"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kuzhina Shqiptare

Ketu mund të diskutoni per artin e gatimit, mund të shkëmbeni receta të ndryshme gatimi, të tregoni rëndësinë e mënyrës së të ushqyerit dhe lloji i ushqimeve qe konsumojmë në cilësinë e jetës që bëjmë dhe në zgjatjen e saj.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Kuzhina Shqiptare

#1

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 5:49 am

Te gatuajm se bashku recetat e kuzhines Shqipetare tradicionale/moderne
Last edited by Sally on Fri Jun 19, 2009 12:02 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#2

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 6:09 am

Image

Bakllava

Për 10 persona duhen:
1/2 kg bajame te qeruara
400 gr. gjalpe,
40 gr. kanelle dhe karafile,
1 kg pete bakllavaje.
Per shirupin:
1/2 kg mjalte,
700 gr. sheqer,
1/2 l. uje,
aroma te ndryshme.

Menyra e gatimit. I pervelojme me uje te nxehte bajamet dhe u qerojme cipen (po te duam nuk ua heqim, por i hedhim ashtu sie jane) dhe, si t'i thajme duke i ferkuar pak me nje pecete, i shtypim ose i presim me thike ne menyre qe te behen si nje trahan i trashe. Shtypim, njekohesisht, dhe kanellen bashke me karafilet, pastaj veme gjalpin te shkrije ne zjarr.

Marrim nje tepsi te pershtatshme, te llogaritur me shtresat e peteve, e lyejme mire me gjale dhe shtrojme ne te dy pete bashke, lyejme siperfaqen e petes me gjalpe dhe hedhim mbi te disa therrime bajamesh e pak pluhur erezash (kanelle e karafil). Shtrojme mbi to nje pete tjeter e, si ta lyejme me gjalpe, hedhim perseri mbi te bajame dhe kanelle. Vazhdojme pastaj duke shtruar nga dy pete e mbi to nje shtrese bajame, duke pasur parasysh se, me ne fund, do te shtrohen persiper 3 pete, te lyera me gjalpe por pa shtrese bajamesh mbi to.

Se fundi lyejme mire me gjalpe edhe siperfaqen me majen e nje thike te mprehte. Maja e thikes duhet te futet derisa te cike petet e fundit e te shkoje pa nderprerje deri ne fund te edo vije, por cipat te mbeten te bashkuara njera me tjetren. Gjithashtu, petet nuk duhet te ngjeshen gjate heqjes se vijave, prandaj thika duhet te jete e mprehur mire. Pasi ta kemi pergatitur ne kete menyre, tepsine e veme ne furre me nxehtesi mesatare, qe bakllavaja te piqet per afro nje gjysme ore. E leme pastaj te ftohet pothuaj krejt dhe vetem atehere i hedhim persiper shurupin, e jo kur eshte ende e nxehte.


Ju befte mire
Last edited by Sally on Fri Jun 19, 2009 12:05 pm, edited 4 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#3

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 6:20 am

Image

Mish role


Ingredientet : Per kater persona
- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe

Menyra e gatimit: Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.
Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan.
Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle
krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garni
ture (te ndrushme) me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.
Last edited by Sally on Fri Jun 19, 2009 6:30 am, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#4

Post by Sally » Fri Jun 19, 2009 6:26 am

Paçe Koke
Për 4-5 persona duhen:

Lëng koke 1 litër,
gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje,
miell 1 luge kafeje,
spec djegës 1/2 luge kafeje,
kripë, piper,
uthull 2-3 lugë,
hudhra 4-5 thelpinj,
1 qepë,
karrota 2-3 copë,
selino, majdanoz

Menyra e gatimit: Koka pastrohet, copëtohet, vihet në ujë të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku, pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te avashëm edhe per disa minuta duke i hedhur kripë e piper të zi.
Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kuzhina Shqiptare

#5

Post by Adriana » Fri Jun 19, 2009 3:04 pm

Image

Shendetlie

Perberesit:
Miell 3 gota uji ,
sheqer 1 gotë uji,
mjaltë 2-3 lugë gjelle,
vezë 2 kokrra,
sodë një majë luge kafeje,
arra 1-2 filxhanë kafeje,
gjalpë 2 filxhanë kafeje,
pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.
Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm


Pergatitja:
Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kuzhina Shqiptare

#6

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 9:35 pm

Image

Kabuni me rrush të thatë

Për 4-5 persona duhen:
Oriz 1 gotë uji
lëng mishi 2 gota uji,
rrush i thatë 1 filxhan kafeje,
sheqer 1 filxhan caji,
gjalp 3-4 lugë gjelle.

Pergatitja: Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kuzhina Shqiptare

#7

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 9:58 pm

Image
Torte me Banane
Perdoret dhe me fruta te ndryshme....

