"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#31

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:32 pm

Image

Isa BOLETINI (1864-1916)

Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22.4.1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Për këtë arësye u thirr në Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri më 1906. Isa Boletini përkrahu revolucionin xhonturk të v.1908, ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910, mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë.

Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah I. Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia". Më 23 janar u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halili dhe Zahidi, nipërit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftëtarë të tjerë. (F. M.)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#32

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:33 pm

Image

Petro Nini LUARASI (1865-1911)

Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues e Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores si parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike «Mall i mëmëdheut» dhe «Pellazgu», i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17.8.1911.

Bashkëpunoi në organet «Bashkimi i kombit»(Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në «Drita» (Sofje, 1907-1908), në «Kombi» (Boston,1908), në «Liria» (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit (Manastir, 1911) mbroj ti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes: bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#33

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:35 pm

Image

Andon Zako Çajupi (1866-1930)

Poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar. Lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut.

Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin"Baba Tomorri", një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Vjersha e gjatë "Baba Tomorri", me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç'jemi? .... Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcëtë veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.

Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetëvjeç dhëndërr dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),

Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.

Çajupi është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare shqiptare. Me veprat e tij, që shquhen nga patriotizmi luftarak, fryma e spikatur demokratike, karakteri Popullor, spontaneiteti dhe realizmi në pasqyrimin e jetës, ai dha një ndihmesë të çmuar në përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë sonë kombëtare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#34

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:38 pm

Image

Ndre MJEDA(1866-1937)

Poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi në Shkodër në një familje të varfër të zbritur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I 'dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme. U lidh që herët me lëvizjen patriotike.

Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë "Agimi", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe vdiq në këtë qytet.

Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u shkrojt më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martinin, N. Bytyçin etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike "I tretuni", në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjersha "Shtegtari", "Malli për atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkoniu!"etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t'u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërare, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës., që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha "Mustafa Pasha në Babunë" fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e -malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin kredhur. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjeda e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima "Scodra" dhe "Lissus", ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin.

Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, vend zënë edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë "Agimi" me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t'u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndrtyshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#35

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:40 pm

Image

Atë Gjergj Fishta (1871-1940)

I pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim nobel, prozator, poet, përkthyes. "Militant i letërsisë shqipe" - cilësuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombëtar i shqitarëve" - Eqerem Çabej.
Më 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, më 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", një vëllim prej 17000 vargjesh, që u cilësua si Iliada shqiptare ose Bibla e lëvruesve të shqipes. Ishte kryetar i kongresit të Manastirit dhe propozimi i tij fitoi në unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në tetor 1913 nxjerr revistën "Hylli i drites", ndërsa më 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#36

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:42 pm

Image

Shtjefën KONSTANTIN GJocovi (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, 1873-1929)

Veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar. Lindi në Janievë, në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës. Vazhdoi mësimet në kolegjin fetar të Troshanit (Lezhë) e më pas në Bosnjë. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, kur shërbente në Gomsiqe të Mirditës, më 1909-1912 mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes antiosmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye e vranë serbomëdhenjtë në Zym të Gjakovës. Shkrimet letrare e shkencore të Shtjefën Gjeçovit i përshkojnë ndjenjat e atdhetarisë, idetë e përparimit të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike Agimi i Gjytetnisë. Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore.("Shqiptari ngadhnjyes" 1904; "Princi i Dibrave apo Mojs Golemi" 1904; "Mënera e Prezës"1902, "Përkrenarja e Skënderbeut", etj).

Ndihmesën më të rëndësishme Shtjefën Gjeçovi e dha në fushën e etnografisë. Me një punë shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore Kanuni i Lekë Dukagjinit (Shkodër, 1933), që e bëri të njohur në botën shkencore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjëmën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por më së shumti u mor me të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t'i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge.

U interesua për arkeologjinë, mblodhi disa qindra objekte arkeologjike dhe bëri disa shkrime në këtë fushë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#37

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:43 pm

Image

Hasan PRISHTINA (1873-1933)

