"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

Ky është forumi ku mund të diskutoni per historinë e gjithë kontinteve, racave që kanë jetuar në to, luftrat, dinastitë, pushtimet, perandorite, organizimet sociale politike etj.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#1

Post by Adriana » Mon Jun 22, 2009 9:47 pm

Image

Lajmet nuk janë “ushqim i përditshëm” i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo më larg tyre ,është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë e nevojshme. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar. Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Le te flasim mbi ngjarjet historike me të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por duke mos harruar dhe histoin e tragjedive më të mëdha njerëzore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy, etj,etj.

Ja lista e datave me te rendesishme ne historin boterore te shekullit te kaluar, sillni materiale mbi keto data, (ose dhe te nje date tjeter qe nuk ekziston ne kete liste).


1900: Frojdi interpreton ëndrrat
1900: Propozohet mekanika kuantike
1901: Sinjali i radios kalon përtej Atlantikut
1903: Wrights fluturon aeroplanin e parë
1905: Ajnshtajni koncepton relativitetin
1906: Tërmeti dhe zjarri shkatërron San Franciskon
1909: Fillojnë transmetimet radiofonike të SHBA-së
1909: Plastika revolucionarizon produktet
1911: Dështon trusti i “Standard Oil”
1912: Mbytet Titaniku “i pafundosshëm”
1913: “Ford” krijon linjën e montimit
1914: Fillon Lufta e Parë Botërore
1914: Hapen kanali i Panamasë
1917: SHBA hyn në Luftën e Parë Botërore
1917: Komunistët marrin pushtetin e Rusisë
1918: Përfundon Lufta e Parë Botërore
1918: Epidemia e gripit vret 20 milionë njerëz
1920: Femrat amerikane kanë të drejtën e votës
1920: Gandhi fillon reformat paqësore
1925: “Scopes”: Evolucioni kundër krijimit
1927: “Lindbergh” fluturon mbi Atlantik
1927: Babe Ruth shënon 60 pikë në bejsboll
1928: Zbulohet antibiotiku penicilinë
1928: Uria sovjetike vret 25 milionë njerëz
1929: Falimenton tregu i fondeve në SHBA
1932: “FDR” mposht presidentin Hoover
1933: Hyn në fuqi marrëveshja e re e “FDR”-së
1933: Hitleri emërohet kancelar
1938: Hitleri nis “Kristallnacht”
1939: Ngrihet avioni i parë me motor reaktiv
1939: Gjermania pushton Poloninë
1939: Debutimi zyrtar i televizorit të SHBA-së
1940: Churchill drejton Britaninë e Madhe
1941: Fillon televizioni i licencuar amerikan
1941: Japonia bombardon Pearl Harbor
1942: Projekte sekrete për ndërtimin e një bombe atomike-A
1944: Aleatët pushtojnë Francën
1945: Forcohet Karta e të Drejtave
1945: SHBA feston fitoren në Evropë
1945: SHBA-ja hedh bombën atomike
1945: Ekspozohet holokausti nazist
1945: SHBA teston bombën atomike
1945: Kombet e botës formojnë OKB-në
1946: “ENIAC” përshpejton informatikën
1947: Zbulohet prani Marshall
1947: Jack Robinson njëson bejsbollin
1948: Shkencëtarët shpikin tranzitorin
1948: “Airlift” shpëton Berlinin Perëndimor
1948: Izraeli bëhet shtetv
1949: Mao formon Kinën komuniste
1949: Themelohet NATO
1950: SHBA mbron Korenë e Jugut
1953: Ka efekt vaksina e re e poliomielitit
1953: Zbulohet struktura e ADN-së
1954: Gjykata i jep fund vendimit “të ndarë por të barabartë”
1955: Fillon bojkoti i autobusëve në Alabama
1956: Aprovohen autostradat ndërmjet shteteve
1957: Sovjetikët nxjerrin në hapësirë satelitin e parë
1958: Uria në Kinë vret 20 milionë njerëz
1959: Patentohet çipi i kompjuterit të parë
1960: Del në treg pilula e kontrollit të lindjeve nga “FDA”
1961: Gagarin është njeriu i parë në hapësirë
1961: Shepard është amerikani i parë në hapësirë
1961: Ngrihet muri i Berlinit
1962: Libri “Silent Spring” paralajmëron rrezikun në ekosistem
1962: Bota në krizë për shkak të reaktivëve të Kubës
1962: John Glenn amerikani i parë në orbitë
1963: King mban fjalimin “Unë kam një ëndërr”
1963: Vritet J.F. Kennedy në Dallas
1963: Friedan ndez shkëndijën e të drejtave të grave
1964: SHBA paralajmëron për rreziqet e duhanit
1964: “Beatles” bëjnë turne në SHBA
1964: Miratohet rezoluta e Gjirit të Tonkin
1964: Kongresi miraton Ligjin e të Drejtave Civile
1965: Kongresi miraton ligjin e votimit
1965: SHBA-ja përshpejton luftën e Vietnamit
1968: Vritet M.L. King Jr.\
1968: Vritet Robert F. Kennedy
1968: Kryengritjet e konventës demokratike
1969: Njeriu i parë shkel në hënë
1973: Watergate “gllabëron” Nixon-in
1973: Legalizohet aborti pas diskutimit Roe kundër Wade
1973: Trupat amerikane largohen nga Vietnami
1974: Jep dorëheqjen presidenti Nixon
1975: Vietnami verior pushton Saigon
1975: Bill Gates dhe Paul Allen lançojnë “Microsoft”
1977: “Apple II” prodhon kompjuterin e parë për masat
1978: Lind “bebja e parënë epruvetë”
1981: Identifikohet sëmundja vdekjeprurëse e AIDS-it
1985: Gorbaçov fillon politikën “glasnost”
1986: Shpërthen “Shuttle Challenger”
1986: Shpërthen fabrika bërthamore në Çernobil
1989: Bie muri i Berlinit 1920: SHBA refuzon Ligën e Kombeve
1989: Shpiket “World Wide Web”
1991: Shpërbëhet Bashkimi Sovjetik
1993: Përfundon aparteidi në Afrikën e Jugut
1997: Shkencëtarët klonojnë delen
1997: “Pathfinder” dërgon fotografi të Marsit
1998: Akuzohet Presidenti Clinton





