Page 2 of 2

Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 10:53 am
by Sally
Image

Mish pule me vez e limon

Nevojiten:

* 500 gr miell
* 3 vezë
* 500 gr mish i grirë
* 3 filxhan qumësht
* 100 gr kaçkavall
* 250 gr gjizë pa kripë
* 100 gr gjalpë, salcë domatesh
* 2 lugë miell
* 1 kokërr limon
* kripë, piper.

Pergatitja:

1 - Zihen brumi me një vezë dhe një filxhan qumësht. Ndahet në pjesë dhe hapen petë me trashësi 3-4 mm.
2 - Priten petët në copa me madhësi 15x7 cm dhe hidhen të ziejnë në ujin që valon. Kur dalin në sipërfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mënjanë.
3 - Përgatitet mbushja: skuqet mishi në 50 gr gjalpë, shtohet salca e domates e tretur nën ujë, kripa e piperi. Pasi të avullojë uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Përzihet mishi me gjizën dhe gjysmën e kaçkavallit.
4 - Mbushja e përgatitur hidhet me lugë të vogël në të gjitha petat e ziera, të cilat palosen 2 herë dhe vendosen në tavë.
5 - Përgatitet beshameli: 2 filxhanë me qumësht përzihen me 50 gr gjalpë dhe 2 lugë miell. Kjo masë vendoset në zjarr dhe përzihet derisa të marrë valë.
6 - Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lëngu i limonit dhe kripa. Përzihet mirë dhe hidhet sipër kaneloneve. Në fund hidhet pjesa tjetër e kaçkavallit. Piqen derisa të zënë një cipë të

Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:01 am
by Sally
Role me mish dhe spinaq



Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:04 am
by Sally
Mish pule ne menyre te veqante



Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:05 am
by Sally
Shniclla te pjekura me knedlla djathi



Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:09 am
by Sally
Embelsire: Torte Panama



Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:17 am
by Sally
Gjuvec me patate


Për 4-5 persona duhen:

Mish 500 g.
patate 1.5 kg.
Vaj 4-5 lugë gjelle,
qepë 1 kokërr,
salcë domate 1 lugë gjelle jo e plotë,
kripë, piper i zi,
spec i kuq,
majdanoz.

Perdorimi:

Mishi pritet në thela, skuqet me qepë, shtohet pak salcë domate ose domate të grira hollë, kripë, piper, dafinë, ujë sa të mbulohet mishi dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.
Ndërkaq përgatiten patatet të cilat pastrohen, lahen, priten në feta të rrumbullakëta me trashësi 1 cm dhe skuqen lehtë me yndyrë.
Në tavë vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripë, piper, pak spec i kuq dhe në fund lëngu i mishit. Tava lihet në furrë për gjysmë ore. Pasi hiqet gjyveçi, vihet në pjatë dhe spërkatet me lëngun e vet e majdanoz të grirë hollë

Re: Kuzhina Shqiptare

Posted: Sat Sep 05, 2009 11:20 am
by Sally
Image

Tave Elbasani


Për 4-5 persona duhen:

Mish 500 g.
gjalpë 2 lugë gjelle,
vezë 2 kokrra,
kos 3 gota uji,
miell 2 lugë gjelle,
oriz 1 lugë gjelle,
kripë.

Pergatitja:

Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe