Page 1 of 1

Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 3:12 pm
by Sally
-dance-

Thjerza

Image

Përshkrimi

gjell per nje dreke te shpejte dhe me shum vitamina

Përbërësit

nje filxhan caji me thjerrza
1 qepe e vogel
nje thelpi hudher
nje spec i kuq
piper
krip
vaj ulliri 4-5 lug
nje sup pule
3 karrota
majdanoz dhe uthull keto na duhen per ne fund
Udhëzime per pregaditje

Marrim thjerrzat e i fusim ne nje tenxhere dhe mbasi te marrin nje vale te mire ja derdhim ujtin e pare i shperlajme mire e mire dhe i mbushim perseri me uje dhe i vejme ne sobe per tu zier pastaj nga ana tjeter te kemi prere karrotat, qepen ,specin dhe hudhren kubik dhe ja shtojme thjerrezave i shtojme dhe kripen nje sup pule, vaj, piper dmth te gjitha duhen te zihen bashke. dheeee para se thjerzat te jene gati shtojme dhe majdanozin e fresket e lejme dhe 10 min dhe gjella eshte gati. dhe ne fund i shtojme uthull sipas deshires ose i shtojme uthull ne pjaten tone ne menyre qe pjesa tjeter qe nuk konsumohet te mos kete uthull

Shënime

kjo zokonisht nuk shoqerohet me pije alkolike

Re: Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 3:18 pm
by Sally
-dance-

Pure patatesh me qumesht.

Image
Përbërësit

10 kokrra patate
4 luge gjelle gjalpe
1/2 liter qumesht
2 luge djathe kackavall i grire
kripe dhe piper sipas deshires
Udhëzime per pregaditje

Patatet i ziejm ne nje ene me uje me pak kripe.Pasi ziejn u kullojm ujin dhe po ne tenxhere fillojm ti shkermoqim shtojm qumshtin e ftohte dhe e leme te ziej derisa te marr trajten e pures por pak me e lengshme.Shtojm gjalpin dhe e heqim nga zjarri.I shtojm djathin kackavall dhe piperin sipas deshires.

Shënime

Eshte shume e shijshme dhe e ushqyshme dhe per femij te vegjel.Shpresoj t´ju shijoj.Ju befte mire.

Re: Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 3:26 pm
by Sally
:o

Trahana me copeza dhjami

Image

Përbërësit


dhjam sa te doni
spec djeges
spec i kuq
kripe
buke gruri
vaj ulliri
trahana nje gote uji

Udhëzime per pregaditje

Per ta bere sa me shpejt kete gjelle duhet qe masen e trahanas ta vendosim ne uje qe te zbutet mundesisht 1 nate para pergatitjes qe te kemi mundesi ta bejme sa me shpejt.trahanan e zbutur e vendosim ne nje tenxhere me uje ku e perziejme pa ndalim ne menyre qe te mos formohen kokrra.pastaj shtojm buken e prer dhe fillojm e perziejm deri sa te behet plotesisht.ne nje tigan hedhim pak vaj luledielli dhe marrim dhjamin dhe e prejm ne copa te vogla ne madhesin qe ne duam.i skuqim mire ne menyre qe copat e dhjamit te behen si kerce pastaj shtojm specin e kuq dhe ate djeges dhe i perziejme se bashku te gjitha. trahanan e pergatitur e vendosim ne pjate dhe siper saj vendosim copezat e dhjamit me specin djeges dhe ate te kuq siper i hedhim vaj ulliri.ju befte mire

Shenim: ne vedn te dhjamit mund te perdorni ndonje sallam,salcice, edhe lisho fare eshte shume e shishme

Ju befte mire :)

Re: Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 3:44 pm
by Sally
-itsok-

Fergese e Shqiperise se mesme...


Image
Përshkrimi

Kjo eshte nje recete tradicionale e Shqiperise se Mesme.

Përbërësit

1 qepe
3-4 thelpinj hudher
melci vici ose qingji
4-5 domate te qeruara nga cipa
3 speca te kuq
gjize e embel 400 gr
pak spec djeges
pak piper te zi
majdanoz te grire sipas deshires
kripe
Udhëzime per pregaditje

Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri. pasi te ngrohet pak vaji hedhim qepen dhe hudhren te grire imet. pasi kaurdiset mire qepa qe te marre ngjyre arre hedhim copat e melcise te prera ne kubike. Vazhdojme kaurdisjen dhe hedhim specat e kuq te grire. kur te jene kaurdisur (skuqur) perberesit hedhim domatet e qeruara nga cipa dhe te prera. i leme perseri ne zjarr mesatar duke i perzier vazhdimisht derisa te thithin lengun... ne fund i shtojme gjizen kripen piperin pak spec djeges dhe majdanoz sipas deshires. i perziejme mire dhe i leme ne zjarr te avashte derisa yndyra te dale siper.
Sherbehet e nxehte si meze neper dreka ose darka festive.
e mira eshte te serviret ne tava balte te vogla.

