"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#1

Post by Arta » Thu Jul 09, 2009 3:30 pm

Image PRENG MARKA PRENGA

U lind në Orosh në vitin l858. Njihet si kreu i bajrakut të Oroshit për një periudhë të gjatë, afër gjysmë shekulli (XX). Emri i tij përmendet në të gjithë letërkëmbimin diplomatik me kancelaritë e huaja të krerëve të Mirditës në periudhën e Pavarësisë dhe më pas. Bajraktari i Oroshit ka nderin dhe meritën historike të jetë në krye të levizjes së Mirditës për liri dhe pavarësi kombëtare, duke udhëhequr krengritësit mirditas, në kryengritjet e njohura të kësaj krahine dhe më gjërë, të vitëve l9ll dhe l9l2.

Në prill të vitit l9ll Preng Marka Prenga me porosi të Abat Doçit, ngriti flamurin e kryengritjes te kisha e Shën Markut në Fan, në një kuvend të gjërë. Në qershor të po atij viti luftëtarët e l2 bajrakëve të Mirditës, të mbështetur dhe nga ata të Lurës, Lumës, Matit dhe Dibrës, të udhëhequr nga Preng Marka Prenga mësyjnë, Lezhën për ta çliruar nga sundimtarët turq dhe arrijnë të marin në dorë kështjellën dhe krejt qytetin. Ky ishte fillimi i veprimeve luftarake të këtyre kryengritësve që do të pasohej nga luftime të tjera të rëndësishme për muaj të tërë, në vijën Kreshtë-Gomsiqe etj.

Preng Marka Prenga simbolizon tipin e prijësit popullor të Mirditës, të plakut të urtë e të mençur, që njeh dhe zbaton doket, kanunin, etj. Vdiq në Orosh në vitin l955.

Në periudhën e Pavarësisë dhe në ngjarjet e mëvonshme politike shquhen dhe një varg figurash të tjera atdhetare, si Kol Toma i Velës, Zef Ndoci i Spaçit, Ndue Përdeda i Gojanit, Preng Tuc Doda i Fanit, Bardhok Preng Bajraktari i Kthellës, oficeri madhor Preng Jaku i Bulgrit etj.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#2

Post by Arta » Thu Jul 09, 2009 7:00 pm

Image PREND DOÇI 1846-1917


Pikëvështrim nga duhet parë vepra e “munguar”.

Shpesh ka ndodhur që figurat e mëdha të kulturës, të cilët jetën e tyre e kanë gërshetuar me politikën, të mos vlerësohen në kohë. Stinët politike që kanë ardhur më pas nuk kanë lejuar klimën e duhur për ndriçimin e veprës së tyre. Është dashur kohë që të dalin nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit të gjatë ka ndodhur që ndonjëri të ngjitet në “zenit” nga dishepujt, pas nënçmimit ka ardhur si për çudi mbiçmimi. Kjo luhatje e skajshme ka qenë shërbimi më i keq për disa korifenj të kulturës. Në lidhje me Prend Doçin ka ndodhur vetëm proçesi i nënçmimit. Me sa duket nuk ka për të ndodhur dhe e kundërta. Madje vendosja e tij në vendin që i takon ka për të qenë punë e vështirë. Megjithë njëfarë evokimi e shpalimi të figurës së tij këto vitet e fundit, për shumicën e shqiptarëve ai vazhdon të mbetet gati ashtu si në kohën e tij shumë i përmendun e pak i njohur, sic e ka përcaktuar Shahin Kolonja. Mbase prej domethënies së kësaj sentence duhet nisur hulumtimi e analiza.



2. Shumë i përmendur, por pak i njohur



Pse kështu? Për shkak të veprës së “munguar”? Si ka ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi më vonë? Apo çështja qëndron krejt ndryshe?


Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj, Milto Sotir Gurra, arbëreshë të shquar si Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe korrespondencën e tij me De Radën; gjuhëtarë si Justin Rrota, Aleksandër Xhuvani, Mahir Domi; politikanë si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publicistë si Shahin Kolonja, Sotir Peci e Milo Duçi; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si At Pashk Bardhi, At Pal Dodaj, Dom Nikoll Sahatçia, Pal Dukagjini; studiues të letërsisë si Dhimitër Fullani, Regjep Qosja, Jorgo Bulo, Muhamet Pirraku, Ëngjëll Sedaj, Isak Ahmeti; prijës e krerë të Mirditës si Prengë Bibë Doda, Prengë Marka Prenga; personalitete të Europës si Edit Durham, Franc Nopça e deri Peter Bartl në ditët tona; duke vecuar sidomos kontributin e e biografit të tij Pal Doçi në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më 1997. Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të Veriut, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga muslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës. Vlerësimet dhe opinionet për Abatin janë të shumta dhe nga më të larmishmet: nga mirditasit e thjeshtë, nga bashkëpunëtorët –famullitarët e Mirditës e të tjerë, hierarkët e lartë të kishës në Shqipëri, Stamboll, Romë, Austri, konsujt e huaj në Shkodër dhe diplomatë të kancelarive perëndimore (në takime të drejpërdrejta dhe në korrespondencën e tyre diplomatike); shto këtu dhe kronikat e shtypit të kohës, ditarët (si ai i At Pal Dodës), memorialët, epistolarët e autorëve të shumtë, relacionet kishtare drejtuar Vatikanit. Dhjetra e dhjetra dëshmi që përbëjnë një “vepër” më vete për njeriun me vepër të “munguar”. Për njeriun shumë të përmendun, por pak të njohur. Nuk është për t'u çuditur: Doçi që u kujdes për gjithcka të madhe në shërbim të kombit të tij, nuk u kujdes vetëm për një gjë të “vogël”; emrin e tij e aq më pak për kultin e tij. Dhe këtë e bën “një njeri në çdo kuptim i jashtëzakonshëm”, siç do t'a cilësonte Nopça.

