"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fjalimet qe ndryshuan boten

Ky është forumi ku mund të diskutoni per historinë e gjithë kontinteve, racave që kanë jetuar në to, luftrat, dinastitë, pushtimet, perandorite, organizimet sociale politike etj.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Fjalimet qe ndryshuan boten

#1

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:21 am

Një lidhje e zjarrtë me një komb apo një tjetër krijon të liga

Lamtumira, 17 shtator, 1796




Miq dhe qytetarë: periudha për një zgjedhje të re qytetare, për të administruar qeverinë ekzekutive të Shteteve të Bashkuara, nuk është shumë e largët, dhe koha ka mbërritur kur mendimet tuaja duhet të vihen në shërbim të veshjes së personit me atë besim të rëndësishëm, më duket e përshtatshme, veçanërisht se mund të çoj në një shprehje më të dallueshme të zërit publik, se tani duhet t’ju informoj për rezolutën që kam formuar ...
... Kam ngushëllimin të besoj se, ndërsa zgjedhja dhe maturia më ftojnë të heq dorë nga skena politike, patriotizmi nuk ma ndalon këtë.
... Një përkujdesje ndaj mirëqenies suaj, e cila nuk mund të përfundojë veç me vdekjen time, dhe të kuptuarit e rrezikut, e natyrshme për atë shqetësim, më urdhërojnë, si në rastin e tanishëm, t’ju ofrojë parashikimit tuaj, dhe t’jua rekomandoj këqyrjes suaj të vazhdueshme, disa ndjenja të cilat janë rezultat i një reflektimi të tepërt, të një vëzhgimi të konsiderueshëm, dhe të cilat më duken të gjitha të rëndësishme për vazhdimësinë e lumturisë suaj. Këto do t’ju ofrohen me më shumë liri, ashtu siç mund të shihni në to paralajmërimet e disinteresuara të një miku që po largohet, të cilët nuk kanë asnjë motiv personal për të paragjykuar këshillën e tij. As nuk mund të harroj, si inkurajim, pranimin tuaj të butë të ndjenjave të mia në një rast të mëparshëm dhe jo të ndryshëm nga ky.
Të ndërthurura si në dashurinë e pavarësisë me çdo ligament të zemrave tuaja, asnjë rekomandim imi nuk është i nevojshëm për të fortifikuar apo konfirmuar këtë lidhje.
Uniteti i qeverisë, e cila ju formon si një popull, është gjithashtu tani edhe në zemrën tuaj. Është kështu me të drejtë; pasi është një shtyllë kryesore në ndërtesën e pavarësisë suaj të vërtetë, mbështetja e qetësisë në shtëpi, paqja jashtë vendit; siguria juaj; prosperiteti juaj; e asaj Lirie të vërtetë, të cilit ju i keni vënë një çmim të lartë ... Qytetarë, nga lindja apo zgjedhja, të një shteti të përbashkët, që ka të drejtë të përqendrohet tek dashuria juaj. Emri i amerikanëve, i cili ju përket ju, dhe nxënësisë suaj kombëtare, gjithmonë duhet t’ju ngjallë krenarinë e drejtë të patriotizmit, më shumë se çdo titull tjetër. Me ndryshime të vogla, ju keni të njëjtën fe, mënyra, zakone dhe parime politike. Keni një shkak të përbashkët për të cilën të luftoni dhe të triumfoni së bashku; Pavarësia dhe Liria që posedoni janë puna e konsultave të përbashkëta, dhe përpjekjeve të përbashkëta, të rreziqeve të përbashkët, vuajtjeve dhe sukseseve.
Por këtyre konsideratave, sado fuqishëm të vijnë për ju, i shtohet një peshë edhe më e madhe nga ato që janë më afër interesit tuaj. Çdo pjesë e vendit tonë gjen motivet urdhëruese për të mbrojtur dhe për të ruajtur Bashkimin në tërësi ... Bashkimi ynë/juaji duhet të konsiderohet si një mbështetëse kryesore e lirisë suaj, dhe se dashuria e njërës duhet t’ju shtojë dashurinë për tjetrën.
... Vëzhgoni besimin e mirë dhe drejtësinë kundrejt gjithë kombeve; kultivoni paqen dhe harmoninë me të gjithë. Besimi dhe virtyti urdhëron këtë sjellje; po kështu edhe politika e mirë. Do t’ia vlejë për një komb të lirë, të ndriçuar dhe brenda një periudhe të shkurtër, një komb të madh, për t’i dhënë njerëzimit zemërgjerësinë dhe një shembull të ri të njerëzve të udhëhequr nga drejtësia madhështore dhe bamirësia. Kush mund ta vë në dyshim se gjatë kohërave frytet e një plani të tillë do t’i shpërblejnë mjaft avantazhet e tanishme, të cilat mund të humbasin nëse i përkrahim shumë? A mos ndoshta, largpamësia nuk e ka lidhur lumturinë e tanishme të një kombi me virtytin e tij? eksperimenti, të paktën, rekomandohet nga çdo ndjenjë që fisnikëron natyrën njerëzore. Ububu! Kjo bëhet e pamundur nga veset!
