"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Më shumë se sa këshillë, do ta quaja thirrje!

Këtu mund të postoni vërejtjet tuaja, në rastet kur mendoni se moderimi karshi jush ka qenë i padrejtë, tendecioz dhe i njëanshem. Por, kujdes gjuhen që përdorni karshi moderatorëve. Vërejtja me një gjuhë e ashpër, nuk do të konsiderohet. Postoni këshillat tuaja dashamirëse, për të përmirësuar cilësine e forumit dhe mënyrën e moderimit.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Më shumë se sa këshillë, do ta quaja thirrje!

#1

Post by Phoenix » Mon Feb 22, 2010 12:45 am

Përshëndetje të gjithëve!

U bënë kohë që lexoj në këtë forum dhe mund të them me bindje se është bërë një punë jashtë zakonisht e mirë!
Herën e parë kam shkruar një vërejtje rreth qëllimit të forumit.

Këtë herë po shkruaj rreth pikës shtatë:" 7. Te kontriboje ne vendosjen e arberoreve mes racave te tjera dhe kombeve te tjere ne poziten qe ju takon."

Kam kohë që lexoj shkrimet në një forum që do ta quaja të krijuar nga studiues gjenetistë: http://www.community.haplozone.net/. Mjafton të shkruash Albania dhe të dalin shumë shkrime rreth saj.
Fatkeqësisht kam vënë re se vetë disa nga studiuesit që shkruajnë aty, kanë shumë njohuri nga ana gjenetike për sa i përket shqiptarëve, por dinë shumë pak nga historia dhe kultura jonë.
Edhe një temë e hapur për Illirinë e Lashtë është e kyçur, sepse nuk kish kush të sillte infot e duhura, apo një shpifës fyroms kish ndotur temën!
Madje dikush ,që këtu para disa ditësh bëri shumë zhurmë për fshirjen e shkrimeve, atje nuk kish qenë në lartësinë e duhur për të treguar vlerat dhe historinë e shqiptarëve.
-Po mendoja që anëtarë si Zeus10, Socio apo Orakulli, mund të kishin edhe këtë mision!
Mund të shërbenin për shpalosjen e burimeve rreth historisë së shqiptarëve dhe patjetër gjuhës në një forum të tillë.
Ata botojnë rreth gjenetikës, por ngatërrojnë shpesh historinë dhe nuk e dinë si është e vërteta në gadishullin tonë. Sikur Katapanon të lexonin, do të shihnin sa kuptim do të kishin përfundimet e tyre, që shpesh herë nuk arrijnë t'i shpjegojnë pse janë ashtu.
Fatkeqësisht nuk njohin më shumë se ç'u jep wikipedia.
-Dihet ky mision kërkon mund dhe kohë, por mendoj se është një mundësi që na jepet në këto kohëra. Gjithashtu edhe materiali që mblidhet të shërbejë si një referencë ku ata që kanë dëshirë për të njohur më shumë rreth shqiptarëve mund të përdorin këto faqet e forumit tonë! Mendoj se është më mirë dhe më e lehtë të qartësohen ata që botojnë, sesa ata që kanë probleme me leximin, le më të tjerat pastaj!
Nuk është e rëndësishme që dikush të ketë njohuri të thella rreth gjenetikës, e rëndësishme është që të bashkërendohen të dhënat e gjenetikës me ato të kulturës dhe historisë kur bëhet fjalë për shqiptarët!

Falemiderit

P.s Nëse keni nevojë për njohuri themelore rreth gjenetikës mund të shikoni këtë faqe:
http://learn.genetics.utah.edu/

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4130
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Më shumë se sa këshillë, do ta quaja thirrje!

#2

Post by Zeus10 » Mon Feb 22, 2010 4:08 pm

Falemnderit Phoenix.
Une kam qene anetar i atij forumi(double helix), por nuk marr me pjese ne te, sepse moderatoret jo vetem qe fshijne postimet, por fshijne gjithe temen kur jepen fakte te rendesishme. Kjo me ndodhi mua ne dy tema, dhe nuk me duket e arsyeshme te harxhoj kohe ne nje forum ku nuk respektohet mendimi.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Më shumë se sa këshillë, do ta quaja thirrje!

#3

Post by Phoenix » Mon Feb 22, 2010 4:36 pm

Atëherë, keni të drejtë ju!
Nuk duhet humbur kohë me ata që nuk respektojnë mendimin.
Nuk ka ç'të them më tjetër!
Gjithë të mirat

Post Reply

Return to “Vërejtje për moderimin, këshilla.”