Page 1 of 3

Satirë

Posted: Sat Jul 04, 2015 10:06 pm
by rrëqebull

SATIRË f. sh.
1. Ironi e hidhur, therëse fshikulluese, qëndrim që shpreh një ironi të tillë.
2. let. Vepër letrare ose shkrim, që fshikullon me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe
të sarkazmit të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve a të shoqërisë.
Satirë e mprehtë (e ashpër, e hidhur, therëse). Satirat e Çajupit. Shkroi një satirë.


Re: Satirë

Posted: Sat Jul 04, 2015 10:17 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Vriten sërish dy turistë çekë në Dukagjin të Kolumbisë - Turistët kishin hyrë sërish gabimisht në plantacionet e pambukut

Image
Aktualitet: Ministri i Brendshëm thirrje fermerëve të pambukut: "Mos vrisni turistë, dëmtoni biznesin. Thjesht merruni kartat e memories dhe dokumentet. Plantacionet i ruan qeveria."

Image
Aktualitet: Sindikata e Prodhuesve të Pambukut: "U vodh sekreti tregtar. Jo një Lazarati tjetër në mediat ndërkombëtare. Qeveria duhet të bëjë më shumë për edukimin e turistëve, sidomos të atyre çekë dhe holandezë."

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Sun Jul 05, 2015 6:51 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Sindikata e Agjentëve Turistikë: "Prodhuesit e pambukut t'i mbulojnë më mirë sekretet tregtare! E pamundur të verifikojmë itineraret e të gjithë turistëve që hyjnë në vend."

Image
Aktualitet: Ministri i Brendshëm, Québueno Tahiri: "U rikuperuan fotot në vendngjarje. Situata nën kontroll."

Image
Aktualitet: Ministri i Brendshëm në lidhje me ngjarjet në zonën e Dukagjinit: "Nga materiali fotografik rezulton se bimët janë të gjitha endemike. Falënderojmë sindikatën e prodhuesve të pambukut për bashkëpunimin në gjetjen e fajtorit. Autori është nga klani i Konstandinajve që prej vitesh nuk pranon të sindikalizohet dhe të ndjekë direktivat teknike."

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Sun Jul 05, 2015 6:58 pm
by rrëqebull
Vetëurrejtja të verbon, nuk të bën që të dallosh se cilat janë dukuritë dhe ngjarjet për të cilat vërtet ia vlen që të ngrihet zëri!!!

Sa statuse fejsbuku të indinjuara e sa organizime manifestimesh u bënë për këto ngjarje: shkarkimin e lëndëve ndotëse në Bregdetin Tonë nga ana e anijeve greke dhe sharrimin e pemëve shekullore për ngritjen e një bunkeri abrahamik mu në mes të Kryeqytetit Tonë???
Aktualitet: Shqiptarët shpërthejnë në indinjata në rrjetet sociale pas ndotjes së bregdetit me naftë dhe lubrifikantë nga anijet greke. Ashtu si pas prerjes së pemëve qindvjeçare nga turqit për të ngritur xhami në Tiranë, zemërata popullore është e papërmbajtshme. Kërkohet dënimi me vdekje i marinarëve.

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Sun Jul 05, 2015 8:38 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Ministri i Brendshëm i Kolumbisë, Québueno Tahiri: "Së shpejti futim në treg pajisjet speciale për mbrojtjen e jetës të turistëve kureshtarë. Këtej e tutje të mendohen mirë ata që bëjnë veprime të pamenduara që mund të vënë në rrezik prodhimin e pambukut dhe për rrjedhojë ekonominë kombëtare."

Image
Aktualitet: I arrestuari në Dukagjin të Kolumbisë, kohë më parë kishte goditur helikopterin e ministrisë së Brendshme. Mbillte pambuk, por nuk mbillte pambuk. Ishte me armë në çastin e arrestimit, por nuk ishte me armë. Pranon gjithçka shpejt e shpejt në polici. Çështja mbyllet. Kalojmë në lajme të tjera.