... Një lidhje e zjarrtë e një kombi me një tjetër prodhon shumë të liga. Simpati për kombin e preferuar, ndihmon në krijimin e iluzionit për një interes të përbashkët, në rastet ku asnjë interes i përbashkët ekziston, dhe injektimi i armiqësive të ndryshme, tradhtitë ndaj të parit dhe pjesëmarrje në zënkat dhe luftërat e të fundit, pa shtytje apo justifikim të mjaftueshëm. Kjo gjithashtu çon në koncesione ndaj kombit të preferuar apo mohim të privilegjeve ndaj një tjetri, të cilat lëndojnë Kombin që bën koncesionet; duke u ndarë pa qenë nevoja me atë që duhet të mbetet; dhe duke ngjallur xhelozi, mosdashje dhe një prirje për t’u hakmarrë, nga partitë që do t’u refuzohen privilegjet. Dhe jepuani qytetarëve ambiciozë, të korruptuar apo të zhgënjyer (të cilët ia përkushtojnë veten kombit të preferuar), lehtësi për të tradhtuar apo sakrifikuar interesin e vendit të tyre, pa neveri, ndonjëherë madje me popullaritet; shkëlqim, me paraqitjen e një ndjenje të moralshme detyrimi, një respekt të lavdërueshëm për opinionin publik, apo një zell të lavdërueshëm për të mirën publike, baza e pëlqimeve të kota për ambicie, ose magjepsje ...
... Kundër dinakërive të brendshme të influencës së huaj (unë ju thërres të besoni tek unë, qytetarë të dashur), xhelozia e një kombi të lirë duhet të jetë vazhdimisht vigjilente; me që historia dhe eksperienca e tregojnë, se influenca e huaj është një nga armiqtë më të dëmshëm të qeverisë republikane. Por ajo xhelozi, që të jetë e vlefshme, duhet të jetë e paanshme; përndryshe do të bëhet instrument i influencës që duhet të shmanget, në vend që të bëhet mbrojtje kundër saj. Anësia e tepruar për një komb të huaj, dhe mospëlqimi i tepruar i tjetrit, do të bëjnë ata që i nxisin, ta shohin rrezikun vetëm nga njëra anë, dhe do të shërbejnë për të mbuluar dhe madje për të mbështetur artin e influencës tek tjetri. Patriotët e vërtetë, të cilët do t’i rezistojnë intrigave të të preferuarit, do të bëhen të urryeshëm; ndërsa mjetet dhe viktimat e saj do të pushtojnë duartrokitjet dhe besimin e njerëzve ...
Rregulli i sjelljes për ne, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjen tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur. Deri tani ne kemi krijuar fejesa, lërini të plotësohen me besim të mirë. Të ndalim këtu.
Evropa ka disa interesa primare, të cilat nuk kanë ose mund të kenë një lidhje të largët. Për këtë ne duhet të diskutojmë vazhdimisht, shkaku i së cilës është i huaj për interesat tona. Kështu që, nuk do të ishte e urtë ta ndërlikonim veten me lidhje artificiale, me peripecitë e zakonshme të politikës së saj, apo kombinimeve të zakonshme dhe shembjeve të miqësive apo armiqësive.
Situata jonë e shkëputur dhe e largët nga fton dhe na jep mundësi të marrim një tjetër rrugë. Nëse qëndrojmë një popull, nën një qeveri efikase, nuk do të jetë e largët koha, kur të kundërshtojmë hapur lëndimet materiale nga shqetësimet e jashtme; kur të mbajmë një qëndrim të tillë neutral, do të kërkojmë respekt; kur kombet trime ta shohin se nuk mund të na bëjnë asnjë kërkesë, nuk do të guxojnë të na provokojnë; kur të zgjedhim me drejtësi luftë apo paqe, ashtu siç është në interesin tonë, do të këshillohen.
Pse të heqim dorë nga avantazhet e një situate kaq të veçantë? Pse të heqim dorë nga qëndrimi ynë? Pse, duke ndërthurur fatin tonë me atë të çdo pjese tjetër të Evropës, të ngatërrojmë fatin dhe prosperitetin tonë me ambicien e rëndë evropiane, rivalitetin, interesin, humorin apo tekat?
Është politika jonë e vërtetë të qëndrojmë larg aleancave të përhershme me çdo pjesë të botës së huaj; deri tani kemi lirinë ta bëjmë këtë; mos më keqkuptoni sikur dua të them se po dyshoj tek marrëdhëniet e tanishme. Unë, si për çështjet publike si për ato private, them se ndershmëria është politika më e mirë. Këtë po e përsëris, marrëdhëniet vëzhgojini në kuptimin e pafajshëm. Por, për mendimin tim, është e panevojshme dhe nuk do të ishte e urtë t’i zgjeronim.
Duhet të tregojmë kujdes që gjithmonë të mbajmë një qëndrim të respektueshëm mbrojtës, t’i besojmë aleancave të përkohshme për situata të jashtëzakonshme urgjente.
... Kur rishqyrtoj incidentet e administratës sime, jam i pavetëdijshëm për ndonjë gabim të qëllimshëm, megjithatë, jam i vetëdijshëm për defektet e mia, mos të them se mendoj se kam bërë shumë gabime. Cilatdo qofshin ato, unë kërkoj seriozisht nga i Plotfuqishmi t’i shmang apo t’i lehtësoj të ligat të mund të sjellin. Unë do të vazhdoj të mbaj me vete shpresën, se vendi im kurrë nuk do të ndali së pari ato me kënaqje, dhe se pas dyzet e pesë viteve të jetës sime plot përkushtim dhe zell, të metat do të mbeten në harresë, ashtu siç unë shumë shpjet do të shkoj në shtëpinë e pushimit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#2