Faleminderit
Last edited by Adriana on Wed Jun 24, 2009 9:49 am, edited 9 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#2

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 1:05 am

1912: Mbytet anija “Titanic”


Anija transoqeanike “Titanic” u bë e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humbjen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olympic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “New York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë. Ngo kjo histori e Titanikut sot perdoret dhe si simbol dashurie muzika/keng, e titulluar Tiatanic, nga dashuria e dy te rinjeve qe u njohen dhe u dushuruan ne kete anije madheshtore.Nuk eksistojn me ne kete kohe te sotmen asnje nga ata persona qe shpetuan, dy personat e fundit ishin Barbara West Dainton , qe ne ate kohe ishte vetem 10 muajshe, vdiq ne 16 ottobre 2007, 96 Vjece, dhe Barbara West Dainton, qe ishte vetem 2 muajshe (lindur ne 10 shkurt 1912) dhe vdiq ne 31 maggio 2009, 97 Vjece.

Image



Faleminderit
Last edited by Adriana on Tue Jun 23, 2009 12:07 pm, edited 6 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#3

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 1:55 am

1928: Zbulohet penicilina

Zbulimi i penicilinës i atribuohet shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylococcus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvilloi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.

Image Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#4

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 12:07 pm

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë, të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organizatës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.

Faleminderit
Last edited by Adriana on Tue Jun 23, 2009 12:40 pm, edited 1 time in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#5

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 12:28 pm

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima



Hiroshima.....ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht te vitit 1945, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të djegieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.



Image
Faleminderit
Last edited by Adriana on Tue Jun 23, 2009 1:53 pm, edited 10 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#6

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 12:47 pm

1953: Zbulohet struktura e ADN-së


Në vitin 1953, duke u bazuar në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Watson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Watson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artikujsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.

