin e madh e dogji 70 qytete shqiptarë, qindra luftëra dhe përpjekje dhe prapë na, sado të paktë sot, qëndrojmë në këmbë me gjuhën tonë e me mundësinë tonë!

Që rraca jonë është fisnike dhe ka një elan të dukshëm për të prodhuar karaktere dhe gjeni, këtë e provon, me solemnitet të madh, vargu i njerëzve të mëdhenj e të pashoq që i kemi dhënë njerëzimit, duke filluar qysh nga perandorët që i dhamë Romës e ngjer tek Krispi e te Mehmet Aliu i Misirit e te heronjtë e lirisë greke, e te kryeministrat dhe gjeneralët që i dhamë Turqisë Otomane. Jam plotësisht i bindur se me përjashtim të epokës helenike, që prodhoi gjenitë e gjithmonshëm, asnjë nga rracat që na rrethojnë, nuk ka prodhuar aq trima dhe aqë kapacitete, sa ky fisi ynë arbëror.

Një ditë, u ndodha afër kasolles së një plake nga të malësive tona më të rrepta. Plaka ish unjur në shesh dhe po përkundte në djep një djalë të vogël. Dhe i këndonte me një zë të dashur këtë këngë:

"Të përkund Nana në djep t'drunit,

Ti mu bafsh dreqi i katunit,

Të përkund Nana në djep të hekurit,

Ti mu bafsh zabit i Mbretit!

Ndalova këbët dhe mendova. Më zaptoi një trazirë ndjenjash n të cilën ndihej predominanca e ndjenjës së krenarisë kombëtare. Qysh në djep, nëna i këndon djalit gjëra të çuditshme. Nuk e don të urtëë e të butë, por e don "dreqin" e katundit, që domethënë. më të shquarin dhe më të gjallin. Mbasandaj e don "zabit" të Mbretit, që domethënë të fuqishëm, të pushtetshëm dhe me gjithë ato të mira, që në sytë e malsores, ka një zabit i Mbretit.

Kush është ndër ne studionjës i psikologjisë së turmës, le të dalë e le të thotë çka për të thënë, le të dredhë dritën e shkencës më tërë zotësinë dhe mundësitë e tij. Unë nuk shpresoj kurrë të bindem se rraca jonë ka shtërpuar dhe po ikim drejt një dekadence. Mbase drejt një dekadence janë munduar të na shtyjnë infiltrasionet orientale që kemi bash në zemrën e jetës sonë politike, po dhe këto elemente, dalngadalë po paralizohen dhe pa shkuar shumë kohë, s'do të ndihen shumë qënia e tyre.

Turma shqiptare, ajo turmë që s'di gjë nga thashethemet e Tiranës politike, ajo turmë, është gjithnjë e pastër dhe sovrane në pastërtinë e saj, s'ka gajle nëse ka rroba të vjetra dhe shtëpi të këqija. Këto turma shqiptare duhet të na tërheqë vërejtjen. Kjo është depozita e gjithë çka të mirë, të lavdishme dhe të qëndrueshme ky komb. Në këtë turmë, siç duket në këngën e nanës, qëndron i tërë elani i rracës sonë, e tërë shtytka që shpie përpara një popull. Këtu dhe, sidomos në brezin e ri, që ngrihet, duhet t'i mbajmë të ngulut sytë...


Ismet Toto
http://oshtima.org/postimi/121

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Mendimi Kombëtar Nacionalist Shqiptar