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:24 am

Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme


Për zbulimin e radiumit, kolegji “Vassar”, Nju Jork, 14 maj, 1921



Mund t’ju them mjaft gjëra për radiumin dhe radioaktivitetin, por do të hante një kohë të gjatë. Por meqë nuk mund ta bëjmë këtë, do t’ju bëj një përmbledhje të shkurtër të punës sime të hershme mbi radiumin. Radiumi nuk është më një foshnje, por i ka kaluar të 20-at, por kushtet e zbulimit ishin paksa të veçanta, dhe kështu ka gjithmonë interes ta kujtojmë dhe ta shpjegojmë. Duhet të kthehemi në vitin 1897. Unë me profesor Curie punonim në atë kohë në laboratorin e shkollës së Fizikës dhe Kimisi, ku profesor Curi mbante leksione. Unë po merresha me rrezet e uraniumit, të cilat ishin zbuluar dy vite më parë nga profesor Becquerel. Kalova pak kohë duke studiuar mënyrën si të matja rrezet e uraniumit, dhe më pas doja të dija a kishte elementë të tjerë, duke lëshuar rrezet e të njëjtit lloj. Kështu që nisa punën për të gjitha elementet e njohura, dhe përbërësit e tyre, dhe zbulova se përbërësit e uraniumit janë aktivë dhe gjithashtu të gjithë përbërësit e toriumit, por elementet e tjerë nuk ishin aktivë, dhe as përbërësit e tyre. Më pas mora masat e mineraleve dhe pashë se disa prej tyre përmbanin uranium apo torium, apo të dyja, ishin aktivë. Por më pas, aktiviteti nuk doli se ishte ai që prisja, ishte më i madh për përbërësit e uraniumit apo toriumit, si oksidet, të cilat përbëhet plotësisht nga këto elemente. Më pas mendova se këto minerale duhet të ketë elemente të panjohura, duke qenë se kishin një radioaktivitet më të madh se uraniumi apo toriumi. Unë doja t’i gjeja dhe t’i ndaja këto elemente, dhe fillova të punoj me profesor Curie. Mendonim se do ta përfundonim për disa javë apo muaj, por nuk ndodhi kështu. Na u deshën shumë vite punë të rëndë për ta përfunduar. Nuk kishte asnjë element të ri, por kishte disa. Por më i rëndësishmi ishte radiumi, i cili mund të ndahet në një gjendje të pastër. Tani, interesi special për radiumin qëndron në intensitetin e rrënjëve, të cilat janë disa milionë më të shpeshta se rrezet e uraniumit. Dhe efekti i rrezeve e bëjnë radiumin të rëndësishëm. Nëse e shohim nga një pikëpamje praktike, atëherë cilësia më e rëndësishme e rrezeve është prodhimi i efekteve fiziologjike mbi qelizat e organizmit njerëzor. Këto efekte mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Në mjaft raste janë parë rezultate pozitive. Ajo që konsiderohet veçanërisht e rëndësishme është kurimi i kancerit. Përdorimi mjekësor i radiumit e bën të nevojshme ta marrim atë element në sasi të mjaftueshme. Kështu, një Francë nisi punën një fabrikë radiumi, dhe më vonë në Amerikë, ku mund të gjeni një sasi të madhe minerali, me emrin “carnotite”. Amerika prodhon shumë gram radiumi çdo vit, por çmimi është ende mjaft i lartë për shkak se sasia e radiumit që përmban ky mineral është i vogël. Radiumi është më shumë se një qind mijë herë më i shtrenjtë se ari. Por nuk duhet të harrojmë se kur radiumi u zbulua, askush nuk e dinte se do të ishte kaq i vlefshëm për spitalet. Puna ishte shkencë e pastër. Dhe kjo është prova se puna shkencore nuk duhet të konsiderohet nga pikëpamja e përdorimit direkt të saj. Duhet të bëhet për veten e saj, për bukurinë e shkencës, dhe ekziston gjithmonë mundësia se nga zbulimet shkencore, ashtu si nga radiumi, njerëzimi mund të përfitojë. Historia shkencore e radiumit është e mrekullueshme. Cilësitë e rrezeve mund të studiohen mjaft afër. Ne e dimë se grimcat nxirren jashtë radiumi me një shpejtësi tmerrësisht të madhe, gati me atë të dritës. Ne e dimë se atomet e radiumit shkatërrohen nga nxjerrja e këtyre grimcave, disa prej të cilave janë atome heliumi. Dhe në këtë mënyrë është provuar se elementet radioaktive vazhdimisht shpërbëhen, dhe ato prodhojnë si përfundim elemente të zakonshme, kryesisht helium dhe grafit. Siç e shihni, kjo është një teori e transformimit të atomeve që nuk janë të qëndrueshme, ndryshe nga sa besohej më parë, por mund t’i nënshtrohet ndryshimeve spontane.
... Kjo është një fushë e gjerë eksperimentimi dhe shpresoj që të përparojmë më shumë gjatë viteve në vazhdim. Është dëshira ime e sinqertë që disa prej jush ta vazhdojnë këtë punë shkencore dhe të kontribuoni vazhdimisht për shkencën me ambicie dhe vendosmëri.
*Ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel për studimet në radioaktivitetin.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#3

