"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Satirë

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#16

Post by rrëqebull » Fri Jul 10, 2015 10:07 am

KUJDES, PAMJE TË PAPËRSHTATSHME, LARGONI FËMIJËT!
Ekskluzive: Grupime ekofashiste kanë nisur një fushatë terrori në internet duke publikuar fotografi tmerri me hyrjen e parkut të liqenit. Nëpër fotografi, një prej të cilave e botojmë më poshtë, përreth ish-Korpusit Universitar në Tiranë nuk ka asnjë shenjë betoni, por vetëm gjelbërim të harlisur! Terroristët kanë eliminuar betonin, duke i lënë banorët e qytetit pre të elementeve të natyrës! Ditë të zeza po vijnë për banorët e kryeqytetit! Analistët madje nuk kanë vonuar të pohojnë se me këtë akt terroristët i lënë praktikisht qytetarët pa park, pasi nëse parku nuk ka hyrje si mund të hyjnë banorët?!
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#17

Post by rrëqebull » Sun Jul 12, 2015 11:10 am

Visit Macedonia

‪#‎macedonia‬ ‪#‎travel‬ ‪#‎summer‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#18

Post by rrëqebull » Wed Jul 15, 2015 11:41 am

Ja se cila paska qenë arsyeja e vërtetë e vizitës së ‘shokut’ Shulc në Ramistan:
këqyrja e shndërrimit të suksesshëm të ish-Kryeministrisë në Ndrysëtore (qendër masazhesh).
Se, fundja, për ça na duhen Institucionet Shtetërore kur neve na pret integrimi në BE!
Poende, kërkojmë që të fillojë menjëherë edhe shndërrimi i çdo Institucioni tjetër në kazino, në shtëpi publike, në qendër tregtare ku të shiten ONGj-ët e korporatave që do të përfitojnë nga “Pakti Transatlantik për Tregti dhe Bashkëpunim", si dhe në Institute për trajnimin e ‘shoqërueseve’ dhe ‘shplodhëseve’ që do t’u heqin stresin ndërkombëtarëve që vijnë në vendin tonë (që, mos ta harrojmë, është edhe i tyre) për të na ndriçuar udhën drejt bashkim-vëllaz… kërkojmë falje, drejt integrimit!

E duam Shqipërinë han pa porta! Ose, me porta neoni!
#‎reforma‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#19

Post by rrëqebull » Wed Jul 15, 2015 2:43 pm

Shndërrimi i ish-Kryeministrisë në Qendër Polifunksionale Argëtuese për Etnomazokistë dhe Kundrashqiptarë: piceri hallall për turko-arabizuesët, kazino, kopsht zoologjik, kopsht botanik, xhami, agjenci turistike dhe ndrysëtore për ndërkombëtarë… ‪#‎skeniparëasgjëakoma‬.
#rilindje #pizza #hallall

Image


Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#20

Post by rrëqebull » Wed Jul 15, 2015 4:37 pm

Aktuale: Arkitektët dhe arreduesit kanë vlerësuar së tepërmi përdorimin e gjetur të ngjyrave të flamurit të Arabisë Saudite gjatë ritualit fetar të performuar dje në mbrëmje nga kryemyftiu i Shqipërisë, Edi Rama, në ambientet e kryeministrisë. Ata shprehin padurimin e tyre të shikojnë dhe në të ardhmen arredime të mëtejshme të kësaj natyre.

‪#‎rilindje‬ ‪#‎pizza‬ ‪#‎hallall‬

Image

Pamje të tjera

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#21

Post by rrëqebull » Fri Jul 17, 2015 12:28 pm

Vetëm skllavi e rren vedin sikur ôsht tu zgjedh lirisht kur në të vërtetë i nënshtrohet pa pikë nderi, vullneti e vetëdije fesë (kulturës, botëkuptimit, sundimit kriptopolitik) të atij që e ka pushtuar dhe që vazhdon ta sundojë nëpërmjet ndikimit kulturor.

Fetë abrahamike si islami dhe krishtërimi janë fetë e skllavit.