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Mon Jul 06, 2015 10:14 am
by rrëqebull
Aktualitet: Sindikata e Agjentëve Turistikë: "Mjaft me thirrjet për rritje të sigurisë në zonat turistike. Rreziku i udhëtimit nëpër Shqipëri është pjesë e eksperiencës dhe e aventurave që kërkojnë turistët. Vrasjet janë vlerë e shtuar e kësaj eksperience. Lini ekspertët të merren me marketingun."

Image

Image

Image
Aktualitet: Reagon Avokati i Popullit: "Policia të përdorë maska më të përshtatshme, në të cilat të jetë e kuptueshme dhe gjendja emocionale e personave. Shikojnë dhe fëmijë."

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Mon Jul 06, 2015 5:17 pm
by rrëqebull
Lëshojani tani si kau pulës ju vetëurrejtësat me thurjen ‪#‎PërveçseTuristëvrasësNeJemiTëGjithëEdhePambukmbjellës‬ se për sponsor keni kompaninë WC-ndërtuese "Vu-çiçi", që ndër të tjerash sponsorizon edhe kryeministrinë serbe.
Aktualitet: Pas ngjarjeve të fundit policia kreh plantacionet e fermerëve të pasindikalizuar - Fermerët akuzojnë Sindikatën e Prodhuesve të Pambukut për monopolizim të tregut: "Po godasin bizneset e vogla, po godasin parimin e tregut të lirë. Po shkelin mbi mundin dhe djersën e popullit punëtor."

Pamje

Re: Satirë

Posted: Mon Jul 06, 2015 9:21 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Zbulohet në një pus së bashku me një arsenal armësh dhe municionesh një flamur i Shtetit Islamik të Lazaratit (ISL) - Flamuri mbështillte brenda disa afisha me parulla si "Islamikë të të gjitha vendeve bashkohuni" - "Allahu e do bujqësinë" - "Sindikata e Prodhuesve të Pambukut është vepër e Dexhallit" dhe të tjera.

Image
Aktualitet: Pas analizës laboratorike konstatohet se flamuri i Shtetit Islamik të Lazaratit (ISL) është thurur me fije marihuane - Në to është gdhendur parulla "Allahu është një edhe kur shumëzohet me zero"

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Mon Jul 06, 2015 9:27 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Pas monitorimit të komenteve nga qytetarët e indinjuar në media dhe rrjete sociale, ambasadorja çeke në Tiranë shprehet se populli çek tashmë ndihet i qetë dhe në duar të sigurta. Vijojnë disa nga komentet e qytetarëve:

- Ky kec vjeshte do rrjepur pake dhe nga pake c’do dite.
- Te lidhet 1 jav ne diell te sheshi nen tereza pa buk e pa uj e pastaj te varet
- Ky dyhet vrar kaq ska djal koka duhet shtupur
- Ky pis duhet varur ne mes te shkodres.
- Ky njeri duhet djeg
- Duhet te Varet ne mes te qytetit
- T'i hidhet krokodilave
- Ne litar ne mes te shkodres qenin
- Ta djegin me benzine pleren
- Ky duhet varur ne litare,kurse ai gjykatesi qe e ka nxjerr ne acid
- Mishin me pinca tja nxjerrin
- Ta nxjerrin ne qender te shkodres dhe ta pshtyjne gjithe populli dhe pastaj varje ne litar
- Ky duhet varur, po prej koqesh Jo prej qafe
- C`fare burgu???Ky moster duhet vare me kembe perpjete dhe ta rjepish si kec,
- Rripeni te gjalle
- Ky qene duhet te denohet me varrje ne mes te qytetit
- Jo ta varin ne shkoder po ta varin ne cender te tiranes
- Futini plumbin ne b..legenit
- Ne mes te tiranes kemi bere gati turren e druve te sillet urgjent ketu ne shesh
- Vareni pleren ta shikoja cekia se kush Jan shqipetaret
- Jepjani ta ekzekutojn ISISI.
- Heqjeni KOKÈN MUTIT REBEL
- E varni ne litar qenin asgje me shum smeriton ky felliqesire ky mbeturine