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:26 am

Bota duhet të bëhet e sigurt përmes demokracisë

Fjalimi në Kongres, 2 prill, 1917


Zotërinj të Kongresit: ... Lufta e nëndetëseve gjermane kundër tregtisë është një luftë kundër njerëzimit. Është një luftë kundër të gjitha kombeve ... Sfida është e gjithë njerëzimit. Secili komb duhet të vendosë për veten e tij se si do të përballet me të. Zgjedhja që bëjmë për veten tonë duhet të bëhet me një këshillë të moderuar dhe temperament gjykimi, ashtu siç i shkon karakterit dhe motiveve tona si një komb. Duhet t’i largojmë ndjenjat ngazëlluese. Motivi ynë nuk do të jetë hakmarrja apo një pohim fitimtar i pushtetit fizik të kombit, por vetëm shfajësimi i të drejtës, i të drejtës njerëzore, për të cilën ne jemi vetëm një kampion i vetëm.
... Asnjanësia e armatosur është e padobishme; në rrethana të tilla, përballë këtyre pretendimeve, është më keq se padobia; ka të ngjarë që vetëm të prodhojë atë që duhet të parandalojë; është e sigurt se do të na tërheqë në luftë pa të drejtat apo efektshmërinë e ndërluftuesve.
Ka një zgjedhje që s’mund ta marrim, pasi nuk jemi në gjendje: nuk do të zgjedhim udhën e nënshtrimit dhe të vuajmë të drejtat më të shenjta të kombit tonë dhe njerëzit tanë të shpërfillen dhe të dhunohen. Të këqijat të cilat nuk i pranojmë nuk janë të këqija të zakonshme: ata presin rrënjët e vërteta të jetës njerëzore.
Me një sens të thellë karakteri, madje dhe tragjik, të hapit që do të marr ... Këshilloj që Kongresi të deklarojë kursin e fundit të qeverisë perandorake gjermane, i cili nuk është asgjë më pak se lufta kundër qeverisë dhe njerëzve të Shteteve të Bashkuara; që ajo formalisht pranon statusin e ndërluftuesve; dhe që të marrë hapa të menjëhershëm jo vetëm për ta vendosur vendin në një gjendje më të plotë mbrojtjeje, por dhe të ushtrojë të gjithë pushtetin dhe të përdorë të gjitha burimet për t’i dhënë fund luftës.
Duhet të mbajmë vazhdimisht në mendje se është veprim i urtë të ndërhyjmë sa më pak të jetë e mundur gjatë përgatitjes sonë në pajisjen e forcave ushtarake për detyrën e tyre, pasi do të jetë një detyrë mjaft praktike, të furnizojnë kombet që tashmë janë përshirë në luftë me Gjermaninë me materiale që vetëm ne mund t’i sigurojmë. Ata janë në fushëbetejë dhe ne duhet t’i ndihmojmë në çdo mënyrë, që të jenë sa më efektivë.
Ndërsa bëjmë këto gjëra, këto gjëra shumë të rëndësishme, le të tregohemi të qartë për të gjithë botën se cilat janë motivet dhe objektivat tona. Objektivi ynë është të mbrojmë me sukses parimet e paqes dhe të drejtësisë në jetën e botës, të kundërshtojmë pushtetin egoist dhe autokratik dhe për të themeluar mes njerëzve të lirë qeveri të lira.
Paqja nuk mund të mbahet vetëm nëpërmjet partneritetit të kombeve demokratike. Asnjë qeverie autokratike nuk mund t’i besohet. Duhet të jetë një ligë nderi, partneriteti opinionesh.
Bota duhet të bëhet e sigurt përmes demokracisë. Paqja duhet të themelohet mbi themelet e provuara të lirisë politike. Nuk do t’i shërbejmë egoizmit.
Nuk dëshirojmë të pushtojmë, as të sundojmë. Nuk duam asgjë për veten tonë, asnjë kompensim material për sakrificat tona. Ne jemi kampionë të të drejtave të njerëzimit. Do të kënaqemi kur ato të drejta të sigurohen ashtu si besimi dhe liria e kombeve mund t’i sjellë.
Vetëm një detyre të tillë do t’ia dedikojmë jetën dhe pasurinë tonë, gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi, me krenarinë e atyre që dinë se ka ardhur dita që Amerika të ketë privilegjin ta shpenzojë gjakun dhe pushtetin për parimet që i dhanë jetë dhe lumturi dhe paqen që ka ruajtur. Perëndia e ndihmoftë.


*Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara
.
Last edited by Sally on Tue Feb 22, 2011 9:32 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#4

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:28 am

Këta ishin të gjithë burra të mirë

50 vjetori i “Kryengritjes së Pashkëve”, 10 prill, 1966


Pashkët që po sjellim nëpër mend janë Pashkët e 50 viteve më parë. Po kërkojmë të nderojmë ata burra të cilët në atë kohë dhanë apo rrezikuan jetën në mënyrë që Irlanda të jetë e lirë. Do të donim të nderonim, në veçanti, shtatë burra trima, me gjithë pengesat, morën vendimin të mbrojnë, edhe një herë, me armë të drejtën e kombit tonë për pavarësi. Ishte një vendim fatal, për të cilin tani mendojmë se ishte një nga më të guximshmit dhe largpamësit në historinë tonë.
Këta ishin të gjithë burra të mirë, të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë, dhe ishte vetëm bindja më e patundur, besimi më i plotë dhe dashuria për vendin, që i nxiti për veprimin e tyre. Sinqeriteti dhe bujaria, sakrifica e tyre dhe e të tjerëve, të cilët dhanë jetën në kryengritje të frymëzuar nga ringjallja kombëtare që pasoi. Perëndia i mirë t’i mbajë në prezencën e Tij.
Koha ka treguar se këta burra kanë qenë profetë. Ata parashikuan atë që pak mund të kishin parashikuar, dhe në largpamësinë e tyre dhe mprehtësinë e zemrave të popullit tonë, nën hirin e Perëndisë, ne i detyrohemi privilegjet që gëzojmë sot këtu.
Vetëm liria politike nuk ishte qëllimi përfundimtar. Por ishte krijimi i kushteve për të ndërtuar gradualisht një komunitet në të cilën numri gjithnjë e në rritje i anëtarëve së tij, të çliruar nga presionet e kërkimit të nevojave ekonomike, do të ishin të lirë t’ia përkushtonin veten gjithnjë e më shumë për kultivimin e gjërave të mendjes dhe shpirtit, dhe kështu, të kemi lumturinë e një jete të plotë. Kështu që kombi ynë të bëhet përsëri, ashtu siç ishte në shekujt e kaluar, një qendër e madhe intelektuale dhe misionare, për të përparuar dhe për të ruajtur të vërtetat e Zbulesës së Shenjtë, si dhe frytet e njohuri më të pjekur laike.
Nuk mund të nderojmë ashtu siç duhet burrat e 1916-tës, nëse nuk punojmë dhe përpiqemi për të krijuar Irlandën e dëshirës së tyre. Secili prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij dhe edhe pse detyrat që kemi përpara janë të ndryshme nga ato pesëdhjetë vite më parë, sot mund të kemi, nëse jemi mjaft të përkushtuar dhe do të tregohemi të qëndrueshëm, një rizgjim kombëtar, i ngjashëm me atë që pasoi vitin 1916: mund t’i bashkojmë njerëzit tanë së bashku si një familje, një komb vëllezërish, secili të punojë në harmoninë industriale, jo vetëm për veten e tij, por për të mirën e të gjithëve. Atëherë mund të marshojmë përpara me besimi për lartësimin e kombit tonë mes kombeve ndaj të cilëve burrat e 1916-ës u zotuan.
Për realizimin e kësaj, gjuha jonë kombëtare ka luajtur një rol të rëndësishëm. Gjuha është karakteristika kryesore e një kombi, mishërimi i personalitetit të kombit dhe lidhja më e ngushtë mes njerëzve. Asnjë komb me një gjuhë të vetën nuk do ta braktiste atë. Populli i Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, për shembull, mëson dhe di edhe një tjetër gjuhë, ashtu si dhe ne, natyrisht për hir të komunikimit me botën, tregtisë dhe për qëllime kulturore; por ata asnjëherë nuk do ta braktisnin gjuhën kombëtare, gjuhën e paraardhësve të tyre, gjuhën që mban të gjitha kujtimet e të kaluarës së tyre. Ata e dinë se pa të, ata do të zhyteshin në kozmopolitanizëm amorf, pa një të kaluar apo një të ardhme të dallueshme. Për të shmangur një fat të tillë, ne të kësaj gjenerate duhet të kujdesemi që gjuha jonë të jetojë. Ky do të ishte vendimi i burrave dhe grave të 1916-ës. A do të jetë vendimi i të rinjve të 1966-ës?


