Page 4 of 4

Re: At Gjergj Fishta

Posted: Sat Feb 25, 2017 10:04 pm
by Adriana
Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit Gjergj Fishta këto pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht:


Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë!

“Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët) nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, përgjigjet Fishta.

Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit, pasi përgjigja që ai merr – shoqëruar me shikimin kërcënues të Fishtës – e detyron të tërhiqet.

Sikur shqiptarët të kishin mbetur të gjithë të krishterë, atëherë i gjithë bashkimi juaj kombëtar do të ishte arritur shumë më shpejt! Pra, ndërrimi i besimit është me të vërtetë një dobësi e karakterit të shqiptarit”, ishte pyetja tjetër e fundit.

“Unë vërtetë që nuk po të marr vesh more zotëri! Po si guxon dhe mundet të flasë për dobësi karakteri të shqiptarëve një anglez?! E gjithë bota e di se ju anglezët, për një bythe gruaje, ia ndërruat besimin fetar një perandorie të tërë”.




Për ata që kanë studiuar historinë angleze, mbreti Henry i VIII-të i dinastisë Tudor (1491–1547), përveçse ishte një sovran shumë i fuqishëm, njihej gjithashtu edhe për aventurat e tij të shpeshta të dashurisë. Pos lidhjeve jashtëmartesore ai u martua plot gjashtë herë. Pikërisht për të mundësuar këto martesa të ndaluara nga Roma, ai e formon Kishën angleze të pavarur nga Vatikani./BS/

Re: At Gjergj Fishta

Posted: Sun Feb 26, 2017 7:44 pm
by Rina
Cfare pergjigje te forte i paska dhone -haha- , i madh ka qene Fishta. Ma ndreqi diten ky postim, flm qe e paske sjell

Re: At Gjergj Fishta

Posted: Sun Feb 26, 2017 9:58 pm
by Zeus10
Me ben pershtypje mllefi i gazetarit anglez, qe ne ate kohe kundra shqiptareve dhe sidomos kunder faktit qe ata u shnderruan ne muslimane. Harrohet fakti qe shqiptaret ishin te vetmit, qe paten karrakter dhe luftuan per fene e tyre si asnje komb tjeter i Europes.

Re: At Gjergj Fishta

Posted: Fri Mar 03, 2017 5:49 pm
by Rina
Ky gazetari paska qene provokues dhe Fishta ka bo shume mire qe i eshte pergjigjur sipas merites, po mund te interpretohet edhe ndryshe arsyeja pse Henry VIII-te e shkeputi kishen angleze nga Vatikani, ai mbi te gjitha deshironte nje pasardhes djale, qe gruaja e pare, nena e Elizabetes se I-re, nuk mund tia jepte. Une njefare menyre e kam njefare respekti per te dhe guximin e tij se ne fund te fundit nuk eshte e drejte qe nje popull qe do te behet nga me te fuqishmit ne bote te diktohet nga Vatikani ne emer te nje feje, cilado qofte ajo. Edhe me shume e shoh si fuqi karakteri se dobesi.