"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

100 betejat që konsiderohen nga historianë e specialistë si disa ndër më të rëndësishmet e njerëzimit.

Ky është forumi ku mund të diskutoni per historinë e gjithë kontinteve, racave që kanë jetuar në to, luftrat, dinastitë, pushtimet, perandorite, organizimet sociale politike etj.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

100 betejat që konsiderohen nga historianë e specialistë si disa ndër më të rëndësishmet e njerëzimit.

#1

Post by Adriana » Thu Nov 05, 2015 9:48 am

“Çmimi final që synoj është paqja”, ka thënë dikur Winston Churchill. Dhe askush më mirë se një ushtar, nuk e di vlerën e këtij çmimi, sepse askush nuk e njeh më mirë se një ushtar përbindëshin e quajtur luftë. Luftërat kanë shoqëruar njerëzimit që në fillim të krijimit të tij. Arsyet që kanë çuar në luftë kanë qenë të ndryshme, por gjithnjë kanë mbështjellë boshtin e etjes për pushtet e dominim nga njëra anë dhe dëshirës e nevojës për liri e paqe nga pala tjetër.
Në këtë speciale, revista “TIME” sjell 100 betejat që konsiderohen nga historianë e specialistë si disa ndër më të rëndësishmet e njerëzimit. Beteja, si një fragment i rëndësishëm e me raste vendimtar i një lufte më të madhe është një çast specifik luftimi ndërmjet dy a më shumë grupeve. Ndërkohë që fushatat ushtarake dhe luftërat udhëhiqen nga strategjitë, betejat janë skena ku aplikohen taktikat. Strategu gjerman Carl von Causewitz ka theksuar se “angazhimi i betejës për të fituar fundin e luftës” është esenca e strategjisë.


1. Beteja e Granicusit, viti 334 Para Krishtit

Beteja e lumit Granicus në maj të vitit 334 Para Krishtit ishte e para e tre betejave të mëdha, që u zhvilluan ndërmjet Aleksandrit të Madh dhe Perandorisë Perse. E zhvilluar në verilindje të Azisë, ishte pikërisht aty vendi në të cilin Aleksandri i Madh mundi forcat perse.

2. Beteja e Dyrrahut, viti 48 Para Krishtit

Beteja e Dyrrahut u zhvillua më 10 korrik të vitit 48 Para Krishtit, ndërmjet Pompeit dhe Çezarit. Pasi kishte fituar ndaj njerëzve të Pompeit në Spanjë, Çezari vendosi të kapërcente detin Adriatik për ta sulmuar atë në Dyrrah (Durrësin e sotëm). Çezari nuk arriti të fitonte, por u tërhoq duke shpëtuar për një fije jetën e tij.

3. Beteja e Syllaeum, viti 677

Beteja detare e Syllaeum ka nisur në vitin 677 në afërsi të Syllaeum. Lufta ka qenë mes arabëve dhe Perandorisë Bizantine. Në 677 arabët janë hedhur në sulm përgjatë ishullit Anatolia, në detin e Marmara, duke bërë kështu edhe rrethimin e vet.

4. Beteja e Kostandinopojës

Perandori i Bizantit, Kostandini IV, e dërgoi flotën e tij në afërsi të Sileumit për të takuar atë arabe, por kjo flotë u shkatërrua nga ajo greke. Kjo solli automatikisht edhe fitoren e Perandorisë Bizantine.

5. Beteja e Tuluzës, viti 721

Beteja e Tuluzës daton në vitin 721. Vendi në të cilin është zhvilluar kjo betejë është Tuluza, e cila i përket Francës. Protagonistët e kësaj lufte kanë qenë francezët dhe ushtrisë umaiade të Kalifatit, të drejtuar nga Al-Samh in Malik al-Khaëalani dhe përfundoi me fitoren franceze.

6. Beteja e Versinikias, 813

Beteja e Versinikias ka marrë emrin lufta që daton në vitin 813, midis Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare. Vendi, në të cilin është zhvilluar kjo betejë është një qytet që sot i përket Turqisë. Edhe pse ishin të paktë në numër, bullgarët ishin fitues.

7. Beteja e Edingtonit, 878

Daton në maj të vitit 878 beteja që mban emrin Edington. Vendi në të cilën luftuan danezët dhe anglezët ishte në afërsi të Edingtonit në qytetin e Ujltshajerit, në jugperëndim të Anglisë. Në shekullin IX danezët pushtuan Anglinë, duke shtyrë dhe duke nxitur anlgo-saksonët. Mbreti i vikingëve më pas u pagëzua në kishë të krishterë.

8. Beteja e Gisors, 27 shtator 1198

Ka qenë një luftë midis Rikardit I të Anglisë dhe Filip Augustit të Francës. Konflikti i hershëm ka rifilluar pas një armëpushimi midis dy mbretërve. Të dy mbretërit pushtuan dhe grabitën territore të njëri-tjetrit dhe lufta midis tyre vazhdoi derisa anglezët fituan kundrejt francezëve duke kapur rob shumë ushtarë.

9. Beteja e Klokotnitsës, 1230

Beteja e Klokotnitsës ka ndodhur më 9 mars të vitit 1230, në afërsi të fshatit Klokotnitsa (sot në provincën Haskovo, Bullgari). Perandoria e dytë bullgare shfaqet si një nga më të fuqishmet në Evropën Lindore dhe si një fuqi e despotit të Epirit të venitur. Betejat janë konsideruar shpeshherë nga historianët si më të suksesshmet në historinë ushtarake bullgare.

10. Beteja e Adrianoples, 1254

Beteja e Adrianople u zhvillua në vitin 1254 ndërmjet Perandorisë Bizantine dhe Bullgarisë. Edhe pse ushtria bullgare shënonte shumë suksese dhe ishte cilësuar si një nga me të mirat në Evropën Lindore, në këtë vit ajo pësoi humbje të mëdha ndaj Perandorisë Bizantine që i rrëmbeu fronin.