*Organizues i “Kryengritjes së Pashkës”, në Dublin, më 24 prill, 1916. I shpëtoi ekzekutimit, pasi kishte lindur në Amerikë. Kryeministër i Irlandës deri më 1948. U ribë kryeministër më 1951 dhe 1957, kur ishte 74 vjeç. Nga viti 1959-73 ishte President i Republikës së Irlandës
Last edited by Sally on Tue Feb 22, 2011 9:31 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#5

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:30 am

Arsyeja pse e kryem këtë punë është se ishte një nevojë organike


Los Alamos, Meksikë e Re, 2 nëntor, 1945

Do të më pëlqente të flisja sonte ... si një shkencëtar, dhe të paktën si një luftëtar mik për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhemi. Duke marrë në konsideratë se si është situata e shkencës, mund të na hyjë në punë të mendojmë pak për atë që të tjerët kanë thënë dhe për motivet e tyre. Në radhë të parë ishte shqetësimi se armiku ynë mund t’i ndërtojë këto armët para nesh, dhe ndjenja, të paktën në ditët e para, ndjenja e fortë se pa armët bërthamore mund të jetë e vështirë, mund të jetë e pamundur, mund të kemi një rrugë të gjatë përpara para se të fillojmë rrugën. Këto gjëra na lodhën paksa, pasi u bë e qartë se lufta do të fitohej në çdo rast. Disa njerëz, besoj unë, janë motivuar nga kurioziteti dhe me të drejtë; dhe disa nga një ndjenjë aventure, dhe me të drejtë. Të tjerë kishin argumente më politike dhe thonë: “Ne e dimë se armët bërthamore janë të mundura në parim, dhe nuk është e drejtë se kërcënimi i mundësisë së tyre të parealizuar duhet të bjerë mbi botën.Është e drejtë që bota të dijë se çfarë mund të bëhet në fushën e tyre dhe të merret me të. Ekzistonte gjithashtu ndjenja se me siguri nuk kishte vend në botë ku ndërtimi i bombave bërthamore të shërbente për mirë, dhe një shans sa më të vogël për të sjellë shkatërrime, se sa brenda Shteteve të Bashkuara. Unë besoj se këto gjëra që njerëzit kanë thënë janë të vërteta, dhe besoj se i kam ditur gjithmonë. Por arsyeja pse e kemi vazhduar këtë unë është se është një nevojë organike. Nëse je një shkencëtar beson se është mirë të kuptosh se si funksionojnë këto gjëra; se është mirë të kuptosh se cili është realiteti; se është mirë t’i japësh njerëzimit pushtetin më të madh, të kontrollojë botën dhe të merret me informacionin dhe vlerat e saj.
Është e pamundur të jesh një shkencëtar nëse nuk beson se është mirë të mësosh. Nuk ka vlerë të jesh një shkencëtar, dhe nuk është e mundur, nëse nuk mendon se është ndarja e njohurisë është vlera më e lartë, ta ndash me këdo që është i interesuar. Nuk është e mundur të jesh një shkencëtar nëse nuk beson se njohuria e botës, dhe pushteti që të jep, është diçka që ka vlerë për njerëzimin, dhe se ne po e përdorim atë për të ndihmuar në përhapjen e njohurisë, dhe se jemi të gatshëm të pranojmë pasojat. Është e vërtetë të themi se armët bërthamore janë një rrezik për këdo në botë, dhe në këtë kuptim, një problem i përbashkët, ashtu siç ishte për Aleatët ndërsa mundën nazistët. Mendoj se në mënyrë për t’u marrë me këtë problem duhet të kemi një sens të përgjegjësisë së komunitetit. Nuk mendoj se dikush mendon se njerëzit do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit nëse nuk janë të vetëdijshëm për aftësinë për të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit. Besoj se është një fushë në të cilën zbatimi i një përgjegjësie të tillë të përbashkët ka disa avantazhe. Është një fushë e re, në të cilin risija dhe karakteristikat speciale të operacioneve teknike duhet të na aftësojnë të themelojmë një komunitet interesi, i cili mund të konsiderohet si një fabrikë pilot për një tip të ri të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ne nuk jemi vetëm shkencëtarë, por jemi dhe burra. Nuk mund ta harrojmë se varemi nga shokët tanë luftëtarë. Këto janë lidhjet më të forta në botë, më të forta se ato që na lidhin me njëri-tjetrin, këto janë lidhjet më të thella, që na lidhin me shokët tanë.