Shënime

Zakonisht kete recete tradicionale (pak pikante) e shoqerojne me raki...

Re: Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 4:02 pm
by Sally
-dance-

Gjellë Turli

Image

Një gjellë e lehtë, e shijshme dhe e thjeshtë për t'u gatitur.


Për katër persona
2 qepë - priten hollë
1 hudhër e madhe - pritet në feta të holla
1 spec i vogël djegës i kuq - pritet në feta të holla; sipas dozës së djegësisë që ju pëlqen, mund ta përdorni të tërën, me apo pa fara, apo edhe vetëm gjysmë, me apo pa fara. Unë preferoj të përdor gjysmë speci djegës pa fara. Kjo sasi i jep një shije shumë të lehtë djegëse, që zakonisht është e pranueshme edhe nga fëmijët dhe të rinjtë.
2 kungulleshka - u qërohet lekura; priten në kubikë të vegjël
2 patëllxhana - lëkura qërohet ose jo, sipas dëshirës; priten në kubikë të vegjël
2 speca - priten në kubikë të vegjël
4 patate mesatare - u qërohet lekura; priten në kubikë të vegjël
2 domate - u qërohet lekura, për këte vërini për disa minuta në ujë të valuar, kështu lëkura hiqet më kollaj
1/2 lugë gjelle sheqer, kripë, piper të zi, dy lugë salce domateje, 90 ml vaj ulliri


Pasi të keni përgatitur të gjitha zarzavatet si më sipër, merrni një tenxhere të madhe e të thellë, hidhni në të gati gjysmën e vajit, qepët dhe hudhrën dhe kaurdisini së bashku deri sa te marrin një ngjyrë të verdhë, shtoni specin dhe kaurdisini për pak sekonda. Shtoni pastaj specat, patëllxhanat dhe patatet dhe kaurdisini për rreth 5 minuta. Shtoni pjesën tjetër të vajit. Kaurdisni për 5 minuta. Shtoni kungulleshkat dhe vazhdoni kaurdisjen edhe 5 minuta. Shtoni në fund domatet, salcën, kripën, piperin dhe sheqerin. Kaurdisini mirë të gjitha bashkë, shtoni rreth 200 ml ujë (ose aq sa të mos arrijë të mbulojë zarvatet) dhe lerini të ziejnë për rreth 30 minuta (temperatura mesatare). Pas kësaj, kalojeni turlinë në një tavë të thellë dhe aq të madhe saqë shtresa e turlisë të mos e kalojë 2 cm. Përpara se ta kaloni turline në tavë, provojeni edhe njëherë për kripë, shtoni kripë aq sa mendoni se duhet dhe përziejeni mirë me zarzavatet. Pastaj futeni tavën në furrën e paranxehur dhe lerëni në temperaturën 220°C për rreth 30 minuta.

Turlia mund të shërbehet thjeshtë me bukë (pak e thekur ose taze e sapo nxjerrë nga furra).


Ju bëftë mirë!

Re: Gatime te lira dhe te mira

Posted: Thu Dec 15, 2011 4:38 pm
by Sally
Fasule 100% SHQIPTARE -winer-
( :( jo nga ato allaturke,allagreke, apo allaitaliane )

Image

Per 4 persona:

1/2 kg fasule
1 doze salce domateje
1 qepe mesatare
3 gjethe dafine
rigon
piper i zi
kripe
vaj ulliri



Fasulet lerini gjate gjithe nates ne nje ene te thelle me uje. Diten tjeter, para se t'i gatuani, derdheni ujin, shplajini fasulet mire dhe hidhini ne nje tenxhere me presion me uje, aq sa masa e ujit (niveli i ujit) te jete sa dyfishi i mases (nivelit) te fasuleve. Llogarisni rreth 30 minuta kohe zjerjere. Kujdes, kjo kohe zjerrjeje vlen vetem ne se ndiqni pike per pike kete procedure.
Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe kthejeni celesin e pjates se sobes ku po gatuani ne maksimum. Kur vaji te jete nxehur shume hidhini qepet e prera ne kubike te vegjel dhe kaurdisini aq sa te marrin nje ngjyre te verdhe ne te arte. Shtoni purene e domate dhe lerini te shkrijne tek njera-tjetra per aq kohe sa eshte e nevojshme. Kur qepa dhe domatja te jene shnderruar ne nje mase te trashe, shtoni kripen, piperin e zi dhe rigonin. Nje pjese te kesaj salce shtrojeni mbi nje cope buke dhe shuani urine e vockel (pa prekur ate te madhen). Shtojeni salcen ne tenxheren ku keni gatuar fasulet, shtoni gjethet e dafines, shikoni ne se fasulet kane uje mjaftueshem dhe lerini te ziejne se bashku deri sa lengu i fasuleve te jete paksa i trashe.