"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

FOTO / DEBAT

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

FOTO / DEBAT

#1

Post by Adriana » Mon Jan 23, 2017 4:18 pm

Nuk eshte as e para here dhe nuk besoj te jet e fundit qe bashkeatdhetaret tane na kane pershendetur me simbolin e shqiponjes, si ushtarak, police, sportista, etj, etj.... dhe nuk besoj qe ne ato shtete te ket arritur qeshtja deri ne ''shtabet ushtarake"'. Jam shume kureshtare te di cfare masash do mari ''Shtabi i Pergjithshem i ushtrise greke'', se keta kaq duan...
Një gjest i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në Greqi...

Image


Kjo foto është botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.

Në një reagim të sotëm, autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto që po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.

Sikurse e shikoni në foton e mëposhtme, janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës sonë. Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke. MAPO

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: FOTO / DEBAT

#2

Post by Adriana » Thu Jan 26, 2017 8:44 am

Shtohen debatet nga një foto e re e përngjashme me atë të para disa ditëve...Sikur të mos mjaftonin komentet e politikanëve, mediat mezi presin të gjejnë momente për ti fryrë zjarrit. Këtë herë mediat greke kanë zbuluar një tjetër ushtar me origjinë shqiptare, që bën simbolin e shqiponjës. Mediat greke kanë nisur të shpikin skenarë terrori duke ngritur teza se shqiptari në foto, prapa të cilit ndodhen tanket dhe avionët luftarakë mund të sabotojë ushtrinë e shtetit helen.

Image

Nuk ngelen më pas edhe mediat shqiptare, të cilat e shohin si ‘reagim’ të kryeministrit Edi Rama ndaj Greqisë, një status që ai ka publikuar për Ali pashë Tepelenën. Në fakt statusi është vendosur me rastin e 195-vjetorit të vdekjes. Më poshtë statusi i plotë:
“195 vjet më parë jepte shpirt, jo në shtrat por duke luftuar, Ali pashë Tepelena, Luani i Janinës.

Si personalitet historik, Ali pasha është ndoshta nga të rrallët që përgënjeshtron postulatin e gjithpranuar se historia u jep të drejtë fitimtarëve. Zjarri që ndezi gjeniu gjakësor i vezirit të Toskërisë, e shkrumboi aq keq rretherrotull pushtetin e establishmentit osman, sa në letrat e shkëmbimeve diplomatike, ai cilësohej si “plaga më e tmerrshme e perandorisë”.

Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.

Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, “përtej interesit të çifligjeve të tyre”.

Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar,” shkruan Rama.


Tju them të drejtën përsa i përket uniformës ushtrake, apo të policisë , mua personalisht nuk më kanë pëlqyer dhe aq shumë fotografitë e bashkombësave duke na pershëndetur me simbolin tonë ( nuk e mohoj që në zemër ndjej një gëzim të vecant), por imagjinonja se si mund të ndjehesha nëse ndodhte e kundërta, pra nëse në ushtrinë tonë të kishim një grek, apo serb,apo turk , qoftë dhe nga vënde të tjera, të bënin reagime të tilla .... SI DO REAGONIM NE??

Dua të shtoj gjithashtu që me këtë foton e dytë më kan lindur dy dyshime:
-Tashmë që debati në greqi është 'ndezur', ata shumë urtë e butë mund ti fryejn zjarrit me ndonjë foto që personi mund të mos jetë shqiptarë.... në foton e dytë mediat greke na paskan pëdorur ''masa mbrojtje privatësie'', pse për fotot e para nuk morën 'masa' te tilla?!
-Dyshimi i dytë më lindi që ushtari në foton e dytë mban një beret blu, beretat blu janë një klasifikim i vecantë në ushtrin greke, dhe mendoj që në atë klasifikim një i huaj (që bën ushtrin me detyrim vetem për kushtin e dokumentave) nuk klasifikohet nga grekët në atë detyrë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: FOTO / DEBAT

#3

Post by Adriana » Fri Jan 27, 2017 6:54 pm

Adriana wrote:

Image

Dua të shtoj gjithashtu që me këtë foton e dytë më kan lindur dy dyshime:
-Tashmë që debati në greqi është 'ndezur', ata shumë urtë e butë mund ti fryejn zjarrit me ndonjë foto që personi mund të mos jetë shqiptarë.... në foton e dytë mediat greke na paskan pëdorur ''masa mbrojtje privatësie'', pse për fotot e para nuk morën 'masa' te tilla?!
-Dyshimi i dytë më lindi që ushtari në foton e dytë mban një beret blu, beretat blu janë një klasifikim i vecantë në ushtrin greke, dhe mendoj që në atë klasifikim një i huaj (që bën ushtrin me detyrim vetem për kushtin e dokumentave) nuk klasifikohet nga grekët në atë detyrë.


Verifikohet foto e mësipërme, nuk është me origjinë shqiptare por nga qipro.

