Page 1 of 1

Sita e mbingarkuar.

Posted: Wed Mar 16, 2011 6:31 pm
by Hymniarber
Per shkak te mbingarkeses se serverit dhe numrit te jashtezakonshem te regjistremeve te spamerve, sita ka qene pothuajse e padisponueshme per me shume se 48 ore. Per te ndaluar kete kam qene i detyruar te caktivizoje gjithe 'bots' dhe te ndaloj rregjistrimet e reja, per nje afat te pacaktuar.
Ato do te fillojne pasi administratori teknik, te vendose per to.

Per gjithe ata qe duan te rregjistrohen, nderkohe, duhet te dergojne ne e-mailin e meposhtem:
admin@arberiaonline.com____________keto te dhena:
1. user name
2. password
3. e-mail
4. Nje mesazh te shkurter shoqerues, per te kuptuar qe nuk eshte rregjistrim automatik.
dhe nje nga administratoret, do te kryeje rregjistrimin per ju
Me pas ju mund te ndryshoni password, ne ate qe deshironi.
Falemnderit per mirekuptimin.

Re: Sita e mbingarkuar.

Posted: Thu Mar 17, 2011 4:53 pm
by Mendi
A mundesh ta shpjegosh pak me thjeshte se cfare problemi ka?

Re: Sita e mbingarkuar.

Posted: Thu Mar 17, 2011 5:21 pm
by Hymniarber
Ne patem nje numer prej disa qindra spamers, vetem ne nje moment te caktuar, qe deshironin te rregjistroheshin me metodat e tyre automatike, te cilat bene qe te bllokojne databasen, per nje kohe te gjate, sepse ato ngelen te fiksuara ne te. Kjo kerkonte nje rifreskim per te, por qe nuk mund te behet prej nesh, por vetem nga ana e teknikeve te serverit. Ne nga ana jone e lehtesuam serverin me menyra te tjera.