Vetëm Shqiptarësía ôsht Feja e Lirisë, Feja e Shqiptarëve!
Ndërkohë në Gadishullin Arabik

Image

Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#22

Post by rrëqebull » Fri Jul 17, 2015 6:50 pm

Po ndodh: Shërbimi Gjeografik pranë kabinetit gjerman ka botuar sot harta të reja të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Sipas deklaratës për shtyp nga vetë kancelarja Angela Merkel, hartat kanë pasur një gabim në përllogaritjen e elementeve gjeopolitike, i cili ishte bërë shkas që të ngatërrohej vendndodhja e disa shteteve.

‪#‎memes‬ ‪#‎rilindje‬ ‪#‎korrigjim‬ ‪#‎arabania‬

Image
Shtëpia e Verdhë

Ekskluzive: Zyra e kancelares gjermane pas korrigjimit të hartave, ka vijuar me botimin e materialit të vërtetë fotografik nga takimet e zonjës Angela Merkel në Tiranë me kryemyftiun e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Bregut Perëndimor të Arabërisë hirësisë së tij Edi Rama l.g.b.t. Nga zyra e shtypit të kancelares shprehen se herë tjetër nuk është e nevojshme që kryemyftiu të fshehë realitetin me furça, qofshin këto dhe dixhitale.

Image

Image

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#23

Post by rrëqebull » Sat Jul 18, 2015 1:25 pm

Ekskluzive: Krizë politike në qeverinë e Tiranës pas zbulimeve të fundit të zonjës Angela Merkel për fshehje të vendndodhjes reale gjeografike të Shqipërisë. 4 qytete kanë kërkuar tanimë të shkëputen nga territori rebel i Shqipërisë, duke deklaruar se njohin vetëm sovranitetin e shtetit mëmë, Arabisë Saudite. Qytetet janë Tirana, Kavaja, Elbasani dhe Shkodra.

Image

Image

Image

Image

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#24

Post by rrëqebull » Mon Jul 20, 2015 7:50 pm

Aktuale: U miratua sot në asamblenë kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë statuti i ri i harmonizuar me sheriatin, pas një fjalimi madhështor të kryemyftiut të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Bregut Perëndimor të Arabërisë, hirësisë së tij, Edi Rama l.g.b.t. Në vijim kryesia e asamblesë vijoi me shqyrtimin e masave për amplifikimin e thirrjes në gjuhën arabe që fton anëtarët e Partisë Socialiste, por dhe shtetas të tjerë, në xhamitë e vendit. Sipas dhe sugjerimit të liderit të pamposhtur Erdogan, pas ditës së sotme të gjitha xhamitë e reja do të jenë tanimë me katër shtylla fallike për të depërtuar më mirë p opullatën shqiptare.

Image
Ekskluzive: Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka kërkuar në emër të barazisë fetare të ndërtojë një kishë ortodokse midis ish-Korpusit Universitar dhe Gardës së Republikës, pas njoftimit të qeverisë për nisjen e betonizimit të hyrjes së parkut të liqenit, në Tiranë. Sipas projektit të zbardhur javën e kaluar nga reporterët e Shtëpisë së Verdhë, kisha e re "NEA ΟDHΟS" do të jetë me katër shtylla fallike, ngjashëm me xhaminë e re që po ngrihet në krah të Kuvendit pas prerjes së pemëve shekullore. Sipas kryepeshkopit, tanimë KOASH-it i hapet rruga për të përdorur katër kambana në sistem politonik, kur më parë mund të përdorej vetëm një monotonike. Kjo do të sjellë tani meloditë kishtare në atmosferën e Tiranës, të cilat do të përdoren për të larguar Satananë dhe mendimet e liga nga mendjet e banorëve të kryeqytetit. Kryemyftiu Edi Rama, ka dhënë miratimin për ndërtimin e kishës "NEA ODHOS" e cila fitoi kundër projekteve të tjera, për nga eleganca, estetika, mesazhi që përçon si dhe nga risitë teknologjike që do të ofrojë për të gjitha kishat ortodokse të botës. ‪#‎dumbabistan‬

