"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Satirë

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#31

Post by rrëqebull » Tue Jul 28, 2015 11:51 am

Aktuale: Grupe të organizuara pushuesish janë vënë re javëve të fundit në brigjet shqiptare në kërkim të një koncepti që nuk ekziston më. Këta pushues dallohen nga hartat ose pajisjet me GPS që mbajnë në duar, si dhe nga pamja e shqetësuar që kanë, zakonisht të ndjekur edhe nga një fëmijë me çadër në dorë. Me anë të këtyre mjeteve mendohet se do të arrijnë të gjejnë konceptin mitik të "plazhit publik", për të cilin ka zëra se ka ekzistuar mijëvjeçarin e kaluar, por që tani përdoret thjesht si një togfjalësh pa kuptim apo si një fosil i një epoke të kaluar. "Kemi ditë të tëra që kërkojmë në bregdet, por për fat të keq nuk kemi gjetur akoma se çfarë mund të jetë plazhi publik!" - thotë për Shtëpinë e Verdhë një pushues. "Po përpiqemi, me të gjitha mënyrat," - thotë një tjetër pushues i brengosur, - "por nuk besoj se ekziston diçka e tillë. Ka mundësi të jetë thjesht një përrallë që na e kanë treguar kur ishim të vegjël." Të pyetur për këtë dukuri të viteve të fundit nga reporterët e Shtëpisë së Verdhë njësitë e pushtetit vendor në zonat bregdetare na përgjigjen se njerëzit duhet të jenë më vigjilentë dhe të mos bien pre e fjalëve apo të koncepteve të tilla të pakuptimta të cilat bëhen shkas i shpenzimit të orëve dhe të ditëve të tëra, madje dhe të energjive, në kërkim të diçkaje që nuk ekziston. Por këto fjalë nuk i kanë stepur pushuesit, një grup i të cilëve, i është drejtuar dje kompanisë avangarde të projekteve hapësinore Shimizu, në Japoni, me kërkesën për të zhvilluar teknologjinë e nevojshme për zbulimin e plazheve publike në Shqipëri. ‪#‎dumbabistan‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#32

Post by rrëqebull » Wed Jul 29, 2015 12:28 pm

Po ndodh: Pallatet dhe ndërtesa të tjera betoni kërkojnë largimin e njerëzve dhe të bimësisë nga bregdeti. Strukturat e betonit në vijën bregdetare të Shqipërisë kanë paralajmëruar me protesta që mund të përshkallëzohen në greva nëse autoritetet nuk marrin masa të zhbëjnë uzurpimin e hapësirave bregdetare nga njerëzit dhe bimësia. Pallatet dhe ndërtesat e tjera të betonit kanë dalë sot me një deklaratë paraprake për shtyp ku kërkojnë largimin urgjent të njerëzve, të kafshëve të tjera dhe të bimësisë nga hapësira që ndan pallatet nga ujërat detare, por dhe në pjesë të tjera të relievit, pasi është bërë tashmë e pamundur për strukturat e betonit që të jetojnë në qetësi dhe në siguri për të ardhmen e tyre. Prania e njerëzve, e bimësisë që tenton të shfaqet aty-këtu në bregdet apo në kodrat nga pas, si dhe e elementeve të tjera organike ka vënë në rrezik këto qindra-mijëra struktura autoktone dëshmi të një kohe të artë të zhvillimit arkitekturor në vendin tonë. "Na mbytën njerëzit, janë komplet jashtë kontrolli, futen gjithandej dhe nuk respektojnë asgjë! Madje të vegjlit i kanë kafshë fare, nuk e kuptoj se ku i çon mushka! Por të jetë e qartë, ne nuk na lëviz kush! Kjo është toka jonë dhe do ta mbrojmë deri në tullën dhe grimcën e fundit të çimentos!" - thotë një pallat i irrituar 10-katësh për reporterin e Shtëpisë së Verdhë. Strukturat e betonit publikisht kanë kërkuar mirëkuptimin e të gjithë aktorëve dhe të autoriteteve në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi qenësor për betonin në bregdetin tonë. ‪#‎dumbabistan‬ ‪#‎pondodh‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#33

Post by rrëqebull » Thu Jul 30, 2015 8:45 pm

Image

Po ndodh: Shpërthim i fuqisë së lartë, Himara dhe Bregu zhduken nga harta e Shqipërisë. Një shpërthim, sipas vlerësimeve të para, prej jo më pak se 150 kilotonësh ka fundosur sa hap e mbyll sytë rajonin e Himarës nën ujë. Ekspertët e xhenios që ndodhen në vendin e ngjarjes shprehen se në atmosferën e të gjithë zonës së Bregut, ose të asaj që ka mbetur tashmë nga ky ish-rajon turistik, regjistrohen nivele shumë të larta të gazeve të metanit dhe të hidrogjenit. Ekipet e evakuimit po nxjerrin në breg pushuesit të cilët u gjendën papritur nga dielli nën ujë dhe ende nuk po iu besojnë syve. Sipas dëshmive të para të mbledhura nga forcat e rendit të ardhura me urgjencë nga Vlora dhe Gjirokastra, por edhe nga njësitë e shpëtimit në terren, duket se shkaku kanë qenë pordhat e kamerierëve dhe të të gjithë punonjësve në ambientet e pushimit, vila, hotele, klube, restorante dhe pika të tjera. Duket se grumbullimi i gazeve që nga nisja e sezonit turistik ka qenë i atillë sa për herë të parë në historinë e njerëzimit toka përreth s'ka duruar dot dhe është zhytur në ujë. Nga Ministria e Financave mësojmë se pasojë e pranisë së lartë të gazeve në atmosferën e Bregut ka qenë dhe fryrja artificiale e çmimeve të produkteve, të cilat kishin tejkaluar çdo normë. Shërbimet e urgjencës po shpërndajnë maska kundërgaz, ndërsa priten skuadrilje avionësh të NATO-s nga baza e Avianos, Itali, për operacionet e shpërbërjes dhe të largimit të metanit dhe të hidrogjenit nga zonat e ndotura, përreth asaj që tashmë nga pushuesit thirret si Gjiri i Pordhës. Ndërkaq në Gjirokastër banorët kanë mbetur pa fjalë teksa kanë parë bregun e Jonit në dyert e qytetit. ‪#‎pordhistan‬ ‪#‎pondodh‬
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#34