*Fizikan; drejtoi laboratorin amerikan që ndërtoi bombën bërthamore. Fjalim i mbajtur katër muaj pas Hiroshimës, ku eksploroi pse amerikanët e krijuan bombën.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#6

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:36 am

Jam diskriminuar më shpesh se jam femër, se sa ngaqë jam me ngjyrë


Fjalimi në Kongres, Uashington, 21 maj, 1969



Zoti Folës, kur një grua e re diplomohet nga kolegji dhe fillon të kërkojë punë, ajo do të kalojë një eksperiencë zhgënjyese dhe poshtëruese. Nëse hyn në një zyrë për intervistë, pyetja e parë që do t’i bëhet është: “A dini të shkruani në tastierë?”Ekziston një sistem i llogaritur paragjykimi i pashprehur pas kësaj pyetje. Pse është e pranueshme që gratë të jenë sekretare, bibliotekare dhe mësuese, por krejtësisht e papranueshme që ato të jenë menaxhere, administratore, doktoresha, avokate dhe Anëtare të Kongresit?Supozimi i pashprehur është se gratë janë të ndryshme. Ata nuk kanë aftësi drejtuese, mendje të rregullta, qëndrueshmëri, aftësi lidershipi dhe janë shumë emocionale.Është vëzhguar edhe më parë se shoqëria për një kohë të gjatë i ka diskriminuar minoritetet, popullin me ngjyrë, në të njëjtën bazë, se ishin të ndryshëm dhe inferiorë. Shtëpiakja e lumtur dhe “zezakja” në fushat e plantacioneve janë produkte të paragjykimit. Si një person me ngjyrë, nuk jam e pamësuar me paragjykimin e racës. Por e vërteta është se në botën politike jam diskriminuar më shpesh sepse jam femër, se sa ngaqë jam me ngjyrë. Paragjykimi kundër njerëzve me ngjyrë po bëhet i papranueshëm edhe pse duhen vite për t’u eliminuar. Por po i vjen fundi pasi dalëngadalë, Amerika po fillon ta pranojë se ekziston. Paragjykimi kundër grave është ende i pranueshëm. Nuk arsyetohet shumë për imoralitetin e përfshirë në shkallën e pagesave dhe në klasifikimin e punëve më të mira si “vetëm për burra”.
Më shumë se gjysma e popullsisë së Shteteve të Bashkuara janë femra. Por gratë zënë vetëm dy për qind të pozicioneve manaxheriale. Asnjë grua nuk është ulur në këshillin AFL-CIO apo në Gjykatën Supreme. Vetëm dy gra e kanë patur pozicion në Kabinet, dhe për momentin nuk ka asnjë. Vetëm dy gra tani mbajnë pozicione ambasadoriale në trupin diplomatik. Në Kongres, kemi një Senator dhe dhjetë Përfaqësues. Duke marrë në konsideratë se ka rreth 3 e gjysmë milionë gra në Shtetet e Bashkuara më shumë se burra, kjo situatë është fyese. Për këtë arsye unë dëshiroj të paraqes sot një propozim që ka qenë para Kongresit për 40 vitet e fundit dhe shpejt apo vonë duhet të bëhet pjesë e ligjit themelor të tokës, amendamenti i të drejtave të barabarta.Më lejoni të vërej dhe të hedh poshtë dy nga argumentet më të zakonshme që ofrohen kundër këtij amendamenti. Një është se gratë janë të mbrojtura nën ligjin dhe nuk kanë nevojë për legjislacion. Ligjet ekzistuese nuk janë të përshtatshme për të siguruar të drejta të barabarta për gratë. Provë e mjaftueshme është vëmendja në pagesa më të vogla, punë të rëndomta, të pashpërblyera dhe mungesa e madhe në nivele të larta. Nëse gratë janë të barabarta me burrat, atëherë pse ajo nuk zgjidhet asnjëherë në Kongres?
Është fare e qartë se diskriminimi ekziston. Gratë nuk kanë mundësitë e meshkujve. Gratë që nuk konformohen me sistemin, të cilat përpiqen të dalin nga modelet e pranuara, stigmatizohen si “të çuditshme” dhe “jo femërore”. Fakti është se një grua që aspiron të jetë drejtoreshë e bordit, apo një anëtare e Dhomës, i bën këto për të njëjtat arsye si burrat. Në themel, këto janë arsyet se ajo mendon se mund ta bëjë atë punë dhe do ta provojë. Një argument i dytë shpesh i dëgjuar kundër amendamentit për të drejtat e barabarta është se do ta eliminonte legjislacionin që shumë shtete dhe qeveria federale do ta dekretonte, duke i dhënë mbrojtje të veçantë grave dhe që do t’i kthente ligjet e martesës dhe divorcit në kaos. Ashtu si për ligjet e martesës, ato kanë nevojë për një reformë spastruese dhe një fillim i mirë do të ishte të fshiheshin nga librat. Në lidhje me mbrojtjen e veçantë për gratë në punë, nuk e kuptoj pse janë të nevojshme. Gratë nuk kanë nevojë për mbrojtje për të cilën burrat nuk kanë nevojë. Ajo për të cilën kemi nevojë janë ligje që mbrojnë njerëzit në punë, që i garantojnë pagesë të drejtë, kushte të mira pune, mbrojtje kundër sëmundjeve dhe pezullimeve. Burrat dhe gratë kanë nevojë për këto gjëra në mënyrë të barabartë.


