
Sipas BBC, El Nino ndodh çdo dy deri në shtatë vjet.
Ai zakonisht kulmon në fund të vitit kalendarik, edhe pse efektet mund të vazhdojnë deri në pranverën e ardhshme dhe të zgjasin edhe deri në 12 muaj.
NASA thotë se El Nino aktual nuk ka treguar shenja të zbehjes, bazuar në të dhënat satelitore të Oqeanit Paqësor.
El Nino i këtij viti ka shkaktuar disa nga përmbytjet më të rënda në 50 vite në Paraguaj, Argjentinë, Uruguaj dhe Brazil.
Në SHBA, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.
El Nino ka ndikuar edhe në përmbytjet e ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.
Por frika më e madhe është për atë që do ndodhë në vitin 2016.
Agjencitë e ndihmës druhen se miliona njerëz do preken nga katastrofat natyrore.
Por ndërsa në Europë, El Nino ka sjellë një mot të ngrohtë dhe të thatë, duke ‘zbrazur’ resortet e skive dhe shkaktuar një ndotje të rrallë në qytete si Milano apo Roma në Itali, në Meksikë ka pasur efekt të kundërt.
Atje ka pasur temperatura të akullta dhe në shkretëtirën Sonora ka rënë dëborë për herë të parë pas 33 vitesh.
Emergjencat ne Shqipëri
Ndërkohë, këto ditë do karakterizohen nga një mot me temperatura shumë të ulëta në Shqipëri.
Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e uljes së ndjeshme të temperaturave, çka do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore, si dhe ngrica në rrugë.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë celcius, çka do të sjellë mjaft probleme.
Për këtë Emergjencat këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në rrugë problematike.
Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmetet problematieke.
Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale./Mapo.Al/
Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:
Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;
B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;
Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;
Kukës – Kalaja e Dodës;
Kukës – B.Curri;
Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;
Koplik – Theth;
Shkodër – Tamarë-Vermosh;
Pukë – Fushë Arrëz – Iballë;
Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;
Peshkopi – Maqellarë;
Librazhd – Stërblevë – Peshkopi;
Peshkopi – Kalaja e Dodës;
Elbasan – Librazhd – Prrenjas – Qafë Thanë;
Pogradec – Korçë – Kapshticë;
Korçë – Qafë Qarri;
Ersekë – Leskovik – Tre Urat;
Korçë – Voskopojë;
Korçë – Dardhë;
Korçë – Lozhan – Moglicë;
Gramsh – Cërrik – Elbasan;
Berat – Poliçan – Çorovodë;
Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë;
Gjirokastër –Sarandë -Qafë Botë;
Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë;
Qafë Gjashtë – Sarandë.