Image





Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#7

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 1:28 pm

1963: John Kennedy vritet në Dallas

Presidenti i 38-të amerikan,John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Oswald. Ai u arrestua në një teatër rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar njeriu. Përgjatë viteve janë bërë të njohura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndryshme konspirative.


Image


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#8

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 2:12 pm

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.

Image

Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#9

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 3:12 pm

1989: Rënia e murit të Berlinit

Muri i Berlinit, një simbol i Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lindor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synonte të kalonte murin, qofshin ata edhe fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.
Image



Faleminderit
Last edited by Adriana on Thu Jun 25, 2009 3:01 pm, edited 2 times in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#10

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 3:35 pm

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet

Bashkimi Sovjetik u krijua fillimisht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.

Image
Last edited by Adriana on Thu Jun 25, 2009 3:00 pm, edited 1 time in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#11

Post by Adriana » Tue Jun 23, 2009 3:41 pm

1997: Shkencëtarët klonojnë delen

Dolly, është delja e cila u klonua në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmundja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.

ImageImage Kjo eshte DOLLY


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#12

Post by Adriana » Wed Jun 24, 2009 10:19 am

1968: Vritet Francis Robert Kennedy,ne prag te kanditdatures.

Francis Robert Kennedy - quajtur Bob (ose të njohur si dhe RFK Bobi ), lindur ne Brookline (Massachusetts), 20 nëntor 1925 - Los Angeles 6 qershor 1968 ishte një politikan amerikan, i biri i Joseph P. Kennedy (1888 në 1969) dhe Rose Fitzgerald (1890 deri më 1995) dhe vëllai i John Fitzgerald Kennedy (1917 në 1963).
Ish-Ministri i Drejtësisë gjatë presidencës së vëllait të tij Xhon, fitoi zgjedhjet primare në 1968 për Partinë Demokratike, kandidati presidencial kundër Nixon. Ai vdiq pas një sulmi në prag të kandidaturës.

Image


Falemnderit
Last edited by Adriana on Wed Jun 24, 2009 10:55 am, edited 1 time in total.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#13

Post by Adriana » Wed Jun 24, 2009 10:50 am

1968: Vritet Martin Luther King

Martin Luther King: (Atlanta, 15 janar 1929 - Memphis, 4 prill 1968) ishte një aktivist politik dhe Pastori protestant Amerikan, kreu i të drejtave civile. Ai ishte më i riu nga te gjith pjestaret e Nobel në histori, me njohjen e dhënë në 1964 kur ishte akoma ne moshen tridhjetë e pesë vjec.
Emri i tij është njohur për pacifist, ne aktivitetet e tij me atë të Gandhi, i parë amerikan që të sistematikisht të teorizoj kunder luftës.

Image


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#14

Post by Adriana » Sat Jun 27, 2009 2:47 pm

1941: Japonia bombardon Pearl Harbor

Më 7 dhjetor 1941, forcat Japaonese sulmuan bazën detare luftarake të Pearl Harbor , në ishujt Hawaii (Amerikes).Nje nga operacionet me te medha qe u krye nga bazat ushtarake Japonese, objektiv:bombardim bazat luftarake me te medha detare ne Pearl Harbor:Ford Island, Hickam Field, Wheeler Field, Barber's Point, Kaneohe,(4 nga 8 bazta me te medha). Operacioni Japones perdori sulmin ne tre grupe,ne kete bombardim u perdoren: 361 avione luftarake (nga 423 qe ishin programuar)

-1). grupi i pare ne 05:50 (ora japonese)
-50 avione luftarake qe permbanin bomba me pesh 800Kg
-50 avione luftarake B5N me bomba nen ujore
-05 avione AichiB3A me bomb 249Kg

-2).grupi i dyte ne 07:50(ora Japonese)
-81 avione kundra mbrojte
-27 avione luftarake B5N me bomba pesh nga 54 kg deri 249 kg
-27 avione luftarake B5N me boma pesh 420 kg