Image

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#25

Post by rrëqebull » Wed Jul 22, 2015 1:27 pm

Ekskluzive: Zyra e kancelares gjermane ka vijuar me botimin e materialit të vërtetë fotografik nga takimet e zonjës Angela Merkelnë Tiranë me kryemyftiun e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Bregut Perëndimor të Arabërisë, hirësisë së tij, Edi Rama l.g.b.t. Zyra ka qarkulluar sot foton e kryemyftiut ndërsa po i shpjegonte kancelares përballë portretit të Haxhi Qamilit, për vizionin dhe përpjekjet titanike të këtij heroi revolucionar kundër qafirëve nacionalistë dhe se si ky hero shërben si pishtar ndriçues për qeverinë dhe partinë që ai drejton. Në foto është pikërisht çasti kur kancelarja pyet se përse Haxhi Qamili është i lidhur. ‪#‎dumbabistan‬

Image
Aktualitet: Një foto e re ka ardhur pranë redaksisë tonë, ku duket një deputet i Partisë Socialiste gjatë një feste gjigante në në një restorant hallall në Divjakë, ku është caktuar nga Partia për të mbajtur kontaktet. Në fillim të drekës, deputeti ka hipur në një karrige për të pasur mundësi të shihet nga të gjithë të pranishmit që po falënderonte për pjesëmarrjen duke thënë dhe sloganin e ri të Partisë në lidhje me numrin njëjës të ligjit islamik. #dumbabistan

Image
Aktualitet: Në fshatin Kryekuq të Lushnjës policia ka arrestuar një 66-vjeçar i cili dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 12-vjeçare prej tri muajsh. Ndaj 66-vjeçarit rëndon tani akuza e pedofilisë për “vepra të turpshme me të mitur”. Me ngritjen e akuzës nga Prokuroria i menjëhershëm ka qenë reagimi i Komunitetit Islamik: "Shteti të rishikojë shpejt akuzën, e cila nuk vlen nëse gruaja, nga 9 vjeç e lart, është martuar me burrin në fjalë. Përndryshe çfarë po thoni që Profeti Muhamed ishte pedofil?! Nëse akuza nuk rishikohet, do të kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të prokurorit të Përgjithshëm për blasfemi ndaj Pejgamberit të All-llahut l.g.b.t.!" #dumbabistan

Image
Ekskluzive: Varet në palmat e Kavajës një besimtar islamik i cili u kap gjatë faljes masive në shesh duke përdorur teknologjinë e qafirëve. Personi u kap nga policia fetare nën akuzën e shitjes së shpirtit tek Iblisi. Sipas kreut të policisë fetare të Kavajës, i varuri po përdorte një mjet të quajtur "smartfon", që është telefon celular me aftësi kompjuterike. Kjo pajisje është krijim i njeriut, dhe për më keq i ateistëve, dhe si e tillë nuk lejohet të përdoret nga besimtarët, pasi All-llahu mund të nxehet dhe të shkaktojë fatkeqësi të madhe. Personi do të lihet i varur për 1 javë në palmë në mënyrë që forcat mbinatyrore të letërsisë së hershme arabe të binden që Kavaja nuk është dakord me veprimet e këtij munafiku. Ndërkaq policia po ndjek tri pista të ndryshme në lidhje me kontrabandën e teknologjisë ateiste në Kavajë dhe territore të tjera të Arabisë Saudite. Zëdhënësi i policisë i bën thirrje popullit të Kavajës të mos mashtrohet nga Iblisi për të përdorur kompjuterin, telefonat, internetin dhe krijime të tjera të qafirëve. #dumbabistan

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Satirë

#26

Post by Zeus10 » Wed Jul 22, 2015 2:11 pm

rrëqebull wrote: Po ndodh: Shërbimi Gjeografik pranë kabinetit gjerman ka botuar sot harta të reja të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Sipas deklaratës për shtyp nga vetë kancelarja Angela Merkel, hartat kanë pasur një gabim në përllogaritjen e elementeve gjeopolitike, i cili ishte bërë shkas që të ngatërrohej vendndodhja e disa shteteve.

‪#‎memes‬ ‪#‎rilindje‬ ‪#‎korrigjim‬ ‪#‎arabania‬

Image
Mua kjo fotografi, nuk me pelqen as per shaka. Ne jemi komb me origjine perendimore. Legjionet e albano-romakeve, e nisen shtegtimin e tyre pushtues, ne skajin me ekstrem perendimor te kontinentit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#27

Post by rrëqebull » Wed Jul 22, 2015 3:42 pm

Zeus10 wrote:
rrëqebull wrote: Po ndodh: Shërbimi Gjeografik pranë kabinetit gjerman ka botuar sot harta të reja të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Sipas deklaratës për shtyp nga vetë kancelarja Angela Merkel, hartat kanë pasur një gabim në përllogaritjen e elementeve gjeopolitike, i cili ishte bërë shkas që të ngatërrohej vendndodhja e disa shteteve.