Post by rrëqebull » Mon Aug 03, 2015 12:24 pm

Tiranë: Një pushues i lodhur nga kërkimi për plazhe publike në bregdetin shqiptar i ka thënë atë komplimentin plazhistëve dhe ka marrë gjithë detin dhe diellin për vete, duke i bërë kështu karshillëk atyre që rrinë në breg. Veprimet e këtij qytetari të pandërgjegjshëm kanë ngjallur reagime të forta të opinionit publik. Sindikata e Pronarëve të Plazheve ka kërkuar nga qeveria e Tiranës të marrë masa të menjëhershme, pasi biznesi i tyre rrezikon rëndë nëse të gjithë fillojnë të dalin në det të hapur në këtë formë. Po ashtu edhe Sindikata e Frekuentuesve të Plazheve me Pronar ka reaguar në një deklaratë për shtyp ku theksohet se është e padurueshme që dikush të dalë kështu në det, duke i bërë të ndihen keq të gjithë ata që kanë paguar për dozën e tyre javore të rërës, gurëve, detit, diellit dhe bisedave nga çadrat fqinjë. Forcat e rendit po bashkëpunojnë me agjentë të Interpolit për të përcaktuar nëse pushuesi i evidentuar është rast i izoluar apo pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar i cili shfrytëzon nëpërmjet makinacioneve të tilla boshllëqet në legjislacionin e vendeve të ndryshme bregdetare. Të dy sindikatat e mësipërme, gjithsesi, pas konsultimeve të ndërsjella, kanë dalë në një pozicion të përbashkët, duke kërcënuar se nëse një sjellje e tillë lihet e pandëshkuar nga autoritetet, atëherë nuk do të kenë rrugëdalje tjetër veçse të privatizojnë dhe detin.

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#35

Post by rrëqebull » Wed Aug 05, 2015 1:31 pm

"Sidomos mes viteve 2001 dhe 2003 tek ne ka hyrë hekur nga Ukraina e cila ka patur një incident të rëndë me çentralin e saj bërthamor në vitin 1986. Por as ky kontroll nuk është bërë sot e kësaj dite."

http://www.civitas.al/al/vendi/peshk-ng ... oaktivitet
Demografi: Strukturat e betonit do të jenë shumicë në vitin 2025. Sipas studimit të Qendrës Demografike, në vitin 2015 në Republikën e Shqipërisë 54,4% e popullsisë janë deklaruar frymorë, ndërsa 38% betonate, por trendet demografike tregojnë se në vitin 2025 strukturat e betonit do kapin 63,4% të popullsisë së përgjithshme duke tejkaluar çdo formë tjetër personi fizik e duke dalë natyrshëm në drejtimin e vendit. Sipas demografëve, riprodhimi i lartë i betonateve përkundër frymorëve vjen për shkak të seksapilit të tyre, formave robuste e autoritare, si dhe të forcës për të nënshtruar gjithçka që gjejnë përpara, veti këto që i kanë bërë për vete ricikluesit e oksigjenit të vendit tonë, të cilët nuk e fshehin adhurimin dhe tërheqjen e fortë që ndjejnë për betonin. Madje në të ardhmen, sipas demografëve, pritet të shtohen edhe martesat e përziera midis frymorëve dhe betonateve si një hap i mëtejshëm drejt ekspansionit të betonit edhe përtej kufijve. Por edhe më herët janë bërë përpjekje nga regjimet shqiptare për betonizimin e vendit. Gjatë viteve 1960-1990 u provua koncepti pas mbjelljes së rreth 600 mijë bunkerëve, por të cilët shfaqën karakteristika asociale dhe antisociale kundrejt frymorëve. Varianti i ri betonit, sidomos për shkak të mutacioneve nga prania e hekurit radioaktiv nga Rusia dhe Ukraina, i importuar gjatë viteve 1990-2010, arriti të thyente barrierat e mëhershme midis shtetasve shqiptarë duke përshpejtuar ritmet e betonizimit të vendit. ‪#‎dumbabistan‬

Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#36

Post by rrëqebull » Fri Aug 07, 2015 2:31 pm

Oslo: Pas një studimi shumëvjeçar nga Universiteti i Oslos, është zbuluar më në fund procesi arkitektoniko-urbanistik i zbatuar në Shqipëri nga vitet 1990 e në vijim. Ekipi i drejtuar nga profesori i njohur Oddvar Grysen ka zbuluar për Shtëpinë e Verdhë se arkitektët shqiptarë përdorin një mekanizëm kompleks që kërkon përvojë dhe kualifikim shumëvjeçar në të cilin disa struktura të ngurta në formë kubike rrotullohen në drejtime të ndryshme brenda një mjedisi të kufizuar dhe pasi arrijnë shpejtësinë e nevojshme lëshohen në një mjedis pritës, zakonisht të rrafshët, ku për shkak të forcave të fërkimit detyrohen të ulin shpejtësinë derisa ndalojnë duke treguar në fund njërën anë të tyre për lart. Kjo anë përdoret më pas nga mekanizmi në fjalë nëpërmjet një procesi tjetër kompleks për të caktuar objektet që do të ndërtohen dhe pozicionin ku duhen vendosur në terren. Mekanizmi ka lënë pa fjalë arkitektët anembanë botës, pasi është i vetmi deri më sot që shfrytëzon deri në nivel centimetri hapësirat urbane. Ekipi i Universitetit të Oslos mendon se kjo është një mjeshtëri e vjetër që shqiptarët e kanë trashëguar nga koha kur tregtarët e tyre zbrisnin me mallra në brigjet e Eufratit. Shqipëria është një vend i vogël në Gadishullin Arabik, ku njerëzit për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kryesisht thatësirës së lartë dhe shkretëtirave të gjera ranore, importojnë grurë, miell dhe misër nga Serbia dhe ullinj, kripë e agrume nga Greqia ndërsa pjesën tjetër të ushqimeve nga portet e Egjiptit. Ata shquhen për arkitekturën e bukur të realizuar duke hedhur zare. ‪#‎dumbabistan‬


Image
Shtëpia e Verdhë

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Satirë

#37

Post by Adriana » Fri Aug 07, 2015 4:29 pm

:oops: Mbase do turperohem me kete pyetje, po mire te pyes qe ta mesoj, se sa te mbetem e paditur :)

Edhe pse i hodha nje sy postimeve per te kuptuar se per cfare flitesh, perseri nuk mund te kuptoj pse titullohet keshtu Satirë, cfare do te thote Satirë ?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#38

Post by rrëqebull » Thu Oct 01, 2015 5:58 pm

Adriana wrote:cfare do te thote Satirë ?
Satira është një gjini letrare ku — me anë të përdorimit të ironisë, sarkazmës, kuptimeve të dyfishta, përshkrimeve të sipërbollshme (hiperbolike, parodike, karikaturistike) etj. — autori kodifikon, në mënyrë jo rrallë qeshatuese por edhe të irnosur (irrituar), qortimet e veta fshikulluese për një apo më shumë dukuri të mbrapshta shoqërore ose/dhe për një apo më shumë figura publike të poshtra që, sidomos kur të mveshura me pushtet, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë.

Satira, në kuptimin më të gjerë të fjalës, mund të jetë gjithashtu e brendësuar në gjini të tjera, si për shembull në një roman historik. Këtu mund të përmendim veprën ``Të Premtuarit për Martesë`` (it. "I Promessi Sposi") e Alesandro Manxonit e cila mejdisohet nga autori në Italinë e veriut të shekullit të XVII, gjatë pushtimit spanjoll, për të kryer në të vërtetë një kundërshtim të tërthortë ndaj pushtimit austriak të kohës së tij, shekullit të XIX.