-3).grupi i trete ne 08:50(ora Japonese)
-81 avione luftarake kundra mbrojtes por te paisur dhe me bomba 249 kg ( te ndare ne kater grupe)
-36 A6M kundra mbrojtes
-40 aviona luftarke me bomba nen ujore


Te vdekur: (Amerikan) 2403 (marinier) 395 (civil),
Te plagosur: (Amerikan) 746 (mariner) 432 (civil)
-Demet materiale Amerikane: 96 anije luftarake, (6 te fundosura ne det),188 aviona lufatarak te bambarduar, dhe 159 aviona luftarake (ne gjendje riparimi)

-Demet Japonese: 29 aviona luftarake kunder mbrojtes (9 te fundosur ne det), dhe 5 aviona luftarake (bombardier)



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Datat dhe historite me te rendesishme te shekullit te kaluar

#15

Post by Sally » Sun Sep 20, 2009 1:43 pm

Njëzet vjet nga rënia e murit të Berlinit, gjithçka është ndryshe


Pothuaj njëzet vjet më parë, Evropa dhe e gjithë bota, me hedhjen poshtë të murit të Berlinit, përjetoi ndryshimet gjeopolitike e ekonomike më të mëdha të shekujve të fundit, duke i dhënë fund ideologjisë së kuqe po aq antinjerëzore sa nazi-fashizmi. Përpjekja e parë e lëvizjeve kundër ideologjisë komuniste brenda vitit 1989 (me 4 qërshor), ishte ajo e sheshit Tien An Men, në Pekin, që përfundoi më shtypjen e protestës së studentëve me ndihmën e tankeve dhe me vrasjen e dytë: censurimin e numrit të studentëve të vrarë.
Lëvizjet protestuese kundër regjimeve komuniste, kishin kohë që kishin filluar në Poloni, me levizjen sindakaliste të Solidarnosc-it të L. Walesës. Pa harruar pranveren e Pragës, 21 vjet më parë, në vitin 1968 të cilën rusët e atëhershëm e shtypen me të vetmen formë që njihnin, me anën e tankeve dhe me heshtjen e shumë vendeve të tjera të Evropës Perëndimore, sepse në ato vite, partitë komuniste të këtyre vendeve ishin mjaft me influencë e financoheshin nga partia mëmë e Rusisë.
Tridhjet e tre vjet më parë, Budapesti, në tetor-nëntor të vitit 1956, kishte njohur makinën shtypëse të sovjetikëve dhe të shërbëtorëve të saj në Hungari. Në Shqipëri, shtypja e ëndërrave të shqiptarëve për liri ishte sistematike dhe e formave më të djallëzuara të të gjithë vendeve të Lindjes komuniste. Vrasja dhe burgosja e drejtuesve të Klerit Katolik, ishte vrasja e kulturës dhe simboleve më esenciale të lidhjes shpirtërore dhe kulturore që ka pasur historikisht vendi i ynë me Evropën dhe me Perëndimin në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, regjimi i Hoxhës, eliminoi ose burgosi të gjithë patriotët dhe familjet më të nderuara të vendit, me të vetmin faj, se ishin edhe të pasura dhe kishin luftuar më shumë se askush tjetër për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Otomane dhe për shpalljen e Pavarësisë. Më vonë, vazhdimisht do të goditeshin intelektualët që kishin studjuar në vendet perëndimore, për të lehtësuar instaurimin dhe jetëgjatësinë e diktaturës së njeriut mbi njeriun ose më mirë të themi të vëllavrasjes.



Njëzet vjet më parë në Berlin, me 9 nëntor të vitiv 1989, qytetarët e Berlinit Lindor me ata të Berlinit Perëndimor, vendosen të sfidonin regjimin komunist, duke hedhur poshtë, murin që ndante qytetin e tyre për 28 vjet rresht. Mur, të cilin rusët, vendosën ta ngrinin natën e 12-13 gushtit të vitit 1961, ku brenda asaj nate, u shtrinë me qindra kilometra tela me gjemba. Me 20 shtator të po atij viti, do të ngrihej muri 165 km i gjatë dhe 4 m i lartë, i cili do të simbolizonte ndarjen e Lindjes nga Perëndimi, gjatë gjithë Luftës së Ftohtë”. Po atë vit, në Bukuresht, kapja dhe vrasja brenda disa orëve e Nikolae Çausheskut dhe gruas së tij Elena, do të terrorizonte shumë edhe liderët e shumë vendeve të tjera të Lindjes si dhe drejtuesit e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Vrasja e Çausheskut, pati një influencë të jashtzakonshme edhe në vendin tonë, përndryshe Ramiz Alia nuk do ta lejonte pluralizmin në Shqipëri.

