"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Stina e Veres dhe qendrimi para kompjuterit.

Ky është forumi ku mund të diskutoni për tema që nuk mund të përfshihen në forumet e tjera.

Moderator: Arban Blandi

Post Reply
User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 989
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Stina e Veres dhe qendrimi para kompjuterit.

#1

Post by Hymniarber » Thu Jun 18, 2009 6:25 pm

Kur afron Vera, njerezit jane te prirur te dalin dhe ti gezohen natyres, kjo reflektohet menjehere dhe ne aktivizimin e tyre ne forum, duke postuar me pak. Une do te thosha qe kjo eshte nje gje e mire, qendrimi me ore te zgjatura para kompjuterit eshte provuar te jete negativ.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Stina e Veres dhe qendrimi para kompjuterit.

#2

Post by Adriana » Fri Jun 19, 2009 12:45 am

Hymniarber wrote:Kur afron Vera, njerezit jane te prirur te dalin dhe ti gezohen natyres, kjo reflektohet menjehere dhe ne aktivizimin e tyre ne forum, duke postuar me pak. Une do te thosha qe kjo eshte nje gje e mire, qendrimi me ore te zgjatura para kompjuterit eshte provuar te jete negativ.


Ja c'thon studimet e fundit: Interneti, ilaçi çudites për pagjumësinë


Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i tejzgjatur i dispozitivëve hi-tech influencojnë sekrecionin endogjen të melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe se shumë orë para kompjuterit sjellin pagjumësi.
Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i tejzgjatur i dispozitivëve hi-tech influencojnë sekrecionin endogjen të melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe se shumë orë para kompjuterit sjellin pagjumësi. Por realiteti mund të bazohet kurrë vetëm në njërën anë të medaljes dhe në mënyrë paradoksale duket se është pikërisht interneti ai që mund të ndihmojë të gjithë ata që nuk flenë natën. Një studim kanadez i publikuan në revistën "Sleep" ka ilustruar anët pozitive të terapisë që bazohet tek interneti për të kuruar problemet me pagjumësinë.

Mbas përfundimit të studimit u pa se te 81 për qind e atyre që e kishin përdorur ishte jashtëzakonisht efikase dhe e kishin zgjidhur problemin në më pak se 5 javë, kundrejt 50 për qind të atyre që kishin ndjekur këshillat tradicionale me ilaçe apo seanca psikologjike. Megjithatë, edhe këtu kritikat nuk mungojnë. Shumë mendojnë se ky sistem i ri i bazuar në shfrytëzimin e videove, audiove apo teksteve në ueb nuk i ndihmon pacientët që të flasin me mjekët për të zgjidhur problemet dhe për të kuptuar shkaqet e vërteta të pagjumësisë. "Bëhet fjalë për një lojë simpatike, fillimisht shumë efikase, por mungon kontakti direkt me terapistin", shpjegon profesor K. Mostafavi, drejtor i qendrës për kërkime të avancuara amerikane "Sleep Medicine Services".

Risia qëndron në faktin se për t‘u kuruar mjafton të kesh në shtëpi një kompjuter pa qenë nevoja të pish ilaçe apo të kalosh orë të tëra në karrigen e ndonjë piskanalisti, një luks që mes të tjerash jo të gjithë mund t‘ia lejojnë vetes. Sipas shkencëtarëve që kanë testuar terapinë e uebit, interneti vepron mbi psikikën njerëzore duke shkaktuar emocione dhe ndjenja që e çlodhin pacientin. Sipas specialistëve janë këto disa nga sekretet që e bëjnë pacientin t‘i rikthehet dëshira për të fjetur. Nëse kjo kurë do të arrinte ta zgjidhte vërtet problemin ky do të ishte një revolucion, një goditje e rëndë për kompanitë farmaceutike, por një lajm i mirë për më shumë se 20 milionë evropianë që vuajnë çdo vit nga shqetësime kronike të gjumit dhe për dhjetë milionë të tjerë që kanë probleme të rastësishme. Për të mos folur pastaj për amerikanët. Vetëm në vitin 2008, në Shtetet e Bashkuara në Amerikës ku në më shumë se 50 milionë receta mjekësore të bluzave të bardha u dhanë ilaçe për të stimuluar gjumin me një harxhim që kap shifrën e 600 milionë dollarëve vetëm për melatoninën dhe valerianën.