‪#‎memes‬ ‪#‎rilindje‬ ‪#‎korrigjim‬ ‪#‎arabania‬

Image
Mua kjo fotografi, nuk me pelqen as per shaka. Ne jemi komb me origjine perendimore. Legjionet e albano-romakeve, e nisen shtegtimin e tyre pushtues, ne skajin me ekstrem perendimor te kontinentit.

E kuptoj plotësisht ndjesinë tuaj dhe nuk ju fsheh që është e njëjtë me timen.
Kjo do të thotë nga një anë se satira e ka arritur plotësisht qëllimin e vet mendjeçelës, mbudhës e tumbarës.

Nga ana tjetër, më duhet të them se, për mendimin tim, Merkeli nuk po paraqitet në këtë punim satirik duke shprehur mendimin e saj por si një politikane që po nxjerr në pah atë që mësoi nga vizita e saj në Shqipëri P, sidomos pas deklaratave skajshmërisht të papërgjegjshme dhe dëmprurëse që u bënë në praninë e saj nga kryeministri!
Nëse dëgjohen e lexohen deklaratat e tij përpara, gjatë dhe pas konferencës për shtyp me kangjellaren gjermane, do të vihet re se ai ka nxjerrë dhe përplasur në shesh çështje dhe pseudoargumente që asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk do duhej që të faktorizoheshin ashtu siç kjo qeveri dëmtare po bën.

Fjali të llojit (po e riformuloj thjesht): «Evropa s'na do neve sepse ne jemi myslimanë dhe evropianët janë kristianë prandaj na urrejnë» tregojnë ose një papjekuri të turpshme për një kryeqeveritar, një mungesë përgatitjeje, një cektësi botëkuptimore dhe një padituri të skajshme politike, ose një dashakeqësi dhe një synim të keqfshehur për ta dëmtuar Çështjen Kombëtare. Në të dyja rastet, dëmi që po i bëhet Kombit nga këta aguridhe janë të pallogaritshëm dhe po shtohen dita ditës.

Pra, për mendimin tim, këto punime satirike pikërisht këtë gjë kanë dashur të nxjerrin në pah dhe e kanë bërë më mirë se secila prej "mediave opozitare" që "kemi".

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#28

Post by rrëqebull » Wed Jul 22, 2015 4:17 pm

Aktualitet: Me 78 vota nga 140 të mundshme, u miratua sot, në ora 02:10 të mëngjesit, ligji “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", i cili pritet të revolucionarizojë sistemin arsimor në vend. Votimi erdhi pas një seance maratonë që zgjati rreth nëntë orë dhe u karakterizua nga debate të shumta deri në braktisjen e seancës para procesit të votimit. Një nga momentet interesante të seancës ishte kur në respekt të besimtarëve kristianë, por dhe me miratimin e atyre islamikë, qeveria vendosi që të përjashtohen të gjitha gratë nga mësimdhënia në arsimin e lartë. Reporterët e Shtëpisë së Verdhë kanë konfirmuar fragmentin e Biblës, mbi të cilin u bazua vendimi: "1 e Timoteut 2: 12. Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë autoritet mbi burrin, por të rrijë urtë. 13. Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva.". Mësohet gjithashtu që për të mos ofenduar besimet e popujve të Lindjes së Mesme, shoqëria civile ka rënë dakord me përjashtimin e grave nga sistemi arsimor. Pritet që qeveria ditët në vijim ta shtrijë këtë dispozitë dhe në shkallët e tjera të arsimit. ‪#‎dumbabistan‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#29