Viti 1989, simbolizoi rënien e mureve dhe të diktatorëve për shumë vende të Evropës Lindore, ndërsa për Serbinë do të shenonte lindjen dhe fillimin e një diktature, asaj të Sllobodan Millosheviçit. Djali i prindërve të vetvrarë, në vitin 1989, do të ngjiste shkallët e pushtetit me një lehtësi të jashtzakonshme. Po atë vit, Osama Bin Laden, formon organizatën terroriste Al Qaida. Pak më vonë Millosheviçi me flamurin e nacionalizmit serb, filloi heqjen e të gjitha të drejtave që kishin dikur shqiptarët e Kosovës duke pasur si objektiv final strategjinë e spastrimit etnik të Kosovës nga kosovarët. Me 1989, zgjidhet president i Republikës Serbe, dhe më vonë pas vizitës së parë në Kosovë, në një takim të afërt me kosovarët dhe serbët, i frikësuar nga ndjenja kombëtare e shqiptarëve vendos të dërgojë tanket në Prishtinë. Atë ditë Millosheviçi vendosi fatin e zi për jeten e tij politike e
fiziologjike dhe për gjithë ish Jugosllavinë e Titos. Në vitin e revolucionit Haxhi Qamilist në vendin tonë, e drejtuar nga komunistët, në 1997-n do të zgjidhej president i republikës federale Jugosllave. Dy vjet më vonë Millosheviçi do të urdhëronte spastrimin etnik të Kosovës. Po atë vit Boris Jeltsin, shkarkon kryeministrin Stepashin dhe në vend të tij vendos Vladimir Putin. Në vitin 1999, pranohen në NATO, Polonia, Republika Ceke dhe Hungaria, dikur anëtare të Paktit të Warshavës, të kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik. Në mars të 1999-s, NATO-ja vendos bombardimin e Serbisë dhe një pjese të Malit të Zi, pas dështimit të gjitha bisedimeve që u zhvilluan në Rambuje. Shqiptarët e Kosovës treguan një pjekuri strategjike diplomatike dhe i treguan Botës, fytyrën e vërtetë të serbëve, që kishin si objektiv të vazhdonin spastrimin etnik të Kosovës, siç ndodhi në Bosnje, ku ONU-ja dhe të gjitha diplomacitë demokratike, dështuan duke pasur si pasojë tragjedinë e Sarajevës, më e madhja e pas Luftës së II Botërore. Përveç përfaqësuesve të Kosovës në Rambuje, duhet të njohim historikisht rolin pozitiv të shkrimtarit tonë kombëtar Isamil Kadare, që gjatë bisedimeve të Rambujesë mbështeti pranimin e variantit që diplomacitë perëndimore paraqitnin për firmosje, si dhe rolin e
jashtëzakonshëm të sekretares së SHBA-së Madelein Albright, për vlerësimin real të situatës, që mund të zgjidhej vetëm me një ndërhyrje ushtarake.