Patriot e demokrat revolucionar i shquar që luftoi për lirinë e pavarësinë e Atdheut, për demokratizimin e jetës së vendit, për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbomadhe dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në Vuçiternë në një familje patriote. Studimet e larta i kreu në Stamboll për shkencat politiko-juridike. Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim të vitit 1912 së bashku me I. Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të Armatosur në Shqipëri ku u shqua si udhëheqësi kryesor. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e ministrit në qeverinë kombëtare të Vlorës. Me themelimin e komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" u zgjodh anëtar i tij, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqes në Paris ku do të kërkonte bashkimin me shtetin kombëtar shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Mori pjesë aktive në përgatitjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës 1920 dhe në prill të vitit 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Në dhjetor të vitit 1921 kryesoi një ndër qeveritë më demokratike të vendit. Hasan Prishtina ishte një nga drejtuesit e organizatorët kryesorë të lëvizjes antizogiste të shkurt-marsit 1922. Gjatë viteve 1922 dhe 1923 u shqua si kundërshtar i vendosur i reaksionit të brendshëm. Shquhet si luftëtar për mbrojtjen e "Zonës neutrale"të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i lëvizjes nacionalçlirimtare dhe i çetave kryengritëse në Kosovë kundër sundimit serb. Hasan Prishtina mori pjesë aktive në përgatitjen e Revolucionit Demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924 , luftoi për vënien në jetë të programit të qeverisë demokratike të dalë nga ky revolucion. Në shtator të vitit 1924 në krye të një delegacioni në emër të komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" shkoi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë ku protestoi kundër barbarizmave mbi popullsinë shqiptare të qarqeve shoviniste serbe në Kosovë.

Pas dështimit të revolucionit të 1924-ës u largua jashtë Atdheut. Gjatë tërë kohës në mërgim (1925-1933) qëndroi në krahun më të përparuar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. E vazhdoi luftën kundër regjimeve diktatoriale e monarkofashiste, kundër tiranisë zogiste në Shqipëri dhe zgjedhës shoviniste serbomadhe në Kosovë. Nën drejtimin e tij, u themelua "Komiteti i Çlirimit të Kosovës" i cili veproi jashtë vendit krahas Komitetit të Çlirimit Nacional. Hasan Prishtina luftën çlirimtare në Kosovë u përpoq ta lidhë e ta bashkërendojë me luftën e popujve të shtypur ballkanikë. Disa herë u bë nismëtar i bashkëpunimit me përfaqësuesit dhe organizatat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të Bosnjës, të Kroacisë e të tjerë që vuanin nën zgjedhën e regjimeve shoviniste të huaja. Hasan Prishtina kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë gjë që do të arrihej sipas tij me krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së njërit ndaj tjetrit. Katër herë armiqtë organizuan kundër tij atentate me armë. Dy herë e burgosën pushtuesit serbë e bullgarë. Gjashtë herë e dënuan me vdekje xhonturqit, feudali e vegla e Serbisë Esat Toptani, qarqet shoviniste serbomadhe dhe tri herë qeveria e A. Zogut. Më 14 gusht 1933 u vra në Selanik me atentat nga agjentët e A. Zogut në bashkëpunim me qeverinë jugosllave. Hasan Prishtina kalënë një varg artikujsh si edhe kujtimet e tij për kryengritjen antiosmane të 1912 që kanë vlerë për historinë e lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#38

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:45 pm

Image

Luigj GURAKUQI (1879-1925)

Figurë e shquar e lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist. Hero i Popullit. Lindi në Shkodër më 19 shkurt në familjen e një intelektuali atdhetar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kolegjin e Shën-Mitër Koronës ku pati mësues De Radën. Vazhdoi studimet universitare në Napoli (Itali) në vitet 1901-1906 dhe debutoi me sukses si poet lirik, lëvrues i prozës së shkurtër e publicist. Me veprën "Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906) bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit botoi në Bukuresht librin "Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e në Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" etj. Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare.

Pas 1906, Luigj Gurakuqi iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirimin kombëtar. Në verën e v.1907 bashkëpunoi me Bajo Topullin për organizimin e kryengritjes në Veri. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Më 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Më 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Ismail Qemalin Memorandumin e Greçës . Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në Shpalljen e Pavarësisë (nëntor), ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i I.Qemalit.

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.

Gjatë Luftës I Botërore, me pushtimin e Shkodrës nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë. Gjatë pushtimit austro-hungarez, duke shfrytëzuar postin e drejtorit të përgjithshëm të Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916, ku u tregua një lëvrues i zoti i gjuhës shqipe duke krijuar përveç të tjerash edhe një varg fjalësh të reja që hynë në fondin e saj. Mori pjesë në Kongresin e Durrësit më 1918 ku zgjidhet ministër i Arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921-24 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. Mori pjesë gjallërisht në Revolucionin demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 duke qenë një nga frymëzuesit e udhëheqësit kryesorë të tij. Në qeverinë e kryesuar nga Fan S.Noli u emërua ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej një agjenti të shtyrë e të paguar nga klika zogiste.