Për shtatë shqiptarët kanë marrë masat më të repta, sepse sipas grekëve simboli i shqiponjës nuk është thjeshtë simboli flamurit shqiptarë po simboli i 'shqipërisë madhe', dhe ka shumë mundësi që tu jepet dhe një dënim me burg për këtë. Qeshtja nga mediat greke si dhe politika greke është shtruar deri në parlament, ku në orët e ardhshme do mbahet dhe një si tip seance e posacme, për më shumë mund të ndiqni videon: Shqiponja që perplasi Athinën me Tiranën! Mbrëme më 26 janar nga Blendi Fevziu. Të ftuar: Prec Zogaj, Mark Marku, Mentor Nazarko, Armand Shkullaku, Arjan Curri, Iris Luarasi, si dhe gazetarë shqiptarë drejt për drejt nga athina.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: FOTO / DEBAT

#4

Post by Sally » Wed Feb 08, 2017 11:03 am

Kopertina me e debatuar ne bote: Kopertina e revistes me te madhe ne Gjermani, Spiegel, ka ndezur nje debat ne boten perendimore:

Image


Në kopertinën e revistës shfaqet presidenti i ri amerikan, Donald Trump, që i ka prerë kokën Statujës së Lirisë.

Ky ilustrim është përgatitur nga Edel Rodriguez, që mbërriti nga Kuba në SHBA në vitin 1980 si një refugjat politik.

Imazhi ka sjellë reagime negative dhe pozitive, duke i ndarë si me thikë mediat.

Disa media thonë se është e gabuar që të portretizosh presidentin amerikan si ‘Xhihadisti Xhon’.

“Die Welt” shkruan se kjo kopertinë dëmton gazetarinë.

Gazeta e njohur “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se “kjo është pikërisht ajo që kërkon Trump, një imazh të deformuar të tij, që mund ta përdorë për të deformuar imazhin e medias”.

Një zyrtar i qeverisë gjermane tha se palët duhet të reagojnë me qetësi.

Por teksa Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar, kryeredaktori i revistës “Spiegel”, Klaus Brinkbaeumer tha se nuk duan të provokojnë askënd.

“Ne po mbrojmë demokracinë. A janë këto kohëra serioze? Sigurisht që janë”.

Në një koment të publikuar në revistë, ai thekson: “Çfarë duhet të presim. Të presim që Trump të tregojë se e ka seriozisht? Ai po e tregon. Që të fillojë më pas luftën e tij të parë?”

“Trump nuk i ka prerë kokën njerëzve, por një simboli. Statuja e Lirisë është që prej vitit 1886 një simbol themelor i lirisë dhe demokracisë amerikane, ajo ka përshëndetur refugjatë, emigrantë, të pastrehë, të hedhur në ujërat e fatit, të paatdhe. Donald Trump po e përbuz dhe po e rrezikon demokracinë liberale, ai e përçmon dhe e kërcënon rendin botëror, ai është njeriu më i fuqishëm në botë. Rasti serioz është këtu”.


Per mendimin tim eshte nje kopertine (llustrim) teper prekese, jo persa i perket Trump (politikes), por perdorimit te Statujes...

kryeredaktori i revistës “Spiegel”, Klaus Brinkbaeumer tha se nuk duan të provokojnë askënd



Nuk eshte aspak e vertet, tashme per “Spiegel” eshte kthyer ne mode qe nje e me dy te shfaqin llustrime te tilla provokuese duke perdorur Statujat (qofshin historike, apo simbolike) ka ndodhur me Italine, (per disa debate ne epoken e Berlusconit) , me Greqin (per disa debate me ish ministrin e ekonomise), me Anglin (per debatet BREXIT e vitit te shkuar), etj, etj, etj, etj.... Nuk jane provokuese keto?.... provokuese qe cke me te, dhe me e keqja akoma eshte se llustrimi Statujave cenon/provokon me shum popullin se sa ''politikanet''.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: FOTO / DEBAT

#5

Post by Sally » Tue Feb 28, 2017 7:16 pm

Një karikaturë e artistit Bujar Kapexhiu, publikuar nga gazeta Mapo në fillim të këtij muaji, është rishpërndarë në internet dhe ka shkaktuar trazim edhe në mediat e Greqisë. Në karikaturën e Kapexhiut paraqiten Marko Boçari dhe Teodor Kolokotroni, teksa bëjnë së bashku simbolin e shqiponjës.


Image

Karikatura e Kapexhiut shkakton debat në Greqi


Gazeta Newsbomb.gr shkruan se ky është një provokim vulgar i shqiptarëve, që i kanë kaluar kufinjtë.

Sipas saj, në karikaturën që po bën xhiron e rrjetit, ‘paraqiten dy heronjtë e revolucionit grek, teksa bëjnë shqiponjën’.

Portali thekson se karikatura është shpërndarë nga ‘Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar’ në FB.

Ata e quajnë këtë një oranizatë neonaziste, që promovon anti-helenizmin dhe bën thirrje për armatosje të organizatës.Kjo organizatë duket se është thjesht një krijim online, pasi në Shqipëri nuk është dëgjuar ndonjëherë të flitet për të në median tradicionale.

Gjithsesi media greke thotë se pret reagimin e Ministrisë së Jashtme helene. /MAPO/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”