11. Beteja e Bafeusit, 1302

Beteja e Bafeusit u zhvillua më 27 qershor të vitit 1302, midis ushtrisë osmane të drejtuar nga Osmani I dhe ushtrisë bizantine.
Bizantinët, të cilët ishin plaçkitur dhe sulmuar shumë herë nga osmanët, kishin në dispozicion armatime shumë të mira kësaj here duke mos lejuar që ushtria osmane të merrte fortesat kryesore.

12. Beteja e Pelekanonit, 1329

Beteja e Pelekanon ose e Pelekanos u zhvillua në vitin 1329 midis Perandorisë Bizantine të udhëhequr nga Andronikusi III dhe ushtrisë Osmane të drejtuar nga Orhani I. Ushtria bizantine e udhëhequr nga Andronikusi III u përball me humbjen në qytetin e Antalias.

13. Beteja e Fushë-Kosovës, 1389

Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion anti-osman. Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Beteja u zhvillua ndërmjet 100 mijë ushtarëve osmanë dhe 40 mijë ushtarë ballkanas.

14. Beteja e Rovines, 1395

Është një nga betejat më të rëndësishme në historinë e hershme rumune. Beteja u zhvillua në 17 maj 1395, midis ushtrisë të drejtuar nga Voivod Mirkea dhe asaj osmane të udhëhequr nga sulltan Bajazidi I. Pavarësisht numrit të vogël të ushtarëve, ushtria rumune arriti të thyejë atë osmane.

15. Beteja e Ankarasë, 1402

Beteja e Ankarasë ose e quajtur ndryshe edhe beteja e Angoras, daton më 20 qershor të vitit 1402. Vendi ku është zhvilluar kjo betejë është fusha e Çubukut. Dy protagonistët e kësaj lufte janë forcat osmane, të cilat ishin të drejtuara nga sulltan Bajazidi I dhe forcat turko-mongole të Timurit që fituan betejën.

16. Rënia e Kostandinopojës, 1453

Rënia e Kostandinopojës erdhi si pasojë e pushtimit të Perandorisë Bizantine nga ajo osmane më 29 maj të vitit 1453. Kjo ngjarje shënon fundin e politikës së Perandorisë Bizantine. Rënia e Kostandinopojës përshpejtoi eksodin shkollor të grekëve bizantinë duke shkaktuar hyrjen në masë të studimeve klasike greke në Rilindjen Evropiane.

17. Beteja e Vasluit, 1475

Beteja e Vasluit u zhvillua më 10 janar të 1475 midis Stefanit III të Moldavisë dhe ushtrisë osmane. Beteja u zhvillua në afërsi të qytetit të Vasluit, në Moldavi. Trupat osmane që ishin 120 mijë u ndeshën me 40 mijë trupa moldave. Por në këtë betejë edhe pse të paktë në numër, moldavët dolën fitimtarë.

18. Beteja e Otrantos, 1480

Më 28 qershor të vitit 1480, flota osmane mbërriti në afërsi të Otrantos së sotme. Më 11 gusht muret e kështjellës ranë pasi u gjuajtën me topa duke shkaktuar humbjen e ushtarëve. Më pas flota detare sulmoi Viesten. Pavarësisht se në avantazh, ushtria osmane pësoi humbje.

19. Beteja e fushës së Krbavës, 1493

Beteja e fushës së Krbavës kishte si protagonistë mbretërinë kroate dhe atë osmane. Beteja u zhvillua në jug të Kroacisë, në vitin 1493. Trupat osmane mbërritën në lumin Neretva dhe morën në dorë Herzegovinën në vitin 1482. Të gjitha këto pushtime sollën më pas edhe rënien e mbretërisë kroate.

20. Beteja e Lepantos, 1500

Beteja e dytë e Lepantos (sot gjiri i Patras, në Greqi) u zhvillua në gusht 1500 gjatë luftës turk-veneciane të viteve 1499-1503. Sulmet e trupave turke arritën në territorin venecian në veri të Italisë dhe, në 1503, Venecia u detyrua të kërkonte paqe, duke pranuar kushtet turke.

21. Rrethimi i Rodesit, 1522

Rrethimi i Rodesit në 1522-shin ishte orvatja e dytë e suksesshme e Perandorisë Osmane për të dëbuar kalorësit e Rodosit nga ishulli, duke forcuar dhe siguruar kontrollin osman në lindjen e Mesdheut. Trupat turke komandoheshin nga Mustafa Pasha dhe më vonë mbërriti vetë sulltan Sulejmani.

22. Beteja e Gavinanës, 1530

Beteja e Gavinanës u zhvillua më 3 gusht të 1530 mes qytetit të Firences dhe forcave të Perandorisë Romake. Forcat perandorake që drejtoheshin nga Filibert of Shalon u pajisën më pas me përforcime të drejtuara nga Fabricio Maramaldo. Fillimisht forcat fiorentine ishin në avantazh, por nuk u bënë dot ballë forcave shtesë.

23. Beteja e Lepantos, 1571

Beteja e Lepantos u zhvillua më 7 tetor 1571, kur një flotë e Lidhjes së Shenjtë, koalicion i përbërë nga Republika e Venecias, Papati, Spanja, Republika e Gjenovës, Dukati i Savojës etj., mundi në mënyrë bindëse flotën kryesore të ushtrisë osmane.

24. Battle of Lutter

Beteja e Lutter (Lutter am Barenberge) u zhvillua në vitin e tretë të luftës, më 27 gusht të 1626-s. Protagonistët e kësaj beteje ishin forcat Protestante Kristiane IV të Danimarkës dhe ato të Lidhjes Katolike. Lutter am Barenberge shtrihet në jug të qytetit modern Salzgitter, më pas ishte brenda qarkut Perandoria të Saksionisë së Poshtme dhe tani është në Gjermaninë Perëndimore. Trupat Kristiane IV u mundën nga Perandori Ferdinand II.