Megjithatë, mund të thuhet se satira shkon shumë përtej letërsisë: mund të quhen satirë edhe paroditë apo skeçet teatrore, vizatimet, karikaturat, memet etj.

SATIRË f. sh.
1. Ironi e hidhur, therëse fshikulluese, qëndrim që shpreh një ironi të tillë.
2. let. Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe
të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë.
Satirë e mprehtë (e ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë.

Komunikimi i Edi Ramës me Erdoganin për mbishkrimin osman të kështjellës së Lezhës

1.
I dashur abi (vëlla) Edi!
Kur do të ikja nga Tirana më kërkove të të mirëkuptoja që nuk i mbyll dot shkollat që ka hapur në Shqipëri ai qafiri Gyleni, sepse nuk të lejojnë amerikanët. Por më ofrove një allishverish, me demek që të vendosje një pllakë që të tregonte lavdinë osmane në Shqipëri, ku të doja unë. Meselenë se qysh e tek, gjejeni vetë Baba Rexhep më the. Që të jem i sinqertë, kjo më pëlqeu më shumë se mbyllja e shkollave, sepse kjo do të jetë një mësim për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për disa nxënës. Unë e bëra muhabetin me ideologun tonë të Neo-Otomanizmit, kryeministrin Davutoglu, dhe ai mendon që të vihet një pllakë në kalanë e Lezhës me një mbishkrim në osmanisht ku lavdërohet Sulltan Sulejmani i Madhërishëm. Ai e rindërtoi këtë kështjellë, të cilën e shembën trimat e Xhihadit të Ushtrisë Osmane, kur e pushtuan kalanë. Kjo do të shënojë në mënyrë monumentale rikthimin osman në Shqipëri, në kuadrin e Neo-Otomanizmit dhe do të jetë si myhyr (vulë) mbi këtë vend që tregon se ai ka qenë denbababden tokë osmane dhe kështu do të kthehet të jetë. Këtë punë e kemi me axhele, prandaj, ju kam rixha, abi Edi, duhet bërë para nisjes së fushatës elektorale të zgjedhjeve që do të mbahen në Turqi, në 1 nëntor, të cilat siç e di ti kanë një rëndësi jetike për mua dhe mikun tonë të përbashkët Davutoglu.
Yti si vëlla
Rexhep Taip Erdogan

2.
I dashur abi, Rexhep
I qëndroj llafit që të kam dhënë në muhabetin që bëmë në Tiranë, dhe jam gati ta kryej këtë punë sa më shpejt, para nisjes së fushatës elektorale në Turqi. Por kam një hall. Për kalanë që ka zgjedhur Ahmet Beu (Davutoglu), dua të them. Kalaja e Lezhës nuk më duket e përshtatshme për shkak të ngarkesës historike të veçantë që ka. Meseleja është se sipas historisë sonë atje është bërë Kuvendi i Princave Shqiptare, nën kryesimin e Skënderbeut, për të krijuar Besëlidhjen e Lezhës, për të nisur luftën kundër pushtimit osman. Në Lezhë është dhe varri i Skënderbeut. Kuzum, Baba Rexhep, ka shumë kala të tjera, a nuk mund të gjejmë një kala tjetër, atë të Durrësit p.sh. Atje në Lagjen Kala ka qenë shtëpia e të parëve të mi dhe unë mund të dëshmoj edhe vetë se kam dëgjuar gjyshin nga babai që kalanë e kanë rindërtuar turqit.
Yti si vëlla
Edi Rama

3.
Edi mor iblis!
I re pishman atyre që më the në Tiranë. Por a di ti mor lanet se mjafton që unë të botoj dokumentet që kemi këtu në arkivat osmane për familjen tënde dhe ti merr fund, të braktis edhe Sorosi dhe të gjithë miqtë e tu të huaj? Kur thua në OKB se je katolik, pse nuk shpjegon edhe si ka ndodhur që babai yt me emër kauri ortodoks ka mbiemër musliman, “Rama”, që është shkurtim i emrit “Ramadan”? Të gjithë kaurët që konvertoheshin në Islam, në Ballkan, në kohën e lavdishme osmane, dhe e bënin këtë gjë në muajin e shenjtë të Ramazanit (Ramadanit), e merrnin mbiemrin “Ramadani”. Që andej nga anët tuaja i thonë shkurt “Ramë”. Kuptohet se merrnin dhe emër musliman. Tani mor qafir, a ke pyetur ndonjëherë veten se përse në familjen tënde, në linjë atërore, keni emra kaurë ortodoksë por mbiemër turk? Kristaq Rama, quhet babai yt. Vlash Rama, gjyshi yt. “Vlash” është shkurtim i “Vladimir” më thotë Davutoglu. Kristaq Rama quhej babai i Vlashit, gjyshi i Kristaqit tënd. Ky paradoks, pra i një familjeje me emra kaurë dhe mbiemër musliman, ka ndodhur për shkak se familja juaj, në kohën osmane, ka qenë një prej atyre familjeve, të cilat kanë qenë në shërbim të atij që quhet Derin Devlet Osmanije, domethënë Shteti i Thellë Osman, Shteti Sekret, pjesë e të cilit është edhe Policia Sekrete. Atje në arkivat e pahapura të Derin Devletit është e vërteta e familjes tënde.
Me një llaf burrat e kësaj familjeje kanë qenë hafije (spiunë) të shtetit osman në Shqipëri. Për këtë arsye iu lejua që të mbajnë emrat e krishterë brez pas brezi, se veprimtaria e tyre kishte të bënte me të krishterët. Pas Lidhjes së Prizrenit, i alarmuar nga përhapja e idesë pavarësisë së Arnautistanit, Derin Devleti dërgoi te të krishterët e Durrësit disa agjentë, një prej të cilëve ishte Kristaq Rama, gjyshi i babait tënd, i cili gjithashtu quhej Kristaq. Këtë Kristaqin, stërgjyshin tënd, e dërguam nga Berati në Durrës, me paratë tona bleu shtëpi në Lagjen Kala atje dhe punoi për ne. Në Durrës e quanin Taq Hafija, emër që e trashëgoi edhe baba yt, në kohën e shtetit komunist. Harrove që ti vetë kur grindeshe me babën të cilit i shkoje në studio dhe i kërkoje lekë tre herë në ditë, i bërtisje nga sheshi poshtë pallatit: “Plako do të më japësh lekë, apo të të thërres me atë emrin që e di ti!” Dhe Taq Hafija dilte në tarracën e pallatit ku e kishte studion dhe t’ i hidhte lekët të mbështjella me një gur, duke u përpjekur të të qëllonte në kokë.
Në familjen tënde kishin edhe emra muslimanë veç atyre, publikë, të krishterë. Kështu, Kristaqi, stërgjyshi yt quhej “Kasëm” dhe Vlashi, gjyshi yt, quhej “Vehip”. Të gjitha këto do të dalin me dokumente, prandaj mendohu mirë para se t’ i biesh pishman llafit që më dhe në Tiranë, se vallahi, bilahi, betohem për mjekrrën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, se të jap një dajak që nuk e ke parë në ëndërr. Ryshfetin e more o horr, kryeje punën tani.
Estagfurullah, jazëk, jazëk!
Rexhep Taip Erdogan