Me armë në dorë, me artikujt programatikë e me fjalimet e tij të zjarrta, Luigj Gurakuqi luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili nëpërmjet reformash demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohëne humbur gjatë shekujve të robërisë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#39

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:47 pm

Image

Çerçiz TOPULLI(1880-1915)

Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit.

Lindi në Gjirokastër. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.

Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e Ç. T. u vendosën në Gjirokastër.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#40

Post by Arbëri » Sat Feb 27, 2010 10:49 pm

Image

Fan S. NOLI(1882-1965)

Atdhetar e demokrat, burrë shteti, dijetar, poet, përkthyes dhe historian. Lindi në Qytezë (Ibrik-Tepe), fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë. Shërbeu në punë të ndryshme për të siguruar jetesën, shkroi dramat "Zgjimi" (greqisht e pabotuar) dhe "Izraelitë e filistinë" (botuar më 1907). Mësues shetitës në Egjipt, bashkëpunoi me Athanas Tashkon, J.Vruhon, A.Z.Çajupin, etj., si veprimtar i lëvizjes kombëtare. Botoi artikuj në "Drita" (të Sofjes) dhe përktheu greqisht veprën "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet"të S.Frashërit, shkoi në SHBA (1906), ku luajti rol për bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës Kombi. Në këtë vit krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Duke synuar për themelimin e kishës ortodokse shqiptare të pavarur që do t'i shkëpuste shqiptarët nga veprimtaria shkombëtarizuese e kishës greke u dorëzua prift (1908). Erdhi në Shqipëri më 1913 dhe më 1920. U bë këtu figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit u vu në krye të qeverisë dhe pas përmbysjes së kësaj, vazhdoi veprimtarinë në krye të KONARE-s. Më 1932 u ngul në SHBA ku edhe vdiq në Florida.

Dashurinë për popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezës. Ende i ri Fan Noli u hodh në luftën për çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjerë që mori i dha atdhetarizmit të tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirimin kombëtar e konceptonte si luftë me armë e pendë. Ashtu siç e tregonte përvoja historike, Fan Noli kërkonte që bashkatdhetarët të mbështeteshin në «krahët . . . . trimërinë .... e kordhën e tyre ....».

Fan Noli përdori kishën si tribunë për forcimin e shqiptarizmit. Përkrahës i përdorimit të dhunës për t'u çliruar nga zgjedha e huaj, mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e mëdha me armë kundër sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes së Pavarësisë, u vu në shërbim të qeverisë kombëtare të Vlorës. Me vështrim të mprehtë politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavarësisë e përparimi shoqëror nuk mund të arriheshin, veçse me luftë të vendosur kundër armiqve të brendshëm çifligarë e konservatorë dhe kundër armiqve të jashtëm, të lidhur midis tyre në dëm të lirisë, tërësisë territoriale e zhvillimit demokratik të vendit. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme e të jashtme, i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar borgjeze. Në krye të qeverisë Fan Noli i shpalli këto parime demokratike, por ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk treguan vendosmërinë e duhur për t'i zbatuar deri në fund. Idetë noliane u zhvilluan e u poqën dhe arritën kulme të mendimit shqiptar. I mërguar, vazhdoi të ishte për disa vjet tribun i demokracisë shqiptare.

Përvoja e këtyre viteve u mishërua në një varg krijimesh me nivel të lartë artistik, ku rrihen disa nga problemet kryesore të kohës, si problemi i luftës kundër prapambetjes e obskurantizmit, i dhunës revolucionare dhe i reformave, i rolit të masave dhe të individit në zhvillimin historik shoqëror e të tjera.

Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarinë e shumanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare në vitet 20-30. Një pjesë të mirë të forcave të tij Fan Noli ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, drejtoi me ndërprerje gazetën "Dielli" dhe "Revistën Adriatike", themeloi dhe drejtoi gazetën "Republika". Artikujt dhe shkrimet e tij publicistike, me mendime të thella dhe frymë të mprehtë polemike, luajtën rol të rëndësishëm në luftën kundër zgjedhës osmane.