25. Beteja e Ixhhillit (Edgehill), 1462

Beteja e Ixhhillit është beteja e parë e egër e luftës civile angleze që do të njihej si “Lufta e Trëndafilave”. Beteja u zhvillua në jug të Uorkshajerit ndërmjet Jorkut dhe Lankasterit, në tetor 1642. Fitorja e Jorkut zbehu ëndrrat për një fitore të shpejtë në luftë dhe e zgjati luftën civile edhe për katër vjet të tjera.

26. Beteja e Mohakëve (1687)

Beteja e dytë e Mohakëve u luftua mes sulltanit turk Muhamedit të katërt dhe perandorit Leopoldi I nga dinastia austriake e Habsburgëve, e komanduar nga Çarlsi i Loreinës. Habsburgët fituan duke shkatërruar ambicien e turqve për të depërtuar më thellë në Evropë.

27. Beteja e Karilonit (1758)

Beteja e Karilonit u zhvillua në Fort Karilon, në buzë të liqenit Kamplain, aty ku ishte dikur kufiri mes kolonive britanike të Nju-Jorkut dhe kolonive franceze të Kanadasë. Lufta përfundoi me fitore të garnizonit francez kundër ushtarëve britanikë.

28. Beteja e Long Ajlend, 1776

Beteja e Long Ajlend është gjithashtu e njohur si beteja e Bruklinit, e cila u zhvillua më 27 gusht 1776 dhe ishte e para betejë e madhe në luftën revolucionare amerikane që pasoi shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo ishte para betejë në të cilën përfshihej një ushtri e Shteteve të Bashkuara.

29. Beteja e Karansebesit, 1788

Beteja e Karansebesit u zhvillua mbrëmjen e 17 shtatorit 1788, mes pjesëve të ndryshme të një ushtrie austriake, e cila po zhvillonte një spiunim për forcat e ushtrisë Perandorisë Osmane. Dy ditë më vonë ushtria osmane mbërriti. Ata zbuluan jo më pak se 10 mijë ushtarë të vrarë e të plagosur.

30. Beteja e Basanos, 1796

Beteja e Basanos u zhvillua në 8 shtator 1796, gjatë luftës revolucionare franceze, në provincën italiane të Venecias, mes forcave franceze të Bonapartit dhe atyre austriake të Kontit Urmser. Beteja përfundoi me fitoren e francezëve, austriakët u braktisën artilerinë dhe bagazhet e tyre.

31. Beteja e Rivolit, 1797

Beteja e Rivolit ishte fitore kyçe në fushatën e parë franceze në Itali, kundër Austrisë. 23 mijë francezët e Bonapartit arritën të mposhtnin 28 mijë austriakë nën gjeneralin Alvinxi, duke mbyllur orvatjen e katërt e të fundit të austriakëve për të çliruar kështjellën e tyre të rrethuar të Manuas.

32. Beteja e Piramidave, 1798

Beteja e Piramidave, e njohur ndryshe si beteja e Embabehut, u zhvillua në 22 korrik 1798 mes ushtrisë franceze në Egjipt, nën drejtimin e Napoleon Bonapartit dhe forcave mamluke. Ajo ishte një betejë në të cilën Napoleoni përdori një nga aftësitë e tij taktike, divizionin masiv në formë katrori.

33. Rrethimi i El Arishit, 1799

Franca mori nën kontroll El-Arishin. Në 2 janar Jezar Pasha dërgoi 4 mijë ushtarë dhe tre topa, nën komandën e Abdullah Pashës së Damaskut, për të siguruar Kalat el-Arishin. Humbjet franceze: 200 të vrarë, 300 të plagosur. Humbjet turke: 500 të vrarë, të plagosur e të kapur.

34. Beteja në Gjirin Algeciras, qershor 1801

Beteja e Gjirit Aleciras i referohet dy betejave të ndara në qershor 1801 mes flotave aleate franko-spanjolle dhe britanikëve pranë Gjibraltarit. Në sulmin e parë një anije britanike u zu rob nga francezët. Në betejën e dytë dy anije spanjolle u shkatërruan dhe britanikët zunë një anije franceze.

35. Beteja në Tripoli Harbor, 1803

Beteja në Tripoli Harbor ishte një bllokadë detare që ndodhi gjatë Luftës së Parë barbarike mes marinsave të Shteteve të Bashkuara dhe forcave të Tripolit. Kapiteni Edward Preble mori komandën e skuadronit amerikan të Mesdheut në vitin 1803. Kjo ngjarje pasoi shumë të tjera që luajtën rol në luftën e ardhshme të vitit 1812.

36. Beteja në Derne, 1804

Beteja në Derne ishte një fitore vendimtare e ushtrisë mercenare të drejtuar nga marinsat amerikanë mbi forcat e kombit Barbary të Tripolit gjatë Luftës së Parë Barbare. Uilliam Eaton u kthye në Mesdhe me titullin “Agjenti Detar” i Shteteve Barbare në vitin 1804. Kjo i jepte të drejtë të mbronte trashëgimtarin e fronit të Tripolit, Hamet Karamanli, i cili ishte rrëzuar nga i vëllai.

37. Beteja e Ulm-it, 1805

Beteja e Ulmit (16-19 tetor, 1805) ishte një seri përleshjesh në fund të fushatës së Bonapartit në Ulm, që kulmoi me dorëzimin e tërë ushtrisë austriake pranë Ulm-it, në Urtemberg. Napoleoni kishte 177 mijë trupa në Bolonjë, gati të sulmonin Anglinë. Fushata e Ulmit konsiderohet një prej shembujve më të mirë të lëvizjes strategjike në historinë ushtarake.