4.
Meazallah abi Rexhep,
Nuk jam nga ata lloj myshterinjsh unë, që të lëpi sahanin dhe pastaj të gjej një sebep për ta përmbysur. Meselenë e familjes time e njoh mire. Gjyshi im, Vlashi, domethënë Vehipi, më thoshte: “Mos dëgjo gjyshe Veronikën (gruan e tij), që të quajti Edvin, emrin e vërtetë ti e ke Nuredin, por këtë emër duhet ta mbash sekret se kështu është adeti në familjen tonë.” I kam thënë edhe Ahmet Beut se mua më keni shtyllën e Neo-Otomanizmit në Shqipëri. A nuk kam dhënë edhe prova për këtë gjë? Sapo u bëra kryeministër, në festën e parë të 28 nëntorit, domethënë të shpalljes së pavarësisë së Arnautistanit nga Perandoria Osmane dhe të ngritjes së flamurit arnaut, me ç’ rast u rrëzua flamuri me gjysmëhënë osman, unë festova duke i rënë defit. Kjo ka një simbolikë të qartë. A mund të imagjinohej që Ismail Qemali t’ i binte defit ditën që shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe uli flamurin osman për të ngritur flamurin e Skënderbeut? Unë i rashë defit se ai është simbol i kulturës osmane në Shqipëri. Nënkuptimi është i qartë. Unë nuk e grisja dot deklaratën e shpalljes së pavarësisë, por defi është baras me këtë. Kur unë i bie defit në 28 nëntor, kjo ka kuptimin që ndonëse zyrtarisht dhe publikisht të drejtohem si Kryeministër i Shqipërisë të lutem që të më konsiderosh thjesht si valiun e vilajetit të Arnautistanit, një provincë besnike e perandorisë së re neo-otomane. Tani osmanët vetëm defin na sollën këtu si instrument muzikor, dhe unë bëra dajre me def, nëse do të na kishin sjellë instrumente të tjera muzikore, unë do të përdorja ato.
Sa për deklaratën në OKB se jam katolik, ti e kupton që e kam bërë për të gënjyer kaurët e Perëndimit. Unë e kam thënë këtë gjë se kam menduar që familja ime ka leje nga Derin Devleti për t’ u paraqitur si e krishterë në publik. Por nëse Derin Devleti m’ a heq këtë të drejtë sot, atëherë bendenezi (i nënshkruari) që është nën hyqmin tuaj do të bindet dhe do të them se jam Nuredin Ramadani dhe jo Edvin (Edi) Rama.
Unë të drejtohem si vëlla meqënëse ti më quan “vëlla”, por unë të quaj si baba, të kam në vend të Kasëmit, domethënë Kristaqit që më ka vdekur. Të lutem të më shikosh në një sërë me djemtë e tu Bilanin dhe Burakun, si evlatin tënd. Të çon selam dhe të puth dorën edhe hanëmja ime, Lindita, për të cilën deklarova publikisht në OKB me krenari se është muslimane. Një gazetar amerikan atje e pyeti se si ndihet ajo, një muslimane, me një burrë katolik. Unë ndihem mirë me fenë time, iu përgjigj hanëmja ime. A nuk ka një filozofi të thellë në këtë përgjigje? Hanëmja ime donte të mbulonte kokën me hixhab (shami koke), por unë iu luta të mos e bënte se kemi këtë problemin e integrimit në Europë, tani kemi shpresë të happen negociatat për anëtarësim në BE. Sa e lumtur duhet të jetë zonja Erdogan që nuk ka probleme të tilla dhe mundet ta mbajë lirisht hixhab, tha hanëmja ime duke pshertitë. Unë i dhashë të drejtë.
Sa për mbishkrimin në kalanë e Lezhës do ta vemë, madje ju kërkoj të vini re edhe faktin që ne në tabelën zyrtare të vënë nga Ministria e Kulturës e kemi quajtur me një fjalë turke “kala” dhe jo “kështjellë”. Të informoj edhe se puna për ndërtimin e Xhamisë së re në Tiranë po ecën shumë mirë. Siç e di ti, vendi ku po ndërtohet Xhamia është përballë me ndërtesën e Kryeministrisë dhe unë dal në dritaret e zyrës sime dhe shikoj punën që bëhet e më kënaqet shpirti. Them, sa shumë do të zbukurohet Tirana me të. Sa bukur do të duket në guidat turistike, siç the ti kur ishe në Tiranë. Përfytyroj se si do të shfaqet mbisunduese pamja e xhamisë në televizionet e mëdha ndërkombëtare, kur të japin pamje nga Tirana, e ndihem krenar për atë punë që kemi bërë bashkë. Por një gjë nuk kuptoj, shoh që në kantier hynë ditë e natë automjete të mëdha me hekur e beton, por muret nuk po lartësohen. Ku shkon gjithë ky hekur e beton, sikur e përpin toka? E kam hallin se mos po ndodhin vjedhje masive dhe turpërohemi.
Të puth dorën, si Bilali dhe Buraku
Nuredin Ramadani

5.
Evlati im Nuredin,
Aferim! Dorën në zemër, të kam vënë në një sërë me Bilalin dhe Burakun që kur i re defit në 28 nëntor 2013, por nuk ta thosha dot, se nuk e dija si do ta prisje. Tani bëre mirë që ma the vetë. Sa për lejen që të paraqitesh si kauri Edi atë e ke me imzanë (nënshkrimin) dhe myhyrin (vulën) time. Pres të marr lajmin e mirë të vendosjes së pllakës me mbishkrimin në kalanë e Lezhës. Por meqënëse e dimë të dy që për këtë mesele do të bëhet një zhurmë e madhe, përgatisni plan për t’ ju kundërpërgjigjur në media. Për këtë çështjen e fundit më informo hollësisht.
Linditë hanmit çoji selam nga unë dhe nga Emine hanmi. Meqënëse keni ende iluzione te Avrupa, le të mos e mbajë publikisht hixhab Linditë Hanmi. Por edhe Emine Hanmi tha një gjë shumë filozofike. Nëse motra ime Linditë Hanmi nuk do të mbajë hixhab në kokë deri ditën që do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian, tha Emine Hanmi, atëherë Linditë Hanmi pastë jetën e gjatë, por do të vdesë pa mbajtur hixhab publikisht.
Sa për çështjen e Xhamisë së Madhe në Tiranë, ajo gjë për të cilën pyet ti, pra se ku zhduket gjithë ai hekur e beton, po të sqaroj se çdo gjë shkon sipas planit. Por ende jemi në atë periudhë të ndërtimit, kur po punohet për të ndërtuar atë pjesë të Xhamisë, që i përket Derin Devletit, domethënë shtetit të thellë turk neo-otoman. Do të ketë disa kate nëntokësore që do të shërbejnë për punët e Derin Devletit në Shqipëri. Por, më thuaj, këtë pyetje që më bëre ti për xhaminë, a e bëjnë edhe ambasadorët e huaj në Tiranë, mbi të gjitha dua të di nëse e bën këtë pyetje ambasadori amerikan, por edhe ai britanik, ai italian etj.
Babai yt
Rexhep Taip Erdogan.