Qendrat e gjumit vazhdojnë të mbushen me njerëz që gjithë natën qëndrojnë me sytë hapur, ndërsa në Evropë numri i atyre që vuajnë nga pagjumësia e që shtrohen në spital është rritur me 10 për qind vetëm këto 12 muajt e fundit. Një kërkim i bërë nga grupi "Frost & Sullivan" ka ekzaminuar qendrat e gjumit të tipit spitalor dhe jospitalor në Evropë, duke llogaritur se shpenzimet mjekësore për shqetësimet e këtij lloji janë rreth 10 miliardë dollarë në vit dhe kostot jo të drejtpërdrejta të lidhura me humbjen e produktivitetit akoma më të mëdha. Një fenomen shumë i përhapur, por mbi të gjitha shumë i komplikuar, që vë në lëvizje çdo ditë një cikël ekonomik ku nuk vihen re shenjat e krizës. Interneti tashmë mund të drejtojë këtë sistem vetëm me një klikim: "mund të bëhen shumë gjëra me një program interneti. Ekzistojnë software të aftë të përçojnë ndjenja sikur je duke i dhënë makinës. Këto lloj terapish i bëjnë personat të ndihen autonomë, të aftë t‘i zgjedhin vetë problemet e tyre.

Mendoj se këto i bëjnë ata më të motivuar", shpjegon psikologia dhe autorja e këtij studimi, Norah Vincent, në Universitetin e Manitobës. Kura e uebit bazohet në një teknikë që lidhet me sjelljen dhe kombinon video, tekste dhe audio duke i shpjeguar pacientit gjithçka që është e nevojshme të dijë për higjienën e gjumit, si të qetësohet dhe të mos përkeqësojë më tej situatën kur kupton se mund t‘i kalojë netët zgjuar. Vincent në studion e saj u ka kërkuar 40 pjesëmarrësve të mbajnë ditarë online dhe të ndjekin disa ushtrime që u tregohen në ekran. Pacientët mundeshin edhe të shkarkonin programe audio ku terapistët e specializuar ndërvepronin me një pacient dhe i shpjegonin se si mund ta zgjidhnin problemin. Kjo audio mund të dëgjohet direkt me një iPod edhe i shtrirë në krevat. Ku i dihet nëse zëri i psikologut i dëgjuar në errësirë, nuk është vërtet mënyra më e mirë për të fjetur si qengj. Kush vuan nga kjo lloj sëmundjeje nuk ka pse ngurron për ta provuar. Në fund të fundit edhe po nuk fjeti do të kënaqet me një navigim të shpejtë në internet.

Falemiderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



jezzicaz789
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Thu Dec 10, 2009 5:00 am
Gender: Male

Re: Stina e Veres dhe qendrimi para kompjuterit.

#3

Post by jezzicaz789 » Thu Dec 10, 2009 5:02 am

Hymniarber wrote:Kur afron Vera, njerezit jane te prirur te dalin dhe ti gezohen natyres, kjo reflektohet menjehere dhe ne aktivizimin e tyre ne forum, duke postuar me pak. Une do te thosha qe kjo eshte nje gje e mire, qendrimi me ore te zgjatura para kompjuterit eshte provuar te jete negativ.

Hi all, I am a new member of forum. Would a newcomer be warmly welcome here? Good day you guys!!!

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 989
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Stina e Veres dhe qendrimi para kompjuterit.

#4

Post by Hymniarber » Thu Dec 10, 2009 1:07 pm

jezzicaz789 wrote:
Hymniarber wrote:Kur afron Vera, njerezit jane te prirur te dalin dhe ti gezohen natyres, kjo reflektohet menjehere dhe ne aktivizimin e tyre ne forum, duke postuar me pak. Une do te thosha qe kjo eshte nje gje e mire, qendrimi me ore te zgjatura para kompjuterit eshte provuar te jete negativ.

Hi all, I am a new member of forum. Would a newcomer be warmly welcome here? Good day you guys!!!
Of course you would, but could you give us the pleasure to introduce yourself?
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

Post Reply

Return to “Forum pa kategori”