38. Beteja në Zeland Point, 1808

Në këtë betejë Britania mund Danimarkën dhe Norvegjinë. Anija daneze e linjës së “Prins Christian Frederik” ishte stacionuar në Kristiansan, Norvegji, në 7 gusht 1807 dhe patrullonte ujërat mes Norvegjisë dhe Danimarkës, ku Britania kishte vënë bllokadë. Në shkurt, 1808 Anglia dërgoi me dhjetëra anije të tjera për ndihmë dhe anija daneze ngriu në ujërat pranë Kristiansand.

39. Rrethimi i Detroitit, 1812

Forcat amerikane iu dorëzohen britanikëve gjatë luftës së 1812-ës. Rrethimi i Detroitit, e njohur edhe si Dorëzimi i Detroitit, ishte një humbje turpëruese për amerikanët në fillimet e luftë së 1812-ës. Beteja iu kushtoi amerikanëve një ushtri të tërë dhe ndali pushtimin e planifikuar të Kanadasë, gjë që ishte një pjesë thelbësore në strategjinë amerikane të luftës.

40. Lufta e vitit 1812

Lufta e vitit 1812 mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe kolonive të saj, veçanërisht në Kanadanë e sipërme (Ontario), Kanadanë e poshtme (Quebec), Nova Skotia, Bermunda dhe Newfoundland. Lufta zgjati nga 1812-1815, edhe pse traktati i paqes u nënshkrua në vitin 1814. 1600 trupa britanike dhe 2260 trupa amerikane humbën jetën.

41. Beteja e Kombeve, 1813

Beteja në Leipzig (16-19 tetor, Beteja e Kombeve) ishte lufta ku Napoleoni pësoi humbjen më të madhe në betejat e mëdha të Luftërave Napoleonike. U luftua në tokën gjermane dhe përfshiu trupa gjermane në të dyja palët, pasi një proporcion i trupave të Napoleonit vinte nga Konfederata Gjermane në Rhine. Konsiderohet beteja më e madhe në Evropë para Luftës II Botërore ku u përfshinë 5000 trupa.

42. Beteja në Motmartre, 1814

Beteja në Montmartre ndodhi më 30 mars, 1814 mes forcave aleate dhe forcave të Perandorisë Franceze të Napoleonit. Aleatët dolën fitimtarë, hynë në Paris dhe si rezultat Napoleoni shumë shpejt u detyra të abdikojë. Vetëm 23 mijë trupa e mbrojtën Parisin kundër aleatëve. Marmont nisi negociatat me Aleatët dhe Napoleoni u dëbua në Elba, por u kthye në Francë një vit më vonë.

43. Beteja e Vaterlosë, 1815

Beteja e Vaterlosë më 18 qershor 1815, ishte beteja e fundit e Napoleon Bonapartit. Mundja e tij gjithashtu shënoi periudhën e njohur si Njëqind Ditët, e cila filloi në mars 1815, pas kthimit të Napoleonit nga Elba. Pas kthimit të tij, shumë shtete që i kishin rezistuar sundimit të tij formuan Koalicionit e Shtatë dhe mobilizuan ushtritë për ta mundur. Fusha e betejës sot ndodhet 12 kilometra larg Brukselit.

44. Beteja në Cacabuko, 1817

Beteja e Cacabuko-s ndodhi gjatë Luftës së Kilit për Pavarësi, më 12 shkurt, 1817. Ishte një mposhtje për gjeneralin kapiten të Kilit, që qeveria e kontrolluar nga Spanja vendosi pas ndarjes së nënmbretit të Perusë. Kili çlirohet nga Spanja me një ushtri prej 6 mijë burrash, 1200 kuajsh dhe 22 kanonesh.

45. Beteja e Carabobo-s, 1821

Beteja e Carabobo-s u luftua më 24 qershor 1821 mes luftëtarëve të pavarësisë, të drejtuar nga Simon Bolivar dhe forcave të mbretërisë, të drejtuara nga marshalli i fushës Miguel de La Torre. Simon Bolivar mund ushtrinë spanjolle në Carabobo, duke siguruar pavarësinë e Venezuelës.

46. Lufta Greke e Pavarësisë, 1821

Lufta Greke e Pavarësisë 1821–1829) njihet edhe si Revolucioni Grek dhe ishte një luftë e suksesshme që solli pavarësinë nga Perandoria Otomane. Pas një përleshjeje të gjatë dhe të përgjakshme, me ndihmën e Fuqive të Mëdha, pavarësia u arrit nga Traktati i Kostandinopojës në qershor 1831. Grekët ishin të parët që u çliruan nga pushteti otoman. 25 marsi (1821) është ditë feste në Greqi.

47. Revolucioni i Teksasit, 1835

Revolucioni i Teksasit ose Lufta e Pavarësisë së Teksasit u zhvillua më 2 tetor – 21 prill 1836 mes Meksikës dhe një pjese të Teksasit që ishte në zotërimin e shteti meksikan, Coahuila y Tejas. Armiqësitë filluan në vitin 1835 kur u hodh poshtë Kushtetuta e viti 1824. Lufta filloi me betejën e Gonzalesit dhe përfundoi me betejën në San Jacinto, me fitoren e Teksasit.

48. Beteja e Magenta-s, 1859

Beteja e Magenta-s ndodhi më 4 qershor, 1859 gjatë Luftës së Dytë Italiane për Pavarësi, që rezultoi me fitoren franko-sardiniane nën Napoleonin III kundër austriakëve me marshallin Ferencz Gyulai. Beteja nuk ishte e madhe, por vendimtare për fitoren e franko-sardinianëve. Marie Edme Patrice Maurice de MacMahon (1808-1893) u bë Duka e Magentas, për rolin në betejë dhe më vonë presidenti i Republikës Franceze.

