"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

NASA paralajmëron...

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

NASA paralajmëron...

#1

Post by Adriana » Thu Dec 31, 2015 12:22 am

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka paralajmëruar se efektet e El Nino-s aktual do jenë po kaq të këqija sa në vitin 1998, më i forti i regjistruar në histori. El Nino është një fenomen moti, që në vitin 1998 shkaktoi një kaos në sistemet botërore të motit dhe u fajësua për disa nga aktivitetet ekstreme të motit. El Nino aktual mendohet se ka lidhje me disa nga përmbytjet e rënda dhe motin e ngrohtë në hemisferën e veriut, diçka e pazakontë për këtë periudhë të vitit. Fenomeni bën që ujërat e ngrohta të Paqësorit qendror të zgjerohen drejt lindjes, në drejtim të Amerikës së Veriut dhe të Jugut.

Sipas BBC, El Nino ndodh çdo dy deri në shtatë vjet.

Ai zakonisht kulmon në fund të vitit kalendarik, edhe pse efektet mund të vazhdojnë deri në pranverën e ardhshme dhe të zgjasin edhe deri në 12 muaj.

NASA thotë se El Nino aktual nuk ka treguar shenja të zbehjes, bazuar në të dhënat satelitore të Oqeanit Paqësor.

El Nino i këtij viti ka shkaktuar disa nga përmbytjet më të rënda në 50 vite në Paraguaj, Argjentinë, Uruguaj dhe Brazil.

Në SHBA, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve.

El Nino ka ndikuar edhe në përmbytjet e ditëve të fundit në Britaninë e Madhe.

Por frika më e madhe është për atë që do ndodhë në vitin 2016.

Agjencitë e ndihmës druhen se miliona njerëz do preken nga katastrofat natyrore.

Por ndërsa në Europë, El Nino ka sjellë një mot të ngrohtë dhe të thatë, duke ‘zbrazur’ resortet e skive dhe shkaktuar një ndotje të rrallë në qytete si Milano apo Roma në Itali, në Meksikë ka pasur efekt të kundërt.

Atje ka pasur temperatura të akullta dhe në shkretëtirën Sonora ka rënë dëborë për herë të parë pas 33 vitesh.

Emergjencat ne Shqipëri

Ndërkohë, këto ditë do karakterizohen nga një mot me temperatura shumë të ulëta në Shqipëri.

Emergjencat Civile kanë hartuar planin e masave për përballimin e uljes së ndjeshme të temperaturave, çka do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore, si dhe ngrica në rrugë.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në -15 gradë celcius, çka do të sjellë mjaft probleme.

Për këtë Emergjencat këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes, sidomos gjatë qarkullimit në rrugë problematike.

Prefektët e qarqeve në bashkëpunim me policinë rrugore dhe drejtoritë rajonale të rrugëve do të inspektojnë gatishmërinë e mjeteve dhe forcave në depozitimin e kripës dhe granileve në segmetet problematieke.

Ministria e Brendshme bën të ditur se do të ketë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk përmbushin detyrimet kontraktuale./Mapo.Al/



Akset kombëtare rrugore ku duhet treguar më tepër kujdes:

Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë;

B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit;

Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë;

Kukës – Kalaja e Dodës;

Kukës – B.Curri;

Shkodër – Koplik – Hani i Hotit;

Koplik – Theth;

Shkodër – Tamarë-Vermosh;

Pukë – Fushë Arrëz – Iballë;

Burrel – Qafë Buall – Bulqizë;

Peshkopi – Maqellarë;

Librazhd – Stërblevë – Peshkopi;

Peshkopi – Kalaja e Dodës;

Elbasan – Librazhd – Prrenjas – Qafë Thanë;

Pogradec – Korçë – Kapshticë;

Korçë – Qafë Qarri;

Ersekë – Leskovik – Tre Urat;

Korçë – Voskopojë;

Korçë – Dardhë;

Korçë – Lozhan – Moglicë;

Gramsh – Cërrik – Elbasan;

Berat – Poliçan – Çorovodë;

Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë;

Gjirokastër –Sarandë -Qafë Botë;

Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë;

Qafë Gjashtë – Sarandë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: NASA paralajmëron...

#2

Post by Adriana » Thu Dec 31, 2015 12:47 am

  Por ndërsa në Europë, El Nino ka sjellë një mot të ngrohtë dhe të thatë, duke ‘zbrazur’ resortet e skive dhe shkaktuar një ndotje të rrallë në qytete si Milano apo Roma në Itali....  


Kurr me pare ne kete periudh nuk kishim kaluar nje mote te ngrohte edhe ketu ne Hollande, vjeshten e kaluam me temp-rekord 17-18-19 grade, edhe me dimirin deri tani po ashtu me temp-rekord 12-13-15. Hollandes tani per tani keto temp.. nuk i kane shkaktuar ende ndonje ndotje te rralle, por po vazhduam keshtu veren ardhshme do ta kemi SHUME TE NDOTUR duke filluar nga nga ujrat e ''lumenjeve'' ( ne fakt jane kanale te hapura vet nga hollandezet ) dhe nese nuk ben dimer ( me temp-minus ) nuk ngordhin bakteret, dhe kjo eshte nje katastrof per muajt e veres ketu :(
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Forum pa kategori”