"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

#1

Post by Adriana » Tue Feb 02, 2016 5:35 pm

  Kjo video shokuese tregon punonjësen e një kopshti në SHBA, teksa dhunon një djalosh, që është në gjumë. Kimberley Marie Reid punonte në qendrën e fëmijëve në Clermont, Florida. Mendohet se ajo është filmuar (January 29) nga një punonjës i qendrës. 41-vjeçarja u arrestua para disa ditësh, ndërsa kopshti është mbyllur. VIDEO: KUJDES: PAMJE SHQETESUESE:



Per me shume: Shocking footage shows nursery worker 'attacking little boy as he sleeps'  


:( Dikur i quanin ''kafshe'', ''ergesira'' etj, etj njerez te tille, por me sa duket jemi ne shekullin ku njerzimi po vepron si kafshe, dhe kafsha si njeri!! Shume here rastesisim te lexojme qe njerezit e tille jane me probleme mendore, etj, etj, etj, por edhe ky arsyetim po kalon cdo limit!!! Vitet e fundit po degjojme, shikojme, nga me te ndryshmet, dhe problemi me i madh eshte qe keto shifra po shumfishohen me nje hap shume te madh.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

#2

Post by Si1ri » Tue Feb 02, 2016 8:32 pm

Perveç teknologjise, qe shperndan lajme shpejt dhe ne te 4 cepat e botes, perveç dendesise se larte per km/2 etj etj..."egersiren" njeriu e ka pasur, e ka dhe do e kete brenda vetes e kete egersire e ka pas kontrolluar morali i shoqerise, qe sot, jame i bindur se nuk ekziston me.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

#3

Post by Adriana » Wed Feb 03, 2016 7:02 am

Si1ri wrote:Perveç teknologjise, qe shperndan lajme shpejt dhe ne te 4 cepat e botes, perveç dendesise se larte per km/2 etj etj..."egersiren" njeriu e ka pasur, e ka dhe do e kete brenda vetes e kete egersire e ka pas kontrolluar morali i shoqerise, qe sot, jame i bindur se nuk ekziston me.

Pajtohem plotesisht me kete pershkrim. Per sa i perket moralit te shoqeris jam e mendimit qe ky problem fillon qe nga ambienti familjar, edukata familjare eshte nje faktor me shume rendesi. Ky faktor per mendimin tim dita-dites po shnderrohet ne nje faktor te parendesishem...

Pak dite me pare lexova kete lajm:

Krim i rëndë në Tiranë: Babai i dehur vret me thikë vajzën: S'më respektonte

Tirane 31.01.2016 - Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e kësaj të diele, ku një adoleshte humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga vetë babai i saj.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Shqiptarja se Kujtim Ibra ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka plagosur me armë të ftohtë dy vajzat e tij, njëra prej të cilave 17-vjeçarja Elidona fatkeqësisht ndërroi jetën në spitalin "Nënë Tereza" pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra në kraharor dhe bark. Motra e saj 22-vjeçare A.Ibra, e cila gjithashtu u plagos nga i ati, ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Vajza 22-vjeçare e shtëpisë mësohet se është e fejuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën pas spitalit të Traumës, në banesën e familjes Ibraj. E pranishme në momentin e krimit ka qenë edhe nëna e dy vajzave. Burime nga Policia sqaruan se Kujtim Ibra ka filluar të kërcënojë të gjithë pjesëtarët e familjes sapo ka hyrë në banesë në gjendje të dehur. Ai ka nisur të dhunojë vajzat e tij duke i goditur me grushte, derisa ka marrë thikën e ka qëlluar ndaj tyre.

Policia e mbërritur në vendngjarje, vuri në pranga babain, i cili ka pranuar krimin. Burime nga policia e Tiranës thanë se babai ka deklaruar se e kreu vrasjen ngaqë vajzat "nuk e respektonin".

Aktualisht autori i krimit ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranë ku pritet të merret në pyetje në lidhje me motivimin që çoi në vrasjen e së bijës dhe plagosjen e tjerës.



:( Per fat ke keq edhe ne shqiperi, dita dites po perballemi me kronika te tilla:

- Dy raste të shëmtuara janë shënuar në qytetin e Durrësit,ku një 32-vjeçar ka dhunuar nënëne tij,ndërsa një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij.

- Durrës, arrestohet 16-vjeçari, vrau xhaxhanë

- Kurbin, konflikt me armë mes 3 vëllezërve, vritet vajza 8-vjeçare e njërit prej tyre

- Krimi në familje trondit Tiranën, burri qëllon me sëpatë bashkëshorten

- Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus...


- etj, etj, etj... per me shume: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4129
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

#4

Post by Zeus10 » Wed Feb 03, 2016 1:38 pm

Shkaterrimi i qelizes baze te shoqerise, familjes, eshte fillimi i shkaterrimit te nje kombi, me themele etnike. Dikush punon per kete qellim, ne nuk duhet ta lejojme te ndodhe.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Si1ri
Member
Member
Posts: 23
Joined: Mon Feb 01, 2016 7:03 pm
Gender: Male

Re: Ç'po ndodh me njerezit....?!!!

#5

Post by Si1ri » Wed Feb 03, 2016 3:07 pm

Mese e drejte dhe ndaj te njejtin mendim ose me mire bindje.Familja eshte qeliza, fisi eshte indi dhe inde te shumte ndertojn shoqerine/kombin me te njejten gjak, gjuhe, zakone e sidomos te njejtin karakter. Ky, besoj, eshte ndertimi natyral i para-ardhesve tane qe nga thellesite e shekujve e qe fatkeqesisht po zhduket ne emer te pseudo emancipimit, civilizimit, modernizmit, perparimit etj.
Shkaterimi i kesaj strukture çon ne çorientim dhe manipulimin e njerzimit dhe pre te lehte per obiektivat e gjak-perzierve.

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”