49. Lufta Civile Amerikane, 1861-1865

Lufta Civile Amerikane ishte një luftë civile mes SHBA-së (Unioni) dhe shteteve skllave të jugut të Konfederatës të Shteteve të Amerikës, nën Jefferson Davis. Unioni përfshinte të gjitha shtetet e lira dhe 5 shtete skllavopronare të drejtuara nga Abraham Lincoln dhe Partia Republikane, që kundërshtonte zgjerimin e skllavërisë. Beteja e rëndësishme ishte ajo në Fort Sumpter, 12 prill.

50. Beteja në Calatafimi, 1860

Beteja në Calatafimi ndodhi më 15 maj 1860 dhe solli fitoren e Garibaldit mbi trupat napolitane. Më 11 maj mblodhi një mijë vullnetarë (Këmishëkuqtë); më 15 maj mundi 3 mijë trupa të garnizonit francez burbon dhe ditën tjetër e deklaroi veten diktatori i Sicilisë (Victor Emmanuel II i Italisë).

51. Lufta austriake-prusiane, 1866

Lufta austriake-prusiane u luftua në vitin 1866 mes Perandorisë Austriake me aleatët gjermanë dhe Italisë nga ana tjetër. Rezultoi me dominimin prusian mbi shtetet gjermane. Në Gjermani dhe Austri quhet “Lufta Gjermane”, “Lufta e vëllezërve”. Në unifikimin italian quhet Lufta e Tretë për Pavarësi.

52. Lufta e Aleancës së trefishtë

Lufta e Aleancës së Trefishtë, e njohur si Lufta Paraguaiane, u luftua nga 1864-1870. Ishte lufta më e përgjakshme në historinë e Amerikës së Jugut. U luftua mes Paraguait dhe shteteve aleate të Argjentinës, Brazilit dhe Uruguait. Shkaqet ishin efektet pas kolonizimit të Amerikës Latine, interesat britanike në krahinë dhe ambiciet për zgjerim të presidentit të Paraguait.

53. Lufta franko-prusiane, 1870

Lufta franko-prusiane apo lufta franko-gjermane ishte një konflikt mes Francës dhe Prusisë, e cila mbështetej nga Konfederata gjermano veriore dhe shtetet e Gjermanisë jugore të Badenit, Urtembergut dhe Bavarisë. Fitorja gjermane solli unifikimin e saj nën mbretin Uilliam I i Prusisë dhe rënien e Napoleonit të III-të.

54. Pushtimi i Gjirit të Guantanamos, 1898

Pushtimi i Gjirit të Guantanamos ndodhi më 6-10 qershor 1898 gjatë Luftës spanjolle-amerikane, kur forcat amerikane dhe kubaneze pushtuan zonën strategjike të Gjirit të Guantanamos, Kubë dhe morën kontrollin nga forcat spanjolle. Pushtimi ishte instrumental në betejën e Santiago de Cuba dhe pushtimit të mëvonshëm të Puerto Rico-s.

55. Beteja e Manilës, 1898

Në betejën e Manilës (Lufta spanjolle-amerikane, 25 qershor-15 gusht) forcat amerikane marrin kryeqytetin e Filipineve nga spanjollët. Beteja e Manilës ishte një luftë e shkurtër mes SHBA-së dhe Spanjës gjatë luftës spanjolle-amerikane. Traktati i Parisit u nënshkrua në dhjetor. 109 ditë pas luftës, ky traktat i dha SHBA-së zotërim të kolonive të mëparshme spanjolle, Puerto Rico, Filipinet dhe Guam-in.

56. Lufta filipino-amerikane, 1899

Kjo luftë ishte një konflikt i armatosur mes SHBA-së dhe Republikës së Parë Filipinase filluar mes vitit 1899 deri në vitin 1902, që lindi nga një luftë politike në Filipine kundër pushtimit amerikan. Konflikti përfundoi më 4 qershor 1902, por trupat amerikane vazhduan armiqësitë kundër mbeturinave të Ushtrisë Filipinase dhe grupeve të tjera të rezistencës deri në 1913.

57. Beteja e Port Arthur, 1904

Beteja e Port Arthur (8-9 shkurt, 1904) ishte fillimi i betejave të Luftës Ruso-Japoneze. Filloi gjatë natës me anë të sulmeve të papritura nga shkatërruesit japonezë mbi flotën ruse, të ankoruar në Port Arthur, Manchuria dhe vazhdoi me sulmet në tokë në mëngjesin tjetër. Beteja përfundoi pa asnjë rezultat dhe u rinis në maj, 1904.

58. Beteja e Mukden, 1905

Beteja e Mukden ishte beteja e fundit më e madhe në tokë e Luftës Ruso-Japoneze nga 20 shkurti më 10 mars, 1905, mes Japonisë dhe Rusisë pranë Mukden në Manchuria. Qyteti tani quhet Shenyang, kryeqyteti i provincës Liaoning në Kinë. Forcat ruse numëronin 410 mijë, ndërsa ushtria japoneze numëronte 450 mijë persona.

59. Beteja në Sarantaporo, 1912

Beteja në Sarantaporo ndodhi më 9-10 tetor. Ishte beteja e parë mes grekëve dhe ushtrive otomane në Luftën e Parë të Ballkanit dhe rezultoi me fitoren e grekëve. Gjatë vitit 1912, tensionet u rritën në Ballkan mes shteteve të krishtera, Liga e Ballkanit dhe Perandorisë Otomane. Më 25 shtator Mali i Zi deklaroi luftë i ndjekur nga Bullgaria dhe Serbia më 4 tetor.

60. Beteja në Bitola, nëntor 1912

Beteja e Bitolas ndodhi pranë Bitolas nga 16-19 nëntori 1912. Ishte pjesë e Luftërave Ballkanike. Ushtria serbe mundi ushtrinë otomane dhe hynë në Bitola në 19 nëntor. Me këtë pushim serbët kontrolluan Maqedoninë jug-perëndimore dhe qytetin e rëndësishëm të Ohrit. Pas betejës së Bitolës i erdhi fund sundimi pesëshekullor i otomanëve në Maqedoni.