#9

Post by rrëqebull » Fri May 06, 2016 5:30 pm

AJKA E AJKËS E MENDIMIT KOMBITIK SHQIPTAR!
Doktrina kombtare

Shkenca politike, kjo rrëmuese e pálodhun e shkaqevet të të ramit dhe të të naltësuemit të popujve, na dokumenton, në dritë t’analyzës historike, nji të vërtetë themelore: çdo popull, sá do i lidhun me trashëgimin e njij së shkruemjeje të kapërcyeme, sá do besnik ndër tradita, përfitime e formula të vjetrueme, ká mundësi të përtrihet në jetë të ré. Mund të mëkambet dhe të naltësohet, me shpejti të pabesueshme, tue mrrijtë, mbrenda njij kohe relativisht të shkurtën, shkallën e popujve të tjerë qi, shumë kohë para tij, ishin shtŷ larg kah përparimi, në sajë të parimevet drejtuese, t’idealvet të caktueme qi, përftue e shvillue nga ideologët, nga poetët dhe nga prisat e tij mentarë, derpojnë të gjitha masat, të gjitha elementet dhe kategorinat e popullit, tue përbâ, kështu, doktrinën e tij kombtare.
Drita e përfitimeve t’ideologvet, atëherë, porsi rrezet e shndritshme të diellit, shtrihet, zgjânohet e përhapet, me fuqi të jashtëzakonshme tërhekjeje, mbi gjith bijt e kombit. Këta, me fuqi të saj mystike, i afron, i bashkon dhe i vllaznon, tue krijue kështu at harmoni supreme qi gjênë shprehjen e vet të lumnueshme n’at bashkim kombtár qi ká qênë, âsht dhe do të jét, pá tjetër, në ç’do kohë, baza kryesore e lumnís politike, ekonomike dhe shoqnore të çdo kombi e ká përbâ, gjatë shekujve, kundra çdo rryme kundërshtare të historis murojnë mâ të páshkatrrueshme, mâ të pathyeshme e të papërkulshme të pávarsis së tij.
Këndej rrjedh prá edhe nevoja e krijimit dhe e përhapjes në popullin shqiptár të doktrinës kombëtare.

* * *


Doktrinat që kanë përfaqsue gjatë shekujve parimet drejtuese të popujve dhe qi kanë prî, me të vërtetë, me anët të fuqís së vet të páshoqe dërptuese ndër mende e zêmra të të gjithë elementeve të njij populli, tue meritue, për kët, m’u quejtë doktrina kombtare, nuk janë të shumta dhe prandaj mund të kategorizohen ndër dy tipe kryesore: ato qi kanë bazën në nji besim të sipërnatyrshëm dhe n’anë tjetër, ato qi mbështeten, së paku në dukë, mbi parime racjonare. Kështu kategorija e parë, shquhet në besimin e aj se çdo pushtet vjen prej monarkut, i cili, n’anë tjetër, e ká marrë prej Zotit dhe kategorija e dytë përkundra, dallohet në besimin e rrjedhjes së çdo fuqije drejtë për drejtë nga sovraniteti i popullit. Në shvillim të përftimit të parë, fuqija e plotë e monarkut mbështetet për mbi të drejta hyjnore dhe tradicjonare e në zhvillim të të dytit përftim, mbi të drejta të natyrshme, si për shembull mbi lirin, bashkimin e njisín qi realizohen me anët të ngadhnimit të plotë të vullnetit të popullit.
Tash, për çka i përket formulës së parë, asaj së të drejtave hyjnore, e cila, me gjithë këtë në të shkuemen, ká zotnue e patrazueme, për shekuj, si për shëmbull në Perandorín Otomane, nuk âsht veç se metafyzikë e thjeshtë e për kët, tashmâ, e kapërcyeme dhe e prendueme. Formula e dytë mbasandaj paraqet të metat e veta: të drejtat e natyrshme nuk janë veçse hypotheza të mendjes dhe si të tillë shpesh të parealizueshme, pse abstrakte.