Post by rrëqebull » Thu Jul 23, 2015 9:13 am

Elbasan: Policia fetare ka zhvilluar një aksion në shkallë të gjerë në orët e vona të mbrëmjes në shtëpitë elbasanase, ku është vënë re se rreth 96% fëmijëve të familjeve islamike të qytetit përdornin teknologjinë ateiste të videolojërave, në platforma të ndryshme kryesisht Playstation, Xbox dhe kompjuterë të modifikuar për videolojëra, të quajtur dhe "Monster PC" ose "PC Beast" që tregojnë për lidhjen e tyre me xhindet. Të alarmuar nga situata, forcat e policisë fetare kanë vijuar me sekuestrimin e teknologjisë ateiste të përdorur nga fëmijët. Mendohet se ateistët në aleancë me Iblisin kanë kontrabanduar pajisjet në qytetin e Elbasanit pasi kanë vënë re se aty ka banorë me bindje pagane ilire që kundërshtojnë përuljen ndaj personazheve të mitologjisë arabe apo dhe të atyre të mitologjisë së hebrenjve të diasporës. Gjatë konfiskimin të teknologjisë ateiste, janë sekuestruar dhe bluza me stema të klubeve të futbollit Bayern München, Real Madrid, Barcelona etj. një sport ky i krijuar nga qafirët për të larguar njeriun nga allahu. Grupet ateiste duket se kanë penetruar shoqërinë shqiptare, duke i shkaktuar asaj dëme të pariparueshme sidomos nëpërmjet shpërndarjes së teknologjisë te fëmijët e pafajshëm. Aksioni i policisë do të vijojë dhe sonte derisa të spastrohen të gjitha lagjet e qytetit ndanë Shkumbinit. ‪#‎dumbabistan‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#30

Post by rrëqebull » Mon Jul 27, 2015 7:19 pm

Pak reshta që mundësojnë një tërësejpërtëritje (system restore) shqiptarore për të gjithë ata lexues që ia lejojnë vetes që, për vëmendjen e tyre, të marrin si shpërblim kthjellim dhe fuqizim të botëkuptimit të vet - dhe për më tepër me vlerën e shtuar të arritjes së këtyre përmirësimeve nëpërmjet argëtimit!
Teknologji: Ekspertët e informatikës kanë njoftuar sot në një deklaratë për shtyp se instalimi i sistemeve të reja operative nga VUSH-i ka mospërputhje me sistemet operative "Dhiata 1" dhe "Dhiata 2" të qarkulluara më herët nga KK-ja dhe KOASH-i. Njoftohen të gjithë personat me versionin e ri të sistemit operativ ta përdorin me shumë kujdes, pasi jo të gjitha pjesët e kodit janë testuar për probleme, aq më pak nga ndonjë panel shumëpalësh i rangut ndërkombëtar si Këshilli i Nikesë. Gjithashtu sistemi operativ "Kuran" i qarkulluar në disa variante nga KMSH, BIK, BFI dhe organizata të tjera, rezulton se përmban pjesë të palicencuara nga sistemet e lartpërmendura operative, ku nuk dihet ende se çfarë problemesh mund të shkaktohen nga keqimplementimi i API-t apo kombinimi i gjuhëve të ndryshme të programimit. Njoftimi i ekspertëve vjen pasi përdoruesit e sistemeve të mësipërme operative vazhdojnë të raportojnë për ngecje të shpeshta të tyre edhe pas vendosjes së paketave të shërbimit. Sipas njoftimit: "Sistemet operative nga këto kompani të Lindjes së Mesme, ndonëse përdoren tashmë prej 24 vitesh në Shqipëri, për shkak të konflikteve dhe pasaktësive në rutina po vazhdojnë të shkaktojnë mbinxehje të trurit, përçartje, veprime të pakontrolluara, tjetërsim të sjelljes dhe të kulturës së përdoruesve etj. të cilat duket se janë dhe një nga shkaqet kryesore të dukurisë së tranzicionit të përhershëm në vend!". Ekspertët rekomandojnë se nëse vijoni të shfaqni probleme, mund të riinstaloni gjithnjë sistemin origjinal "Kanun" i cili vjen me formatim paraprak, por kujdes, VETËM nëse mund të gjeni kopje autentike ilire të patjetërsuara nga kompanitë e mësipërme. Përndryshe ata këshillojnë që, nëse keni harduer me kapacitet dhe fuqi të mjaftueshme, të ndiqni shembullin e vendeve si Suedia, Norvegjia, Japonia etj. dhe të përfitoni nga sistemet e specializuara operative të linjës "Shkenca" të cilat mund t'i gjeni dhe me burim të hapur sipas rastit dhe kërkesës në pikat e arsimit publik. #dumbabistan

Image
Shtëpia e Verdhë

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”