Kuptohet, se për herë të parë demokracitë botërore të Perëndimit po i kthenin shqiptarëve shumë të drejta të mohuara në shekuj dhe ishin përkrah tyre. Dua të përmend dy raste, për vlerësimin e lartë që i jepnin politikat demokratike evropiane zgjidhjes së çështjes shqiptare në Kosovë. Kur kryeministër në Itali ishte Romano Prodi, Berluskoni ishte në opozitë e megjithatë me votën e tij u miratua pjesmarrja e Italisë në luftën e Kosovës (komunistët votuan kundër). Pa këtë votë, qeveria nuk mund të qeveriste më, por edhe ndërhyrja ushtarake do të idhte vonuar dhe vonesa kushtonte jetë njerëzish. Berluskoni mund të shkaktonte zgjedhje të parakohshme dhe t’i fitonte në bazë të sondazheve që e jepnin shumë në avantazh. Një tjetër mik dhe një dashamir i shqiptarëve, shkrimtari dhe gazetari me famë Indro Montaneli, djali i themeluesit të sistemit modern arsimor shqiptar të viteve 1938-1943, Sestilio Montaneli, në një intervistë deklaroi: “lufta në Kosovë është një ndër luftërat më të drejta, që janë zhvilluar në historinë moderne të njerëzimit dhe kjo luftë-vazhdoi Montaneli me kapacitetin dhe personalitetin bindës e sygjestionues që e kam njoftë vetem te figura e Padër Zef Pllumit--kjo luftë duhet të fitohet, të fitohet dhe me një bindje se është e vetmja zgjidhje”.
Në vitet nentëdhjetë filloi fushata terroriste e ideologjisë religjoze të fondamentalizmit islamik. Terroristët organizuan atentatet në Nairobi, në Dar es Salam, në Dharhan e në Aden. Ndërsa me 11 shtator të 2001 u goditën Kullat Binjake, e një vit më vonë me 11 mars u godit Madridi dhe me 7 korrik metropolitanja e Londrës duke shkaktuar me mijra viktima qytetarësh.
Rënia e murit të Berlinit, pati edhe një influencë të fortë në fushën gjeopolitike dhe atë ekonomike. Me 10 dhjetor të 1992 lind Bashkimi Evropian, me traktatin e Mastrihtit, në të cilën hynë 12 vende që bënin pjesë në Merkatën e Përbashkët Evropiane. Më vonë, në vitin 1994, bëhen anëtare të Bashkimit Evropian edhe Austria, Suedia dhe Finlanda, zgjerim i cili arriti deri në ditët e sotme me 27 vende anëtare dhe me popullsi mbi 350 miljon banorë. Brenda 2009, Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s dhe bën kërkesën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Në ekonomi, ndryshimet kanë qënë më të mëdha se në politikë. Duhet të përmendim se Evropa ka pësuar ndryshimet më të mëdha, se të gjitha Kontinentet e tjera. Proçesi i Bashkimit Evropian, zgjati një kohë relativisht të gjatë, rreth 36 vjet, (Traktati i Romës i 1957, që shënon hedhjen e bazave të bashkimit Evropian dhe lëvizja e lirë në vendet themeluese u bë me 3 janar të vitit 1993), e unifikimi i Mërkatës së përbashkët u bë në vitin 1994, 5 vjet pas rënies së murit të Berlinit. Ndërsa Kina bëhet anëtare e WTO (Word Trade Organisation, Organizata Botërore e Tregtisë) me 11 dhjetor të vitit 2001, tre muaj pas atentatit të Kullave Binjake, në Manhatan.
Me globalizimin e Tregëtisë dhe me mungesën e rregullave të qarta të saj si dhe konvertimin e roleve mes ekonomisë dhe financave, ku kjo e fundit bëhet drejtuesja e ekonomisë dhe jo e kundërta, siç duhet, e si funksiononte në Mërkatën e Përbashkët Evropiane, pati si shkak edhe falimentimin e disa bankave amerikane.
Muri i Berlimit, zimbolizon rënien e një ideologjije, por sot duhet të shkatërrohen muret e ideologjisë terroriste dhe të ideologjise së merkatizimit dhe e sistemit financiar pa rregulla dhe kontrolle të qarta e rigorose.
Për të evituar kriza të tjera finanziare, që i ka çuar shumë vende demokratike të mbulojnë borxhet publike me fonde sovrane të vendeve arabe, ose nga vendet Aziatike, siç është rasti Amerikës, që gjysma e borxhit publik amerikan (9000 miliardë dollarë) është Kinez, me interesa shumë të larta e për të evituar pavarësitë e kushtëzuara të shumë vendeve demokratike të Perëndimit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Histori e përgjithshme botërore”