6.
I dashur Baba Rexhep!
Peqe, do të bëj si të thuash ti, mos ki merak. Do të ngarkoj Fevzon për të ndërmarrë një aksion me goditje të përqëndruar, siç i quan ai me një term të kohës së Enver Hoxhës, për mbrojtjen e pllakës me mbishkrimin osman. Fevzon e kemi njeri të besuar, kohët e fundit ka publikuar dhe një fotografi nga haxhillëku i tij në Mekë, i veshur me çarçafin arab. Unë kam folur me Fevzon dhe ai tha se do të sajojë një debat në emisionin e tij ku do të ketë medemek të ftuar pro dhe kundër mbishkrimit osman në kala. Por nuk ka rrezik se Fevzoja është usta për këto punë dhe e rregullon panelin në atë mënyrë që ata të cilët janë pro mbishkrimit të jenë njerëz të besueshëm, të përgatitur, që flasin me dokumente historike, ndërsa kundër mbishkrimit të flasë ndonjë karagjoz i kompromentuar publikisht të cilin nuk e beson njeri. Fevzoja më tha se do të ftojë për të përfaqësuar zërat kundër pllakës me mbishkrimin osman, ish-mikun tënd Fahri Balliun, që betohej për ty, madje botoi edhe një libër biografik për ty dhe tani të ka mohuar. Gjithashtu, për të folur kundër mbishkrimit do të ftojë edhe një fshatar nga Ishull Lezha, një katolik që quhet Agron Gjekmarkaj, i cili është diskredituar publikisht në Shqipëri se thoshte jam nipi i At Zef Pllumit. Deri edhe Ismail Kadarenë e gënjeu duke iu paraqitur kështu dhe kjo provohet në librin me kujtime të gruas së Ismail Kadaresë, Helenës. Me këtë gënjeshtër mundi të sigurojë vende pune në institucione të larta, me ndihmën e Fahriut, në Ministrinë e Kulturës, në stafin e Presidentit, si dhe të nisë punë si pedagog në Universitet. Por tani më duket se duan ta dëbojnë edhe që andej se nuk ka bërë as një tekst me leksione. Kur e kërcënoi me padi gjyqësore familja e At Zefit, Agroni pohoi publikisht se nuk është nipi i At Zefit dhe se atë e ka njohur vetëm në vitet nëntëdhjetë, si shumica e arnautëve. Meqënëse Agroni njihet për këtë gënjeshtër kolosale, çdo fjalë që nxjerr ai nga goja, edhe dy e dy bëjnë katër, shihet me dyshim. Fevzoja më tha se veç këtyre të dyve do të ftojë për të folur kundër pllakës edhe një fshatar katolik nga Lezha, që nuk ka aftësi për të përballuar debatin. Nga ana tjetër do të jetë Ferit Duka, një profesor historie që ka studiuar për osmanisht në Turqi. Në fakt më duket e pamundur që Feriti të ulet në një panel me Fahriun se Fahriu në 1998 ka shkruar në gazetë se gruaja e Feritit, edhe ajo profesore historie, e kishte fëmijën e saj me Ministrin e atëhershëm të punëve të Jashtme, z. Paskal Milo. Por Usta Fevzoja më tha se do ta rregullojë këtë punë. Fevzoja të bën shumë të fala, dhe të lutet për të bërë një emision në zyrën tënde pas zgjedhjeve në Turqi.
Në mbrojtje të pllakës me mbishkrimin osman, në emisionin e Fevzos do të jenë Auron Tare, që është njeri i besuar, se vjen nga një familje ushtarakësh të Perandorisë Osmane dhe shtetit komunist. Me bukën e Sulltanëve janë rritur meshkujt e familjes së tij brez pas brezi në shekuj e janë bërë nga dy metra të gjatë. I treti do të jetë Redi Shehu, një islamik i njohur në Tiranë, që e keni njeriun tuaj. Do t’ i them Fevzos që ta nxisë Fahriun që ta provokojë dhe ta shajë Auronin në debat, se kohët e fundit ky Auroni ka nisur të flasë lart e poshtë, medemek sikur ka ardhur koha që ai të bëhet ministër.
Sa për atë nëse ambasadorët e huaj janë interesuar për xhaminë, amerikani nuk më ka pyetur, por më ka dhënë të kuptoj se vëzhgojnë me shumë vëmendje ndërtimin e xhamisë. Britaniku nuk më ka pyetur. Ambasadori gjerman Of Aman, më ka pyetur një herë në të vërtetë, por unë i thashë se jam piktor dhe jo arkitekt, e nuk kuptoj nga ndërtimtaria, përveçse kur është fjala për prishjen e ndërtimeve pa leje. Sa për ambasadorin italian mos u shqetëso se ai është një budalla për të cilin nuk ia vlen të shqetësohesh, madje edhe Italia, ashtu është, një shtet me të cilin mund të tallesh.
Të puth dorën Baba Rexhep, si Bilali dhe Buraku
Nuredin Ramadani

7.
Biri im Nuredin!
Fahriu më ka zhgënjyer shumë. Ai doli burrë pa namuz. E të mendosh se kur erdhi në zyrën time më puthi dorën. Mori një thes me para nga ne për të botuar librin me biografinë time dhe më gënjeu se tha që do ta botonte librin me kapak të fortë dhe me faqe me letër të trashë e shkronja të mëdha, por e botoi sikur po i bënte dikujt një të mirë, jo sikur mori aq para sa kërkoi, ai qafir. Po të paktën të na shërbejë për këtë çështje. Allahu i sjell gjërat që edhe qafirët si ai të na shërbejnë dikur. Fevzos çoji selam nga ana ime dhe thuaji se pas zgjedhjeve e pres në zyrë. Sa për ata si Auroni, mbaji me dajak, por jepu edhe përsheshin, siç të kam thënë ty. Nëse vepron kështu si të kam mësuar unë do të rrish kryeministër aq kohë sa unë dhe pastaj do të bëhesh president. Sa për këtë kaurin Agron, budallenj të tillë katolikë na shërbejnë më mirë kur e kundërshtojnë njerëz të tillë pllakën me mbishkrimin osman, sesa kur në vend të tij të kemi një tjetër njeriun tonë që e mbron pllakën me mbishkrim osman.
Sa për interesimin e ambasadorit gjerman Of Aman, ai mund të ketë arsye të tjera nga ato të kolegëve të tij. Emri i tij është frymëzues. Një tjetër ambasador gjerman, i cili ka shërbyer në Algjeri dhe në Marok vite më parë, ka pranuar Islam dhe sot quhet Murat Wilfried Hofmann. Ai ka bërë dhe një libër të mrekullueshëm, të cilin duhet ta lexosh edhe ti. Madje, kur të të vijë ky Hofmanni yt i Tiranës, apo Of Amani, siç e quan ti, të kujdesesh që libri të jetë në një vend të dukshëm në tryezën tënde.
Babai yt
Rexhep Taip Erdogan.