61. Beteja në Kresna Gorge, 1913

Beteja në Kresna Gorge mes grekëve dhe bullgarëve gjatë Luftës së Dytë Ballkanike. Beteja zgjati dhjetë ditë, mes 29 qershorit dhe 7 gushtit 1913. Bullgarët ndalën progresin grek, arritën ta rrethonin ushtrinë greke dhe ruajtën bllokadën e tyre për katër ditë. Shkatërrimi i grekëve u parandalua nga bisedimet paqësore dhe nënshtrimin e Traktatit të Paqes të Bukureshtit.

62. Beteja e Tannenberg-ut, 1914

Beteja e Tannenberg-ut ishte një luftë vendimtare mes Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Gjermane në ditët e para të Luftës së Parë Botërore, mes 17 gushtit dhe 2 shtatorit 1914 pranë Allenstein. Beteja rezultoi në shkatërrimin përfundimtar të Ushtrisë së Dytë ruse. Një seri humbjes bëri që Rusia mos ta marrë veten deri në pranverë të 1915-ës.

63. Beteja në Liege, gusht 1914

Beteje në Liege ishte hapja e pushtimit gjerman në Belgjikë dhe beteja e parë e Luftës së Dytë Botërore. Rrethimi i qytetit filloi më 3 gusht dhe zgjati deri më 5-16 gusht, kur fortesa u dorëzua. Ndërsa Gjermania Perandorale i trembej një lufte të gjatë kundër Francës dhe Perandorisë Ruse, u përdor plani “Schlieffen” për të mundur Francën.

64. Beteja e Lorenës, 1914

Beteja e Lorenës u zhvillua në gusht të vitit 1914, ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Beteja ra në rrugë qorre deri më 24 gusht, kur u Gjermania bëri një ofensive të kufizuar. Duke qenë se francezët ishin paralajmëruar më parë për sulmin, fitorja e gjermanëve nuk ishte domethënëse. Luftimet vazhduan deri në fund të muajit dhe Gjermania fitoi.

65. Beteja e Xhadarit, 1914

Njihet si beteja e Xhadarit, pasi pjesa më e madhe e luftimeve u zhvillua pranë grykëderdhjes së këtij lumi. Një prej betejave të para të Luftës së Parë Botërore, ajo shënoi fitoren e parë të aleatëve në luftë. Beteja u zhvillua ndërmjet ushtrisë Austro-hungareze dhe forcave serbe.

66. Beteja Staluponen, 1914

Beteja e Staluponenit, ndërmjet ushtrisë ruse dhe asaj gjermane, më 17 gusht 1914 ishte beteja hyrëse e Luftës së Parë Botërore në frontin lindor. Shkaku i betejës ishte përpjekja e Rusisë për të pushtuar Prusinë Lindore. Pas taktikave agresive të gjeneral Hermann von Francois për mbrojtjen e provincës gjermane, rusët u tërhoqën në kufi.

67. Betejat e Monsit, 1914

Beteja e Monsit, ishte veprimi i parë madhor i Forcave Britanike të Ekspeditës (BEF) në Luftën e Parë Botërore. Pesha e ushtrisë gjermane që po avanconte drejt Parisit ra në forcat e vogla në numër britanike, të cilat u vendosën në një front 32 kilometra përgjatë kanalit Mons-Monde.

68. Beteja e Lembergut, 1914

Beteja e Lembergut ishte një betejë madhore ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarsië, në fazën e hershme të Luftës së Parë Botërore. Në këtë betejë rusët morën fortesën e Lembergut, ku dhe u bënë pritë forcave austro-hungareze. Komandanti rus Nikolai Ivanov vendosi dy ushtri ruse nga jugu e dy të tjera që do të sulmonin nga veriu, duke thyer trupat kundërshtare.

69. Beteja e Heligoland Bajtit, 1914

Beteja e parë e Helogoland Bajtit (Heligoland Bight) ishte beteja e parë detare e Luftës së Dytë Botërore dhe u zhvillua më 28 gusht 1914, kur britanikët planifikuan të sulmonin patrullat gjermane në bregun verilindor gjerman. Beteja përfundoi me fitoren e Britanisë e cila humbi vetëm 35 ushtarë në krahasim me 1242 gjermanë.

70. Beteja e lumit Vistula, 1914

Beteja e lumit Vistula, e njohur gjithashtu edhe si beteja e Varshavës, ishte një fitore ruse kundër Perandorisë Gjermane në frontin lindor, gjatë Luftës së Parë Botërore. Beteja u zhvillua pranë Varshavës dhe ushtria ruse nën komandën e gjeneralit Nikolai Ruzsky mundi forcat gjermane nën drejtimin e August von Mackensen.

71. Beteja e fortesës Fao, 1914

Beteja është zhvilluar mes forcave britanike dhe atyre të osmane. Britanikët sulmuan fortesën osmane Fao në gjirin Persik, në mënyrë që të mund të fitonin kontroll në pjesën e gjirit që dominohej nga forcat osmane. Me fitoren britanike, forcat osmane nuk kontrollonin më asnjë pjesë të Gjirit Persik.

72. Ofensiva e Suezit, 1915

Ofensiva e parë e Suezit ishte një sulm i iniciuar nga forcat e Perandorisë Osmane kundër forcave britanike në Egjipt, gjatë Luftës së Parë Botërore. Qëllimi ishte përvetësimi i Kanalit të Suezit. Sulmi rezultoi me humbje dhe 1500 forca turke humbën jetën, ndërkohë që Egjipti nuk shpalli asnjë interes për një revoltë arabe ndaj forcave britanike.

73. Beteja e Ipres, 1915

Beteja e Ipres që u zhvillua nga 22 prill–25 maj 1915, ishte hera e parë që Gjermania përdorin gaz të helmuar në shkallë të gjerë, në frontin perëndimor në Luftën e Parë Botërore. Ishte gjithashtu hera e parë që një forcë ish-koloniale, siç ishin kanadezët, arritën të zmbrapsin një fuqi evropiane (Gjermaninë) në tokë evropiane.