3. Poet tribun në nismat e Rilindjes

Doçi publikon pak poezi; Dheu em në përmbledhjen “A Dora d'Istria-gli albanesi” , Livorno më 1870; Nji kushtrim Shqiptarëve e po atij viti dhe Shqypnia në robni botuar në “Mjalt e Bletës”, Bukuresht më 1897. rreth 200 vargje në 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtër i vargut, çka nënkupton se autori e kish ushtruar dorën dhe se këto poezi nuk ishin të vetmet. Përdor distikun, strofën katërshe me rimë të përputhur dhe të alternuar, teksa parapëlqen strofën gjashtëshe dhe dhjetërrokëshin. Vjershat e tij cilësohen si manifeste të para poetike të asaj periudhe. Të shkruara me mjeshtëri e frymëzim me stil energjik e gjuhë të pastër, ato shprehin në mënyrë të ngjeshur disa nga idetë dhe idealet e lëvizjes sonë kombëtare. Ato paralajmërojnë lindjen e një poeti të talentuar, në radhë me Zarishin, Martinon, Bytyçin.

Në librin antologjik kushtuar Elena Gjikës përfshihen autorët më të spikatur të kohës përfshirë dhe De Radën. Lirika e Doçit cilësohet ndër më të bukurat e librit. Dhjetë strofa gjashtëshe të shkruara në dhjetërrokësh. Jo vetëm himnizim i figurës së Elena Gjikës, por dhe bashkëbisedim intim i poetit me atdheun që “njëher e një kohë pati trima plot... si pyll”. Me figurën e Dorës poeti simbolizon shpresën e ringjalljes. Zana mitologjike nuk mundte të mos jetë e pranishme në këtë poezi dhe për atë se heroina i shëmbellen poetit me një zanë. Duket sikur nis që këtu “Lahuta e Malësisë”. Më 1925 Justin Rrota e riboton në veprën “Literatyrës Shqype” që vjersha të ishte në duart e shkollarve të rinj.

Një kushtrim Shqiptarve siç e thot ë edhe titulli është një nga kumbimet poetike më të forta atdhetare të kohës. Tabloja e atdheut është tepër rrënqethëse, ndaj duhet të shpejtonte dhe kënga për ta rilindur. Shqiptarë trima, zgjedhën lshoni / kputni prangat e luftoni është refreni origjinal. Poeti fut në përdorim leksikun aktiv të ligjërimit atdhetar për të zgjuar ndërgjegjen kombëtare; si një rapsod i moçëm e si një luftëtar i ri u rrëfen shqiptarve historinë dhe dramën e atdheut. Deviza “Ja dek ja lirë” është kulmi i protestës, i kushtrimit për liri.

Shqypnia në robni (1872) dallohet për theksin marcial të vargut, saktësinë e mjeteve poetike dhe gjuhën e bukur dhe të pastër. Është padyshim një poezi antologjike që të kujton “O moj Shqypni” të Pashko Vasës dhe mund të merret si një program e një kushtrim i kryengritjes së Mirditës (1876-1877), të cilën Prend Doçi e kishte udhëhequr në vend të Preng Bibë Dodës së ri. Për shumë vjet kjo poezi ishte një spiritus movens i vërtetë për shqiptarët dhe për lëvizjen kombëtare shqiptare. Në të ai kishte ngritur lart kultin e Skënderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik në përgjithësi duke theksuar njëherësh dhe rolin e diplomacisë : “Dheu em Shqypni n'Evrop, ka fol parsia / Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do “ket” Shqypnia”.

Po a ka dhe krijime të tjera Doçi. “Pos këtyre vjershave ka pas në dorëshkrim dhe do të tjera, të cilat m'i ka pas lexue një herë n'Orosh. Shpresoj se ky dorëshkrim do të gjindet në dorë të ndokujt e ndonji prift i Mirditës ka me i qitë në drite”-shkruante At Pashk Bardhi më 1942 në “Hylli i Dritës”

Po bëhen 60 vjet dhe ende dorëshkrimit në fjalë nuk i është rënë në gjurmë. Përsa i përket vlerësimit të veprës së Doçit si shkrimtar, në vendin e vet ai është vënë vetëm në “Shkrimtarë Shqiptarë” (1941) në radhë të autorëve të tjerë të shquar të Rilindjes.



• “Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjithherë pa emën”.



Prend Do ç i shkroi me pseudonimet “Primo Doçi” , “Një djalë prej Shqypnije” dhe mendohet se dhjetra artikuj janë të tijtë. Ai kishte bashkëpunuar që herët me revistën e De Radës “Flamuri i Arbërit” , bashkëpunëtorë të së cilës ishin shqiptarë dhe arbëreshë si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine, N. Naço, P. Doçi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe kur ishte në Indinë Lindore me mision apostolik përsëri bashkëpunon me revistën e De Radës, ku në tetor të vitit 1883 boton artikullin “Topografia e Lezhës në Shqipëri”.