8.
I dashur Baba Rexhep
Sa për këshillat e tua politike të siguroj se i dëgjoj me shumë vëmendje. Ti je modeli im në politikë. E kush mund të jetë tjetër? Nëse unë arrij të mbaj postin e kryeministrit për njëmbëdhjetë vite e gjysëm sa ti, dhe pastaj bëhem President i Republikës, e quaj veten njeri me shumë fat të mirë politik. Kjo do të thotë që unë të jem kryeministër deri në 2025 dhe pastaj të bëhem President. Librin e atij Murat Hofmannit do ta lexoj dhe do ta sjell situatën që të pyes Ambasadorin Of Aman për të.
Të puth dorën Baba Rexhep, si Bilali dhe Buraku
Nuredin Ramadani
Valiu i Vilajetit të Arnautistanit

9.
I dashur Nuredin!
Nga kjo meseleja e pllakës në kalanë e Lezhës, më erdhi një ide. Të themi se gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të xhamisë së madhe në Tiranë, është zbuluar dhe një pllakë me një mbishkrim në osmanisht që thotë se Sulltan Sulejmani i Madhërishëm nisi të ndërtojë atje te Sheshi i Namazgjasë një xhami të madhe, por ajo mbeti pa u ndërtuas për shkak të vdekjes së tij. Kështu mund ta quajmë edhe xhaminë Xhamia Sulejmanie, Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.
Babai yt
Rexhep Taip Erdogan.

10.
I dashur Baba Rexhep!
Vallahi, bilahi ideja tënde më pëlqen shumë. Por nëse nuk keni kundërshtim, ta sjellim meselenë në atë mënyrë që pllakën ta zbulojnë Auron Tare dhe Artan Lame, sepse na kanë shërbyer shumë në këtë historinë e kalasë së Lezhës. Të dy janë muslimanë kështu që nuk ka gjë të keqe nëse shkelin truallin e xhamisë. Të çojnë selam të dy dhe të puthin dorën.
Të puth dorën Baba Rexhep, si Bilali dhe Buraku
Nuredin Ramadani
Valiu i Vilajetit të Arnautistanit
Këtu përfundon ky komunikim Erdogan-Rama për këtë çështje/Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 2000723271

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Satirë

#39

Post by Adriana » Sat Oct 03, 2015 12:02 pm

rrëqebull wrote:
Adriana wrote:cfare do te thote Satirë ?
Satira është një gjini letrare ku — me anë të përdorimit të ironisë, sarkazmës, kuptimeve të dyfishta, përshkrimeve të sipërbollshme (hiperbolike, parodike, karikaturistike) etj....


Shume te faleminderit Rrëqebull.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#40

Post by rrëqebull » Fri Nov 13, 2015 9:40 pm

Adriana wrote:
rrëqebull wrote:
Adriana wrote:cfare do te thote Satirë ?
Satira është një gjini letrare ku — me anë të përdorimit të ironisë, sarkazmës, kuptimeve të dyfishta, përshkrimeve të sipërbollshme (hiperbolike, parodike, karikaturistike) etj....


Shume te faleminderit Rrëqebull.

Asgjë. [/size]
°°°
Image

Menjëherë pas ndeshjes së sotshme multibarazuese midis kombëtareve multikombëtare të shteteve multishtetërore, ka reaguar edhe Federata Futbollistike e VorioIpirit (ish të ashtuquajturës "Labëri") nëpërmjet zëdhënësit të saj Alabak Opingëpongut:

«Së pari» - është shprehur ai - «më duhet që t'i azhornoj dhe apdetoj followersat e Republikës Democialiste Sociopatike të VorioIpirit në Instagram se kemi vendosur që të braktisim pa- një-pa-dy emrin "Labëri" i cili ishte i ngërthyer në zgjedhën semantike kundraprogresiste të mendësisë anti-neutrogjinore burrërore patriarkale shoviniste nazifashiste shqiptare! Nuk mund të suportonim më që kjo përdhosje dhe ky kidnapim i vlerave dhe i drejtimit tonë neuro-tallavantik të përdhoseshin më tej! Duke ndjekur shembullin revolucionar të bashkëgalaktikasve tanë në Shtetin Multietnik të Kossovos — të cilët me një hap të vendosur përparimtar ia dolën mbanë që të ngadhënjenin mbi shovinistët nacionalistë nazifashistë shqiptarë që me dinakëri prapanike reaksionare po propagandonin tek popullata e pafajshme përdorimin e emrave racistë dhe ultraksenofobë "Dardani" dhe, aq më keq, "Shqipëri Veriore" — edhe ne ia dolëm mbanë që ta pastronim emrin e Republikës sonë Anarkotrafikantike nga gjurmët e konceptimeve prapanike shqiptare duke i vendosur emrin e duhur VorioIpir, ashtu siç prej shekujsh e ka quajtur populli trim grek që ka pësuar shtypjen e pamëshirshme shekullore për dorë të pyrrusho-kastriotistëve (fashistëve) mizorë iliroshqiptarë!

«Së dyti» - vazhdon deklaratën Alabaku - «vijmë tek çështja e ditës. Siç i kishim premtuar kombit multishtazor vorioipiriot, një vit më parë edhe ne vendosëm që të aplikonim tek FIFA-ja për të pasur edhe ne kombëtaren tonë multikombëtare të futbollit!

Prandaj, shfrytëzojmë rastin e ndeshjes së sotshme të kombit shumëkombësh kossovoar për ta involvuar FIFA-jën që menjëherë të ritirojë restriksjonet dhe ta liberalizojë Sociopatopublikën tonë democialiste (me vlera, drejtim dhe kolokim të përcaktuar përfundimtar të pakthyeshëm dhe përjetësisht falenderues pjepëro-qullanik, e theksoj!), dhe që të na pranojë që nesër nga mbasditja në gjirin e republikave të lira, atyre me çmim të arsyeshëm dhe atyre falas, duke e fshirë përgjithmonë nga kujtesa e historisë gepin që edhe sot e kësaj dite na separon nga vendet e cilipirivilizuara që i kanë dhënë dërrmën trashëgimisë së tyre të vjetëruar monolitike nacionaliste!

Presim dhe shpresojmë me padurim për një aproç të ri kundrejt nesh, aq më tepër pas gjithë impenjimit që kemi treguar në themelimin e asociacionit të komunave janullatosjane dhe pas gjithë preparacioneve për mirëpritjen e qindramijëra jugaziatiko-afrikanëve të maskuar si sirianë për Halloween të cilët do ta pasurojnë dhe do ta bëjnë më vibrante dhe emocionuese përditshmërinë në vendin tonë multishtazik që fatkeqësisht ende banohet prej shumicë shqiptarësh të cilët janë potencialisht kastriotista nazifashistë që e vendosin në risk stabilitetin dhe stabilizim-asocimin e parajsës sonë që ka edhe nderin të jetë edhe hani juaj i përbashkët ndërkombëtar me gjashtë yje!