74. Beteja e Galipolit, 1915

Kjo betejë u zhvillua në Turqi nga prilli 1915 deri më dhjetor të këtij viti. Kjo betejë ishte rezultat i një operacioni të përbashkët britanik dhe francez për të shtënë në dorë Stambollin dhe për të siguruar një rrugë detare drejt Rusisë. Përpjekja dështoi dhe dy palët pësuan humbje të mëdha.

75. Beteja e Losit, 1915

Beteja e Losit (Loos) është një prej ofensiva më të mëdha britanike kundër forcave gjermane në frontin perëndimor nga 25-28 shtatori 1915. Ishte hera e parë që forcat britanike përdorën gaz të helmuar në luftë. Ndër të rënët në këtë luftë ishte djali i poetit Rudyard Kipling, John, si dhe poeti Charles Sorley

76. Beteja e Verdunit, 1916

Beteja e Verdunit është një prej beteja më kritike të Luftës së Parë Botërore në frontin e perëndimit. Beteja u zhvillua ndërmjet ushtrisë franceze dhe asaj gjermane nga 21 shkurti deri më 18 dhjetor të vitit 1916, përreth qyteti Verdun-sur-Meuse në verilindje të Francës dhe rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze.

77. Beteja e Romanit, 1916

Beteja e Romanit u zhvillua pranë qytetit egjiptian, Romani në gusht të vitit 1916 mes forcave të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre turke, për të parandaluar avancimin e këtyre të fundit në Kanalin e Suezit. Pas luftimeve që zgjatën një natë dhe një ditë, forcat aleate arritën të zmbrapsin ushtrinë osmane.

78. Beteja e Goricias, 1916

Beteja e Goricias është një prej fitoreve më vendimtare të Italisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ushtria italiane mundi forcat austro-hungareze duke i dhënë vendit një fitore që i shërbeu shumë moralit kombëtar. Pas kësaj fitoreve, Italia i deklaroi luftë Gjermanisë më 28 gusht 1916.

79. Beteja e tretë e Gazës, 1917

Beteja e tretë e Gazës u zhvillua më 31 tetor – 7 nëntor 1917, në jug të Palestinës, gjatë Luftës së Parë Botërore. Forcat britanike nën komandën e gjeneralit Edmund Allenby arritën të theyjnë mbrojtjen turke në frontin Gazë-Bershebë dhe të marrin qytetin e Bershebës.

80. Beteja e lumit Piave, 1918

Beteja e lumit Piave e njohur në Itali si “Beteja e Solsticit” apo “Beteja e Mesit të Korrikut” shënoi një fitore vendimtare për ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore. Fitorja e Italisë shënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien e perandorisë austro-hungareze.

81. Beteja e Sambres, 1918

Beteja e Sambres në nëntor 1918 u zhvillua ndërmjet forcave aleate dhe Gjermanisë. Forcat britanike, franceze dhe amerikane u përballën me forcat gjermane në kanalin e Sambres. Pavarësisht se arritën të kalonin mbrojtjen gjermane, forcat aleate humbën një numër të madh njerëzish.

82. Beteja e Varshavës, 1920

Beteja e Varshavës (nganjëherë quhet dhe Mrekullia në Vistula) është beteja vendimtare e luftës polako-sovjetike, e cila filloi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe zgjati deri në Traktatin e Rigës (1921). Fitorja polake ishte e thellë dhe sovjetikët pësuan humbje me rreth 10 mijë të vrarë e po aq ët plagosur si dhe 66 mijë të kapur rob.

83. Beteja e Dublinit, 1922

Beteja e Dublinit nuk është luftë mes dy kampesh, por është pikërisht ajo që nisi Luftën Civile Irlandeze 1922-1923. Kjo betejë zgjati një javë nëpër rrugët e Dublinit, që prej 28 qershorit e deri më 5 korrik 1922. Dhuna filloi me sulmin e Qeverisë Provizore ndaj Shtetit të Lirë Irlandez.

84. Beteja e Guadalaharës, 1937

Beteja e Guadalaharës (8 mars – 23 mars 1937) u zhvillua mes Ushtrisë Popullore të Spanjës dhe forcave nacionaliste dhe italiane, të cilat po përpiqeshin të rrethonin Madridin gjatë luftës civile në vend. Beteja u hap me sulmin italian më tetë mars, por republikanët arritën të kundërpërgjigjeshin me sukses.

85. Beteja e Shangait, 1937

Beteja e Shangait u zhvillua nga 13 gushti 1937 deri më 26 nëntor të këtij viti. Ajo ishte e para nga 22 përleshjet ushtarake ndërmjet Ushtrisë Kombëtare Revolucionare të Republikës së Kinës dhe Ushtrisë Perandorake Japoneze. Kjo mbahet mend si beteja më e madhe dhe më e përgjakshme e gjithë luftës mes dy vendeve.

86. Beteja e Holandës, 1940

Beteja e Holandës është pjesë e planit gjerman për pushtimin e vendeve të ulëta (Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda) dhe Francës. Beteja vazhdoi nga 10 maji 1940 deri më 14 maj, kur forca kryesore holandeze u dorëzua. Beteja përfundoi pas bombardimit të Roterdamit dhe forcat holandeze u dorëzuan.

87. Beteja e Greqisë, 1941

Beteja e Greqisë (e njohur gjithashtu si Operacioni Marita) u zhvillua në Greqi dhe në jug të Shqipërisë. Beteja u zhvillua ndërmjet forcave aleate (Greqisë dhe forcave të Britanisë së Madhe) dhe Gjermanisë naziste e Italisë fashiste. Kjo betejë konsiderohet si vazhdim i luftës greko-italiane.

