Kjo video shokuese tregon punonjësen e një kopshti në SHBA, teksa dhunon një djalosh, që është në gjumë. Kimberley Marie Reid punonte në qendrën e fëmijëve në Clermont, Florida. Mendohet se ajo është filmuar (January 29) nga një punonjës i qendrës. 41-vjeçarja u arrestua para disa ditësh, ndërsa kopshti është mbyllur. VIDEO: KUJDES: PAMJE SHQETESUESE: Per me shume: Shocking footage shows nursery worker 'attacking little boy as he sleeps' ![]() |
Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

-
Si1ri
- Member

- Posts: 23
- Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
- Gender: Male
Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
Si1ri wrote:Perveç teknologjise, qe shperndan lajme shpejt dhe ne te 4 cepat e botes, perveç dendesise se larte per km/2 etj etj..."egersiren" njeriu e ka pasur, e ka dhe do e kete brenda vetes e kete egersire e ka pas kontrolluar morali i shoqerise, qe sot, jame i bindur se nuk ekziston me.
Pajtohem plotesisht me kete pershkrim. Per sa i perket moralit te shoqeris jam e mendimit qe ky problem fillon qe nga ambienti familjar, edukata familjare eshte nje faktor me shume rendesi. Ky faktor per mendimin tim dita-dites po shnderrohet ne nje faktor te parendesishem...
Pak dite me pare lexova kete lajm:
Krim i rëndë në Tiranë: Babai i dehur vret me thikë vajzën: S'më respektonte
Tirane 31.01.2016 - Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele, ku një adoleshte humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga vetë babai i saj.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për Shqiptarja se Kujtim Ibra ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka plagosur me armë të ftohtë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave 17-vjeçarja Elidona fatkeqësisht ndërroi jetën në spitalin "Nënë Tereza" pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra në kraharor dhe bark. Motra e saj 22-vjeçare A.Ibra, e cila gjithashtu u plagos nga i ati, ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Vajza 22-vjeçare e shtëpisë mësohet se është e fejuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën pas spitalit të Traumës, në banesën e familjes Ibraj. E pranishme në momentin e krimit ka qenë edhe nëna e dy vajzave. Burime nga Policia sqaruan se Kujtim Ibra ka filluar të kërcënojë të gjithë pjesëtarët e familjes sapo ka hyrë në banesë në gjendje të dehur. Ai ka nisur të dhunojë vajzat e tij duke i goditur me grushte, derisa ka marrë thikën e ka qëlluar ndaj tyre.
Policia e mbërritur në vendngjarje, vuri në pranga babain, i cili ka pranuar krimin. Burime nga policia e Tiranës thanë se babai ka deklaruar se e kreu vrasjen ngaqë vajzat "nuk e respektonin".
Aktualisht autori i krimit ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranë ku pritet të merret në pyetje në lidhje me motivimin që çoi në vrasjen e së bijës dhe plagosjen e tjerës.
- Dy raste të shëmtuara janë shënuar në qytetin e Durrësit,ku një 32-vjeçar ka dhunuar nënëne tij,ndërsa një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij.
- Durrës, arrestohet 16-vjeçari, vrau xhaxhanë
- Kurbin, konflikt me armë mes 3 vëllezërve, vritet vajza 8-vjeçare e njërit prej tyre
- Krimi në familje trondit Tiranën, burri qëllon me sëpatë bashkëshorten
- Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus...
- etj, etj, etj... per me shume: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
-
Si1ri
- Member

- Posts: 23
- Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
- Gender: Male
Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!
Shkaterimi i kesaj strukture çon ne çorientim dhe manipulimin e njerzimit dhe pre te lehte per obiektivat e gjak-perzierve.
