"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historia e Afrikës së vjedhur

Ky është forumi ku mund të diskutoni per historinë e gjithë kontinteve, racave që kanë jetuar në to, luftrat, dinastitë, pushtimet, perandorite, organizimet sociale politike etj.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Historia e Afrikës së vjedhur

#1

Post by Adriana » Sun Jan 22, 2012 8:32 am

Historia e Afrikës së vjedhur



Nga Juliet Torome
Lajmi se Universiteti Yale ka rënë dakord për të kthyer mijëra artifakte të cilat, një prej studiuesve të këtij universiteti i kish marrë në Peru në vitin 1911, më kujtoi një pritje ku kam qenë kohët e fundit – prej të cilës mu desh të largohesha para kohe.
Një mik afrikan më kishte ftuar në këtë event, që organizohej në shtëpinë e një të njohuri të tij. I zoti i shtëpisë, një amerikan i pasur, shfaqi me plot krenari koleksionin e tij të pikturave dhe skulpturave. Ndërsa na tregonte objektet rreth e rrotull, kishte një objekt që dukej si afrikan, por nuk isha e sigurt për këtë. Ky objekt ishte një lëkurë kafshe e shtrirë dhe e zbukuruar me rruaza me ngjyra, dhe e ngjitur pas një xhami. Rruazat ishin të të njëjtit lloj që përdor populli im, Maasai, por ngjyra dominuese e tyre ishte blu dhe jo e kuqja jonë e preferuar.
"Nga vjen ky objekt?" - pyeta, duke treguar me gisht objektin në mur.
"Kjo është nga Zimbabve"- u përgjigj i zoti i shtëpisë. "Kjo është një veshje dasme që është veshur në një martesë mbretërore në Ndebele në vitin 1931".
Për një afrikan që është larg shtëpisë, të shikojë një objekt që vjen nga Afrika, qoftë ai më i parëndësishmi, e bën atë lumtur. Kur shoh kafe keniane apo etiopiane në shitje në Nju Jork apo Paris, për shembull, kjo më bën krenare se ka amerikanë dhe evropianë, të cilët e konsiderojnë një produkt nga atdheu im të vlefshëm. Të mësoje se një amerikan i pasur kishte gjetur një veshje tradicionale afrikane të denjë për ta vendosur në një vend në shtëpinë e tij, shkaktoi të njëjtën ndjenjë tek unë. Por vërejtjet që bëri më pas i zoti i shtëpisë e venitën këtë ndjenjë menjëherë.
Ai mburrej se si e kishte marrë në mënyrë të paligjshme këtë veshje përmes një miku, i cili kishte "paguar" një zyrtar të qeverisë së Zimbabve për ta kontrabanduar atë jashtë vendit. Miku im dhe unë shikonim njëri-tjetrin, duke u përpjekur për të mos treguar mosmiratimin tonë.
"Jam i neveritur," tha miku im një çast më vonë. "Më mirë të largohem para se të dehem dhe t’i them ndonjë gjë të papërshtatshme këtij djali".
Ne u largua nga mbrëmja. Rrugës për në shtëpi, turfullonim nga zemërimi nga ajo që kishim dëgjuar. Por përbuzja jonë ishte më shumë ndaj rolit të Perëndimit në mbështetje të korrupsionit në Afrikë se sa nga fati që kish pasur artifakti i Zimbabve, që kishim parë aty. Kur dëgjova se Yale më në fund kishte rënë dakord për të kthyer artefaktet peruane në Peru, që aty fillova të mendoj për artifaktet afrikane, si një pjesë mjaft e rëndësishme kulturore dhe historike e vendit tonë.
Shumë artifakte afrikane sigurisht, kanë përfunduar nëpër muzetë perëndimorë apo në duart e koleksionistëve privatë perëndimorë. Këto objekte janë pre e plaçkitjeve që evropianët kanë bërë në Afrikë kryesisht gjatë tregtisë së skllevërve dhe gjatë periudhës koloniale. Ndoshta më e famshmja ndër to është skulptura e njohur si “Bangwa Queen”. Vlerësuar në miliona dollarë, ky është objekti më i shtrenjtë në botë i artit afrikan.
Ekspozita e artit afrikan, zakonisht përfshin tregime për origjinën e secilës pjesë, të cilat janë të lidhura shpesh me një mbretëri afrikane. Por, informacioni në lidhje me udhëtimin e një objekti (artefakti) në Perëndim është shpesh i paqartë ose nuk ekziston fare. Për shembull, “The New York Times” botoi një artikull vitin e kaluar, në lidhje me një ekspozitë të artit afrikane në Muzeun Metropolitan. Times raportoi se “Bangwa Queen”, që kur u mor nga varret mbretërore kameruniane në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka kaluar dorë pas dore në pronësi të shumë koleksionistëve të famshëm.
Në fakt, “Mbretëresha Bangwa” "e braktisi" Kamerunin me Gustav Conrau, një eksplorues gjerman i kolonive, i cili më vonë ia dha statujën një muzeu në vendin e tij. Duke pasur parasysh taktikat dyshuese që agjentët kolonialë përdornin zakonisht për t’u marrë afrikanëve sendet që ata kishin në pronësi, nuk ka gjasa që Mbretëresha Bangwa të “ketë ikur” me dëshirë. Objektet Afrikane që shfaqen në Nju Jork, Londër, Paris, dhe gjetkë kanë histori të ngjashme.
Aktpadia peruane për të rimarrë trashëgiminë e saj kulturore më bëri të dëshiroj të njëjtën gjë edhe për objekte e plaçkitura të Afrikës. Por Peruja është rrënjësisht ndryshe nga çdo vend afrikan. Kërkesa e saj reflekton nderim për të kaluarën e saj. Për peruanët, artefaktet e saj janë një kujtesë e qytetërimit të madh të Inkas, që pushtuesit evropianë e shkatërruan.
Afrikanët, përkundrazi, kanë tendencë për të mos e kujtuar të kaluarën e tyre. Në një farë mënyre, afrikanët duket se kanë përvetësuar idenë se Afrika ishte primitive dhe kolonializmi ishte i nevojshëm për ta civilizuar atë. Ne nuk i ruajmë si thesare artefaktet tona historike, sepse ato na kujtojnë inferioritetit tonë të supozuar ndaj qytetërimeve të tjera të pasura .
Nuk është çudi që një objekt kulturalisht mjaft i rëndësishëm si një veshje dasme mbretërore mund të jetë kontrabanduar nga një vend pa u shqetësuar njeri. Deri kur afrikanët të njohin vlerën e historisë së tyre, objektet kulturore artistike të tyre do të vazhdojnë të jenë objekt grabitjesh.

Juliet Torome, një shkrimtare dhe regjisore dokumentarësh, u shpërblye me çmimin e parë nga Cinesource Magazine për dokumentarin më të mirë të vitit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Histori e përgjithshme botërore”