F.N. është ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare, lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike dhe shquhen nga forca vepruese emocionale. Ai shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri e tokë, për drejtësi e përparim, tregoi thelbin antikombëtar dhe obskurantist të regjimit çifligaroborgjez. Lirikat më të mira politike të Fan Nolit ushtojnë nga besimi i patundur i poetit në fitoren e vegjëlisë mbi armiqtë e vendit dhe të përparimit (Anës lumenjve dhe Rent or Marathonomak). Fan Noli u kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Monografitë Historia e Skënderbeut, botimi i dytë i plotësuar dhe i ripunuar doli më 1947, dhe Historia e Skënderbeut (1949) në gjuhën angleze, shënojnë një etapë më të lartë në studimet për Heroin Kombëtar. Njeri me interesa të gjera krijuese Fan Noli u mor edhe me muzikologji; monografia e tij Bethoveni dhe revolucioni francez (1947) në gjuhën angleze u çmua lart nga specialistë . dhe personalitete të shquara evropiane të kohës. Ai është autor edhe i një vargu kompozimesh muzikore, nga të cilat vlen të përmendet një rapsodi për Skënderbeun etj. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botërorë, si U.Shekspiri, H.Ibseni, M.Servantesi, O.Kajami etj. Vepra e tij poetike publicistike dhe përkthimet dalin nga kuadri thjesht letrar, ato luajtën rol të rëndësishëm për formimin shpirtëror të intelektualëve demokratë të viteve 20 dhe e kanë ruajtur vlerën e tyre.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#41

Post by alfeko sukaraku » Sat Feb 27, 2010 11:02 pm

arberi

burre shume i mire ka qene ky ndre mjeda..i ka dhen kombit i ka dhene.ne historin e vertet qe ne se shkruhet ndonje dite kemi per ta mesuar si njeriun qe per inat te vjerres se vete shkoj e fjeti me mullixheshken.

nga deshperimi i lidhjes shqiptare te prizrenit ,ndre mjeda do kerrcenonte se ne se nuk ju jepej pamvarsia do ju drejtohej per ndihme vendeve te krishtera evropiane..nejse nejse ..pune te thella keto plako
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#42

Post by Arbëri » Sun Mar 07, 2010 6:12 pm

Image
Azem GALICA(1889-1924)

Luftëtar i shquar popullor për çlirim e bashkim kombëtar, për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912 - 1924.

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane. Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet Shote Galica. Sipas direktivave të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez. Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratikborgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, "Arbanisë së vogël".
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#43

Post by Arbëri » Sun Mar 07, 2010 6:13 pm

Image
Shote GALICA (Qerime Galica, 1895-1927)

Luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për clirimin e bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe per një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroinë e Popullit. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjirrit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për; mbrojtjen e "Zonës Neutrale" të Junikut, e cita shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës ("Arbanisë së Vogël" Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe mercenarëve të A.Zogut. Humbi në luftime ose nga masakrat e shovinistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Nga fundi i vitit 1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë-Krujë e braktisur nga regjimi zogist.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#44

Post by Arbëri » Sun Mar 07, 2010 6:15 pm

Image
Pikërisht me 21 shkurt të vitit 1904 rrafsh një shekull më parë familjes së njohur të Ibrahim Devës nga Mitrovica ju shtue edhe nje d’jal i pesti me radhë.Kushë do të mendonte se mu ky djalë i lindur një shekullë më parë në Mitrovicë do të jet njëri ndër shqiptarët më të fortë i cili tër jetën e vet do të punoji pa u ndalur kurrë deri në frymen e fundit të jetës së ti për Shqipërin etnike. Dhe pikerisht mu në këtë njëqind vjetor të lindjes së këtij idealisti të shqiptarisë i cili çdo gjë shkriu për Shqipërinë etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinë e tij e ka mbuluar tisi i harresës vdekjeprurëse në Kosovën e Shqipërisë etnike, vendosëm që ta perkujtojmë me një akademi perkujtimore me rastin e njëqind vjetorit të lindjes, njërin ndër nacionalistët demokrat të Shqipërisë etnike, Xhafer Ibrahim Devën.

Po pse themi Xhafer Deva burr I pathyer i kombit shqiptar.Vërtet ishte burr I pathyer.Aji qëndroji I pathyer edhe atëher kur vendosi të hyji në politikën shqiptare që ta realizoji planin e ti për Shqipërin Etnike,aji qëndroji I pathyer edhe atëher kur ishte ministër I puneve të mbrendshme,aji qëndroji I pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit,aji qëndroji I pathyer edhe kur e akuzuan komunistët pansllavist, si fashiste.