*Kongresmenia e parë me ngjyrë në SHBA. Në vitin 1972 bëhet gruaja afrikano-amerikane e parë që kandidon për Presidencë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#7

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:39 am

Më në fund i lirë

Johannesburg, 2 maj, 1994



Të dashurit e mi afrikano jugorë, populli i Afrikës së Jugut:
Kjo është me të vërtetë një natë e lumtur. Edhe pse jo gjithçka ka marrë fund, kemi marrë rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe jemi të mahnitur nga mbështetja dërrmuese për Kongresin Kombëtar Afrikan. Për të gjithë ata në Kongresin Kombëtar Afrikan dhe lëvizjes demokratike, të cilët kanë punuar shumë këto ditët e fundit dhe gjatë këtyre dekadave, unë ju falënderoj dhe ju nderoj. Për njerëzit e Afrikës së Jugut dhe të botës, të cilët po shikojnë: Kjo është një natë e lumtur për shpirtin njerëzor. Kjo është edhe fitorja juaj. Ju ndihmuat në fundin e aparteidit, ju qëndruat me ne përmes tranzicionit.
Unë pashë, së bashku me ju, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz qëndronin me durim shumë orë në radhët e gjata. Disa kanë fjetur nën qiellin e hapur edhe gjatë natës, në pritje të hedhjes së kësaj vote.
Heronjtë e Afrikës së Jugut janë legjenda nëpër gjenerata. Por jeni ju, populli, heronjtë tanë të vërtetë. Ky është një nga çastet më të rëndësishme të jetës së një vendi. Unë qëndroj këtu i mbushur me krenari dhe gëzim: krenari për njerëzit e zakonshëm e të përulur të këtij vendi ...
Dhe gëzim se ne mund të shpallim me zë të lartë nga majat e çative – më në fund të lirë!
Po qëndroj para jush, të përulurve nga guximi juaj, me një zemër plot me dashuri për të gjithë ju. E konsideroj si nderin më të madh të drejtoj “ANC”-në në këtë çast të historisë sonë, dhe se jemi zgjedhur të drejtojmë vendin tonë në shekullin e ri. Premtoj të përdor gjithë forcën dhe aftësinë time për të përmbushur shpresat tuaja për mua, si dhe për “ANC”-në. Personalisht jam borxhli dhe i ul kokën disa prej udhëheqësve më të mëdhenj të Afrikës së Jugut, përfshirë John Dube, Josiah Gumede, GM Naicker, doktor Abdurahman, shefi Luthuli, Lilian Ngoyi, Helen Joseph, Yusuf Dadoo, Moses Kotane, Chris Hani dhe Oliver Tambo. Këta duhet të ishin këtu të festonin me ne, pasi kjo është edhe arritja e tyre.Nesër, i gjithë lidershipi i “ANC”-së dhe unë do të rikthehemi në tryezat tona. Do të përveshim mëngët dhe të fillojmë të zgjidhim problemet e vendit tonë. Ju kërkojmë juve të gjithëve të bashkoheni me ne, t’i riktheheni punëve tuaja në mëngjes. Le ta vëmë në punë gjithë Afrikën e Jugut.
Pasi ne duhet, së bashku dhe pa vonesa, të fillojmë ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë afrikano jugorët. Kjo do të thotë hapje punësh, ndërtim shtëpish, sigurim të paqes dhe arsimit dhe siguri për të gjithë. Atmosfera e qetë dhe tolerante që mbizotëroi gjatë zgjedhjeve tregon Afrikën e Jugut që do të ndërtojmë. Ajo tregon të ardhmen. Ne mund të kemi ndryshimet tona, por jemi një popull me një destinim të përbashkët në varietetin e kulturave, racës dhe traditave.
Njerëzit kanë votuar për partinë e zgjedhjes së tyre dhe ne e respektojmë këtë. Kjo është demokracia.
Unë i jap dorën e miqësisë udhëheqësve të të gjitha partive dhe anëtarëve të tyre dhe i kërkoj të bashkohen me ne në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi si një komb. Qeveria e “ANC”-së do t’i shërbejë popullit të Afrikës së Jugut dhe jo thjesht anëtarëve të “ANC”-së.
Ne gjithashtu lavdërojmë forcat e sigurimit për punën e pastër që kanë bërë. Kjo ka hedhur themele të sigurta për një forcë sigurimi profesionistësh, të angazhuar në shërbim të njerëzve dhe besnikëri ndaj kushtetutës së re. Tani është koha të festojmë, që afrikano-jugorët të bashkohen së bashku për të festuar lindjen e demokracisë. Unë ngre gotën për ju që keni punuar kaq shumë për të arritur ato që mund të quhen “mrekulli të vogla”. Festimet tona të vazhdojnë ashtu siç shkoi dhe procesi i votimit, paqësor, plot respekt dhe i disiplinuar, në mënyrë që të tregojë se ne jemi një popull gati për të marrë përgjegjësitë e qeverisë sonë. Ju premtoj se do të bëj maksimumin tim për të justifikuar mirëbesimin dhe sigurinë që keni vënë në mua dhe organizatën time, Kongresin Kombëtar Afrikan. Le të ndërtojmë të ardhmen së bashku, një dolli për një të ardhme më të mirë për afrikano-jugorët.


*Në 1991 ishte pasardhësi i OLiver Tambo si president i “ANC”-së. Në 1996, 81-vjeç, ai bëhet President. Është nderuar me çmime nga më shumë se 80 universitete.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Fjalimet qe ndryshuan boten

#8

Post by Sally » Tue Feb 22, 2011 9:41 am

Kush janë viktimat e rrëmbimit?