Me ardhjen e refugjatëve dhe me ikjen e shqiptarëve që kanë mbetur, urojmë që sa më parë ta rikalkuloni vlerën e hanit tuaj në këtë parajsën tonë multietnike duke i shtuar të paktën edhe nja dy yje të tjera. Unë, dhe ju flas jo vetëm si Alabak, por si përfaqësues i gjithë popullit tim multispecieik vorioipriot, do t'jua kisha për nder promovimin e këtij evolimi se kështu do të mund të tërhiqnim sa më shumë investitorë të huaj, ashtu siç na kërkon tradita dhe sporti ynë multikombëtar vorioipiriot, që siç shumë prej jush e dinë, nuk është futbolli por investitorë-të-huaj-tërheqja.
Sidoqoftë, rroftë BE-ja dhe kush e ka bërë BE-në!»
Nëse ky shkrim ju tingëllon aq shumë grotesk sa që ju duket i pakripë dhe s'ju bën as për të qeshur, atëherë jeni shumë afër të kuptuarit se si i duket "flamuri kosovar" dhe se si i tingëllojnë llomotitjet për "komb (multietnik) kosovar" një Nacionalisti Shqiptar, pra një Shqiptari me botëkuptim të pastër natyror-vërtetësor-besnikëror-burimor!

Nëse mediat, pseudoarsimi dhe organizatat kundrashqiptare të huaja apo ato vendase etnomazokiste në shërbim të globalizimit ju kanë hutuar aq shumë sa që nuk ju bën më përshtypje togu i gërditshëm "komb kosovar", atëherë vendoseni veten përballë togjeve "kombi çam", "kombi mirditor", "kombi dukagjinas" apo "kombi myzeqar". Një Shqiptari syçelë nuk i duhen kushedi se sa "trajnime" nëpër "erazmuse" apo ojq-ra neobolsheviste për të kuptuar se: njaq sa kanë kuptim këto togje [asfare!], qaq kuptim ka edhe togu "komb kosovar".

Kombet bashkë me trashëgiminë, historinë, kulturën, flamurin e himnin e tyre nuk krijohen e shkrijohen me sustë me "rezoluta", "plane", "paketa", "doktrina" apo "amendamente" globaliste/ internacionaliste/ bolsheviste a abrahamiste! Kush 'mendon' kështu, thjesht nuk mendon; ose më saktë: 'mendon' me trurin dhe sipas interesave të atyre që e përdorin si vegël të vetën për qëllimet e veta kombzhdukëse dhe botëpushtuese!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#41

Post by rrëqebull » Mon Nov 16, 2015 3:07 pm

Tani që, falë sëprapthësizmit mendjendryshkës e shoqërishqyerës ultraliberal-neobolshevik globalist kemi parë gra me barrë në ushtri, Iva Zanikin në "parlamentin evropian", vë-cë publike "antidiskriminuese" pa ndarje gjinore dhe fëmijë me gjashtë a shtatë "prindër" LGBT… mos të çuditemi që 'progresivistët' të caktojnë si kryetare të qendrave vëzhguese gjeostrategjike manikyristen e floktores së ndonjë "ministreje" finance.
Mbahuni fort! Pasi dhanë përgjigje shteruese pse aloe vera bën mrekullira me elasticitetin e lëkurës së tëmthave, pasi shpjeguan përse një dietë e pasur në qumësht të skremuar kukumjaçke lufton zgjeben, pasi sqaruan përse një çantë me lëkurë xhirafe shton vetëbesimin, tani analistet e manikyrit në Shqipëri i japin drejtim edhe çështjeve gjeopolitike globale.

Image

Maçoku i zi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#42

Post by rrëqebull » Wed Nov 18, 2015 8:17 pm

Përkeqësohet indeksi i pafytyrësisë

Image
Cili politikan ka këtë fytyrë?
Sipas të dhënave nga Organizata Globale e Ravijëzimeve Unilaterale – OGRU, gjashtëmujori i fundit ka shënuar një rritje të përgjithshme të nivelit të pafytyrësisë politike në Shqipëri.

Hipokrizia e dyanshme e politikanëve që shtiren kinse e urrejnë njëri tjetrin teksa komplotojnë së bashku, ka rezultuar në një zbritje të mëtejshme të Shqipërisë në indeksin ndërkombëtar të pafytyrësisë.

Sipas të dhënave, katër në pesë përfaqësues të popullit në Parlament e gjetën veten me fytyrë mangut gjatë muajve maj-tetor të këtij viti ndërsa kulmi u arrit me emërimin si ministër Drejtësie të një zyrtari partiak që e ka akuzuar kryeministrin në të kaluarën pikërisht për pafytyrësi.

Krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të një viti më parë, niveli i pafytyrësisë është rritur me 25.6%, duke shkaktuar shqetësim mes specialistëve të FMN-së dhe ambasadave të huaja në Tiranë.

“Zakonisht padituria dhe pafytyrësia janë fenomene që ushqejnë njëri-tjetrin por nuk duhet të harrojmë se një ndikim direkt gjatë vitit të fundit ka patur edhe rritja e normës së dyfytyrësisë, sidomos tek partitë që ndajnë pushtetin”, shpjegon pafytyrologu Dylber Sholla për maçokuizi.com.

Edhe pse pafytyrësia ka prekur thuajse të gjitha hallkat e ushtruesve të pushtetit në Shqipëri, nga drejtor apo specialist i thjeshtë deri lart, niveli më i lartë i pafytyrësisë është regjistruar në ato segmente të politikës ku ekspozimi i fytyrës në publik është maksimal: Ministra, deputetë e përgjithësisht njerëz të politikës, administratës apo gjyqësorit.

Sipas ekspertëve, deri tani shkenca moderne si të vetmen mënyrë të uljes së shkallës së pafytyrësisë, ka gjetur ndërrimin e disa surretërve me disa të tjerë.

Sipas analizave, niveli i pafytyrësisë së politikanëve në Shqipëri edhe për muajt në vijim, pritet të jetë në rritje për të arritur kulmin gjatë fundvitit kur pritet edhe votimi i buxhetit në Kuvend.
Maçoku i zi

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#43

Post by rrëqebull » Wed Nov 25, 2015 9:08 pm

Një satirizim që vlen si një ftesë e fuqishme për çdo Shqiptar për të zhvilluar dhe rifituar Vetërespektin!

Mjaft me vetësharje e vetëpërbuzje! Nëse vërtet je në gjendje që t'i dallosh mangësitë e tua apo të bashkëkombësve të tu atëherë mjaft me qarravitje dhe puno për t'i ndrequr ato e për t'u vetëpërmirësuar!