Madje, pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qëndroi i pathyer kur atë e akuzuan edhe të huajt siq ishte gjenerali anglez Hill, i cili e përcaktoji Deven si njëri ndër bashkëpunëtorët e Gjermanëve e përgjigjja e të pathyerit heroji i kombit shqiptar Xhafer Devës me 25 prill të vitit 1944 në mënyrë publike në nje nga orët më të dëgjuara të mbrëmjes në "Radio Tiranë" ku midis të tjerave i tha Hillit me atë zërin e ti burrëror dhe të pathyeshem: ”Shqiptari Xhafer Deva që ka nderin t'ju përgjigjet mund t’ju theksoj se nuk është në shërbim të gjermaneve, nuk ashtë kenë kurrë, dhe nuk do të jet kurrë, por gjithashtu, nuk është në shërbim të anglezve, amerikaneve, rusëve. Xhafer Deva ka nderin të jet në shërbim të popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shërbim asht ndera më e madhe që mundë të ketë.

Xhafer Deva qëndroj i pathyer dhe nuk u lekund edhe atëherë kur u dashtë që ta lëshoj Kosovën e tij të dashur dhe të vendoset në Austri, Itali e më vonë në Amerikë. Ai ishte largpamës dhe vigjilent, ishte njëri ndër atdhetarët, politikanët, dhe luftëtarët më të fortë shqiptarë në shekullin që e lam pasë. Prandaj me plote ndërgjegje e themi që ësht ardhur koha që historia shqiptare ta vendos në vendin e merituar këtë burre të shekullit që e dha Kosova jone Heroike, këtë burrë të shekullit që e dha Shqipëria jonë Etnike.

Me këtë duamë të theksojmë se është ardhur koha që historia ta thot fjalën e vet për Xhafer Devën dhe me argumente shkencore të bien pertok pseudo tezat e disa historianëve shërbëtor të politikës ditore komuniste të cilët u munduan ta kriminalizojn veprën e Xhafer Deves, por nuk mundën t’ia humbin shkelqimin veprës se tij, të vjellurat e ketyre historianëve pansllavist në të gjitha viset shqiptare kundër Xhafer Devës janë groposur thellë në plehun e historisë, ndërsa dita ditës veprimtaria atdhetare e këtij burri të palëkundur të Shqipërisë etnike po del në sheshë.

Prandaj është ardhur koha që Kosova martire kjo pjesë e ndarë padrejtësisht e Shqiperisë etnike jo vetëm ta vendos në ballin e oxhakut të historisë sonë kombëtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devës dhe ti kthej në Mitrovicën e tij të dashur, prandaji ndegjoni shqiptar porosit biografi dhe bashkpuntori shumvjeqar i Xhafer Devës, publicisti Idriz Lamaji, i cili në librin Xhafer Deva në Dritën e Letrave të veta dhe zbulesa tjera të Mergatës Shqiptare Në York 2002 në faqën 154 thot: “Eshtrat e Xhafer Devës pushojnë sot në një varrë të vetmuar, në varrezat e gjelbërta të Palo Altos në Kaliforni, eshtrat e ti duhet kthyer në Kosovë, dhe rivarrosur në qytetin e ti të lindjes, në Mitrovicen e Isa Boletinit të famshëm, në atë qytet të cilin sot e kërcnojnë serbët për vdekje. Varri i tij në vendlindje do të ishte një piramid kufiri, e cila do ti bënte roje atdheut më shumë se një ushtarë i mbërthyer në armë. Është emri dhe veprimtaria e ti që e frikson armikun tonë shekullor. Është emri Xhafer Deva për të cilin një kryeministër serb ka thënë “Deva nuk blehet me pare se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytë me 25 Maji 1978 në moshen 74 vjeçare me amanetin që ta mbajm gjallë idealin kombëtar të Lidhjes së Prizrenit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Personalitete te Shquara te Historise Shqiptare

#45

Post by Arbëri » Sun Mar 07, 2010 6:17 pm

alfeko sukaraku wrote:arberi

burre shume i mire ka qene ky ndre mjeda..i ka dhen kombit i ka dhene.ne historin e vertet qe ne se shkruhet ndonje dite kemi per ta mesuar si njeriun qe per inat te vjerres se vete shkoj e fjeti me mullixheshken.

nga deshperimi i lidhjes shqiptare te prizrenit ,ndre mjeda do kerrcenonte se ne se nuk ju jepej pamvarsia do ju drejtohej per ndihme vendeve te krishtera evropiane..nejse nejse ..pune te thella keto plako
Edhe ti je burrë i mirë derman , edhe pse je plak 97 vjecar (në profil ) je po aq i mirë sa N.Mjeda -lol-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Figura kombetare”