(Transmetim kombëtar, 16 tetor, 1970)

Po ju flas në një moment krize, kur burra të dhunshëm dhe fanatikë po përpiqen të shkatërrojnë unitetin dhe lirinë e Kanadasë. Një aspekt i kësaj krize është rreziku mbi jetët e dy burrave të pafajshëm. Këto janë çështje të rëndësishme dhe unë dua t’ju tregoj se çfarë po bën qeveria me këtë çështje.Ajo që ka ndodhur në Montreal gjatë dy javëve të kaluara nuk është pa precedent. Ka ndodhur kudo në botë në disa raste; mund të ndodhë kudo brenda Kanadasë. Por kanadezët gjithmonë kanë supozuar se s’do të ndodhë këtu, dhe si rezultat, jemi mjaft të tronditur që ndodhi.Supozimi ynë mund të ketë qenë naiv, por ishte i kuptueshëm; i kuptueshëm për shkak se demokracia lulëzon në Kanada; i kuptueshëm për shkak se individi gëzon liri në Kanada.Pa i kuptuar këto kushte, pjesërisht për shkak të tyre, tani është treguar nga disa persona të keqdrejtuar se sa e brishtë mund të jetë një shoqëri demokratike, nëse demokracia nuk është e përgatitur ta mbrojë veten, dhe se sa të cënueshëm ndaj shantazheve janë njerëzit tolerantë dhe të dhembshur.Qeveritë e Kanadasë dhe Kebekut kanë dëgjuar grupe revolucionare se kanë ndër mend të vrasin me gjakftohtësi dy burra të pafajshëm nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Rrëmbyesit supozojnë se bëjnë atë që duan në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e instancave të padrejtësisë shoqërore. Por unë i kërkoj atyre se vëmendjen e kujt po përpiqen të tërheqin? Të qeverisë së Kanadasë? Të qeverisë së Kebekut? Çdo qeveri në këtë vend është e vetëdijshme për ekzistencën e problemeve të thella dhe të rëndësishme. Dhe çdo qeveri me limitin e burimeve dhe aftësisë së saj është e angazhuar thellësisht në zgjidhjen e tyre. Por jo me rrëmbime dhe bombardime. Me shumë punë. Dhe nëse ekziston ndonjë dyshim për besimin e mirë apo aftësinë e qeverisë, ka parti opozitare gati dhe të vullnetshme të qeverisin. Me pak fjalë, në Kanada ekziston një mekanizëm efektiv për të ndryshuar qeveritë me mjete paqësore. Ai është vënë në punë nga votuesit gjithmonë. Kush janë viktimat e rrëmbimit? Për familjet e viktimave ata janë bashkëshortë dhe baballarë. Për rrëmbyesit identiteti i tyre është i parëndësishëm. Qëllimet e rrëmbyesve janë të na zënë për fyti ju dhe mua, apo ndoshta ndonjë fëmijë? Qëllimi i tyre është të shfrytëzojnë ndjenjat normale dhe njerëzore të kanadezëve dhe për t’i përkulur këto ndjenja simpatie në instrumente për qëllimet e tyre të dhunshme revolucionare.Çfarë kërkojnë rrëmbyesit në shkëmbim të jetëve të këtyre burrave? Disa gjëra. E para, ata duan ta shprehin fyerjen e tyre në publik me supozimin se të gjithë personat që mendojnë ashtu siç duhet do të tregohen nga bota për të zgjidhur problemet e tyre me slogane dhe ofendime. Ata duan më shumë, ata duan që policia të ofrojë një qengj sakrifice, një person për të cilin ata supozojnë se ndihmoi në arrestimin e ligjshëm dhe dënimin e duhur të disa miqve të tjerë kriminelë. Ata gjithashtu duan para. Paratë e shpërblesës. Ata duan edhe më shumë. Ata kërkuan lirimin e 17 kriminelëve dhe hedhjen e akuzave për gjashtë burra të tjerë, të gjithë referohen si “të burgosur politikë”. Kush janë këta burra të cilët konsiderohen si patriotë dhe martirë? Më lejoni t’jua përshkruaj.Tre janë vrasës të dënuar; pesë të tjerë janë burgosur për vrasje me paramendim; një është i dënuar me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor për disa akuza bombardimesh; një tjetër është dënuar, pasi ka kryer 17 grabitje me armë; dy janë liruar me kush një herë, por tani janë përsëri në burg dhe presin gjykimin për grabitje.Megjithatë, ne na kërkohet të besojmë se këto persona janë dënuar me të padrejtë, se janë burgosur si rezultat i opinioneve politike, dhe se e meritojnë të lirohen menjëherë, pa asnjë gjyq që ligji ta lejojë.Përgjegjësia për të vendosur nëse duhet të lirohet një apo dy nga këta kriminelë është e qeverisë federale. Është përgjegjësi e qeverisë të bëjë shfajësime sipas ligjit. Nëse do t’ju ulnim presioneve të rrëmbyesve, që kërkojnë lirimin e të burgosurve, jo vetëm që do të ishte abdikim i përgjegjësisë, por do të çonte në një rritje të aktiviteteve terroriste në Kubek. Do të ishte një ftesë e hapur për terrorizimin dhe rrëmbimet në të gjithë vendin. Mund ta gjejmë veten përballë një serie kërkesash për çlirimin e kriminelëve nga burgu, nga bregdeti në bregdet, dhe pengjet mund të jenë anëtarë të pafajshëm të familjes suaj apo simes.


*Një nga udhëheqësit më popullorë në Kanada. Në shkurt 1968, si ministër i Drejtësisë, paraqiti të Drejtën Kushtetuese, në mbrojtje të të drejtave të gjuhës të folësve francezë në Kanada. Në qershor, 1968 bëhet kryeministri më i ri kanadez. Fjalimi është për rastin e krizës së tetorit, kur u grabit një diplomat dhe ministër kabineti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Histori e përgjithshme botërore”