Po nuk ishim vetë ne në lartësinë e duhur botëkuptimore burimore shqiptarore nderor-besnikëror-vullnetësore, veçse përfaqe(tëzezë)sues nënçmues e shpërfillës ndaj nesh do të kemi nëpër Institucione sepse, ashtu siç vetëm llum mund të dalë nga llumi, ashtu edhe vetëm njerëz nënçmues ndaj bashkëkombësve dhe të nënçmuar e të përulur ndaj të huajve mund të dalin nga një shoqëri e përbërë nga njerëz që nuk e dinë më se ç'janë respekti dhe vetërespekti!

Përndryshe, nuk do të jetë çudi që nga ky 'pellg llumi' të vazhdojnë të dalin veçse njerëz pa vetërespekt, të cilët do t'i nënshtrohen nënçmimit të "partnerëve" të huaj duke u përdorur prej tyre si fshirëse këmbësh dhe shërbëtorë që u plotësojnë, në këmbim të 'letrave me ca numra sipër', çdo trill për ta arabo-osmanizuar, abrahamizuar, neobolshevizuar e globalzuar (pra prë ta përçarë, shkatërruar e çshqiptarizuar) Kombin Tonë. (…Dhe të cilët do të flaken kur nuk do t'u duhen më, ashtu siç këta flakin tutje "zgjedhësit" e tyre që minutën e parë pas përfundimit të "zgjedhjeve").

Dhe ka vetëm një mënyrë për t'i rifituar Vetërespektin dhe Respektin e tjetrit: vetëm duke u rikthyer në Shqiptarësí (në Nder, Besë, Fisnikëri, Krenari, Syshqiponjësi, Vullnetësi, Vetëdije, Bashkëpunim e Bashkërendim me Bashkëkombësit)!: Vetëm duke qenë Shqiptarë (me Gjak, Fe, Kulturë e Botëkuptim Shqiptar)!: Vetëm duke rifituar VetëBesim: Vetëm duke besuar në Shqiptarí!

«Të kemi besim vetëm në Solidaritetin Tonë Kombëtar!» - Çajupi

Image

Tiranë- Në një kohë kur shumë sondazhe por edhe prononcime në media të njerëzve të thjeshtë, bëjnë të qartë se një pjesë e madhe e publikut nuk ka besim tek qeveria shqiptare, një studim i kompanisë së njohur të testimeve të opinionit publik, Eskallop International, zbulon se shumica dërrmuese e qeverisë shqiptare nuk ka edhe aq besim tek shqiptarët.



Sipas studimit, që përfshin prononcime të personazheve të spikatur të qeverisë, sistemit gjyqësor dhe degës legjislative të pushtetit, 9 në 10 zyrtarë të lartë ndihen “të zhgënjyer nga votuesit” dhe deklarojnë së e “kanë humbur krejtësisht besimin” në aftësinë e qytetarëve për të vepruar në të mirë të interesave të vendit.



Kështu, nga 140 deputetë të intervistuar, 97 prej tyre pohuan se nuk kanë besim se qytetarët po bëjnë gjënë e duhur, kurse 78 syresh mendojnë që shqiptarët nuk janë të aftë për të bërë punën e tyre. Në total, 92% e zyrtarëve mendojnë se qytetarët shqiptarë janë të papërgjegjshëm, lakmiqarë, irracionalë dhe egoistë të pandreqshëm.



“Sipas ministrave, deputetëve, gjykatësve etj, të intervistuar, qytetarët mendojnë vetëm për veten dhe familjen e tyre, si e si t’u venë mbroth punët personale”, deklaroi një nga organizatorët e sondazhit, sociologu Xhezair Mavria, “nuk është çudi pra, pse ministra e deputetë janë distancuar gjithnjë e më shumë me përçmim, nga ky publik oportunist, përfitues dhe pa horizont”. Duke cituar prononcimin e kryeministrit Edi Rama për këtë sondazh, Mavria nënvizoi mosbesimin e thellë të kryeministrit ndaj sjelljeve të fundit të qytetarëve shqiptarë.



“Këtë krizë serioze ekonomike e kemi peshqesh prej tyre”, ka thënë Rama, “dhe si të mos mjaftonte kjo, në vend që të punojnë siç bëj unë dhe gjithë ministrat, shkojnë e mbushin sheshet e rrugët se nuk kanë lekë të paguajnë dritat. Po si do t’i paguash dritat, mor zotëri, po nuk punove siç punoj unë?”
Image
Erionllar Veliogllu
Deklaratë të ngjashme ka dhënë për këtë studim edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erionllar Veliogllu. “Përfundimisht ky popull nuk bën, është kot”, ka pohuar Veliogllu, “shih si e kanë katandisur Tiranën, në një xhungël ku nuk merr dot frymë”. “Pis milet”, shtoi ai.
Maçoku i zi

- - -
Dhe, për më tepër, nëse ne vet nuk sillemi ashtu siç na ka hije, ashtu siç i ka hije Shqiptarit, atëherë do të jemi gjithmonë shkarkía (justifikimi) që paaftokratët dordolecikanë që kanë zaptuar Institucionet Tona Kombëtare do të përdorin për të shmangur marrjen e çdo përgjegjësie për prapësitë që ata bëjnë. Faji do të jetë dhe do të mbetet gjithnjë i "pis miletit", edhe për padrejtësitë që i bëhen.

Kush do që të mbetet "pis milet" në sytë e paaftokratëve dordolecikanë (dhe eprorëve të tyre të huaj) duhet thjesht të mos mendojë Shqip dhe të mos sillet si Shqiptar, duke vazhduar zhytjen e mëtejshme në llumin e vetëpërbuzjes dhe vetëpërçmimit.

Gjithë të tjerët duhet veçse të (ri)fillojnë të mendojnë, të veprojnë dhe të besojnë Shqip!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Satirë

#44

Post by rrëqebull » Thu Nov 26, 2015 6:29 pm

Image
Bujar Kapexhiu

- - -
Fjalëhetimi (etimologjia) e fjalës 'prokurë' na tregon se kuptimi i saj është në thelb: `përkujdesje`.

Që prokura "jonë", dhe institucionet "tona" në përgjithësi, përkujdesen për shumëçka, kjo është e pamohueshme. Por pyetja është: për çka dhe në emër e në të mirën e kujt 'përkujdesen'?

Po nuk patëm Përkujdestarí Kombëtare të drejtuara nga Shqiptarokratë (Shqiptarë me Gjak-Fe-Kulturë-Botëkuptim Shqiptari), do të mund të vazhdojmë të "kemi" institucione dhe 'prokurorira' [derisa të jemi ende të pa "integruar" në BE, se pas "integrimit" do të na i 'zgjidhë' që të gjitha 'Brukseli' (si jo!) dhe nuk do të na duhet më as shteti e as sovraniteti], por ato do të përkujdesen për të mbrojtur interesa që me të Mirën Kombëtare nuk kanë asnjë lidhje e që madje, shumë shpesh, bien edhe në kundërshtim me të.

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”