Shkrimet publicistike dhe relacionet kishtare që dërgon Vatikanit dëshmojnë një stil modern, ndonëse ka munguar deri tani një hulumtim i mirëfilltë i gjithë lëndës së shkruar prej tij, çka do të krijonte mundësinë për një gjykim më të plotë. Jo më kot disa herë është vënë në dukje se “Emzot Doçi s'ka shkrue pak, por gjitherë pa emën”. Doçi përmendet si një gojëtar i spikatur. Një kronikë përkujtimore e Hyllit të Dritës (prill 1914) duke evokuar ditën e flamurit në Shkodër më 1912 në kështjellën e Rozafës evidenton ligjëratën e Abatit të Mirditës me atë rast i cili “foli bukur”. Një panegjirik në kishën katedrale Doçi e pat mbyllur me epifemën “Zoja e Shkodrës” e “Shkodra e Zojës”. Si argument për zotësinë në improvizimin e fjalimeve nga ana e tij sillet dhe ceremonia e përmotshme e Imzot Guerinit, fjalimet e tij në popull e meshat në kishë. Publicisti dhe oratori gjenden të gërshetuar gjatë Rilindjes jo vetëm në personalitetin e Doçit…

Ku tjetër duhet ta kërkojmë veprën e “munguar” të Prend Doçit? Duket se ky ka qenë një preokupacion i gjithë studiuesve dhe dashamirëve të tij. “Edhe me kenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra…të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp (Ligjërim në vdekjen e Abat Doçit, “Posta e Shqypnis”,nr 24, shkurt 1917-Gjergj Fishta) ”.

Ka ndodhur diçka disi e rrallë në fushën e letrave. Zë e shuhet autorësia e njeriut që i kishte parametrat e plotë të shkrimtarit, emri tingëllues i fillimeve aq të mbara poetike. Si ndodhi që ai nuk u “bë” dot shkrimtar për vete, kur bëhet “udhërrëfyesi” i Fishtës për kryeveprën e vet epike “Lahuta e Malsisë”?!

Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve të Shqipërisë. Është po ky që përkrah Ndre Mjedën në hapat e parë duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e aftë me dhunti e përkushti për shkencën, gjuhën, kulturën. Akoma më tepër, “humbësi i madh”, i vetvetes nxiton ta presë shekullin e ri me një institucion letrar e gjuhësor brilant në qendrën më të rëndësishme kulturore të vendit që nga antikiteti, në Shkodër, mes ajkës së dijetarëve dhe atdhetarëve rilindas. Pikerisht në këtë kohë ndodh “konvertimi” i shkrimtarit me njeriun e shkencës. Veprën e tij tash e mbrapa duhet ta kërkojmë pikërisht te shoqëria prestigjioze “Bashkimi”, ashtu si një pjesë e të krijimtarisë së Konicës në vetë revistën “ Albania ” si drejtues i saj në radhë të parë. Dihet se Doçi ka qenë një ithtar i rralë i gjuhës shqipe. Si i tillë detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht në pastërtinë e gjuhës së vjershave të tij. Vëzhgimet vetjake për të folurën e krahinave të vecanta, trajtimet modeste të gjuhës gjuhësire në shkrimet publicistike etj.

Ai ishte i ndërgjegjshëm se gjuhës amtare i lipseshin fjalorë, gramatika, tekste shkollore e mbi të gjitha një alfabet modern. Të gjitha këto për të ishin shumë më tepër se “laboratori i tij krijues”. Doçi, më i vjetri i shkrimtarëve dhe dijetarëve të kohës, me një përvojë si rrallëkush në përpjekjet për rilindjen e kombit; për të kryer misionin historik në rrafshin e kulturës dhe identitetit kombëtar, më 1899 në shoqërinë “Bashkimi”, ofron elitën intelektuale të Gegnisë: At Gjergj Fishtën, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dodë Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazër Mjedën, Luigj Gurakuqin e plot të tjerë. Nuk ështe e rastit që shumë famulli të Mirditës në këtë kohë kthehen në qendra të veprimit kulturor e shkencor, me priftërinj dijetarë që krahas funksionit zyrtar hulumtojnë vlera etnokulturore të trevës si tradita, doke, folklore, gjuhësi etj. Një “akademi” perfekte që nuk i rrafshonte individualitetet e punëtorëve të dijes dhe pse shpesh autorësia ishte kolektive. Këtu vec po cekim kontributin e papërsëritshëm të Doçit në drejtimin e saj si ideues i programeve të saj dhe bashkëautor i veprave të publikuara në afro një dhjetëvjecar.

• “Mëmëdhetar vetflijues”



Sigurisht problemi i veprës së “munguar” të Doçit është shumë më kompleks se kaq. Ai mund të rroket e të shkoqitet vetëm kur të mbahen parasysh jo vetëm rrethanat historike në të cilat u shkri jeta e tij, por edhe komponentët përbërës të personalitetit të Abatit.

Para së gjithash Doçi ishte ideolog i Rilindjes, me sens diplomati, që i duhej për të vendosur ekuilibret e duhura në rrjedhën e ngjarjeve historike të komplikuara me fuqitë e huaja. Në “programin' e tij zinte vend: aspekti kishtar, politik, kulturor. Këto tre drejtime themelore kushtëzojnë kryekëput jetën e tij aktive deri në fund. Falë karakterit të rrallë, ai asnjëherë nuk gjendet në periferi të ngjarjeve, por në kulmet e tyre. Vetëflijohet për vepra të guximshme që do t'i kishte zili gjithkush. Do të donte të ish një prelat i urtë e bari shpirtrash, por rrethanat historike e bëjnë të vihet në krye të kryengritjes së Mirditës të viteve 1876-1877, çka do t'i kushtonte 11 vjet internim në tre kontinente. I ndalohet atdheu, dashuria e tij më e madhe. Hyn kështu si padashur në qerthullin e trazuar të politikës për të mos u ndarë më prej saj. Do të kishte dëshirë që kisha e Mirditës të ishte e konsoliduar, por në vitin 1888 kur ai vjen në krye të saj ajo ishte krejt e copëtuar dhe e ndarë në tre ipeshkvi. I lipset një punë prej titani për t'a rimëkëmbur Abacinë duke e çuar nga dy në gjashtë famulli e mbi të gjitha për ta “dlirë dioqezën e tij prej vesit”. Kryen në pak vite një histori të pashembullt në historinë e Krishtërimit aq të goditur gjatë pushtimit turk. Natyrshëm si cdo ideolog, atdhetar e dijetar do t'i gëzohej një Shqipërie me insitute kulture e shkence në prag të pavarësisë, me shkolla shqipe gjithandej, me një alfabet të njësuar për të gjithë shqiptarët e shumë gjëra të tjera kësodore, por këto thuajse mungonin.