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Mon Jul 06, 2015 9:30 pm
by rrëqebull
Satirë‬ në lidhje me sëmundjen mendimore HKVP: histeri kolektive vetëurrejtëse dhe përçarëse, që ka prekur një sasi të madhe aguridhesh këto ditë.
Aktualitet: Pas kërkesave të shoqërisë civile për arrestimin e të gjithë malokëve dhe mbylljen e tyre në kampe përqendrimi, nis operacioni në shkallë të gjerë i Forcave të Armatosura në vendbanimet më malore të vendit sipas lartësisë mbi nivelin e detit, në Ersekë, Gjirokastër, Korçë, Pogradec dhe rrethet e Devollit dhe të Skraparit - Malokët po mblidhen nga ushtria dhe pritet të dërgohen në një destinacion ende të padeklaruar

Pamje ekskluzive nga operacioni për kapjen e malokëve
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Tue Jul 07, 2015 10:05 am
by rrëqebull
Kjo puna e vazhdimit të përdorimit të fjalës së bukur Shqipe `malok` si sharje është pa diskutim një mbeturinë e regjimit kundrashiptar komunist.
Tiranë: Pamje ekskluzive nga pika e mbledhjes së malokëve në Skrapar gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas zyrës së shtypit të Forcave të Armatosura janë mbledhur deri më tani 300 mijë malokë nga zona Devoll-Skrapar-Pogradec-Korçë-Gjirokastër. Vështirësi ka pasur me listat emërore pasi një pjesë e madhe e malokëve nga zonat e operacionit mendohet se janë me qëndrim të padeklaruar në Tiranë.

Image

Re: Satirë

Posted: Tue Jul 07, 2015 10:06 am
by rrëqebull
Aktualitet: Kryeministri i Kolumbisë, Edvino de Rama, ka hapur dje konkursin për "hyrjen e parkut të liqenit" në Tiranë. De Rama theksoi se projekti do t'i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës”. Shoqëria civile është shprehur e ekzaltuar me nismën, pasi gjelbërimi ekzistues ka sjellë probleme të vazhdueshme për banorët e kryeqytetit kolumbian, si p.sh. alergji, insekte, veprimtari të kota në natyrë etj.

Image

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Tue Jul 07, 2015 12:28 pm
by rrëqebull

Ekskluzive: Zbardhet posteri i projektit "Hyrja e Parkut të Tiranës" prezantuar dje nga kryeministri fuqiplotë i Kolumbisë, Edvino De Rama - Projekti mbështetet nga Sindikata e Betonit nën moton e mijëvjeçarit "Sot një kodër, nesër Dajtin"

Image

Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Tue Jul 07, 2015 3:36 pm
by rrëqebull
Aktualitet: Kuvendi Pemor i Tiranës vendos që pemët që ndodhen te parku i Liqenit të largohen përpara se të vijnë ditë të zeza për to

Image

Image
Shtëpia e Verdhë

Re: Satirë

Posted: Thu Jul 09, 2015 9:12 pm
by rrëqebull
Kur estetika qytetëse shkelet me këmbë.
Ekskluzive: Zgjidhet më në fund engima e gjurmës misterioze në qendër të Tiranës. Këshilli Transoqeanik i Arkeologëve në bashkëpunim me Ministrinë e Hekur-Betonit të Kolumbisë japin verdiktin (foto)

Ekskluzive: Në lidhje me zbulimin nga Ministria e Hekur-Betonit eksperti për çështjet e gjelbërimit deklaron: "Dimë që është sandale, por kujdes ende nuk dimë e kujt është. Gjithsesi ky është një hap përpara pasi tashmë mund të themi me plot gojën se nuk është servietë dhe nuk është as brimë çelësi se thjesht nuk ka brimë, madje nga Instituti i Etnografisë ekspertët pohojnë se nga prania e barit përjashtohet dhe që të ketë qenë sandale turke."
Shtëpia e Verdhë