* * *


Këtej rrjedh edhe nevoja prá, për të cilën bazat e doktrinës s’onë kombtare, duhet t’i përshtaten, mâ parë e mâ dalë, jetës reale, në mënyrë qi njeriu të mundë me mërrijtë mâ mirë, në të mirën e veçantë dhe të përbashkët. Kështu, baza kryesore e doktrinës s’onë kombtare duhet të jét bashkimi kombtár; methudha duhet të jét solidarsija e, kufini, Shteti sovran.
Përfitimet mbi të cilat ish ngreh shoqnija e shekullit të nândëmbëdhetë, janë mohimi i bashkimit të vërtetë, fuqi e vetme qi mund të përmbajë, kundra çdo rreziku, të pátrandshme vllaznin e njij kombi, mbassi, nën at rregullim, përfitimi i bashkimit thyhet e copëtohet ndër nijmijë struktura e agregata, qi paraqesin gjith aq ndarje e përçarje, pse të karakterizueme, në mënyrë të páshkatrrueshme, nga nji frymë e kjartë individualistike.
Populli shqiptár, mbassi dhá nën prîsín e Kastriotit të madh, shfaqjen mâ të soditshme të gjallnís së vet, rá nën zgjedhën mâ të tmerrshme të botës, gjatë së cilës, pushtuesi, herë me hír herë me pahir, ku me dhunë e ku me të mirë, shvilloi, ndër fusha e ndër male, ndër të katër anët e vendit t’onë, nji përpjekje systematike përçarjeje, rrjedhjet shkatrrimtare të së cilës janë të dukshme.
Tash, kundrejt nji trashëgimi përçarës të tillë, m’e ndá popullin ndër kasta, klasa e partina, qi nuk mund të jenë veç se të ndryshme nga njana tjetra dhe, për kët, të kundërta në mes tyne, me gjith përtrimin e vazhdueshëm të parimevet të pavdekshme të njisís dhe të vllaznís, âsht jo vetë, në kundërshtim të hapët me ndiesinat dhe përftimet e krijimit të njij ndërgjegjeje kombtare, por edhe nisja e njij procesi ndarjeje qi nuk mund të na shpjerë veç kah shkatërrimi i plotë si komb e si popull.

* * *


Këto janë edhe arsyenat, për të cilat, doktrina e jonë kombtare duhet të frymzohet nga parime qi mund të përmbajnë, tue arrijtë bashkimin menduer e shpirtnuer të kombit, sigurín e vërtetë të jetës të tij të lumnueshme gjatë shekujve, parime qi mund të përmblidhen në:

A) Bashkimi si strukturë kombtare, qi përfaqson formimin e Shtetit në pajtim me traditat historike dhe me ndërgjegjen kolektive.

B) Bashkimi si themel shoqnuer, qi përfaqson bashkrendimin e fuqivet, destinue m’u përmirsue e me përparue.

C) Bashkimin si veprim politik, qi shprehet në stabilitetin e organizimit dhe zhvillimit të rregulluem t’aktivitetit në trajtë hjerarkike.

D) Bashkimi si formim ekonomik, qi shprehet në bashk-punimin e harmonishëm të fuqivet prodhimtare.

E) Bashkim si parim moral, qi shprehet në shvillimin e parimit ethik të solidarsís, në lamën kombtare.

F) Bashkim si shprehej esthetike, qi âsht formimi plastik e shpirtnuer i masës, e cila âsht energí në zhvillim të përhershëm, e ndihmueme dhe e prîme prej klasave drejtuese, qi kanë nji fat me tê dhe jetojnë nji jetë të përbashkët.