Duke qenë i matur e racional, ai nuk e krijon “Bashkimin” për ego dhe jo se i mungonin angazhimet në fusha të tjera, por se ishte i bindur se shteti i nesërm pa këto, aq më tepër një shtet nga e para, nuk do të mund të realizonte aspiratat e shqiptarëve. Me institucionin e tij Doçi jo vetëm kërkon të kanalizojë në një rrjedhë energjitë krijuese të intelektualëve të kohës, por edhe t'u japë mësimin e madh bashkëkombësve se bashkimi ishte çelësi i suksesit të së ardhmes në politikë, qeverisje, arsim, kulturë etj.

Ky në fakt ka qenë mesazhi historik i gjithë elitës së dalë nga shkolla e Krishtërimit.

Zef Skiroi poemën e njohur idilike “Mili e Haidhia” , “për meritime letrare” ia kushton pikërisht shkrimtarit me vepër të “munguar”

Për Abatin e Mirditës me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë, letërsinë, kulturën shqiptare, ashtu siç për shumë figura të shquara prelatësh katolikë, përgjatë gjithë sistemit komunist nuk u tha asnjë fjalë duke e bërë më tragjik fatin e këtij kolosi të letrave shqipe.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#3

Post by Arbëri » Thu Jan 14, 2010 12:00 pm

XHEMË HASA – GOSTIVARI 1908-1945
Faqe kryesore Arkivi i artikujve Çeshtja Kombetare Përmendorja e Ballistit të njohur Xhem Hasa - Gostivari


Biografia e shkurtër e XHEMË HASA – GOSTIVARI 1908-1945



Në rrëzë të malit Ahishtë, në afërsi të vendit i quajtur Pallma, ku gufon një burrim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati Simnicë, në një largësi prej pesëmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Këtu, në këtë fshat në vitin 1908 lindi Xhemë Hasa. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë. Pasi ariti moshën e pjekurisë, Xhema ia fillon punës si bujk dhe si blektor me pasurinë e tij që e posedonte. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqipëtarë me anë të provokimeve dhe ofendimeve, i ka përjetuar personalisht edhe Xhemë Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave të pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar këtë trim që ta braktiste pasurinë dhe familjen e tij dhe të hudhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e kombit dhe për mbrojtjen e atëdheut të tij.
Xhema në fillim ishte ushtar ndër të parët që luftoi në jug të Shqipërisë per mbrojtjen e tokave shqipëtare. Për suksesin e treguar, mbretërija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris së atëhershme të Shqipërisë.
Me fillimin e luftës së dytë botërore në vitin 1941 kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte.
Padrejtësia që i silleshte kombit shqipëtar ai çohet në luftë kundër fashizmit italjan, kundër sllavo-komunistëve ku vlen të përmenden aksione luftarake si ata :
-Lufta për çlirimin e fshatit Zajas,
-Lufta për çlirimin e Dibrës,
-Lufta në Mal të Thatë,
-Lufta e Kërçovës,
-Lufta e Debarcës,
-Lufta e fshatit Beliçicë,etj.

Image
http://www.youtube.com/watch?v=VUOJ_ez89dY
Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore tërë pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë , me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sunduar pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.
Lufta e Xhemë Hasës si oficer dhe si komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.
6 Maj 1945 vritet mizerisht trimi shqiptarë , ku prej asaj dite fati i shqiptarëve në Maqedoninë Perendimore ngel në duart e sllavo-komunistëve.

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#4

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 9:49 pm

Image

Marin BARLETI (rreth 1460-1512/13)

Humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare. Për jetën e tij dihet fort pak. Lindi në Shkodër, përjetoi, ende i parritur, rrethimin e parë osman të qytetit, ndërsa në rrethimin e dytë, më 1478-79, mori pjesë me armë në dorë në mbrojtjen e vendlindjes. Pas rënies së Shkodrës jetoi në mërgim si prift në trevat venedikase. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës.

Prej Marin Barletit njihen tri vepra; Rrethimi i Shkodrës (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të qytetit të rrethuar për një vit nga osmanët. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë, libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos të aspektit të brendshëm, të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5 përkthime në gjuhë të tjera.

Vepra madhore e Marin Barleti është Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romë midis 1508 dhe 1510). Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të lartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe, me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjera për «Ç'ka ngjarë në shek.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë, fshatarësia shqiptare, jo vetëm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime të tjera».

Shkurtore e jetës së papëve dhe perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venedik 1553) është vepra e vetme e Marin Barleti që nuk ka të bëjë me historinë Shqiptare, përveç parafjalës-kushtesë për Pjetër Engjëllin, një nga bashkëluftëtarët kryesorë të Skënderbeut, i cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin në punën e tij. Vepra i përket Marin Barleti vetëm për pjesën që arrin deri në vitin 1512, kurse vazhdimi është prej një dore tjetër. Është pikërisht kjo datë që na lejon të caktojmë datën e vdekjes së Barletit rreth këtij viti.

Pavarësisht nga një varg dobësish që janë karakteristike në përgjithësi për historiografinë humaniste, siç është fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese që u vihen në gojë heronjve, imitimi i autorëve klasikë deri në hollësitë, pavarësisht nga pasaktësitë kronologjike dhe mungesa e të dhënave për faza e ngjarje të tëra, veprat e Marin Barleti qëndrojnë si një burim i dorës së parë e i pazëvendësueshëm për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Krahasimi me të dhënat dokumentare që kemi në dorësot, na jep të drejtë të themi se nuk qëndrojnë kurrësesi vlerësimet negative të bëra në të kaluarën për vlerën e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartë i Marin Barleti për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#5

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 9:54 pm

Image

Gjon BUZUKU (shek. XVI)

Autori i parë i njohur gjer tani i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur "Meshar", (1555) më e vjetra vepër shqipe e botuar që ka arritur. Ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit, ndofta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe fleta e ballit. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare, përpjekje të përftuara nën shtysën e Reformës.

Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë Veriore Kryesisht për tingujt e shqipes që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i) ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përgjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftësisht të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë Veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së, mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjiz e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#6

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 9:56 pm

Image

BATONI

Prijës i fisit ilir të desidiatëve dhe udhëheqës kryesor i kryengritjes së madhe të ilirëve në vitet 6-9 e.r. E filloi kryengritjen i pari dhe arriti të vihej në krye të saj me luftën e tij të paepur kundër pushtuesve romakë. Si komandant ushtarak energjik Baton korri disa fitore dhe zbatoi me sukses taktikën e luftës popu llore, duke kaluar nga grupe të mëdha luftëtarësh në grupe të vogla, herë në Veri e herë në Jug. Gjatë kryengritjes u mbrojt edhe në kështjellat, duke u shkaktuar humbje të mëdha legjioneve romake. E udhëhoqi kryengritjen deri në fund, kur romakët arritën ta zënë rob. Me emrin Bato njihen edhe prijësa të tjerë ilirë, si Batoja i fisit të breukëve, Batoja sundimtar i dardanëve etj.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#7

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 9:58 pm

Image

PIRROJA (319-272 p.e.r.)

Mbret i Epirit në vitet 307-302 dhe 297-272 p.e.r. Figura më e shquar në historinë e lashtë të Epirit dhe një nga komandantët ushtarakë më në zë që ka njohur bota antike. Rridhte nga familja mbretërore e fisit ilir të Molosëve. Gjatë sundimit të tij shteti epirot u fuqizua shumë ekonomikisht e ushtarakisht e u bë një faktor i rëndësishëm në arenën politike të botës mesdhetare të kohës. Pirroja hipi në fron në vitin 307 p.e.r, kur ishte 12 vjeç. Pasi e humbi fronin në vitin 302 p.e.r., për shkak të një ndërhyrjeje maqedone në Epir dhe e rifitoi atë përsëri, zbatoi një politikë të jashtme aktive. Është e njohur veçanërisht fushata e tij në Italinë e Jugut, ku, i thirrur për ndihmë nga tarentasit, që luftonin me Romën, zbarkoi në vitin 280 p.e.r. në krye të një ushtrie të madhe të përbërë nga 20.000 këmbësorë, 3000 kalorës, 2000 varkëtarë dhe 500 hobetarë, duke pasur me vete dhe 200 elefantë. Pirroja zhvilloi me romakët tri beteja të mëdha. Të parën e fitoi me lehtësi pranë Heraklesë në vitro 280 p.e.r. Për herë të parë përdori me sukses elefantët për çarjen e rrethimit romak. Në betejën pranë Auskulit, një vit më vonë, Pirroja fitoi përsëri por me humbje aq të mëdha, saqë fitore të tilla u bë zakon të quhen "fitore të Pirros", kurse betejën e tretë pranë Beneventit në vitro 275 p.e.r. e humbi. Drejtimi tjetër i rëndësishëm i veprimtarisë së jashtme lidhet me Maqedoninë. Përpara se të zbarkonte në Itali i theu maqedonët dhe për një kohë arriti të shpallëj edhe mbret i tyre, por zotërimet në Maqedoni qe i detyruar t'i ndante me sundimtarin e Trakisë, Lisimaun, i cili nuk vonoi ta shtrëngojë të hiqte dorë prej tyre. Pas disfatës me Romën, në vitin 274 p.e.r. Pirroja iu drejtua përsëri Maqedonisë, por gjatë kësaj përpjekjeje të tij të re mbeti i vrarë duke luftuar nëpër rrugët e Argosit kundër forcave të bashkuara maqedone e spartane. Pirroja mbeti në histori si një nga strategët më të mëdhenj të kohës, i dyti pas Aleksandrit të Madh, sipas vlerësimit të komandantit të njohur kartagjenas, Hanibalit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#8

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 10:01 pm

Image

DUKAGJINËT

Familje sunduese feudale e shek. XIV-XV; zotërimet e saj shtriheshin në Shqipërinë e Veriut, nga Zadrima e Sipërme deri në Ndërfandinë dhe në bashkimin e Drinit të Zi me të Bardhin; në këtë trevë u ruajt emri i zotëruesve deri në ditët tona (Krahina e Dukagjinit, Rrafshi i Dukagjinit). Burimet bashkëkohore i përshkruajnë këto vise si një krahinë të gjerë, me burra trima e të fortë, me monumente kulture, fqinjë me zotërimet e Kastriotëve. Stema e Dukagjinit ishte një shqiponjë e bardhë njëkrenore.