Prezantimi
Petet e brumit:
6 vez?
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan gjalp te shkrire
2 luge kakao

Kremi per lyerje
1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i
zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje


Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni
ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen.
Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar
dhe gjashte luge sheqe,
ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta.
Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser
dhe i shtoni margarinen e shtypur mire,
vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur,
si dhe dy banane te shtypura.
Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate,
ndersa siper me kremin e fituar nga banane/ose me cokollate,
vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles.
Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos,
poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#8

Post by Sally » Wed Jun 24, 2009 3:57 pm

Image

Kasat prej Qershie

E nevojshme:
- 1-kg qershi
-300 gr biskvita
-3 qese puding cokollade
-250 gr sheqer
-1 liter qumesht
-200 ml hopla (whipped cream=shllag)

Pregatitja:
Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
E perziejme me luge te drurit. Qershit i heqim berthamen dhe i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej qershie. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#9

Post by Sally » Wed Jun 24, 2009 4:16 pm

Image

Sallata te ndryshme.



Sallate me kastravece

3 kastravece,
leng limoni,
3luge supe krem qumshti,
1luge supe majdanos i grire dhe kripe e piper.

1.Kastravecet qerohen e priten ne copa te medha.Pastaj futen per 1 min ne uje qe valon.Nxirren dhe lihen menjane te ftohen.
2.Kur te jene ftohur,priten ne copa me te vogla dhe siper tyre shtohet kremi i qumshtit,lengu i limonit,kripa dhe piperi.Perzihen mire dhe pastaj sperkaten me majdanozin e grire.Ftohen ne frigorifer per 30 min.Mund te shtohen edhe qepe te njoma te grira holle.




Sallate me laker te grire

1laker mesatare(vetem zemra),
2dege selino
4qepe te njoma,
2luge supe majoneze,
kripe dhe piper i kuq.

1.Zemra e lakres futet ne uje qe valon per 5 min:nxirret dhe lihet te ftohet.
2.Grihen holle te gjitha zarzavatet dhe perzihen mire.
3.Hidhet siper tyre kripa,piperi i kuq dhe majoneza.Perzihen me kujdes.




Sallate me panxhar te bardhe

1panxhar i bardhe,
sardele,
hudhra,
vaj kripe e piper.

1.Zgjidhet nje panxhar qe te mos kete fije ne brendesi dhe piqet ne furre.
2.Qerohet,pritet ne copa te holla dhe te vogla dhe vendoset ne nje sallatiere.
3.Hidhen siper sardele te prera ne copa te vogla dhe hudhra te grira.Shtohet kripe vaj e piper sipas deshires.



Sallate me mashurka te njoma

1/2kg mashurka te njoma,
1patate e madhe,
2qepe te njoma,
2luge supe vaj 1luge supe uthull,
3thelpinj hudhra,50g proshute,
majdanoz dhe kripe e piper.

1.Mashurkat e pastruara dhe patatja e qeruar hidhen te ziejne bashke ne nje tenxhere me uje te ftohte.
2.Mashurkat e ziera vendosen mbi nje sallatiere dhe mbi to patatja e copetuar.
3.Pergatitet salca:Shtypen mire hudhrat me kripen,shtohet piperi,uthulla dhe perzihen mire.Pastaj shtohet vaji dhe vazhdon perzierja derisa salca te behet kremoze.Ne fund shtohen qepet e grira holle dhe perzihen.
4.Salca e pergatitur hidhet me luge mbi sallate,pastaj hidhet majdanozi i grire holle dhe nese deshirohet shtohet proshuta e prere ne copa te vogla.





Sallate me oriz

125g oriz,
3 domate,
1/2kavanozi bizele,
4luge supe vaj,
1luge supe mustarde,
karkaleca deti te qeruar,
ullinj te zinj,1spec,2veze,
50g rrush i thate,
1e1/2 uthullkripe piper dhe majdanoz

1.Orizi hidhet ne nje tenxhere me uje me kripe qe valon dhe lihet te zieje per 15-20min sipas llojitte orizit.Pas zierjes,shperlahet me uje te ftohte dhe kullohet.
2.Zihen vezet fort dhe qerohen.
3.Qerohet speci dhe pritet ne feta te holla per se gjeri.
4.Priten domatet me katersh.
5.Ne nje sallatiere te madhe pergatitet salcaerzihen uthulla me kripen dhe piperin derisa te tretet kripa.Shtohet mustarda dhe rrihen bashke me to,pastaj edhe vaji dhe vazhdohet derisa salca te behet kremoze.
6.Mbi salce hidhen me radhe rizi,karkalecat,rrushi i thate,speci,bizelet e kulluara,dhe te gjitha keto perzihen mire.
7.Siper sallates vendosen vezet e prera me katersh,domatet,ullinjte dhe majdanozi.



Sallate e kuqe

150g oriz,
nje panxhar,
nje molle,
50g kackavall,
10 kokra arra,
1 grusht stafidhe dhe uthull dhe kripe.