Kështu mbi bazë të kombit ngrihet doktrina qi përfaqson lumnín kombtare e cila mund të jét lândore, shoqnore, morale, politike, ekonomike e, edhe esthetike.
Të gjitha përçarjet, qofshin trashëgim i së shkuemes së largët ase t’afërt, në frymë të këtyne parimeve, shduken e zavendësohen nga bashkimi dhe harmonija tue qênë se arsyeja e harmonís dhe e bashkimit gjindet në përpjesëtimin e interesavet dhe në bashkrendimin e qëllimevet qi do të frymzojnë, gjatë shekujve të veçantë kolektivitetet dhe entin e epër, nën prisin e fuqís sovrane ligjore, qi përfqësohet nga Shteti.
Nga këto parime shkrepë përfitimi i Shtetit të fortë, njisí politikisht e rregullueme n’ekuilibrin e fuqivet eksistuese dhe vepruese, për shpërblim të nji interese s’epërt tue përbâ nji heri edhe pushtetin qi ushtron disciplinën për me mrrí qëllimet e përbashkta, shprehje vullneti, fuqí e realitet i rrjedhin nga nevojët shoqnore.
Shteti, si pushtet qi ushtron disciplinën për realizim të qëllimeve të përbashkta, përfshinë, ndër drejtime të shvillimit e luftimit të vazhdueshëm, në çdo lamë t’aktivitetit kombtár, për t’arritun t’aspiratave të kombit dhe, për kët, ideali i tij shoqnuer âsht realizimi i drejtësís ndërmjet klasavet.
Ideali kombtár âsht prestigji i Atdheut përjashta, në rrethin e kombeve; ideali i drejtësís shprehet n’ushtrimin e së drejtës së supremacisë në lidhje me të drejtat e të veçantëvet; por mâ fort në lidhje me interesat e përgjithshme të shoqnís dhe të kombit dhe, ideali i fuqís politike, shprehet me ushtrimin e pushteteve t’epra, t’afta me garantue rregullën e me zbatue ligjën.
Tue përfshi në gjí të Shtetit të gjitha klasat e popullit, tue ekuilibrue, me fuqinat e tyne, forcat individuare, arrihet qëllimi i forcimit t’auktoritetit dhe realizohet, nji herë, ideali i qeverimit me drejtësi e me dobi.
Vetëm në këtë mënyrë sovraniteti i Shtetit mrrinë të përfaqësojë, realisht e konkretisht, refleksin e të gjithë jetës së njij populli, idealet dhe aspiratat e tij kombtare, e politike. Kështu, nëpër mjet të Shtetit, ndërduket populli, krejt populli, me ndiesinat dhe me interesat e tij, me pasjonet e me nevojat e tija e, në sovranitetin e Shtetit, duket sovraniteti i vërtetë i popullit, konkretisht sovran dhe vetëdisë i fatit e i misjonit të vet.

* * *


Përftimi liberàr i sovranitetit të popullit, âsht mohimi i hamonís dhe i bashkimit kombtàr dhe, për kët, populli shqiptàr, për me arrijtë shkallën qi meritonm në lamë të përparimit e të qytetnimit, në gjí të popujve të tjerë, duhet të gëzojë sovranitetin e vërtetë, reàr, konkret, nëpër mjet t’organizimit të të gjitha kategorinavet, qi t’a përfshijnë krejt në jetën kolektive të të gjitha klasavet dhe të të gjitha interesavet.
Kështu do të mërrihej në krijimin dhe në zbatimin e ideologjisë s’onë kombtare, si tharmë religjoze e mystike, qi të përpijë ndërgjegjet me gjith’aq fuqì tërhekjeje qi zotnon ndiesija fetare.
Ndiesia kombtare përfshinë, kështu, dal nga dalë, gjithë kolektivitetin shoqnuer, i mbush mendjen, i ndez zêmrën flakë, i forcon krahun. Bâhet, prà, nji instikt i turmave, nji ndjesi për ushtrín dhe për njerzit e politikës, nji parim shkencuer për njerzit e dijes dhe t’arsyetimit, deri sà mrrinë koha, në të cilën, kjo vepër e pàvdekshme, mrrinë shkallën mâ të naltë të pjeksís e, atëhere, të gjitha energjinat natyrore e shoqnore, të tâna fuqinat e gjalla të njij populli, lidhen ngushtësisht, në harmonì supreme, shpirtnisht e mentarisht, moralisht e materjalisht, për të mrrimen e atij ideali të kombit qi, tashmâ përfaqson, në mënyrë të pàdyshueshme, aspiratën e përbashkët, në kuptimin mâ të gjânë dhe, nji heri, mâ të thellë të kësaj fjale.

[...]


«Illyria», V. 1, Nr. 51, Tiranë (11.IV.1936), fl.

M. S.
http://oshtima.org/postimi/162

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”