I pari pjesëtar i njohur i familjes konsiderohet një "Dukë Gjin Tanushi"i përmendur në fund të shek. XIII. Dukagjinit u përkiste edhe qyteti i Lezhës që e humbi Tanush D. me të vëllanë më 1393. Përfaqësuesit kryesorë të D. në shek. XV ishin vëllezërit Nikollë e Pal D., dhe i biri i këtij të fundt Lekë D. Nikollë D. udhëhoqi më 1431 kryengritjen antiosmane që arriti të çlirojë për një kohë Dejën . Të dy vëllezërit morën pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444 dhe si anëtarë të Lidhjes, në luftën e udhëhequr nga Skënderbeu kundër Venedikut më 1447-48. Pretendimet territoriale të D. u bënë shkak konfliktesh me sundimtarët e tjerë, si më 1445 për Dejën me Lekë Zaharinë, i cili me këtë rast u vra. Përforcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut i largoi D. nga ai dhe i afroi ata herë me Venedikun (më 1456) e herë me osmanët (më 1457). Me ndihmën e këtyre Lekë D. mori kalanë e Satit, çka e detyroi Skënderbeun të ndërhynte kundër Lekës për të mënjanuar këtë pozicion të rrezikshëm prapa krahëve të tij. Paqja e qëndrueshme midis D. dhe Skënderbeut u arrit më 1463 me ndërmjetësimin e Pal Engjëllit, kryepeshkop i Durrësit. Rritja e presionit osman i detyroi D. të merrnin pjesë fuqimisht në luftë, tani që zotërimet e tyre u ndodhën drejtpërsëdrejti nën goditjet osmane. Pas vdekjes së Skënderbeut Lekë D. u bë një nga figurat kryesore udhëheqëse të luftës; ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e forcave shqiptare para Krujës në shtator 1477. Rënia e kalave të fundit më 1478-79 detyroi Nikollë e Lekë D. të linin zotërimet e veta e të mërgonin në Itali, por u kthyen më 1481, pas vdekjes së Mehmetit II, si edhe sundimtarë të tjerë shqiptarë për të vazhduar luftën, ndonëse pa rezultat. Me emrin e Lekës lidhet Kanuni i Lekë Dukagjinit, i cili përmbledh normat juridike që rregullonin marrëdhëniet në shoqërinë malësore.

Pasardhësit e një dege tjetër, që ishin rritur në oborrin e sulltanit bënë atje karrierë, siç qenë Veziri Dukagjinzade Mehmet dhe Dukagjinzade Jahjabej dhe Ali Bej, këta të fundit poetë të rëndësishëm të letërsisë turke që ruajtën në veprat e veta kujtirnin e prejardhjes së tyre.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#9

Post by Arbëri » Mon Feb 22, 2010 10:03 pm

Image

Pjeter BOGDANI (rreth 1625-1689)

Shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare të vjetër. Lindi në Gur të Hasit (Kukës). Kreu studimet e larta teologjike e filozofike në Romë dhe mori titullin doktor. Shërbeu së pari si famullitar në Pult e Prizren, më 1656 u emërua peshkop , i Shkodrës, më 1677 kryepeshkop i Shkupit. Mori pjesë në lëvizjet çlirimtare që nisën në këto vite sidomos në Shqipërinë V e VL. Për këtë shkak iu desh të jetonte e të punonte më shumë maleve për t'u shpëtuar përndjekjeve osmane. Vdiq në Prishtinë.

Vepra e Pjetër Bogdani "Çeta e profetëve" (Cuneus prophetarum) u botua më 1685 në Padovë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik me titull të ndryshëm. Është një vepër orgjinale me temë kryesisht teologjike-filozofike, po herë pas here shtjellon edhe çështje të historisë, gjeografisë, astronomisë etj. Autori ka gjetur mundësi të shtjerë elemente të jetës shqiptare të kohës e të historisë së popullit tonë, si është rasti i qëndresës burrërore të kelmendasve kundër ekspeditës turke më 1639. Mendimet e njohuritë e Pjetër Bogdanit shpalosen më shkoqur në parathënien e librit dhe në relacionet e shumta, që hartoi pas vizitave në viset e peshkopatave që drejtoi. Shkroi me dashuri të madhe për gjuhën shqipe, për Shqipërinë e për popullin shqiptar, shprehu dhembje për gjendjen e mjeruar e padijen në të cilat i kishte hedhur robëria bashkatdhetarët e tij dhe urrejtje të thellë për pushtuesin osman. Pjetër Bogdani kërkonte që t'i jepeshin popullit libra në gjuhën amtare, punoi për mëkëmbjen e zhvillimin e kulturës kombëtare dhe çlirimin e vendit.

Vepra ka në krye një Seri kushtimesh e poezish shqip, latinisht, italisht, sllavisht, shkruar për nder të Pjetër Bogdani nga miq e të njohur të tij. Dy vjershat shqipe të L. Bogdanit e të L. Sumës dhe ato të vetë autorit të shpërndara në kapituj të ndryshëm të librit, me teknikën poetike përgjithësisht të sigurt janë tregues të lëvrimit të mbarë të vjershërimit shqip në këtë kohë.

Pjetër Bogdani luftoi me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Ligjërimi i tij dallohet mjaft herë edhe për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt. Me veprat e Pjetër Bogdani letërsia dhe gjuha letrare shqipe shënuan hapa të rëndësishëm përpara.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#10

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:37 pm

Image
Ali Pashe TEPELENA (1740-1822)

Sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë «derbendpashë» dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare. Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprinitari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere, fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perendimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.

Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së V e sidomos me Bushatllinjtë me qëllirn që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-22 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje. Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.

Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#11

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:38 pm

Image
Naum VEQILHARXHI ( BREDHI ) (1767-1846)

Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, mendimtar i shquar iluminist e veprimtar i shkollës shqipe. Lindi në Vithkuq të Korçës, ku kaloi fëmijërinë. Që para v. 1806 mërgoi me familjen në Moldavi (Kishinjev). Mori pjesë në kryengritjen e eteristëve në Rumani të v. 1821 kundër Perandorisë Osmane si një nga udhëheqësit e saj, bashkë me shqiptarë të kolonisë së atjeshme. Më pas punoi si avokat në Braile dhe u lidh me rrethet e iluministëve demokratë të atdhetarëve ballkanas. Iu kushtua çështjes së çlirimit të Shqipërisë duke u udhëhequr nga ideja themelore ndriçimtare, se një popull mund të dalë nga prapambetja vetëm po të shkruajë gjuhën amtare dhe po të përhapen arsimi e kultura kombëtare.