1.Vihet orizi te zieje ne uje te kripur.
2.Pasi kullohet mire orizi,vendoset ne nje sallatiere me panxharin e kuq,mollen e prere ne copa te vogla,kackavallin e prere e kuba te vegjel,arrat e qeruara dhe stafidhet e lara.
3.Hidhet uthull dhe kripe.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#10

Post by Sally » Thu Jul 02, 2009 11:33 am

Image

Omelete me perime dhe djathe kackavall te grire


Përbërësit

* 2 kokrra veze
* gjysem speci jeshil
* ghysem speci kuq
* nje cerek domate
* pak qepe
* 2-3 kerpudha
* pak majdanoz
* djathe kackavall i grire ne rende

Pergatitja:

Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan qe nuk njgjit.hedhim perimet e grira ne copa te vogla dhe i skuqim duke i hedhur lart here pas here. Me pas hedhim vezet e rrahura dhe i hapim ne te gjithe siperfaqen e tiganit i shtojme djathin dhe majdanozin e me pas e palosim dhe e hedhim ne pjate.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#11

Post by Sally » Thu Jul 02, 2009 11:41 am

Image

Pastice me kime


makarona 300 g
mish i grire 200g
qepe 2 kokra
yndyre 3-4 luge gjelle
salce 1 luge gjelle
kripe,piper,dafine

PER SALCEN BESHAMEL DUHEN:
miell 2 luge gjelle
1 gote qumesht
1 koker veze
1 luge gjalpe

Pergatitja: makaronat zjejen njesoj si per pasticon me diathe,kullohen perseri mire dhe hidhen ne tave,perzihen mire me kimen dhe shtrohen ne taven te lyer me yndyre,rrafshohen mire dhe mbulohen me salcen meshamel e cila pergatitet duke kaurdisur miellin me gjalpe dhe qumesht.siper sperkatet me gjalpe dhe sipes deshires me djathe te bardhe ose kackavall te grire.piqet ne fure per 25-30 min dhe ndahet ne copa.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#12

Post by Sally » Thu Jul 02, 2009 11:45 am

Image

Byrek me presh



Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem.
Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.

Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.

Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset ne forme trekendeshi.

Pasi t’i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.

Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe … shijojini.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kuzhina Shqiptare

#13

Post by Adriana » Fri Jul 10, 2009 4:44 pm

Image

Dollma me laker

Për 4-5 persona duhen:
Lakër 1kg,
mish i grirë 200 gram
qepë 2 kokrra,
oriz 2 filxhanë kafeje,
krypë, piper.

Pergatitja: Lakra e bardhë pastrohet nga gjethet e dëmtuara dhe kocani, vendoset në tenxhere me ujë të vluar dhe krypë dhe zihet për 7-10 minuta derisa të zbutet pak. Pastaj i kullohet uji, i hapen gjethet dhe kërcinjtë e fortë. Në fillim të gjethes vendoset mbushja e cila mund të përdoret me perime të ndryshme si karrota, qepë, selino të përziera me oriz gjysëm të zier ose me kimë të përzier me oriz. Dollmat palosen në formë rruli duke i futur anët nga brenda. Në një tenxhere të cekët ato vendosen në 2 shtresa u shtohet pak ujë dhe lihen në zjarr të avashtë për 30 minuta.
Mbushja përgatitet me mish të grirë të pakaurdisur, duke e përzier me qepë të grira hollë, oriz gjysëm të zier, krypë dhe piper.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#14

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 10:42 am

Image

Pula me arra


Për 4-5 persona duhen:

Pulë 500-600 g.
-gjalpë 50g.
-arra 2 filxhane kafeje
-hudhra 1 kokërr,
-uthull 2 lugë gjelle,
-miell 1 lugë gjelle,
-kripë, piper.

Pergatitja: Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë
Last edited by Sally on Sat Sep 05, 2009 10:48 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuzhina Shqiptare

#15

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 10:45 am

Image
Pule e mbushur me oriz, me mish qengji


Perberesit per 4-6 persona:

e 1 pule
e 150 gr. mish qengji i grire
e 1 qepe e grire
e kanelle pluhur
e 50 gr. oriz
e 50 gr. fisteke
e 20 dcl leng pule
e vaj luledielli, kripe e piper.

Pergatitja:

Pastroni orizin dhe ziejeni ne lengun e pules. Ngrohni furren ne 210 grade celsius. Ne nje tigan, nxehni nje luge vaj dhe skuqeni lehte qepen e grire. Shtoni mishin e qengjit te grire dhe lereni te skuqet per disa minuta. Pastaj hidheni ne nje ene. Ne tigan piqni fisteket. Me pas bashkojini ne enen me qepen dhe mishin e grire. Shtoni kanelle, kripe, piper dhe perziejeni mire. Hidhini pak piper pules nga brenda pastaj mbusheni. Lidheni pulen me fill. Vendoseni pulen ne nje tave, hidhini piper dhe lereni te piqet per 50 min. Sperkateni rregullisht me lengun e zier qe mishi te rrije i bute. Servireni sa ta hiqni nga furra.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Kuzhina shqiptare/e huaj”