88. Operacioni Barbarosa, 1941

Operacioni Barbarosa ishte emri i koduar i planit të Gjermanisë për pushtimin e Bashkimit Sovjetik, i cili nisi më 22 qershor 1941. Ky do ishte pushtimi më i madh në historinë e shkruar nëse do të kishte rezultuar me sukses. Dështimi i operacionit rezultoi në humbjen e Gjermanisë dhe konsiderohet si një pikë kthese për Rajhun e tretë.

89. Beteja e Brodit, 1941

Beteja e Brodit është një beteja më e madhe e tankeve ndërmjet gjermanëve dhe rusëve, e cila u zhvillua në Ukrainë ndërmjet 26 – 30 qershorit të vitit 1941. Edhe pse rusët luftuan mirë dhe u shkaktuan humbje gjermanëve, këta të fundit arritën të shkatërronin tanket sovjetike.

90. Beteja e Kievit, 1941

Beteja e Kievit e zhvilluar në Ukrainë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përmendet në ditët e sotme si rrethimi më i madh në histori. Pothuajse gjithë fronti juglindor sovjetik i Ushtrisë së Kuqe ishte i rrethuar dhe gjermanët kapën rob 665 mijë ushtarë.

91. Sulmi mbi Perl Harbor, 1941

Sulmi mbi Perl Harbor, ishte një ofensive e papritur kundër bazës detare të SHBA në Havai, nga marina japoneze. Sulmi i papritur kapi në befasi bazën amerikane në mëngjesin e së dielës të 7 dhjetorit 1941. Ky sulm bëri që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshiheshin në Luftën e Dytë Botërore.

92. Beteja e detit Java, 1942

Beteja e detit Java është një betejë e madhe detare e zhvilluar në Paqësor gjatë Luftës së Dytë Botërore. Flota detare e aleatëve (SHBA-Britani-Holandë-Australi) pësoi një humbje të madhe ndaj flotës Perandorake Japoneze më 27 shkurt të vitit 1942.

93. Beteja ajrore e Shveinfurtit, 1943

Njihet si beteja më e madhe ajrore ndërmjet Gjermanisë dhe Forcave Ajrore Amerikane (USAAF). Beteja nisi kur USAAF sulmoi fabrikat e gjyleve në Shveinfurt. Duke qenë se 42 përqind e gjyleve prodhoheshin në këto fabrika, misioni i forcave aleate ishte shkatërrimi i plotë i tyre.

94. Beteja e Stalingradit, 1943

Beteja e Stalingradit ndërmjet Gjermanisë dhe aleatëve dhe Bashkimit Sovjetik konsiderohet shpesh herë si ngjarja që i dha një drejtim tjetër Luftës së Dytë Botërore. E zhvilluar në Stalingrad, kjo është beteja më e përgjakshme në historinë e njerëzimit me 1.5 milionë të vdekur.

95. Operacioni Bagration, 1944

Ky është emri i koduar i sulmit sovjetiko-bjellorus që gjatë Luftës së Dytë Botërore, që largoi gjithë forcat gjermane nga Bjellorusia dhe pjesa lindore e Polonisë nga data 22 qershor 1944 deri më 19 gusht 1944. Sulmi rezultoi në shkatërrimin pothuajse të plotë të ushtrisë gjermane.

96. Çlirimi i Parisit, 1944

Çlirimi i Parisit njihet dhe si “beteja për Parisin” u zhvillua nga data 19 gusht 1944 e deri në dorëzimin e garnizonit pushtues gjerman. Kryeqyteti i Francës administrohej nga Gjermania naziste që prej qershorit të vitit 1940. Çlirimi ishte një lëvizje e inskenuar nga Rezistenca Franceze me mbështetjen e aleatëve.

97. Beteja e Manilës, 1945

Beteja e Manilës nga 3 shkurti deri më 3 mars 1945 u zhvillua nga forcat amerikane, filipinase dhe japoneze. Beteja njëmujore rezultoi në gjakderdhje të tmerrshme dhe rezultoi në 100 mijë civilë të vrarë. Beteja përfundoi duke i dhënë fund pushtimit ushtarak tre vjeçar të Filipineve nga Japonia.

98. Beteja e Berlinit, 1945

Beteja e Berlinit është një prej betejave finale të Luftës së Dytë Botërore në skenën evropiane. Në atë që u quajt “Operacioni i Sulmit të Berlinit”, dy ushtri masive sovjetike e sulmuan Berlinin nga lindja dhe nga jugu, ndërkohë që një e tretë vërshoi drejt forcave gjermane të pozicionuara në veri të qytetit.

99. Lufta indo-pakistaneze, 1947

Lufta indo-pakistaneze e vitit 1947, nganjëherë njihet si lufta e parë e Kashmirit. Ajo ishte një luftë që zgjati nga viti 1947 – 1948 ndërmjet Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit. Ishte e para ndër katër luftërat ndërmjet dy vendeve që sapo kishin fituar pavarësinë.

100. Rrethimi i Sarajevës, 1996

Rrethimi i Sarajevës është më i gjati që ka ndodhur ndonjëherë në historinë moderne të luftës. Ky rrethim zgjati nga pesë prilli i vitit 1992 deri më 29 shkurt 1996. Rrethimi u krye gjatë luftës boshnjake, ndërmjet forcave të qeverisë boshnjake dhe ushtrisë popullore jugosllave dhe forcave të serbëve të Bosnjës. / TO /


Jepni mendimin tuaj...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4136
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: 100 betejat që konsiderohen nga historianë e specialistë si disa ndër më të rëndësishmet e njerëzimit.

#2

Post by Zeus10 » Thu Nov 05, 2015 3:33 pm

Kjo liste mungon disa nga betejat me te pergjakshme, si ajo midis Pirros te Madh dhe romakeve dhe betejat e panumerta te Skenderbeut.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Histori e përgjithshme botërore”