Page 1 of 1

Perplasje civilizimesh.

Posted: Wed Jun 09, 2010 5:22 pm
by Zeus10
Samuel Huntington ne librin e tij "Perplasje civilizimesh", mendon se qe nga kohet e lashta, jane dy civilizime qe vazhdimisht perplasen mes tyre: ai Europian dhe ai semitiko-arab. Po te shikosh me vemendje kemi kete rrjedhe:

Persia kunder ""Grekeve""
Turqia kunder Evropes
Lindja e Mesme(bota arabe) kunder EuroAmerikes

A ka te drejte ai? Ne kuadrin e kesaj, gazeta amerikane "The Wall street Journal”, botoi nje artikull, i cili i perkthyer ne shqip mban titullin: "Përplasja e civilizimeve të Turqisë"
Nga koha kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim mori pushtetin në vitin 2002, politika e jashtme e Turqisë ka ndryshuar
për 180 shkallë lidhjet e fuqishme të këtij vendi me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin janë dobësuar, bisedimet për anëtarësim, me Bashkimin Evropian janë bllokuar, ndërsa Ankaraja ka dalë në mbrojtje të programit bërthamor të Iranit.
Shkaku i kësaj kthese është shumë i thjeshtë: kryeministri Rexhep Taip Erdogan dhe qeveria e tij, besojnë se Samuel Huntington ka pasur të drejtë dhe se kemi të bëjmë me përplasjen e civilizimeve. Por, ata janë në anën e islamikëve, jo të Perëndimit. Për Partinë e Drejtësisë “lidhjet tradicionalisht të fuqishme me Perëndimin paraqesin një proces të tjetërsimit”. Ky është një citat nga analiza “Thellësia strategjike” e ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
Perëndimi mund të bëjë pak për të ndryshuar politikën e jashtme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Në fakt disa politikëbërës në Uashington dhe në qendrat evropiane, pa vetëdije kanë ndikuar në ngritjen e kësaj politike.
Duke besuar se partia, e reformuar islamike, për Drejtësi dhe Zhvillim, mund të bëhej urë lidhëse ndërmjet Perëndimit dhe vendeve myslimane, ata kanë promovuar qeverinë e Turqisë si ndërmjetësuese speciale në rajon dhe e kanë kursyer nga kritikët, që ishin të shqetësuar për orientimin e saj në planin e politikës së jashtme. Të lejosh një katalizator të tillë islamik në konfliktin e Lindjes së Mesme, prodhon rezultate shkatërruese. Për faktin që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim sheh kudo përplasje civilizimesh, ajo nuk mund të jetë ndërmjetësuese e paanshme.
Kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ishte lejuar të ndërmjetësonte ndërmjet “Hamas”-it dhe autoriteteve palestineze ose Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ajo ishte bërë tribunë për palën islamike duke dalë në mbrojtje të tyre. Tetë vjet pas pushtetit dominant dhe autoritar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, shumë turq tash botën e shohin nën prizmin e islamikëve dhe përplasjes së civilizimeve. Perëndimi duhet të ballafaqohet me realitetin, sepse me gjithë anëtarësinë në NATO, Turqia nën udhëheqjen e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim nuk mund të konsiderohet edhe më tej, aleat i Perëndimit.
Në përpjekjen për të frenuar ndikimin islamik të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, jo vetëm në Turqi, por edhe në rajon, Perëndimi duhet t’i mohojë qeverisë së Erdoganit, ndikimin dhe prestigjin që vjen si pasojë e promovimit të saj si ndërmjetësuese rajonale. Është koha që liderët perëndimorë ta distancojnë vetveten nga Ankaraja.

Re: Perplasje civilizimesh.

Posted: Wed Jun 09, 2010 8:53 pm
by alfeko sukaraku
tregimet e herodotit per vrasjen e "priftrinjve" edhe zevendesimin e tyre me prifterinj te ardhur, tregojn fare qarte per lufte civilizimesh.

nuk munde te flasim per nje gje te tille per kohen e homerit te pakten