Më 1824 nisi punën për përpilimin e një alfabeti të veçantë të shqipes me 33 shkronja, të pranueshëm nga të gjithë për të kapërcyer dasitë që lidheshin me alfabetet e tjera. Synoi që sistemi shkrimor t'u përshtatej veçorive të fonetikës së shqipes. Me këtë alfabet botoi më 1844 të parën abetare të shqipes, «Ëvetarin». Abetarja u prit me entuziazëm dhe u përhap në krahinat jugore të Shqipërisë. Për të plotësuar kërkesat e ribotoi më 1845 me titullin Fare i ri ëvetar shqip, të shoqëruar me një «E parathënme për djemtë e rinj shqiptarë». Përgatiti gjithashtu një gramatikë dhe libra e dorëshkrime të tjera, që nuk janë ruajtur. Më 1846 hartoi një Qarkore (Enciklikë) greqisht drejtuar bashkatdhetarëve ortodoksë në Shqipëri dhe po atë vit i dërgoi një letër të gjatë polemizuese një nipi të vet, që u ishte kundërvënë përpjekjeve të tij për çështjen shqiptare.

Parathënia e abetares, qarkorja dhe letra e v. 1846 janë dokumentet e para ideologjike e programatike të njohura deri më sot të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në to formulohen kërkesat kulturore të lëvizjes. Si iluminist revolucionar, Naum Veqilharxhi mendonte se mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta vinin atdheun në radhët e vendeve të qytetëruara. Pa çlirimin kulturor nuk mund të arrihej as çlirimi politik. Duke u nisur nga pikëpamjet racionaliste, i shihte shqiptarët si komb me karakter të veçantë, me gjuhën e zakonet e veta, me një thesar kulturor të trashëguar. U bëri thirrje shqiptarëve të hapin sytë, duke kërkuar zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Kishte besim te aftësitë dhe virtytet e popullit të vet dhe fshikulloi ata që ishin vënë në shërbim të të huajve.

Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh të shkollave të huaja dhe punoi për një shkollë shqipe, me përmbajtje laike dhe për të gjithë fëmijët e popullit. Dha ndihmesë e shfaqi mendime të reja edhe për lëvrimin e gjuhës. U mbështet te gjuha e popullit, përdori fjalë të vjetra e të rralla dhe u shpreh për pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja. E pasuroi shqipen me një varg termash të kulturës e të dijes.

Naum Veqilharxhi u përpoq edhe të krijonte një shoqëri kulturore dhe të organizonte atdhetarët e tjerë, prandaj e helmuan në Stamboll. Me veprën e tij u bë shprehës i një kthese me rëndësi në historinë e popullit shqiptar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#12

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:40 pm

Image
Hasan TAHSINI (1811-1881)

Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.

Bir i një fshatari nga Ninati i Sarandës, Hasan Tahsini që në vogëli u dha pas mësimit e diturisë, mbaroi shkollën e ulët në fshat dhe vazhdoi pastaj mësimet në një nga medresetë rnë të dëgjuara të Stambollit. Për gjerësinë e diturive që zotëronte, si dhe për aftësitë e tij intelektuale ai u caktua rektor i Universitetit të porsahapur të Stambollit. Ai bëri kërkime në fusha të ndryshme të shkencave natyrore, që i paraqiti në mjaft artikuj dhe libra shkencorë në gjuhën turke, midis të cilëve dallohen "Psikologjia" dhe "Bazat e astronomisë". Njohuritë dhe të dhënat që përmbajnë këta libra, janë nga më të përparuarat për kohën dhe i dhanë autorit të tyre emrin e një dijetari të shquar në Perandorinë Osmane. Veprimtaria e Hasan Tahsinit për përhapjen e diturive shkencore, që vinin në kundërshtim me botëkuptimin zyrtar fetar-idealist ra në sy të autoriteteve shtetërore e fetare dhe shumë shpejt ai u pushua nga puna si rektor e u ndoq nga Universiteti.

Jeta dhe veprimtaria e Hasan Tahsinit u karakterizua jo vetëm nga interesi i tij për shkencat natyrore, por dhe nga dashuria e zjarrtë për atdheun dhe popullin e tij. Hasan Tahsini, ashtu si rilindësit e tjerë të shquar, e kuptoi se një nga fushat më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe lartësimin e popullit të saj, ishte ajo e shkrimit të gjuhës shqipe dhe e përhapjes së diturisë në gjuhën shqipe. Për këtë ai qysh në vitet '60 të shek. XIX, në bashkëpunim dhe me patriotë të tjerë, si Kostandin Kristoforidhi, filloi të mendojë e të punojë për krijimin e shoqërive që do të punonin për përhapjen e diturisë midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Eshtë i njohur projekti i tij i alfabetit të gjuhës shqipe me 30 bashkëtingëllore dhe 3 zanore, i hartuar në fillim të viteve '70. Më pas Hasan Tahsini mori pjesë në komisianin që hartoi alfabetin e Stambollit.

Hasan Tahsini u ndoq nga fanatikët dhe reaksionarët edhe për veprimtarinë e tij patriotike, bile ai njohu dyert e burgut të sulltanit. Por asgjë nuk e largoi Hasan Tahsinin nga bindjet e tij shkencore dhe nga veprimtaria e tij patriotike.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#13

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:42 pm

Image
Јeronim DE RADA(1814-1903)

Poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. Lindi në Makia të Kalabrisë mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitër Koronës. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare "L'Albanese d'Italia" , në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes der! në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat hashtësia e kombit shqiptar (Antichità della nazione albanase, 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe (Rapsodie d'un poema albanese, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën Flamuri Arbrit , që botoi në vitet 1883-1885. Në Testamentin politik (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të Italisë ndaj atdheut të të parëve.

Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja diakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro ( Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

Mjaft e gjerë është edhe krijimtaria poetike e De Rada Nisi të botojë që herët por krijimi që i solli famën si poet me talent të shquar është poema lirike-epike Këngët e Milosaos (1836), vepra e parë e letërsisë sonë me vlera të mëdha artistike. Në qendër të veprës është historia e një çifti të ri që bashkohet pas shumë pengesash. Autori nuk kufizohet me dënimin e paragjykimeve klasore që pengonin lumturinë e të rinjve; në vepër kumboi ideja e detyrës ndaj atdheut dhe e gatishmërisë për të luftuar për mbrojtjen e tij. Historia e dashurisë fatkeqe midis dy të rinjve nga rrethet aristokratike të Shqipërisë së shekullit XV është edhe në qendër të poemës Serafina Topia, mbi të cilën poeti punoi në vitet 1839-1843. I pakënaqur nga puna e tij, De Rada këtë subjekt e rimori në poemën Pasqgra e një jete njerëzore (1898) duke e zgjeruar dhe duke trajtuar në të një problematikë më aktuale për kohën, luftën kundër pushtuesit otoman. Vepra më e rëndësishme e De Radaës është Skënderbeu i pafan, të cilën e mbajti në duar një kohë të gjatë (1837-1896). Në vepër janë shkrirë mjaft nga këngët dhe poemat që kishte botuar më parë. Aty u shpreh në mënyrë më të plotë dhe më të qartë patosi kombëtar që kishte frymëzuar veprën e De Radës Ndonëse nuk ka njësi veprimi dhe vazhdimësi, poema jep një tablo të gjerë të Shqipërisë në shek. XV, të bëmat e lavdishme të popullit, dashurinë e tij të flaktë për jetë të lirë dhe të pavarur, gjallërinë e mahnitshme që shfaqi përballë sulmeve të egra të armiqve. Në qendër të veprës është konflikti midis shqiptarëve dhe osmanëve, dhënë me anë skenash ku paraqiten beteja të ashpra e të furishme, që shquhen nga ngjyresa e theksuar historike dhe imtësitë shprehëse. Heroi kombëtar shfaqet në vepër si burrë shteti i shquar dhe trim i rrallë, që diti me mençurinë dhe me heroizmin e tij të ngrejë popullin e vet né luftë çlirimtare të pashoqe. Në karakteret e personazheve të tjera mishërohet heroizmi dhe trimëria e shqiptarëve. Skënderbeu i pafan është kryevepra e De Radës në të u dukën në mënyrë të qartë veçoritë kryesore të talentit të tij, si mjeshtër i tablove të gjera historike dhe i përshkrimit me zotësi të botës së brendshme të heronjve, të mendimeve dhe të ndjenjave më të thella e më të fshehta të njeriut. Si poet, sidomos në Këngët e Milosaos, De Rada u çmua lart edhe nga rrethet letrare evropiane.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare; ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i madh; tradita poetike krijuar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme arbëreshe. Pas Çlirimit në Shqipëri janë botuar të adoptuara veprat e tij kryesore. Mban titullin "Mësues i Popullit")
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#14

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:44 pm

Image
Sulejman VOKSHI (1815-1890)

Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare, pjesmarrëse në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit.Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshën djaloshare. Në vitet 40të shek. XIX mori pjesë me armë kundër reformave të Tanzimatitn dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shumëherë. Lidhja Shqiptaree Prizrenit e gjeti Sulejman Vokshin e përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë, politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj. Ai qëndroi jo vetëm në ballë të luftës për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare, por edhe të luftës për realizimin me forcën e armëve të autonomisë së mbarë trojeve shqiptare si shkallë e parë, e kushtëzuar nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, e luftës për fitoren e pavarësisë së plotë.

Qeveria e përkohshme e Lidhjes shqiptare e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të ushtrisë kombëtare të saj, ishte edhe kryetar i komisionit të të ardhurave dhe financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të Gjakovës që shpunë në vrasjen e mareshalit osman Mehmet Ali Pashë Maxhari, tradhtar i interesave kombëtare. Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Me shpalljen e autonomisë dhe krijimin e "Kuvernës së Përdorme", ishte krahas Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit e të tjerëve, në krye të kësaj me cilësinë e komandantit të forcave për mbrojtjen. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe fare të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor administrativ e ushtarak të Lidhjes në Shkup, Prishtinë, Mitrovicë, Lumë, Guci, Vuçitern, Preshevë etj. Nën drejtimin e tij si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë kundër forcave osmane të Dervish Pashës. E vazhdoi qëndresën kundër pushtuesit osman edhe pas thyerjes së Lidhjes shqiptare dhe shpërndarjes së qeverisë së saj deri më 1885, madje ai organizoi në këtë vit një kryengritje tjetër kundër pushtuesve që shpërtheu në Kosovë. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të Lidhjes, prandaj gjykata e jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje. Por para presionit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u detyrua ta lirojë pas burgimit. Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët konsekuentë të popullit shqiptar në luftën për realizimin e sigurimin e unitetit të tij kombëtar e shtetëror. Figura e tij u përjetësua edhe nga këngët popullore historike të asaj periudhe. Vdiq në Gjakovë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#15

Post by Arbëri » Tue Feb 23, 2010 10:45 pm

Image
Ymer Haxhi PRIZRENI(1826-1886)

Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.

Pasi kreu studimet për teologji islamike, punoi në medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive të administratës osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.

Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur të Lidhjes kundër ushtrive osmane në pranverë të vitit 1881.

Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis për të mos rënë në dorë të autoriteteve osmane. U vendos në Ulqin dhe nuk pranoi të kthehej, megjithëse sulltani i premtoi falje e ofiqe të farta. Vdiq në Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Figura kombetare”